Ivana Dervishi

Skema e re e maturës shtetërore ka lënë jashtë listave paraprake të fituesve mijëra maturantë me mesatare të lartë, duke shtuar zërat që kërkojnë dorëheqjen e ministres së arsimit Lindita Nikolla, e cila akuzohet se po favorizon universitetet private.

Korrupsioni, pandëshkueshmëria ishin problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2015, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Një studim i fundit nga PNUD tregon se ndarja e punëve në shtëpitë e familjeve shqiptare nuk bëhet në mënyrë të barabartë dhe se barra bie më shumë mbi gratë, ndërsa këto përpiqen të ndajnë ngarkesën me burrat.

Të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit, tregojnë se këtë vit, një numër rekord prej gati 200 mijë shqiptarësh ëndërruan për lotarinë amerikane.

Lista e emrave më popullorë të fëmijëve të lindur në vitin 2014 tregon se emrat po modernizohen, ndërsa shqiptarët pranojnë se ata vetë janë në kërkim të emrave të rinj dhe të kohës.

Mes shiut të dendur dhe ditëve me diell, peizazhi i gjelbër në Tiranë po i lë vendin gjetheve të arta të vjeshtës.

Foto LSA

Sipas një studimi të publikuar të mërkurën votuesit do ta përmbushin detyrën e tyre qytetare për të votuar në zgjedhjet vendore 2015, por një pjesë e tyre janë skeptikë për ndikimin që do të ketë vota e tyre pas riorganizimit territorial.

Kur më mohuan të shkrep një foto teksa ngrihej flamuri shqiptar në qendër të Tiranës, filluan të më vijnë në mendje të gjitha duart që më janë nxjerrë përpara aparatit dhe rezultoi se ky na qenka një fenomen shqetësues që nuk e has vetëm unë.

Panairi i përvitshëm i librit mblodhi kësaj here shumë vizitorë, të cilët i bënë përzgjedhjet e librave ashtu siç trajtuan njëri-tjetrin: me të shtyra!