Shekulli OInline

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për Guvernatorin e BSH-së Ardian Fullani që u shkarkua sot,  do të gjykohet nga gjyqtari Gjin Gjoni, i cili është akuzuar nga ILDKPKI për fshehje të pasurisë.

Sipas disa dokumenteve të siguruara nga A1 Report, rezulton se në periudhën 16 shtator deri më 30 shtator 2014, gjyqtari Gjin Gjoni është caktuar në kalendarin e masave të sigurisë, si relator në gjykim, së bashku me dy anëtarët e tjerë Metush Saraci dhe Hysni Demiraj.