Ilir Seci

Po behen disa kohe qe nje grup banoresh te Tropojes kane ngritur zerin neper medie dhe rrjete sociale per nje masaker ekologjike qe po pergatitet ndaj lumit te Valbones. Arsyeja qe banoret e Valbones dhe Rrogamit te Shales jane alarmuar keshtu eshte se ka nisur te zbatohet nje projekt per ndertimin e 10 hidrocentrave, (11 bashke me nje hidrocentral ekzistues), pergjate rrjedhes se lumit te Valbones dhe kjo jo ne gjithe rrjedhen, por vetem ne 25 kilometrat e rrjedhes se eperme, rrjedhes se rrembyeshme te ketij lumi deri sa zbret ne fushe.