Saimir Lolja

 

SHQIPTARËT E EGJYPTIT DJE DHE TË SOTMIT KUDO

 

Në muajin Shkurt të 2016 u botua në Prishtinë nën përkujdesjen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës libri “Nga historia e shqiptarëve të Egjyptit gjatë shekujve XV-XX” i autorit Muhamed Mufaku.

 

            Pa ribashkimin shpirtëror dhe tokësor të kombit tonë, a mund të përparojë dhe lulëzojë Shqipëria? A lind një coptim me forcë një qëllim të kundërt të përhershëm? A mund të ecë, të këndojë, të buzëqeshë normalisht një trup i gjymtuar, një Shqipëri e mbajtur e ndarë me forcë? A do të nëpërkëmbej një Shqipëri natyrale? A do të sillte bashkimi një shtet siç e dëshiron një shqiptar i sinqertë? A do të bëheshin shqiptarët mëpastaj një forcë udhëheqëse, ndriçuese, bashkuese dhe edukuese në rajon?