BACKUP

Edison Ypi
Panorama

Fusha të mbjella. Kopështe pa fund. Shtëpi të reja pa numurim. Ngrohësa diellorë pa hesap. Ndërtime të reja gjithandej. Fushë e vogël futbolli. E rrethuar bukur fusha, e shtruar me bar, e ndriçuar për natën, e paisur edhe me pishinë. Traktora, plugje, zinxhira, sharra, puse, pompa, skela, hekurishta, betonra. Rrugë me pluhur. Makina dhe motoçikleta plot. Njerëz lart-e-posht. Vajza të reja me kryqa të arta varur nëpër gusha. Mbi kurrizet e rrumbullakëta si vithe të vajzave, kanotjerat me harqe duken si mbathje. Grua që shoqëron një gomar. Gomar që s’i bindet një fëmije….

Ky është fshati Gjuzaj…me një të rënë të lapsit.

Në Gjuzaj jeton Taipi. Taipin nuk ka laps që e kap. As me njëmijë të rëna. Taipin nuk e rrok dot asnjë mjet shprehës komunikues. I asnjë artisti, poeti, shkrimtari, piktori apo kompozitori. Taipi, që nuk lexon kurrë gazeta, që nuk sheh kurrë televizor dhe që nuk ka asnjë lidhje me emigracionin, është një fenomen që vetëm mund të kqyret por kurrsesi depërtohet.

Taipi jeton me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Taipi punon shumë. Ama shumë - shumë. Dhe ka bërë goxha prokopi; Ka arritur të ketë, një kamion të madh, një traktor të ri të madh të fuqishëm, dy kombajna të mëdha gruri, një lidhëse bari moderne, një veturë, një motoçikletë, një taksi. Jo si disa të cilët fillimisht ndërtojnë shtëpinë, pastaj, kur vjen puna për të zgjeruar biznesin, i bien kokës me grushta; Taipi ka thurur së pari biznesin me gjithato makinerira, toka, kontrata, pastaj ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re. Taipi ka marrë me ligjin 7501 tre dynym tokë. Pastaj ka blerë katër dynym të tjera. Por s’është mjaftuar me aq pak; Ka marrë edhe 40 dynym të tjera me qera. ca këtu ca atje nga të shtëpive të rehatlinjve të fshatrave rrotull. Taipi, me gruan dhe dy çunat 14 dhe 11 vjeç, pa rreshtur mbjell, prashit, vadit, korr, kosit, jep e merr, shet e blen, prodhon, më tepër se një qytet i tërë, Bulqiza për shembull.

Taip, nuk e ke mirë kështu si e ke zënë. Ti Taip vërtet ke rendiment të hatashëm, por lodhesh shumë, e ke ngarkuar veten me gjithato probleme, dhe hiç s’dihet si do të të verë filli. E ke kuptuar gabim jetën. Je duke dëmtuar së pari veten pastaj gjithë të tjerët. A e ke menduar ndonëherë o Taip nëse ia vlen të dërrmohesh kështu gdhihu-ngrysu në punë ?! Do marrësh gjë me vete ?! Jo ! Atëhere ?! Kështu si e ke nisur po realizon një precedent të rrezikshëm. Atë të shembullit se si në Shqipëri mund të punohet dhe jetohet me djersën e ballit. Shkurt i ke hyrë rrugës së tradhëtisë kombëtare. Po vazhdove kështu do na hedhësh në greminë të gjithëve. Pse budallenj janë të tjerët që vetëm përmes hileve dhe dallavereve, edhe punët i kryejnë, edhe interesat i mbrojnë, edhe qefin e bëjnë, edhe jetën e çajnë ?! T’i them këto sepse për ty më vjen keq, sepse ti meriton; Djalë i mirë po, puntor i palodhur po, nga katund i bukur po, plaçkë e katandi sa të duash. Por të gjitha i ke të dyshimta, dhe, si të thuash, piramidale, dhe herët a vonë do të shemben. E pamundur të mos kenë ardhur në vesh çfarë i thonë njëri-tjetrit ca bashkëfshatarë pëshpëritës, sikur të mirat që ke grumbulluar nuk i ke me meritën tënde etj etj. Pra paralajmërimi të është bërë. Prandaj e kam menduar unë një zgjidhje për ty. Dëgjo,

Ik nga Shqipëria. Sa më larg aq më mirë. Diku ku të ndjehesh i lirë si zog, i lehtë si gjeth. Ta zemë në Amerikë. S’ka më mirë se Amerika për katundarë dhe proletarë si ti. Ik atje se do gjesh plot shok’. Për shpenzimet e udhëtimit dhe të tjerat, shit ndonjë nga ato hekurishtat. Lidhësen e barit për shembull. Sa ta kalbi ndryshku lidhësen, futi një të shitur. Gruaja dhe kalamajtë të kavërdisen me hekurat e tjerat. Dhe, tepër e rëndësishme kjo, para se të marrësh arratinë mos harro të bësh diçka; Lër në Shqipëri një kopje tënden. Një projeksion, një hije apo fantazëm, apo një backup, si i thonë në atë gjuhën që ti me aftësitë që ke shpejt do ta mësosh. Ngjize me baltë Peqini. Gdhende me duar. Piqe me qymyr Strelce. Bëje veten prej balte në formën e një busti me shprehje habitore-pyetëse të fytyrës, koka pak mënjanë, gishti tregues në tamth. Kur ta kesh gati fute mes ferrave buzë përroit. Pastaj nisu. Kur të arrish në atë qytetin e madh të Amerikës, zër shpejt-e-shpejt një apartament me qera. Kaq di’ ti. Gjëja e parë fare që do blesh në tempullin e konsumit; para televizorit, para frigoriferit dhe kaurllëqeve të tjera, duhet të jetë një kompjuter. Prej aty, pa u kthyer në shtëpi, ik vrik bëj një abonim dhjetë vjet në Internet. Futju mëso të shkruash maila. Lëre ç’thonë. Besomë mua; Të shkruash, të dërgosh dhe të marrësh maila, është një mijë herë më e thjeshtë se të lidhësh një dëng me bar. Menjëherë pas mailave mëso të shkruash mesazhe nëpër forume. Mos u tut ! Forumet janë edhe më të thjeshta se mailat. Që kurrën e kurrës mos ta marri vesh askush cili je, nëpër forume përdor këtë nick; ‡‰Щ§gjuzajбщ^Gѓ. Që kurrkush të mos fusë hundët në hajvanllëqet që do zbrazësh vër këtë pasuord; ***********************. Me gomarllëqet që thuhen nëpër shkretëtirat e forumeve, dalngadalë do nisësh të prekësh magjinë në formën e një konstatimi të madh praktiko-filozofik, se sa më tepër gjëra të thjeshta të mësosh dhe të bësh në këtë jetë, aq më pak lodhesh, aq më i freskët mbetesh në përgjithësi, dhe si përfundim aq më e madhe do jetë kënaqësia që do marrësh nga jeta. Do jetë tmerrësisht befasuese kur të konstatosh sa e lehtë është pëmes Internetit të jesh Djall të paraqitesh Krisht, të thuash se je Muhamet kur në të vërtetë s’je veçse Lugat, të jesh katandisur në varr dhe të hiqesh si djep. Ky entuziazëm, kjo eufori, do vazhdojë derisa të arrish te gjërat e thjeshta fare, ato me gradë komplikimi zero. Aty do mahnitesh pafund duke vënë re se ndërlikimi zero që i korrespondon zgjimit do pasohet nga kënaqësia infinit që i korrespondon gjumit. Dhe me këtë, ndërekohë që në të vërtetë do kesh marrë fund, do të të duket sikur ke kapur Qiellin. Gjithsesi, kij kujdes. Sepse zbulimi se paraqitja nëpër forume me emër të rremë, llomotitja pa fund duke e paraqitur veten si ta dojë ty palla, si dhe mbyllja e të gjitha sekreteve të dërdëllitjeve përmes një pasuordi, bashkë me zbulimin tjetër se vreshta, bashkë me vreshtën edhe lavdia dhe pasuria që kultivohen me klika dhe nika, janë pakrahasimisht më prodhimtare se kur i bën me shata dhe lopata, mund të ta hedhi trurin në erë. Por mbahu, duro. Dhe, doradorës, me kalimin e kohës, mos u merr me përsiatje që rrezikojnë të ta gjallërojnë trurin. Prandaj, dil gjej ndonjë punë. Sa më të thjeshtë. Përmes punës shiko të sigurosh të ardhura. Të ardhurat kurrsesi nuk duhet të jenë më tepër se sa të pagush Internetin, të lash qiranë e shtëpisë, dhe të mbetet aq sa një herë në pesë vite të vish të shesësh pordhë në Shqipëri për gjëra të jermta të cilat edhe ato me tonelata do t’i mësosh nëpër forume. Atje, në forume pra, me një farë stili, duhet ta tregosh një far’ burrnie, ta demonstrosh një lloj thelbi. Këtë mund ta bësh më së miri përmes një biznesi me shumë leverdi; duke sharë Shqipërinë. Kusur mos u lër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ujë të zi nxirru. Edhepse s’ke haber nga Arti, mësoju emrat dhe nxiji artistët. Edhepse s’ke lexuar kurrë ndonjë libër mallko shkrimtarët. Edhepse s’di asgjë nga ekonomia, shpartallo reformat. Edhepse s’merr vesh nga politika, futi në dhe’ politikanët. S’të duhen ty arësye të mëdha të bësh nga këto. Mjaft të gdhihesh ndonjë mëngjez me kollë a të të dhembi pak koka. Ka edhe një mënyrë të përmbledhur si mund t’i bësh të gjitha këto njëherësh me efikasitetin më të lartë; Kjo mënyrë është duke predikuar pafund,. pa u lodhur, me sa fuqi të kesh, një nga një qindra arsyet pse një shqiptar që ka ikur në Amerikë nuk duhet të kthehet kurrë në Shqipëri. Bëje këtë më së miri. Si një ambasador i vërtetë. Nga ata që Djalli dhe Shqipëria i çojnë kudo. Po ia kape mirë fillin kësaj, po e bëre si duhet këtë, do kesh suksesin më të madh. Bëje duke shfrytëzuar çdo rast dhe duke mos u ndalur asnjë çast. S’do mënt se kjo është flliqsia më e madhe dhe që ta bësh duhet të jesh budallai më i madh dhe zagari më i ndyrë. Por s’do kesh nga t’ia mbash. Se tashmë në batakun e virtualitetit do jesh i tëri i zhytur. Por s’ka problem. Vrromat që do vjellësh janë të vetmet që të japin kënaqësinë më të madhe pa asnjë pasojë. Dhe ti në Amerikë për kënaqsi erdhe. Se për punë ishte Shqipëria. Në fillim do ndjesh pak turp. Dhe për sa kohë turpi do jetë më i madh se kënaqsia do vuash pak. Por do kalojë shpejt sapo e dyta t’ia kalojë së parës. Mos dëgjo çfarë mund të thotë ndonjëri, se, për shembull, po të ishin marrë emigrantët italianë, grekë, serbë, bullgarë, me mallkimin e vendeve të tyre dhe predikimin e mos kthimit, fushat e Lombardisë do ishin bërë njësh me ato të Hollandës për shkak të arratisjes pa kthim të Alpeve në Kanada, Peloponezi do kishte ikur i tëri si traget copa-copa sa në Amerikë sa në Gjermani qysh një shekull më parë, Ballkani do ishte bërë i tëri shesh si Zadrima, Egjipti si Mali me Gropa etj. etj. Mos i dëgjo këta pra. Vazhdo rrugën e kënaqësisë së lehtë. Atë me klika, nika, maila, faila, pasuorda. Më fal se harrova ta them; Përmes mailave dhe forumeve do gjesh femra. Si t’i duash ti ato dhe si të duan ato ty. Sa të duash. Po deshe me qindra, me qindra. Po s’të mjaftuan qindra, me mijëra. Veç fuqi të kesh sipër kompjuterit i kërrusur të rrish. S’ke për ta parrë kurrë me sy asnjërën e këtyre qindrave apo mijërave. Por s’ka asnjë problem. Ti e mban mënt shumë mirë se kur ngjizje kalamanjtë në momentin kulminant sytë të mbylleshin vetvetiu për të mos e parë me sy gërrmadhën. E pse u dashka ta shohësh femrën atëhere, kur vet Perëndia t’i ul qepallat në kulmin e qefit ?! Si ta spjegova më lart, të tëra këto t’i plotson më së miri Interneti.

Pasi të kesh kaluar ca kohë duke u endur nëpër forume-çmendina, do jesh budallallepsur krejt. Pik’ energjie nuk do të ketë mbetur. Si kufomë do jesh tretur. Dhe për këshillat e mia nuk do kesh më nevojë. Kjo përgjumje e llahtarshme, kjo flashkje për ibret, kjo ngordhje për së gjalli, ky shterrim total, kjo tharje si pestil, tamam atëhere kur duket krejt e pamundur, ty divit të dikurshëm do të japi një hov të ri për kryqëzata të reja. Për tu vënë dërrmën të gjithave që kanë një far’ lidhje me vendin tënd; Nga fshatari te akademiku, nga kazanat e plehrave te partitë, nga parlamenti te qeveria, nga pushteti te opozita. Ah ky hov s’dihet sa do zgjasi. Mund të marri fund vetëm nëse ndonjë natë me acar e ngricë mes ferrash rrëzë përroi të shohësh në ëndërr backup-in prej balte që po i rrjedh një lot prej kripe. Athere kthehu.

edisonypi@gmail.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

113 Komente

  1. t_red thotë:

    6 July 2008 @ 5:48 pm

    Femra te perdala. Te gjitha te ndershme deri ne fund. Sy te zinj, te kalter, sy pa ngjyre. Ne surratin e Ciljetes, Inisit, pa-emres qe njohin te gjithe. Here aktore, here pastruese, here kengetare, here pa profesion fare. Here duke terhequr gomarin per kapistalli ne Elbasan, here ne Gjuzaj, here ne Bulqize. Nje here me Taipin, e nje here pa te…

    …per pak m’u mbush mendja se Panorama promovon menopauzat mashkullore.
    C’jane? Ja te pyesim forumet e taipeve te ikur nga Gjuzi se sa do te jene ne gjendje ta shpjegojne termin pasi te kene reflektuar mbi keshillat e kreut te Gjuzjareve qe di me mire keto pune.

  2. Amazona thotë:

    6 July 2008 @ 5:53 pm

    Përmes mailave dhe forumeve do gjesh femra. Si t’i duash ti ato dhe si të duan ato ty. Sa të duash. Po deshe me qindra, me qindra. Po s’të mjaftuan qindra, me mijëra. Veç fuqi të kesh sipër kompjuterit i kërrusur të rrish. S’ke për ta parrë kurrë me sy asnjërën e këtyre qindrave apo mijërave. Por s’ka asnjë problem.

    ?????????????

  3. Moza thotë:

    6 July 2008 @ 6:00 pm

    Aman, boni sevap nonjona ti leje i takim Ypit sa te heqi merakun i shkreti :P

  4. eT thotë:

    6 July 2008 @ 6:22 pm

    mir me mir, po me Taipin ç’pati ?

  5. emigrant thotë:

    6 July 2008 @ 6:49 pm

    Ka se fundi nje prirje per ti meshuar dallimeve, qe nderkaq ekzistojne, midis shqiptareve te “atjeshem” dhe te “ketjeshem”… :(
    Te dyja “palet”, edhe te duam, nuk jemi dot identike, por me qene te ndryshem nuk eshte medoemos dicka e keqe. Mund (dhe duhet) te sjelli sinergji.

    Shume mllef ndaj emigranteve ne shkrim; si rezultat, nje portretizim jo i drejte. Edison, une hyj te simpatizantet e tu; ti e di. Pra me degjo, te lutem, se nga une te vjen pa asnje pike hidhtesie kritika. Ne emisionin me Blendin dhe Elsen (ka shume gjase qe nje pjese e mire e shkrimit te rrjedhi nga andej) kishte, me aq sa pashe, nje te mete thelbesore, dhe pikerisht moralizimin e pafrenuar. E thosha edhe tek ajo teme: nuk i thuhet tjetrit “eja ketej” se ketej eshte shkelqyeshem. Po, i thuhet eja se na ka marre malli, dhe po te vish per me teper se thjesht me u shmall, do gjesh keto e ato qe nuk i ke “andej”, por nuk do gjesh keto e ato qe i ke andej!

    Nuk ke pse ashpersohesh nga nje qendrim pergjithesisht mospranues per ate interviste. Ti qellimin e kishe fisnik, por ne perpjekiet e ndermarrjet publike (si ai emision) nuk ka rendesi qellimi, por rezultati. Rezultati holle holle, ishte qe shqiptaret e “ketejshem”, vec te tjerash, e moren ate “Eja” pothuaj si nje dhunim privacie, sepse ata jane mesuar tashme ne nje bote ku askush nuk u thote bej kete dhe ate me jeten private.

    Ka nje rekalme ketu ne USA per tu futur ne ushtri (army). Nuk degjon ne ate reklame qe ejani se mbrojme interesat e Amerikes, atdheu kapitalist ne rrezik etj etj. Jo, vetem thuhet, ne ushtri do paguheni mire, do merrni arsim dhe profesion, si dhe do ndiheni “burra” ne nje shoqeri “te forte”. Pra eshte elementi i ofertes atje, big time. Kete paralel e hoqa, pasi elementi i ofertes nuk ishte fare i pranishem ne ate emision (me aq sa pashe).

    Kurse ato muhabetet e dashurive virtuale, ku gocat dalin me qindra e mijera, si t’mi dush, vetem qe nuk u shifkan dot realisht, se ju paska rene flama e dambllaja shoqerive ajrore e trenave e ku di une, i dashur Edison, come on, ti di shume me mire se kaq.

    Simpatizantet nuk duan te te humbin. Jo per gje, por per guximin dhe karizmen tende si autor. Ora ka mbetur diku te “Syte e zinj”, futi nje te kurdisur… you can do it!

  6. Peshku Fluturues thotë:

    6 July 2008 @ 6:51 pm

    Ha, ha, ha…

  7. edrus thotë:

    6 July 2008 @ 7:14 pm

    Kjo mënyrë është duke predikuar pafund,. pa u lodhur, me sa fuqi të kesh, një nga një qindra arsyet pse një shqiptar që ka ikur në Amerikë nuk duhet të kthehet kurrë në Shqipëri.

    Blendo të paska spiropaluar keeeeeeeeeeqazi :) .
    Dhe vazhdon më tutje:S’do mënt se kjo është flliqsia më e madhe dhe që ta bësh duhet të jesh budallai më i madh dhe zagari më i ndyrë.

  8. Ibret-Yalem thotë:

    6 July 2008 @ 7:16 pm

    Ah, mer Yp, mer Yp!
    Edhe ti si t’gjithe ato horrat e tjere qenke!
    Nje cike te ngeli qejfi me llafet e njerezve, dhe u bere i hidhet si dreqi!
    Si gru’ e keqe e paske shkrujt kete shkrim! Gjithe ate zotnillik neper artikuj e paske pas kot! Sa me more ato leke t’honorarit, e me pi i gote raki! Se paske pas prej mrenna! :)
    E kam humm t’gjithe respektin per zotnine tate.
    M’vje keq, per zotin!
    Nji me pak me respektu n’Shqiptarhone!

    P

  9. edrus thotë:

    6 July 2008 @ 7:19 pm

    Emigrant, ti si fan i Ypit e di se sa ACARUES ka qënë ky njeri me shkrimet e përparme me shumë si puna ime, dhe nuk ja kemi kursyer asnjëherë “fjalën e mirë”, por pasi e pashë në tv dhe e dëgjova se si fliste… më duket se është gjynah që edhe ti drejtohesh një njeriu që tashmë qoftë dhe nga pleqëria ka filluar të japë shenja “normale” për moshën që ka :(

  10. J. thotë:

    6 July 2008 @ 7:25 pm

    Ngjypja kot o Yp.
    Dije veç një gjë, të vetmit njerëz nga merr vlerësime të drejtpërdrejta në çka bën, anëtarët e forumeve janë. ;)

    Më përpara ky më ishte duk gjithnjë si old fcuk (në kuptimin carlinian të fjalës), po ky qenka kthy në old fart me kto që po shkruan.

  11. Amazona thotë:

    6 July 2008 @ 7:32 pm

    Kurse ato muhabetet e dashurive virtuale, ku gocat dalin me qindra e mijera, si t’mi dush, vetem qe nuk u shifkan dot realisht, se ju paska rene flama e dambllaja shoqerive ajrore e trenave e ku di une, i dashur Edison, come on, ti di shume me mire se kaq.

    Simpatizantet nuk duan te te humbin. Jo per gje, por per guximin dhe karizmen tende si autor.
    Ora ka mbetur diku te “Syte e zinj”, futi nje te kurdisur… you can do it!

    ???????????

  12. Qafir Arnaut thotë:

    6 July 2008 @ 7:43 pm

    Ypo, shqiptari behet Shqiptar JASHTE Shqiperise.

  13. emigrant thotë:

    6 July 2008 @ 8:09 pm

    @Amazona: nuk di cfare nuk kuptuat ne komentin tim me lart. Nese eshte per “syte e zinj”, ky eshte shkrimi i fundit ne te cilin Ypi ka qene bindshem nje autor cilesor, sipas mendimit tim. E gjeni ne linkun me poshte.

    http://www.peshkupauje.com/syt-e-zinj/2008/01/29/

  14. Amazona thotë:

    6 July 2008 @ 8:15 pm

    “emigrant”!

    Jemi te nje mendimi,pra!

  15. emigrant thotë:

    6 July 2008 @ 9:50 pm

    J., me bone me e pa edhe nje here… :D

    an “old fuck” … “fuck” in this context means “fellow”… etc etc… ;)

    cool!

    PS still with that other statement in mind: Planet is doing just fine; the people are fucked!

  16. Cheney thotë:

    6 July 2008 @ 10:20 pm

    ky shkrimi besoj do jete raf-drafti i mrekullise qe do te vije me vone.. :(

    Nga ana tjeter me kujtoi i barsalete:

    Bedriu, burr dite plote ne kete toke, shkon te doktorri.
    si te ka trajtu perendia Bedri? - pyet doktorri
    Aaa me perendine i kam punet paq, e di perendia se vuaj nga syte dhe me ndihmo tek tuk- i thote Bedriu.
    Po si te ndihmo Bedri?- pyt doktorri
    Po naten psh, kur me behet jte e holl, sa hap deren e banjos perendia me ndez driten se une skam takat ta gjej celsin ne errsire..- pergjigjet Bedriu..
    Pas vizites doktori merr Sanien, grune e Bedriut, dhe i thote se gjithshka mire fizikisht.. por menderisht..kshu e kshu ekshu me tha..
    Sania i pergjigjet.. Mooooooooos ka fillu me shurru prap ne FRIGORIFER!!!!

  17. edrus thotë:

    6 July 2008 @ 10:24 pm

    Eh Cheney ç’më bëre të qesh (megjithëse e vjetër barcaleta), por keqkuptime ndodhin gjithandej :P

  18. J. thotë:

    6 July 2008 @ 10:51 pm

    PS still with that other statement in mind: Planet is doing just fine; the people are fucked!

    Një si Carlin u duhet aty…as më shumë as më pak…

  19. toko thotë:

    6 July 2008 @ 11:14 pm

    Taipi thote:

    Ypo Po cke o vella me keto gocat e xhunat e bloqeve. Une tash qe i njoha mu duken cuna e goca xhevaira.
    Kane nji t’”keqe” punojne shume si une atje, vec ma ndryshe se t’mirat qe po krijojne ja u japin femijeve te tyre dhe ti shikosh si ju ndrit fytyra kur shikojne qe fmijet e tyre jane te paret ne shkolle, kane pune t’mira dhe me suksese ne jete. Mase ti nuk e djen ndjenjen e dashurise per femijen dhe ke hall se kujt do tja le gjithe ato t’mira qe ke kriju tu gri sallate, por keta or mik dine me jetu, se jetojne jo per vete por per familje e tyre. Ypo une mora mend e tua dhe erdha ne amerike. faleminderit se mesova dicka tjeter. Mesova qe llafazanet pa zemer, dembelet qe ju duket se bejne nga nje pune kur dalin ne televizor, jane kot, jane pa vlere, pasi ata nuk krijojne azgje per familjen e tyne
    Ypo kot e ke kap me keta xhunat e gocat e internetit, keta bile te kan dash shume, sic duket nga dashnia e tyre ty te ka zon mallkimi i shkodranit “te ka hyp vetja nqef” Ypo k’ta kane shume ma shume se ty dashni dhe zemer. K’ta punojne e ropaten si une aty n’shqipni vec tash e kuptoj edhe une perse punoja aq shume, se keshtu kam me i ba fmijt e mij ma te zotet se veten dhe ata kane me i ba fmijt e tyne ( niperit e mi) ma te zoteten se ata vete. dhe kshtu ajo shoqnia qe aty n’shqipni jeton vetem per me hani pini e kendoni sa te roj lala gjoni ketu ecen perpara. Rofsh Ypo per kshillen Mja ba fmijet ma te mire se ty dhe kjo asht fitore.
    Me moll Taipi
    PS Ypo boj noi pune vllajo boj, me dembelizem nuk shkohet jeta.

  20. Cheney thotë:

    6 July 2008 @ 11:39 pm

    Sikur te kish vol vetem per Taipin e Shqiperise..

    Kujt i drejtohej Ypi kur qendronte perball Blendit? Kush ishte konsumatori final i thirrjeve te tij? A nuk ishte pikerisht ai Shqiptari i ulur perpara kompjuterit?

    Nganjehere flitet edhe pa folur por duket se Ypi ose se ka kete aftesi ose i eshte tredh nervi dhe e ka humbur ne kete shkrim; sikur te kish fol vetem per Taipin puntor brenda Shqiperise..

  21. avocados thotë:

    7 July 2008 @ 1:13 am

    Keni ca keni me raste te tjera, ketu Ypi e ka drejt. S’ka shkretetira me te medha sot se keto forume, ku pervec administratoreve askush tjeter s’ka perfitim, pervec humbje kohe e energjie.
    Taipi- eshte pikturu bukur fare. Une votoj qe ai te rrije ne gjuzaj. :) me mire ne Gjuzaj se tuj dhan shpirt duke komentu deri ne 3 te nates.

    Vazhdo Yp, se mos ketu te lexojme gjetiu.

  22. shqipo thotë:

    7 July 2008 @ 1:15 am

    sic duket z. Ypi i paska lexuar ato 400 komentet per emisionin me Blendin dhe Spiropalin dhe s’i paskan pelqyer kritikat qe peshkataret derguan ne drejtim te tij. Edhe ja fut ca shigjeta “forumeve,” Amerikes, etj. etj.

    Une nuk kam patur fatin qe te degjoj, shoh apo lexoj shume nga aktivitet gazetaresk (nese mund t’a quaj kshu) te z. Ypi por te them te drejten, pas ktyre 2-3 shkrimeve (i Ciljetes, ky) dhe emisionieve ne youtube (eja moter, poeti i varfer, intervista me Blendin)… i uroj z. Ypi pension te mbare ;)

  23. xhibi thotë:

    7 July 2008 @ 1:24 am

    Ypin mos e ngacmoni shume se po ben listen e zeze me nofkat e njerzve qe e ngacmojne me shume ne forume, dhe ne shkrimin tjeter tek Panorama do i permende nje nga nje.

    Gjithashtu si mjer ai emigrant qe i bie radha te intervistohet heren tjeter nga Ypi. :D

    S’ka shkretetira me te medha sot se keto forume

    tha njeri ne nje forum :P

  24. belle_fleur thotë:

    7 July 2008 @ 2:20 am

    Z.Ypi, nje sugjerim te vogel, here tjeter mos shkruaj me mllef dhe inat.

  25. avocados thotë:

    7 July 2008 @ 2:55 am

    @xhibi only: e tha, po kujt ia tha :)

    Shkretetira sipas fjalorit troc-shqip: eshte terren i veshtire dhe ben vazhdimisht mot i thate.
    me nji fjale, ngordh per i pike uje.

    shndet e u bofshi misionare te kauzes.

    :)

  26. xhibi thotë:

    7 July 2008 @ 4:09 am

    Ciles kauze e ke fjalen avocados, se ne net ka shume kauza :P

  27. Idris thotë:

    7 July 2008 @ 4:18 am

    S’keni pse merziteni…. ne fakt YPI po ta shohesh holle -holle flet per
    budallej forumesh jo per te gjithe…psh ai flet per tipa sipas interpetimit me ligesi te shprehjeve si per femrat ashtu dhe per punen..dhe them se ka te drejte.
    Emi ke kap nje gje thelbesore tek prurjet e YPIT…karakteri theksuar MORALIST !!!!! Jam me kete por nuk eshoh si ndonje gje shume penguese se sa interpetime te lloit supermoralist
    “”"”"”"O peshq, po deshet beni prap kritika Ypit, dhe ta shifni shkrimin tjeter te tij per juve emigrantet e forumeve.”"”"”
    Te tille edukatore qe temarrin per dore nuk ka as per moshen e kopshtit..
    E perse te mos shkruaje Ypi per raste te ngjashme qe them se jane jo pak……dhe per ta kuptuar me mire ai ka perdorur HIPERBOLEN shume perfaqsuse ne te tilla subjekte……Krahasimin me shprehje te njohura te themi:
    A nin zotni qe rin mi shkamb
    Une mbas sodjet shqiptaqr ma nuk jam.
    E ka kaluar Taipin (Simbol)nga Memedhembja ne ekstreme, qe jane ku e ku me larte se dembelet e moralistet intelektuale te ndonje blogu perfshi dhe tonin.

  28. xhibi thotë:

    7 July 2008 @ 4:57 am

    Idris, ti nga je kaq i sigurt qe ti si forumist qe je ketu, lapsi i Ypit nuk te kap ty gjithashtu? Apo prandaj po nxiton te diferencohesh na forumistat e tjere? :D
    Pastaj, qe nje retorike te quhet kritike duhet te kete koherence dhe te jete e bazuar dhe proporcionale me realitetin.

    Ndryshe eshte zhurme, ose frustracion, ose shprehje kompleksesh, ose shume gjera te tjera, po jo kritike.

    Me shume koherence ka shkrimi kritik qe i ka dedikuar Ypi atributeve te Ciljetes sesa ky, ku i adresohet cdo njeriu qe ka nje kompjuter dhe lidhje interneti dhe futet ne nje faqe shqiptare.

    Pastaj ku e pe ti qe ne u merzitem? Ne gallate duam. :D

  29. Idris thotë:

    7 July 2008 @ 5:13 am

    U perpoqa ta shihja keshtu XHIBI…por qene intriguar edhe te tjere sa qe mu kujtua qe me dinjitoz ka qene nje Ish kur kritikonin KADARENE ..qe u tha:
    “Atehere merrni dhe beni vete nga nje liber te tille”
    Megjithate me menyren si erdhe me bere te shoh nga ana qe rekomandon ….QYFYRJA :) :) :) .
    Jam plotesisht dakort.
    Kur nje me “gjyslyke” na akuzoi se mastrubonim , me tastierat e kompjuterit…dhe na perbuzte qe pastronim halete e Amerikaneve … :(
    pas ca koheve morem vesh se ishte Drejtor Departamenti ne TCH :( :(
    …dhe thone qe ben dhe kariere kur ben pergjithesime te tilla ne dhe nga Memedhembja…. :D :D :D apo jo?

  30. adriatik thotë:

    7 July 2008 @ 8:54 am

    Po ky e quaka Ameriken si kur njerzit nuk punojne. Ky eshte vertet i currufjasur. Me siguri qe brezat qe do te vine ne kete Planet, do ti ngrejne permendore te praruar ketij merrloqi marroq.

    Shenim: Merrloq= grenxe, arze; me sakte kushuriri kriminel i Bletes.

  31. erTi thotë:

    7 July 2008 @ 9:47 am

    Një si Taipi e njoh dhe unë.

    Ka 8000 dynym tokë.një kamion të madh, një traktor të ri të madh të fuqishëm, dy kombajna të mëdha gruri, dy lidhëse bari moderne, dy vetura, një motoçikletë, një taksi. etj por jeton ne veshajz.

    Është vëlla, xhaxha, dajë i këtyre.
    Vëllai i vogël, motra e mesme,dy kushërinjtë e parë, morën arratinë.
    vëllai i vogël është forumist i mirënjohur me nickun :‡‰Щ§gjuzajбщ^Gѓ.
    Në një emaile që më dërgonte para disa kohësh, bukur ma rrëfente historinë se si i kish lëna pa brekë në bythë..

    I dashur Ypi, përpara se ti mbushësh mëndjen emigrantëve të kthehen bëj nji xhiro nga ambasadat bindi vëllezërit e Taipit mos ja mbathin.
    Ulu gju më gju me aspirantët vetvrasës e u thuaj të bëjnë si Taipi.
    Por mos më thuaj që vetvrasjet shkaktohen nga depresioni i cili nga ana e tijë vjen pasi gjëndja është akoma e pastabilizuar në Afganistan apo Çad.

    Drejtpërsëdrejti as edhe qeveria blu ose antiblu s’ka faj. faji kryesor duhet kërkuar tek familja e cila sidomos pas ‘97 u shkërmoq keq. është kjo nji nga arsyet e largimit të nje pjese pas ‘97-ës.
    tek e fundit nuk thon kot :

    o balo të ngrëntë tënja e ke të keqen nga brenda

    Përpjekja e Juaj zoti Ypi, shumë fisnike për mendimin tim, ju vë në rolin e Don Kishotit në luftë me mullinjtë e erës, pasi detyra që keni marrë përsipër është tejet e madhe.

    Kjo është nji detyrë e shtetit. Vetëm shteti mund të bëjë diçka për kthimin e trurit por me sa duket edhe ky shtet si ai i mëparshmi mendon për të huajt.

    i pari si të komunizmistonte pyjet e zhoao amazonës, ky si të demokratidhoje shretëtirat e çadit, bath bath po nji kokerr medemek.

    Milanua z Ypi, nji ditë të bukur të ‘ 92-shit na u mbush me sovjetikë. shisnin medalje,uniforma,dylbi etj,etj . për afro dy vjet. pastaj u zhdukën. aty për aty mendova se ja kan mbathur për në angli, amerikë etj. (nji herë që ke marrë arratinë e dyta s’është problem)

    pas disa kohësh lexoj diku se qeveria ruse kishte rifilluar të investonte në shkencë.
    para 4 vjetëve dhe në artet vizuale. është e këtyre ditëve lajmi që qeveria do investojë dhe në kinematografi, natyrisht për filmat patriotikë..

    Tani që rusia ka ato që ka e dimë të gjithë. dim gjithashtu që shteti ynë po mbahet me borxhe, borxhe të buta, gjysëm të buta,aspak të buta etj, etj.. për pak harrova por dhe me paratë e disa forumistave i nderuar zYpi dhe të shpenzojë 70 milion lekë për demokratidhimin e çadit !!!

    Na shkrufsh noj gjo t’hajrit her tjetër z Ypi :lol:

  32. Leon thotë:

    7 July 2008 @ 10:19 am

    Ah ky hov s’dihet sa do zgjasi. Mund të marri fund vetëm nëse ndonjë natë me acar e ngricë mes ferrash rrëzë përroi të shohësh në ëndërr backup-in prej balte që po i rrjedh një lot prej kripe. Athere kthehu.
    edisonypi@gmail.com

    hmmmmmm por ama pranoje se pjese e backup-it je dhe ti vete, edhe si pa te keqe sjell adresen e emailit… :D :P
    Me nje fjale zoteri te ta shpjegoj nje cik me thjeshte… Dje u mbushen 70 vjete qe televizori hyri ne Britanin e madhe..
    Polemikat akoma vazhdojne edhe sot e kesaj dite per rendesine e t.v. ne jeten tone te perditshme… Sot interneti eshte versioni modern i televizorit.. Sigurisht qe do kete shume njerez kundra si cdo shpikje e re do kohen e vete qe njerzit te ambjetohen..
    Mua me duket i dashur YPI se ty do te duhet edhe pak me shume kohe se ne te tjeret..

  33. Permetari thotë:

    7 July 2008 @ 4:37 pm

    Shkrimet e meparshme te Ypit me kane pelqyer per guximin dhe stilin tejet te vecante qe kishin. Por nuk e di se si ngadale-ngadale ajo simpatia po me kthehet ne neveri. Fatkeqesisht po. Ndoshta filloi qe nga ato videot e hedhura ne internet “Kthehu, moter…” e me pas me shkrimet per Ciljeten e me shijeprishuri ai emisioni me Blendin e Spiropalin. Madje ashtu si emigranti mundohesha ta justifikoja me mendimin se TV, apo kontakti i direkte me auditorin, ishin gjera qe nuk i pershtateshin Ypit (jo se s’eshte e vertete) dhe se shkrimet e tij kane perseri ate bukurine e vecante qe “te vret” dhe qe te detyron te shohesh tek vetja e tek tjetri me realizem. Por tani shoh se Ypi ka probleme te medhaja karakteri, nuk reagon mire kur eshte “nen stres”. Epo ja Ypo nje nga gjerat e mira qe mesojme ne ketej nga jashte eshte se mesojme, madje marrim dhe ndonje kurs qe na meson se si s’duhet reaguar kur je i stresuar, apo kur sheh qe shumica e diskutanteve ne blogje s’jane dakord me ty. Ne ketej nuk e veme shume ujin ne zjarr, nuk e bejme “big deal”. Mosrenia dakord me mendimin tend, na kane mesuar ketej, nuk eshte e mjaftueshme per t’i thene tjetrit budallai më i madh dhe zagari më i ndyrë. Apo te huash fjale nga ato qe perdorin grate e lagjes se jevgjeve kur zihen si

    Vrromat që do vjellësh janë të vetmet që të japin kënaqësinë më të madhe pa asnjë pasojë.

    Te shkruash ne kete menyre Ypo, do te thote vertet “te masturbosh” mbi tastiere. Ndiej neveri, por edhe keqardhje…

  34. Amazona thotë:

    7 July 2008 @ 7:05 pm

    Ta zemë në Amerikë. S’ka më mirë se Amerika për katundarë dhe proletarë si ti. Ik atje se do gjesh plot shok’.

    Të ardhurat kurrsesi nuk duhet të jenë më tepër se sa të pagush Internetin, të lash qiranë e shtëpisë, dhe të mbetet aq sa një herë në pesë vite të vish të shesësh pordhë në Shqipëri për gjëra të jermta të cilat edhe ato me tonelata do t’i mësosh nëpër forume.

    Dhe ti në Amerikë për kënaqsi erdhe.

    Nga fshatari te akademiku, nga kazanat e plehrave te partitë, nga parlamenti te qeveria, nga pushteti te opozita.

    ???

    edisonypi@gmail.com

  35. Era thotë:

    7 July 2008 @ 7:41 pm

    Deri sa pashe kete vepren e fundit te Ypit isha bindur se budallallek me te madh se Ciljeta s’kisha per te lexuar. Mirpo budallalleku s’paska fund. Ky po me kujton shprehjet e tipit:
    “ndersa populli shqiptar nderton socializmin, proletaret ne vendet kapitaliste……”

  36. emigrant thotë:

    7 July 2008 @ 7:47 pm

    Gegen Dummheit es ist kein Kraut gewachsen!

    Edhe ndodh, pra! Po ne s’e hedhim posht’!

  37. Iris thotë:

    7 July 2008 @ 7:52 pm

    E paskan percelluar Ypin komentet ketu.

  38. xhibi thotë:

    7 July 2008 @ 7:59 pm

    Meqe ka vene Ypi dhe adresen e emailit tek artikulli (iu ka qit gjoksin ne dritare me nje fjale :D) sa nga juve i derguat email? :P

  39. Iris thotë:

    7 July 2008 @ 8:06 pm

    Xhibi qe te shkruaj artikull tjeter Ypi me emailet?? :-D

  40. Amazona thotë:

    7 July 2008 @ 8:10 pm

    Moza thotë:
    6 Korrik 2008 @ 6:00 pm
    Aman, boni sevap nonjona ti leje i takim Ypit sa te heqi merakun i shkreti !

    Mire, po jemi larg…

  41. tropizma thotë:

    7 July 2008 @ 8:26 pm

    Peshkuadmin, diskutimi e ka nje fund. Ky artikull e ka tejkaluar dhe nuk meriton te jete te peshkupauje.com. Me vjen keq per kete vend qe i eshte rezervuar Ypit, se as Ypi e meriton, e as peshqit e meritojne nje palacollik te tille. Atij, nderkohe, i rrofte palla (shprehje e kopjuar lirshem prej shkrimit me siper)!

  42. Iris thotë:

    7 July 2008 @ 8:38 pm

    Taipi ka marrë me ligjin 7501 tre dynym tokë

    Ku ishte ai qe thoshte qe toka s’eshte regjistruar asgjekundi ne Shqiperi?? :-)
    Dhe ku ishte Ypi kur “Qazimi” punonte token me parmende si ne mesjete???
    Sikur te informohej pak me shume per realitetin e fshatareve do dinte qe ASNJE s’blen dot kamion e traktor po s’pati keta EMIGRANTET qe shan sa mbare e prapsht qe ta financojne. Po helbete s’mund te logjikosh kur shkruan ne nerva e siper.

  43. edrus thotë:

    7 July 2008 @ 8:42 pm

    E rrethuar bukur fusha, e shtruar me bar, e ndriçuar për natën, e paisur edhe me pishinë….. Ky është fshati Gjuzaj

    Mos na lini injorantë në gjeografi si krieministri dhe na tregoni se ku bje ky Gjuzaj?

  44. shqipo thotë:

    7 July 2008 @ 8:49 pm

    Me vjen keq per kete vend qe i eshte rezervuar Ypit, se as Ypi e meriton, e as peshqit e meritojne nje palacollik te tille. Atij, nderkohe, i rrofte palla

    Pak si kontradiktore ne vetvete kto dy fjalite, tropizma. edhe nuk e meriton edhe i rrofte palla?

  45. Iris thotë:

    7 July 2008 @ 8:52 pm

    Fusha të mbjella. Kopështe pa fund. Shtëpi të reja pa numurim. Ngrohësa diellorë pa hesap. Ndërtime të reja gjithandej. Fushë e vogël futbolli. E rrethuar bukur fusha, e shtruar me bar, e ndriçuar për natën, e paisur edhe me pishinë. Traktora, plugje, zinxhira, sharra, puse, pompa, skela, hekurishta, betonra. Rrugë me pluhur. Makina dhe motoçikleta plot. Njerëz lart-e-posht. Vajza të reja me kryqa të arta varur nëpër gusha. Mbi kurrizet e rrumbullakëta si vithe të vajzave, kanotjerat me harqe duken si mbathje. Grua që shoqëron një gomar. Gomar që s’i bindet një fëmije….

    Ky është fshati Gjuzaj…me një të rënë të lapsit.

    Kjo pjesa dmth qe eshte fshat i zgjedhur rastesisht???

  46. mroklla thotë:

    7 July 2008 @ 8:55 pm

    Pak si kontradiktore ne vetvete kto dy fjalite, tropizma. edhe nuk e meriton edhe i rrofte palla?

    Nuk eshte kontradiktore, jo! :)
    “I rrofte palla”, ne kuptimin qe “kot e ka ate palle, se nuk e ve (dot) ne pune”! :) Si psh, “i rrofte zgjuarsia”…
    Lexoje ne vazhdim te dy komenteve pararendes! Ka te beje me ilacin qe i duhet ketij, dhe nese ka apo jo shpresa per sherim!
    Une per vete keshtu e kuptova! :)

  47. Era thotë:

    7 July 2008 @ 8:57 pm

    Ky fshati Gjuzaj duhet te jete krijuar ne kohen kur njerzit moren inisiativen “te shkojme te punojme e te jetojme pergjithmone ne fshat”

  48. emigrant thotë:

    7 July 2008 @ 9:03 pm

    Frymezimi origjinal eshte marre nga “Fields of dreams” me Kevin Kostner. Por per ket nuk i vej faj autorit. Shkrimi eshte si i thojne kendej “fiction”, pra kategorizohet si dicka qe nuk eshte e vertete, por mund te ishte e vertete.

    Eshte kompetence e Ypit, me nje fjale.

    PS komenti i erTi (9:47): shume i qelluar! Well, what’s new, do thoni ju, por prape, duhet me i thon najhere gjonat.

  49. edrus thotë:

    7 July 2008 @ 9:04 pm

    Ypi bën mirë që, në vënd që të shikojë emigrantët që nuk kthehen, të shikojë rërën se si i ikën :
    «Brindisi non ci vuol dare la sabbia? Ci spiace, ma la prenderemo dall’Albania». Grazie ai buoni rapporti con il presidente albanese Sali Berisha, avvia la pratica ufficiale. Benvenuti, rispondono gli albanesi, che in passato hanno già contribuito a rianimare la spiaggia greca di Corfù. La sabbia albanese è a disposizione. Un esperto del Comune di Lecce parte per le prime analisi: Durazzo non va bene, Valona è perfetta. Ora la Poli Bortone attende la risposta definitiva. Bisogna fare presto: a fine anno scade il termine per usare i 5 milioni di finanziamento.

  50. Rob-terneti thotë:

    7 July 2008 @ 9:18 pm

    Mos i bini ne qafe kaq shume Ypit, se nuk e ka me te keq.

    E kush nuk do te jete ne vendin e vet, por…

    Problemi i Ypit eshte se here shkruan pavaresisht sa e njeh problemin apo fenomenin. Nderkohe qe mund te jete ekspert i atyre te Ciljetava, s’eshte e thene te marri vesht nga emigracioni, fenomen qe nuk e kane shpikur shqiptaret, por jane te fundit, te pakten ne Europe, qe po e praktikojne.

    Shtete te medha e te vegjel e kane pasur emigracionin pjese te historise se tyre, si psh Suedia, Irlanda, Italia, a gjigande si Kina e India. Shume prej ketyre vendeve kane perfituar nga emigracioni, jo vetem si mbeshtetje financiare, por edhe ekspertize, knowhow-u, etj. Edhe Shqiperia po perfiton. Po perserisim gjer ne merzitje ate shukun e madh, rreth nje miliard ne vit, qe mban Shqiperine me gjith Yp mbi uje.

    Por emigracioni eshte shume me i gjere se tagjia. Ypi, mbase s’e di, por universitetet e memedheut jane ne gjendje falimenti, krahasuar me ato te botes. Dhe per ata te rinj qe kane kane deshire, universitetet e botes, qofte dhe ato me me emer, i kane dyert dhe xhepat e hapur. Ypi, nuk e di, por bota ka hierarki ne universitete. Diplomavet e cave hapin cdo dere, ndersa e ca te tjereve mund tu pish lengun, bile me mire ne memedhe.

    Ypi, prap. mbase nuk e di, por bota eshte ne gare per trurin, se psh US mbahet me trute e te “tjereve,” dhe kete tru e paguan sa frengu pulen. Kete loje trush ka filluar dhe Europa ta luaje, se ndryshe do perfundoje azil pleqsh.

    Vertet, sikur dhe nje pjese e vogel e ketij truri te perpunuar te kthehet, Shqiperia do te fitonte shume. Por patriotizmi e me the a te thashe jane vec nje pjese e ekuacionit. Pjeset e tjera jane gjendja e vendit, zgjuarsia e patriotizmi i politikaneve, e keshtu me rradhe, ndaj te cileve ben mire te drejtoje tyten dhe Ypi, e mos merret me gjera qe i njeh vec perciptaz.

  51. Lulian Kodra thotë:

    7 July 2008 @ 10:06 pm

    Hopa, e shef si plasin autokritikat ne shkretetire Idrizo, qe t’a bojme muhabetin pak corap? Shkretetira ne lexim do te thote te kesh lexuar kaq shpesh Ypin, t’a krahasosh me Carlin, a ku di une si e ka ai shoku i emigrantit dhe J, dhe te presesh qe Ypi te shkruaj drejt e drejt, apo ne gjithe ate kritike mos i marresh parasysh humorin. Ypi nuk ka subjektivitet, ka humor. Te trashe e te qelbet, si humor kooperative, po humor, gjithsesi.

    Blendin nuk e shof gjekundi. Nuk therret per nje falenderim reciprok kjo? Apo nuk quhen falenderimet virtuale, i ka bere void Ypi?

  52. J. thotë:

    7 July 2008 @ 10:57 pm

    Shkretetira ne lexim do te thote te kesh lexuar kaq shpesh Ypin, t’a krahasosh me Carlin, a ku di une si e ka ai shoku i emigrantit dhe J, dhe te presesh qe Ypi te shkruaj drejt e drejt, apo ne gjithe ate kritike mos i marresh parasysh humorin.

    Jo mo Lulian, nuk e krahasoj me njeri se skam sesi. Problemi me Ypin është i tillë që fillon direkt nga kombinimi emër mbiemër - Edison Ypi. Një person i tillë me ktë emër nuk ke ça të presësh veç të të thotë se llampën elektrike e ka shpik një fshatar nga Brraka.
    Edhe Ypi nuk ndërron, as emër, as mentalitet, as mënyrë të shkruari apo menduari. Ypi ka për borxh javën tjetër të të shkruajë për një tjetër fshatar Nazipin, apo për një tjetër krijesë të hirshme vizuale me emër Irida. Kaq di të bëjë e kshu di ta bëjë.

    Mungesa, është një tjetër sindrom që të injektohet kur je jashtë. Mungesa e mungesës së dritave, korrupsionit, ujit po dhe në fushën e Ypit - të një humori me vlerë si ai i Carlin. Ypi të jep një gotë me dhallë se atë di të bëjë ai. Këtë herë edhe dhallën e ka ngatërru me hirë.

  53. emigrant thotë:

    7 July 2008 @ 11:10 pm

    J., be nice! Behave, te thone… :P :P

  54. Lulian Kodra thotë:

    7 July 2008 @ 11:24 pm

    Ypi, i gezofsh lotet e kllounit, vete e kerkove plako.

    J. Ti thua se humori ka vlera nga nje humor tjeter? E vertete eshte, por mos e ngaterro me vleren e humorit te Carlin, se humori vjen sipas kohes dhe parashikimit te motit per sot dhe neser mbi vendin tone, e jo mbi vendin e Carlin. Rreshje lokale quhen. E tashti, kur vje moti me dhalle, apo me hire, ti ca do besh, do e pish si te vije, apo do shash meteorologun? Te dyja llojet bohen. Varet ca humori je.

  55. saara thotë:

    7 July 2008 @ 11:30 pm

    yp, pse e permend litarin ne shpine e te varmit…aman leri ku jane ca nga keta me siper, me gjithe kete vrer qe kane fillu me derdh na permbyten edhe shkretetirat virtuale ku vinim rralle me shplodh trute :)

  56. ftjkt thotë:

    7 July 2008 @ 11:30 pm

    Ky kishte kohe qe kishte shkare nga pak por sic duket simptomat qenkan thelluar… Cere humori thoni ju mer, ketu humori paska qene shume i “felle”, aq i “felle” sa vetem Ypi po e kuptoka… na doli Ypi si Kodi i da Vincit, prit se mos ka fshehur ndonje gje poshte Piramides apo Pallatit te Kongreseve …

    Keshilla me e mire Ypo, …. beji nje backup trurit sa se ke pire akoma me … dhalle …

  57. ftjkt thotë:

    7 July 2008 @ 11:36 pm

    Saara, ty te rujt zoti mi gru qe shkon ne shkretetire per te “shplodh trute”… :)

    Nejse, vetem nese ky Ypi nuk e ka pas me dike ne vecanti (p.sh. qe e ka share rende ne sedren e tij), se perndryshe (per mua) ky shkrim eshte ofendues deri ne maximum… problematika dhe mund te qendroje por nuk mund te fyesh nje armate intelektualesh, se te paska mbet hatri me nje forum ku te kan share per dicka qe e kishe gabim ne fund et fundit…

    Si i thone ketij llafi, puna e tij, por eshte e dhimbshme ta klasifikosh edhe nje autor tjeter shkrimesh ne kategorine: Balla, Cani e Co

  58. J. thotë:

    7 July 2008 @ 11:36 pm

    Emo, he was asking for it!! :D Nuk po e ngacmoj më tej ama.
    Lulian, shiko si e mendoj unë.
    Jam në Greqi ti plako, po kjo smë ka pengu që ta “gjej” (nuk po them Carlin për të mos e stërlakuar), po them pikën e referimit. Kjo pikë qëndron larg nga çka mund të ofrojë Ypi.

  59. Finalmente thotë:

    7 July 2008 @ 11:49 pm

    E mblodhi njeditezaj pashai haremin e vet:
    - Me vjen keq, - u tha, - por kam rene ne dashuri me nje harem tjeter.
    Keshtu edhe Ypi: ne si Peshk ia falem zemren, tha, por ai vajti na u sevdallis me… kepucet e Taipit.

  60. kolonjar thotë:

    8 July 2008 @ 1:36 am

    Ky tregimi (akuza) ishte shkruar me stilin tipik te Ypit. Pergjate gjithe shkrimit mbizoteron sentimentaliteti dhe emocioini i autorit nderkohe qe “racionalja” eshte zhdukur.
    Shkrimi ishe vertet i kendshem megjithese qe nga mesi, c’dokush mund te imagjinonte perfundimin dhe mesazhin e autorit shume kollaj….dmth klimaksi u vonua pak.
    Si gjithe autoret edhe Ypi shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij letrarisht. Nderkohe qe nga ana artistike, “tregimi” eshte i nje niveli te respektueshem, mesazhi i tij krijon kontradikta qe ndoshta edhe vete autori nuk i deshiron.
    Perceptimi i Ypit mbi diasporen eshte deri diku i shtrember. Ne thelb, ai mendon se kjo pjese e popullsise eshte shkeputur prej memedheut ne c’do aspekt. Ketu eshte gabimi kryesor i autorit. Ne jemi pjese i po te njejtit popull, i cili me ne fund pati mundesine ti shtrije gjymtyret e tij ne c’do ane te globit. Eshte e pahijshme te pershkruash jeten e emigrantit me nje menyre jetese kaq derogative. Edison! Mos harro se nuk ka ikur njeri nga qejfi.
    Ne te njejten kohe eshte e padrejte te hedhesh poshte kontributin e diaspores……dhe per kete ka shembuj te shumte.
    Tjeter gabim kolosal qe ti Edison nuk arrin ta shohesh eshte vete fakti qe emigracioni perdoret si pergjigje ndaj arsyes se falimentimit te shoqerise se sotme ne Shqiperi. Jam dakort per ta ndare kete pergjegjesi por jo t’ia lesh fajin emigranteve te ikur.
    Nese diaspora do ti harxhonte ditet neper shkretetirat e forumeve, dhe duke kerkuar vajzat virtuale, atehere c’i do keta njerez qe te kthehen????
    Yp! Vendi yne eshte unik, dhe si i tille, ashtu duhet ti zgjidhe edhe problemet. Dicka qe ty s’po ta kap rraketakja eshte se nese kthehemi ne “te huajt”, do mundohemi ti zgjidhim problemet me menyra te huaja. E te tilla Shqiperia ka plot, qe nga specialistet europiane e deri tek ish-komunistat tane qe marrin kurse trajnimin nga perendimoret.
    Problemet tona nuk jane aq kolosale sa duhet te mbledhim gjithe ekspertet e ti sjellim ne Tirane. Jo! Leri dukurite shoqerore te zhvillohen natyrshem. Shoqeria jone ka nje te kaluar unike dhe jo si te vendeve te tjera, keshtu qe dhe problemet tona duan zgjidhje autentike, si te thuash ….shqiptarce. Mos i var gjithe shpresat tek emigranted e shkolluar jashte!

  61. toko thotë:

    8 July 2008 @ 4:35 am

    erTi thotë:
    7 Korrik 2008 @ 9:47 am
    —-
    Te lumte erTi pajtohem me ju ne cdo pike te komentit tuaj

  62. saara thotë:

    8 July 2008 @ 9:17 am

    Ftkjt, jam goxha burre. S’ka rendesi gjithsesi. Rendesi ka nick-u dhe klik-u hahahahahhahahaha i modh ypi

  63. Antrax thotë:

    8 July 2008 @ 10:55 pm

    Shkrimi eshte fantastik. Ky robi ka aftesi shprehese shume te medha dhe besoj se i ka “djegur” 90% te njerezve qe e kalojne kohen kendej,perndryshe nuk ka se si shpjegohet qe e kane share shumica kete shkrim te vecante.

  64. adresa e lumturise thotë:

    9 July 2008 @ 12:17 am

    e kam vene re dhe une kete dukuri, kur shkon nga emigracioni per te vizituar shqiperine ka tipa qe behen xheloza, sidomos ata qe nuk u shkon jeta. Dallohen qe nga fytyra se u iken ngjyra dhe une s’i them fare qe vij nga jashte me. Te tjere, qe kane kaluar disa vite vete ne greqi ose qe kane te aferm jashte jane me te kuptueshem dhe te afrueshem. Moralin se ca bejme ne dhe sa shqiptar jemi ne nuk e vendos dot Ypi.

  65. shqipo thotë:

    9 July 2008 @ 2:52 am

    mos ndoshta saara (dhe antrax) eshte z. Ypi?

  66. Bostonian thotë:

    9 July 2008 @ 5:28 pm

    mos ndoshta saara (dhe antrax) eshte z. Ypi?

    Shqipo, dore me nje. Nuk ka mundesi ndryshe. Mban nick “saara” qe ne mendjen e c’dokujt eshte gjinia femer, dhe thote:

    Ftkjt, jam goxha burre. S’ka rendesi gjithsesi

    S’ka shume rruge. O vete Ypi, o ndonje si thone ketu “fruit” ose shqip troç si thoshin tironsit e vjeter dem baba dem ndonje “kokrra e byth*****”

  67. saara thotë:

    9 July 2008 @ 5:51 pm

    Bostonian, me shkrive. Me hallakate. Kaq shume je nxef per nje batute? Jo s’jam Ypi, po e njoh mire, e s’besoj te jete kaq budalla si une te te pergjigjet ty bodrumeve te bostonit. Me te mira djale.

  68. Bostonian thotë:

    9 July 2008 @ 6:14 pm

    Qe te ishe dhe profet edhe te gjeje edhe se edhe ku isha une, ne c’bodrum, nuk te dija. Ne fakt s’ke faj, halucinacionet jane shenja te zakonshme per disa lloj semundjesh.

    Sinqerisht te sugjeroj nje vizite, por jo tek c’do mjek, vetme tek ata qe quhen psikiater dhe te rekomandoj ti thuash edhe per aftesite e tua prej profeti.

    P.S. Dhe kthe shpejt pergjigje se erdhi ora qe te ikin dritat! E di vete ti se kur vijne pastaj.

  69. artian thotë:

    9 July 2008 @ 6:33 pm

    1-Taipi jeton me gruan dhe dy fëmijë të vegjël.
    2-Taipi punon shumë. Ama shumë - shumë. Dhe ka bërë goxha prokopi; Ka arritur të ketë, një kamion të madh, një traktor të ri të madh të fuqishëm, dy kombajna të mëdha gruri, një lidhëse bari moderne, një veturë, një motoçikletë, një taksi.
    Jo si disa të cilët fillimisht ndërtojnë shtëpinë, pastaj, kur vjen puna për të zgjeruar biznesin, i bien kokës me grushta;
    3-Taipi ka thurur së pari biznesin me gjithato makinerira, toka, kontrata, pastaj ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re.
    4-Taipi ka marrë me ligjin 7501 tre dynym tokë. Pastaj ka blerë katër dynym të tjera. Por s’është mjaftuar me aq pak; Ka marrë edhe 40 dynym të tjera me qera. ca këtu ca atje nga të shtëpive të rehatlinjve të fshatrave rrotull.
    5-Taipi, me gruan dhe dy çunat 14 dhe 11 vjeç, pa rreshtur mbjell, prashit, vadit, korr, kosit, jep e merr, shet e blen, prodhon, më tepër se një qytet i tërë, Bulqiza për shembull.

    Bravo i qofte Taipit dhe zoti i shtofte i natin!
    Keshtu punofte edhe Qeveria,edhe Gazetaret si Taipi!

  70. xhibi thotë:

    9 July 2008 @ 7:11 pm

    Juve emigrantet me duket jeni xheloza per suksesin e Ypit prandaj e ngacmoni. :D

  71. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 7:18 pm

    Xhibi, se ndoshta e ke shok edhe ti si Blendi ktë Ypin :P , a ma përkthen dot se ç’donte të thoshte me fjalën e fundit tek kjo shprehje:

    Taipi punon shumë. Ama shumë - shumë. Dhe ka bërë goxha prokopi; Ka arritur të ketë, një kamion të madh, një traktor të ri të madh të fuqishëm, dy kombajna të mëdha gruri, një lidhëse bari moderne, një veturë, një motoçikletë, një taksi.

  72. Era thotë:

    9 July 2008 @ 7:21 pm

    Ne fakt une u bera shume xheloze me Ciljeten. Po meqe s’kam c’ti bej Ciljetes ju ktheva Ypit. Si i thone asaj fjales “s’ke c’i ben gomarit i bie samarit”.

  73. Era thotë:

    9 July 2008 @ 7:29 pm

    Edrus,

    Vepra te tilla nuk shkruhen perdite. Si i thone “once in a life time”. Tani mos pretendo qe emigrantet e shkrete te kuptojne nje gjuhe kaq te sofistikuar si e Ypit.

  74. xhibi thotë:

    9 July 2008 @ 7:30 pm

    Era, te jesh e sigurt qe dedikimi i Ypit per Ciljeten nuk ka te beje aspak me pamjen apo reputacionin e saj apo me nevojat e Ypit.

    Edro, ajo fjalia do te thote qe Ypi eshte i preokupuar me vegla qe punojne token, sepse … vazhdoje vete tani.

  75. mroklla thotë:

    9 July 2008 @ 7:37 pm

    …një veturë, një motoçikletë, një taksi

    Hahahahaha!
    Nuk e kisha kap kete! :)
    A nuk i kane pas thone “taksi” ca rob n’Shqipni cdo veture?
    Ypi ben “relapses”! Nje here i thote “voture” (ose vuture si n’a Mavrova), nje here i thote taksi! Me demek, “i sofistikuar” por “i thjeshte”, qe nuk e harron nga vjen! :)

    Iiiii, sa i keq! Sans drite! :)

  76. emigrant thotë:

    9 July 2008 @ 7:49 pm

    “bodrumeve te bostonit”

    wow!…

    Ore megjithmen, a e shpjegon dot njeri deshiren dhe manine e shqiptareve te “andejshem” per te denigruar sa me shume shqiptaret e “kendejshem”; per ti bere me cdo cmim te lajne banjo apo bythe pleqsh?

  77. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 7:50 pm

    Je i keq mroklla, te keqinj. Nese ne kemi nevoje perte pare drite, ju keni nevoje per modesti.” :P

  78. artian thotë:

    9 July 2008 @ 7:54 pm

    Po se kuptoni qe te gjitha i ka fut nga xhepi Ypi,na u bo Taipi si me qene i dam me dysh,sa ke motrcikleta,tek taxia(puno noten)tek kamioni tek traktori(pu sa i fuqishem Taipi) tek dy autokombajnat, a fle ky rob a nuk fle, e puno “dynymin” noten , apo ja le koopertatives ! :)

  79. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 7:55 pm

    Era, edhe ti shumë lart e mban hundën :P …. si nga amerika që je, duhet të ishe bërë xheloze për “pastrusen e Ypit” :P (s’e di nëse e ke lexuar shkrimin e tij për të gjetur pastruese)

  80. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 7:58 pm

    Artan, prandaj ja kishte zgjedhur emrin Taip… ndryshe do e quante …Tazdryp

  81. Era thotë:

    9 July 2008 @ 8:03 pm

    Edrus,

    Une me pare nuk kam patur kohe. Po tani qe u mbyll ky azili i pleqve ku pononja thashe te lexoj ndonje gje qe te mos vdes injorante. Shiko mos e gjen ate historine e pastruseve. Kushedi ka Ypi ndonje keshille per ne pastuesit e Amerikes.

  82. Iris thotë:

    9 July 2008 @ 8:05 pm

    Pse e nxorret temen nga varri? Qe te na zilepsni me zor???

  83. xhibi thotë:

    9 July 2008 @ 8:08 pm

    Edro te takon ty tani te besh avokatin e Ypit tek kjo teme. Ja ke dhe Irisin per ndihme.

    Si mendoni juve, pse jane te paafte emigrantet per te kuptuar mesazhet e Ypit? :D

  84. !!! thotë:

    9 July 2008 @ 8:08 pm

    #
    Iris thotë:

    9 Korrik 2008 @ 8:05 pm

    Pse e nxorret temen nga varri? Qe te na zilepsni me zor???

  85. toko thotë:

    9 July 2008 @ 8:08 pm

    …a e shpjegon dot njeri deshiren dhe manine e shqiptareve te “andejshem” per te denigruar sa me shume shqiptaret e “kendejshem”; per ti bere me cdo cmim te lajne banjo apo bythe pleqsh?..
    ——-
    Emigrant, Shpjegimi sic e mendoj une eshte se kjo vjen se ata te andejshmit e ndjejne veten te fyer kur ne themi se andej eshte bere “rumpalle” dhe mbase japim edhe ndonje mendje si mund te ndryshoj kjo rumpalle. Per inat ata krijojne historira me banjo budrume dhe b… pleqsh.
    Nuk them se nuk ka te tille, por ne pergjithesi ata qe jane ne bodrume, banjo apo lajne ato gjerat e pleqeve jane atje se atje ju pelqen te jene. Ata te andejshmit nuk e kupotjne se ketej na eshte dhene mundesia te jemi ne ate nivel shoqeror ku duam te jemi .
    Atje ku jemi varet nga sa shume e dashurojme ate ku duam te jemi.
    Shkurt eshte ceshtje inati, i njeti inat qe ka dhe Ypi dhe Spiropali etj “U bete ju te na jepni mend”
    Nganjehere edhe ne e teporjme nuk them se jo. Edhe ne duam nganjehere te shesim mend se ne “ja kemi hudh halleve, lum si ne, dhe mjere ju” Por sido qe te jete ne kemi arsye ata jo.
    Problemi qendron se ata andej jetojne me djersen tone dhe nese kjo sju pelqen ne vend qe te ndryshojne dhe te jetojne pa na e pasur ne nevojen, fillojne denigrojne ndihmen tone. Ske ci ben keta jemi

  86. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 8:17 pm

    Ju që shani Ypin jeni një tufë injorantësh që nuk keni kuptuar gjë as nga letërsia dhe as nga jeta… por do rriteni dhe do piqeni edhe juve.
    Përfitoj nga rasti që ti përgjigjem kërkesës së Erës për t’ju kujtuar të gjithëve Dashurinë (e mirëfilltë) të Ypit dhe për klasat e rëndomta, ku mishërimin e tyre mund ta gjejnë tek figura e pastrueses.
    Jeni thjeshtë të zbrazur mendërisht dhe pasionalisht, ku dhe ato pak energji që ju ngelen nga dita e punës i harxhoni përpara një kompiuteri dhe me shfryrjet dhe sharjet tuaja vetëm se fshihni zilinë tuaj që një person që mund të ketë dyfishin ose trefishin e moshës tuaj vazhdon të bëjë akoma seks… ndryshe nga ju që mezi prisni Lumen ose Mozën që t’ja u çojë një çikë moralin.

    P.s:Xhibo… si tu duk :)

  87. J. thotë:

    9 July 2008 @ 8:28 pm

    Përfundoi larja e ythës këtej nga mua me great success.
    Ku është ai Ypi, tia hedh në turinj këto brekët e plakës…që të ndihem mirë?

  88. bukpeshku thotë:

    9 July 2008 @ 8:34 pm

    ky shkrim eshte :

    Polystyrol
    Poliestireno.
    Polystyrene.
    Πολυστυρένιο.
    Polystyren.
    Polistirena.
    פוליסטירן.
    Polystyrène.
    Полистирол.
    聚苯乙烯..
    Polystyreen.
    Poliestireno.
    ポリスチレン..
    Polistirenas..

    ps : doni mò? :lol:

  89. Era thotë:

    9 July 2008 @ 8:51 pm

    Une po ja dergoj njehere resumene Ypit. Thoni te jete duke kerkuar pastuese akoma?

  90. Iris thotë:

    9 July 2008 @ 8:57 pm

    Pikeçuditese ça ke?
    Xhibi Edrusi s’ka nevoje per ndihmen time :-)

  91. D.V * thotë:

    9 July 2008 @ 9:07 pm


    t_red Shkruaji mesazh privat thotë:
    Amazona Shkruaji mesazh privat thotë:
    eT thotë:
    Peshku Fluturues thotë:
    edrus Shkruaji mesazh privat thotë:
    erTi Shkruaji mesazh privat thotë:
    emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:
    J. thotë:
    toko thotë:
    xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:
    artian thotë:
    mroklla thotë:
    edrus Shkruaji mesazh privat thotë:
    Era thotë:
    xhibi Shkruaji mesazh privat thotë:
    shqipo Shkruaji mesazh privat thotë:
    Qafir Arnaut thotë:
    Permetari thotë:
    avocados thotë:
    tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:
    Idris thotë:
    ftjkt thotë:
    Era thotë:
    artian thotë:
    bukpeshku thotë:
    kolonjar thotë:
    Finalmente thotë:
    kolonjar thotë:
    Bostonian thotë:
    Qafir Arnaut thotë:
    edrus Shkruaji mesazh privat thotë:
    artian thotë:
    saara Shkruaji mesazh privat thotë:
    Antrax thotë:
    Ibret-Yalem thotë:
    Moza thotë:
    Lulian Kodra Shkruaji mesazh privat thotë:
    Leon thotë:
    Idris thotë:
    edrus Shkruaji mesazh privat thotë:
    tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:
    adresa e lumturise thotë:
    belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:
    Iris thotë:
    edrus Shkruaji mesazh privat thotë:


    *dora vetë :lol:

  92. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 9:34 pm

    O Iris… kemi nevojë për këdo që mund ti thotë një fjalë të mirë Erës, që të mund ta këshillojë… ta urdhërojë…. moj po fundja dhe ta lidhin :) .
    Era, qënke dhe ti si puna ime… nuk njef shumë “botën e Vip-ave shqipëtarë”, por nëse ndjek pak këtë filmin do të më japësh të drejtë (ose ndryshe do bëj thirrrje të gjithë emigrantëve të botës që ti drejtohen komisionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të të marrë në mbrojtje :P ).

    P.s: Tek filmi ajo goca nuk është Ypi…. bile as ai çuni që banon në Amerikë :P

  93. Amazona thotë:

    9 July 2008 @ 9:45 pm

    D.V !

    Te lutem fshije emrin tim nga lista e mesiperme!

  94. erTi thotë:

    9 July 2008 @ 9:51 pm

    Të lutem ma fshi dhe mua !

  95. Era thotë:

    9 July 2008 @ 9:52 pm

    Po te thashe pra qe kam 10 vjet qe pastroj azile pleqsh dhe nuk kam patur kohe per VIP-a shqiptare.

    Une kisha shprese se po me ndihmon ndonje per ate punen e pastruses ti shkon e ma pret vrullin.

  96. emigrant thotë:

    9 July 2008 @ 9:53 pm

    Amazona, nuk e fshin dot tani ai edhe me dash. Pune dreqi… :P Po nje falje mbas komenti prap e pranojme ne. Qelepir eshte…. Se shiko, ja hoqi Ypit gjithe mundesine per te reflektu e mbase per tu pendu (helbete, njerez te gjalle jemi, te gabosh eshte njerezore, thone) si dhe ne “te shareve” na heq mundesine e rralle me u tregu hyjnore, dmth me fale.

    @ DV: nga ana tjeter, nuk mund te them qe s’om i impresionum nga niveli teknik i shfaqur. :) Ene boll e thellove luften e klasave.

  97. Amazona thotë:

    9 July 2008 @ 9:56 pm

    Me ngjan si Peticion …

  98. anonim thotë:

    9 July 2008 @ 9:59 pm

    Era,

    ti ke mbaruar gje matematike ne Tirane dhe je nga Korca?

  99. D.V thotë:

    9 July 2008 @ 10:00 pm

    mirë o mirë :lol:

  100. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 10:07 pm

    D.V edhe unë atje në fund fare ;)

  101. Amazona thotë:

    9 July 2008 @ 10:08 pm

    Peshq,jeni kontradiktore!

  102. drini thotë:

    9 July 2008 @ 10:09 pm

    Akoma merreni me EDISON RR-YPIN???me habisni edhe ju, edhe ankoheni edhe shkoni e ja ngrini permendoren.
    D.V futu-te in gura unde ai gasit bai muie poza aia, la piata Romana?:)

  103. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 10:12 pm

    Amazona, flet kështu se s’ke bo Materializëm dialektik ti :P (s’ke si ta njohësh “luftën e të kundërtave” dhe vlerën e saj në çuarjen përpara të shoqërisë :)

  104. xhenius thotë:

    9 July 2008 @ 10:12 pm

    Do jetë tmerrësisht befasuese kur të konstatosh sa e lehtë është pëmes Internetit të jesh Djall të paraqitesh Krisht, të thuash se je Muhamet kur në të vërtetë s’je veçse Lugat, të jesh katandisur në varr dhe të hiqesh si djep. Ky entuziazëm, kjo eufori, do vazhdojë derisa të arrish te gjërat e thjeshta fare, ato me gradë komplikimi zero. Aty do mahnitesh pafund duke vënë re se ndërlikimi zero që i korrespondon zgjimit do pasohet nga kënaqësia infinit që i korrespondon gjumit.

    i madh Ypi

  105. Amazona thotë:

    9 July 2008 @ 10:18 pm

    Endrus!

    “s’ke bo Materializëm dialektik “…

    Me kujtove zyshen e Marksizmit… ne ato kohe…

  106. javol thotë:

    9 July 2008 @ 10:23 pm

    drini, bat notën nau :D

  107. edrus thotë:

    9 July 2008 @ 10:25 pm

    Amazona, ka të drejtë Xhibi kur thotë se janë të gjithë nostalgjikë këtu :P

  108. Iris thotë:

    9 July 2008 @ 10:27 pm

    I mbaruat punet juve qe beni llogje ketu??? Ndaj s’ecen para Amerika se rrine shqiptaret gjithe diten te peshku pa uje.

  109. Amazona thotë:

    9 July 2008 @ 10:28 pm

    Po,nostalgjike me Ypin-Narcist…

  110. Iris thotë:

    9 July 2008 @ 10:38 pm

    Une s’e kisha lexuar ndonjehere Ipin perpara Ciljetes dhe as e kisha pare para emisionit ku ishte Blendi. Komentet tuaja ama te tipit : Ypi me pelqeje po tani e ke prishur doren! i mora ne mirebesim dhe thashe se mbase me verte ka rrjedhur me kalimin e kohes i shkreti. Tani qe lexova kete punen e pastrueses mora vesh qe paska qene manget qe me pare. Po ama po me habisni dhe juve qe e quanit mjeshter te fjales.
    Sidoqofte ne mbrojtje te Ypit eshte fakti qe s’qenka i martuar.S’e komentoj me per keq, me vret Zoti se paska hall te madh!
    Ju mire beni te nxirrni mesim te mos ngeleni pa grua/burre! :-)

  111. xhibi thotë:

    10 July 2008 @ 12:44 am

    Iris, do te thote qe ti nuk ke arritur akoma ne ate nivel letraroartistikointelektualomemedhembjedashes qe te dish te vleresosh shkrimet e Ypit.

    Pyet Edrus nese nuk me beson, se dhe atij iu desh te bente nje kurs 3 muroj qe te arinte te kuptonte talentin e ralle te Ypit.

  112. Iris thotë:

    10 July 2008 @ 7:39 am

    Xhibi ty te te vije turp qe nderron mendje çdo 10 postime!Nga vetja jote ne radhe te pare e nga ne pastaj.

  113. xhibi thotë:

    10 July 2008 @ 8:20 am

    Ashtu eshte ne fakt. :D

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com