pjetermustakuqi

Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë qe i përshtatet sa më mirë fotografisë së radhës. Vlerësohet humori, inteligjenca dhe interpretimi më i mirë

Një maskarallëk i kryer në mes të ditës po na serviret këto kohë përnatë në TV.  Ministri i Mbrojtjes sajon një reklamë për forcat e armatosura të RSHsë. Reklama na del përnatë në të gjitha emisionet më të shikuara të TV Klanit.  Padyshim, që për këtë reklamë ministri ynë ka ndarë veçmas ca pare tonat për t'ia paguar Aleksander Frangajt.  Sandri nga ana e tij, i pasqyron fushatën në Elbasan ministrit tonë. Gjithë ky palaçollëk bëhet në dritë të diellit, në syte tanë, zhgrryhen me paret e taksëpaguesve shqiptarë, si të ishin lekët e gjyshit.