Uniteti Mendo Pozitiv

Ky ishte slogan që menduam të përdorim për aktivitetin tonë të 11.

Ky ishte aktiviteti i 10 i UMP, i mbushur plot ngjyra ky aktivitet u zgjodh të zhvillohej në një vend publik shumë të bukur ku shumë njerëz e frekuentojnë nga nevoja dhe disa të tjerë nga kënaqësia. E zgjodhëm këtë vend sepse dëshirojmë të shfrytëzojmë natyrën dhe vendet falas që ofron qyteti jonë ashtu sic shfrytëzohen në ç'do qytet tjetër europian që kemi parë.

Kjo  është shprehja që ne menduam të përdorim në aktivitetin tonë të 9-të. Kjo shprehje e shoqëruar me dy rrjeta të mëdha merimange plot me mbeturina ishte instalacioni që ne vendosëm në mes të një prej shesheve më të mëdha të kryeqytetit të dielën e fundit të prillit 2013. Sheshi Nënë Tereza u zgjodh sepse jo vetëm që është një shesh shumë i madh dhe i frekuentuar por njëkohësisht është harruar me një shatrivan të shkatërruar të përshtatshëm vetëm si kosh plehrash për disa prej njerëzve te papërgjegjshëm të qytetit tonë.

Ky ishte mesazhi që UMP dëshiroi të jepte ketë herë nëpërmjet aktivitetit të tij të gjashtë. Mesazhi u krijua në një mur të vjetër pranë rrugës Janos Hunyadi pranë “Tiki bar Tiranë”.

Edhe pse mund të duket pak paradoksale, përsëri ne mendojmë se Shqipëria është vendi i mundësive për sa i përket biznesit.

Pallati (78)

 

Nëse vendos të hysh në derën kryesore  sheh që ajo nuk ka bravë, e pra mund të futesh në këtë pallat pa “kartë identiteti”. Ky pallat nuk ka një bravë kryesore, sepse pronari i pallatit nuk e ka vendosur ose atij që i është caktuar detyra për ta vendosur. Në këtë mënyrë 56 familje e kanë “derën e madhe” të shtëpisë pa një bravë. Kur hyn brenda në pallat sheh tek muri përballë shkallëve të katit të parë një të çjerrë të madhe, a thua që para një nate te ketë dalë për xhiro ndonjë ‘’gjo e egër’’.