Qerim Vrioni

Më 16 djetor 1913, lindi në fshatin Lliar të Zagorisë, Jani Ristani, një nga fotografët më të njohur shqiptarë të shekullit të kaluar. Ai dallohet për veprimtari të gjatë dhe të shumëllojshme, por duke veçuar atë dokumentare dhe historike.Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, në moshën 14 vjeçare, ai shkon në Turqi (Stamboll), ku kishte të atin dhe gjyshin të cilët jetonin me një dyqan të vogël. Aty, zagoritin e ri shpejt e tërhoqi fotografimi. Në këtë fushë u ndihmua nga një mjeshtër turk deri sa më vonë arriti të hapte edhe një studio private fotografie.