Lindita Çela

Familjarët e 17-vjeçarit të vdekur dhe punonjësit e kompanisë “3R” shpk tregojnë se fëmijë, gra dhe burra u punësuan në shkelje të ligjit dhe u shfrytëzuan në mungesë të kushteve të sigurisë në landfillin e administruar nga Bashkia e Tiranës-ndërkohë që a

Pasi studioi shkenca politike në Romë, Rigerta Loku u kthye të bëjë një ndryshim në vendlindjen e saj, por dyert e mbyllura prej politikës e shtynë drejt një “karriere” të re si fermere.

Gardalinat shiten nga 300 lekë në dyqanet e Tiranës, por pas kësaj tregtie fshihet vrasja e mijëra shpendëve përmes kapjes me rrjeta dhe leqe-ndërkohë që institucionet bëjnë një sy qorr.

E ardhmja e një terminali të planifikuar multimilionësh të naftës dhe gazit në Shqipëri është vënë në pikëpyetje pasi pronarët - biznesmenët e profilit të lartë Vojin Lazareviç dhe Damir Fazlliç - përballen me borxhe të shumta dhe urdhra të konfiskimi.

Pak ditë pasi opinioni publik i trondit nga gjobitja e një të moshuare që shiste qepë, një shitës mallrash të lirë industrialë u bë ‘viktima’ e radhës e policëve bashkiakë dhe fushatës së tyre për spastrimin e rrugëve të Tiranës nga shitësit e ambulantë.

Rezulton i dënuar në Itali me dy vendime nga 16 dhe 24 vjet burg. Herën e parë, gjykatat shqiptare refuzuan ekstradimin me argumentin se krimi i kryer nga Kajolli “nuk dëmtonte interesat e Shqipërisë apo qytetarëve shqiptarë”

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi se do të anulojë tarifën e pastrimit për çdo tavolinë prej 2,500 lekësh në muaj pas negociatave me biznesin, ndërsa taksa e zënies së hapësirës publike mbetet në fuqi.

Fejzo Zekaj-pronar në hije i “F.Z Construction” me ndërtime kompleksesh rezidenciale në zonën e Liqenit, të Saukut dhe të Lundrës, ishte shpallur në kërkim nga gjykata e Breshias në 2015, por ekzekutimi i urdhër-arrestit u vonua për disa muaj.

Të dhëna të siguruara nga BIRN tregojnë që Prokuroria ka hedhur poshtë shumicën e padive të ILKPDKI për fshehje pasurie, të bëra kundër gjyqtarëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Mes dosjeve të mbyllura, edhe paditë për Alaudin Malaj e Ridvan Bode.

Shpresat e ekspertëve të mjedisit, të mbështetur nga Ministria e Mjedisit për të shpallur zonën detare pranë Porto Palermos në Shqipërinë e jugut si “Park Natyror” i mbrojtur, kanë hasur pengesën e Ministrisë së Bujqësisë, e cila nuk jep shpjegime.

Një muaj pasi miratoi pa paralajmërim vendimin për të dhënë një pjesë të Parkut Rinia në Tiranë me koncesion për parkingje nëntokësore, Bashkia u takua me aktivistë mjedisorë për tu shpjeguar projektin, ndërsa aktivistët kërkuan që koncesioni të anulohet.

Të abuzuara nga gangsterët, të mohuara nga familjet dhe të braktisura nga shteti, gratë që u trafikuan si skllave seksi përballen me betejën e vështirë të ndërtimit të një jetë të re.

Pamela (një pseudonim për të mbrojtur identitetin e saj) u arrestua janarin e vitit të shkuar në një hotel të mirënjohur në Tiranë, në shtrat me dy biznesmenë dhe me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Kompania Kurum pati premtuar investimin e 48 milionë eurove për ta rivënë në punë rafinerinë, por e shkriu për skrap që në muajin e parë, ndërsa autoritetet thonë se kanë “identifikuar probleme” por nuk kanë marrë masa për të konfiskuar garancinë.

Megjithëse në Shqipëri ka ende vetëm një skaner të instaluar nga kompania që fitoi koncesionin në Durrës, bizneset shqiptare janë të detyruara të paguajnë skanimin në të gjitha pikat kufitare, shpesh nga dy herë.

Avokatët që përfaqësojnë OSHEE-në në një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar në Vjenë, pretendojnë se kanë prova që Ilir Meta ka marrë ryshfet nga biznesmeni i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj.

Pas një viti negociatash stafi i kryeministrit Edi Rama ka hedhur poshtë kërkesën e një pjese të familjarëve të viktimave të protestës së 21-janari për dëmshpërblim.

Deputeti Dritan Prifti, i mbetur i pavarur, rrëfen të fshehtat e videos që shkaktoi demonstratën e 21 janarit si dhe vendimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ana që nuk njohim e ish-të burgosurit politik që herë hipën mbi “Skënderbeun” e herë qëllon e shtyn deputetët. Baba i 4 fëmijëve dhe bashkëshort i një financiereje që nuk gjen dot kurrë punë.

Faqet