Gjergj Erebara

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kërcënuar me burg dhe ndëshkuar me gjoba grumbulluesit individualë – shumica anëtarë të komunitetit rom - të cilët mbledhin materiale të riciklueshme nga kazanët e plehrave në Tiranë, duke i akuzuar ata.

Një projekt i papublikuar më parë dhe i siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi zbulon se qeveria aktuale ka ndër mend të kryejë një pafundësi ndërhyrjesh në parkun e madh të Tiranës.

Kompania që fitoi tenderin e shumëdebatuar të shërbimit të dializës thotë se publikimi i ankesave të pacientëve për cilësinë e ushqimit dhe të kushteve higjenike përbëjnë cënim imazhi për të dhe kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim.

Në dy vendime të rëndësishme, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale urdhëroi publikimin e dokumenteve të koncesioneve të cilat deri më sot janë konsideruar si “konfidenciale” apo “sekret tregtar” nga ana e qeverisë.

Në dy nga komentet më të ashpra deri më sot, përfaqësuesja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu kërkuan miratimin e menjëhershëm të reformës kushtetuese duke paralajmëruar për pasoja në rast se udhëheqësit nuk veprojnë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, tregojnë se konsumi final i Shqipërisë ra me 0.5 për qind vitin e kaluar, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1998.

Qeveria shqiptare deklaroi sot se ka arritur një marrëveshje për të hequr klauzolën e monopolit nga kontrata koncesionare e aeroportit të Rinasit, një marrëveshje që shoqërohet me vite shtesë në kontratë, të cilat ka gjasa do t’i kushtojnë miliona euro

Moria e vendimeve të gjykatave për pushime të paligjshme nga puna në administratën publike i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 3.1 miliardë lekë vitin e kaluar, një dëm i stërmadh për të cilin asnjë zyrtar i qeverisë nuk mban përgjegjësi.

Podesta Group njoftoi se ka nënshkruar një kontratë të re me Partinë Demokratike të Shqipërisë për të lobuar në emër të saj në Uashington. Çmimi dhe kohëzgjatja e kontratës nuk është rënë ende dakord.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi se do të anulojë tarifën e pastrimit për çdo tavolinë prej 2,500 lekësh në muaj pas negociatave me biznesin, ndërsa taksa e zënies së hapësirës publike mbetet në fuqi.

Një grup aktivistësh organizuan sot një protestë të pazakontë në Tiranë, ku veprimtaria kryesore konsistoi në mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Tiranës, në shenjë sfide ndaj planeve të Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një kënd lojërash.

Buldozerët e IKMT të shoqëruar nga dhjetëra forca policore speciale shembën pesë shtëpi të thjeshta të banuara nga familje të varfra rome pa treguar kurrfarë dokumenti për urdhër shembjeje duke i lënë banorët nën qiell të hapur.

Që nga koha e komunizmit, sistemi i prokurorisë në Shqipëri ka qenë i centralizuar. Politika zgjedh një kryeprokuror, i cili emëron dhe kontrollon prokurorët vartës në bashkëpunim me presidentin. Propozimet për ndryshime kushtetuese e zhbëjnë këtë.

Disa përkufizime ndërkombëtare mbi “shtresën e mesme” hyjnë në qorrsokak në realitetin shqiptar.

Praktikat e dhënies me koncesion të pasurive publike janë të vjetra dhe përfshijnë të gjitha qeveritë e 20 viteve të fundit. Analizimi i bilanceve të një pjese të koncesioneve tregon se fitimet e tyre janë përrallore e të larta pavarësish krizës ekonomike

Të armatosur me njohuritë mbi karakteristikat fizike të betonit, protestuesit e opozitës shkatërruan një bunker në Tiranë. Gjithsesi, ndërtimi i bunkerit, si dhe shkatërrimi i tij, vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Plani i shumëkritikuar i vitit të kaluar për të regjistruar numrat personalë të çdo celulari në përdorim në Shqipëri, u rikthye këtë vit me të njëjtat argumente, të cilat rrezikojnë privatësinë e të gjithë qytetarëve.

Kompania e nxjerrjes së naftës njoftoi hapjen e padisë në gjykatën e arbitrazhit pasi administrata tatimore urdhëroi bllokimin e llogarive të saj bankare. Aksionet e Bankers në bursë humbën 17 për qind brenda pak orësh pas dhënies së lajmit.

Projektligji i mbështetur nga kryeministri Edi Rama për të kriminalizuar shpifjen kundër zyrtarëve të lartë i kthen orën mbrapsht demokracisë së brishtë shqiptare.

Faqet