Valer Pinderi

Prej shumë ditësh në rrugët e kryeqytetit dhe në të gjithë Shqipërinë po verojmë një fenomen absurd. Njërës dhe grupime politike të gjithë spektrit kanë pushtuar rrugët e qytetareve me flamuj, banera, zhgaravina në mur, postera dhe çfarëdo tjetër për të rënë në sytë e qytetarit. Marketingu i partive politike është një fenomen normal në një fushatë sigurisht që kuptohet  por ajo që ne si qytetarë nuk po kuptojmë është paturpësia dhe vandalizmi që këto parti politike po na tregojne dita-ditës.