Mentor Nazarko

Përpara një KQZ-je kaq të rreshtuar, që “tregon tepricë zelli ndaj qeverisë”, bëhet urgjente dhe ndërkombëtarisht nevoja e abrogimit të një institucioni si ky, i kompozuar mbi baza partiake.

Përtej absurditetit në vendosjen e firmës prej autorit të Kushtetutës në një akt kaq qartësisht antikushtetues, duket e vështirë të imagjinohet se Kryeministri është dorëjashtë.