Ilir Hysa

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ftuar shqiptarët e diplomuar jashtë shtetit të kthehen dhe të shpëtojnë drejtësinë e vendit të tyre. Ai mësohet të këtë thënë se “[ë]shtë e papranueshme që aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë prokuror dhe asnjë gjykatës që të jetë diplomuar në vendet e BE-së dhe në SHBA.” Ai më tej paska shprehur habinë se si një kriter arbitrar i një mesatareje 8 për Shkollën e Magjistraturës lë jashtë kandidatë shumë seriozë nga universitete prestigjioze anembanë botës.