Eugert Aliaj

Sa herë që vij në Vlorë mbështillem nga një gjëndje zymtësie e pezmatimi.

Gjithçka që syri ndesh është gri, e rrënuar e lenë në harresë.

Ajo çka të bën më tepër përshtypje është bashkëjetesa e Vlonjatëve, ky pakt i zi me degradimin dhe me gjëndjen e mjetuar.

Të pafuqishëm, të heshtur përballë një indiference totale të pushtetit lokal dhe më sipër duket sikur çdo gjë ka ngelur në vend.

Godina të vjetëruara dhe sipërfaqe gjoja të reja të cilave po ju del themeli shumë më shpejtë nga ç’duhet nëse do e llogarisim në bazë të lekëve të harxhuara.