Mero Baze

Bujar Nishani ka më shumë se një javë që ka ikur në SHBA. Nuk është se i duhet dikujt këtu, dhe as që ka lënë ndonjë boshllëk, por udhëtimi i tij mbi njëjavor në diasporën shqiptare në SHBA, duhet të marrë fund për arsye etike. Dhe nuk e kam fjalën për gjendjen e tij shëndetësore, që nuk i mundëson një luks të tillë të bredhë nga një restorant shqiptar në tjetrin.

Pesë djem të talentuar shqiptarë, që luajnë me ekipin kombëtar të Zvicrës, u vunë para një lumi akuzash nga një grup tifozësh, të cilët duket se morën hov dhe nga një deklaratë e papërgjegjshme e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.