Jochen Kürten

Në Gjermani, Grass është perceptuar së fundi si autor plak, grindavec. Rrëfimi i tij se kishte qenë SS, e dëmtoi imazhin e tij. Vepra nuk iu vlerësua thuajse fare. Gabim, mendon Jochen Kürten.

Pas pirgjesh me kuti konservash të skaduara dhe kutish të vjetra kartoni u gjetën në Munih para dy vjetësh piktura me vlerë të paçmueshme. Me veprat do të merren fillimisht juristët. Por edhe drejtorëve të muzeumeve dhe ekspertëve për veprat e artit që janë grabitur ka të ngjarë t'u dalë shumë punë. Zbulimi i 1.500 veprave të artit të plaçkitur nga nazistët është për të gjithë një surprizë dhe zbulimi më i madh i këtë lloji në historinë gjermane të pasluftës.