Sebi Alla

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos inspekton kufirin me Shqipërinë, premton rihapjen e postave ushtarake dhe “blindim” me forca njerëzore e helikopterë. Greqisë nuk i del “inati” i detit dhe naftës. Marrëdhëniet dypalëshe, gati në acarim.

Deputeti socialist Ben Blushi e gjen veten para portretit të Hoxhës në Elbasan. Në të gjithë vendin përkujtohet 70-vjetori i çlirimit, por shpesh veteranët valëvitin parulla komuniste dhe mbajnë portretet e diktatorit. Reagimi i Berishës dhe protagonizmi

Rritja e çmimeve në treg dhe fuqia e dobët blerëse për produktet bazë të ushqimeve. Të dhënat zyrtare që tregojnë se shqiptarët po “kursejnë” edhe për ushqimet e domosdoshme. Tregu, papunësia dhe borxhet e dyqaneve…

Çfarë ndodh në fshatrat shqiptare në kulmin e sezonit të mbjelljeve. Kostot për hektarë dhe rikthimi tek qetë, kuajt dhe gomerët për të punuar arat. Bujqësia që jep deri në 20% GDP-së, merr vetëm 1% nga buxheti i shtetit.

Në KQZ dorëzohen 61.856 firma kundër disa neneve të ligjit për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Aktivisti Blendi Kajsiu jep argumentet për rrezikun e vërtetë që Shqipëria të kthehet në “depozitë” të mbetjeve të botës

Mllefi i ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë pasi nuk po dëmshpërblehen. Historia e Gjergj Ndrecës dhe incidenti me Ilir Rusmajlin, Ridvan Boden dhe Agim Tiranën. Edhe durimi ka një kufi…

Në shumë qendra interneti të miturit lejohen të futen në linke për të rritur dhe lojëra të dhunshme. Pasojat, flasin ekspertët. Llotot dhe internet i pakontrolluar, “sëmundja” që po bren brezin e ri

Ministria e Mbrojtjes me buxhet të kufizuar. Në janar pritet shkurtimi i parë për strukturat e ushtrisë. Reforma do përfundojë në vitin 2013 me largimin nga puna të 1750 punonjësve. Problematika e ushtrisë dhe shpenzimet pa kriter

Komunat që rrethojnë qytetin e Tiranës. Kërkesat për troje, kryesisht për ndërtimin e banesave në fshat. Si variojnë çmimet dhe rruga që i hapi rrugë kthimit të tokave bujqësore në troje …

Për tre të pandehurit kryesorë kërkohet burgim i përjetshëm, ushtarakët e lartë rrezikojnë tetë vite burgim. Pas mbrojtjes së avokatëve, gjykata do vendosë për dënimet. Por…

Ligji i pilotuar për një kompani skrapi, që mori vetëm votat e mazhorancës, po mbyll biznesin 18-vjeçar. Frika për 190 bizneset dhe nisma për të pastruar akset nacionale nga varrezat e makinave. Me një “luftë” trojesh në mes

Arrestimi i çiftit që shiste ilaçet spitalore dhe korrupsioni i bluzave të bardha. Tenderat e ilaçeve, abuzimi në shumë pavione të QSUT-së dhe dërgimi i pacientëve drejt laboratorëve dhe klinikave private.