Bar Peshku
e.T.
17 Janar 2007
…ishte i kendshem.Eshte i kendshem.
Pronaret e tije nuk jane kursyer per ta bere ate te madh, shum te madh.Dikush thote qe e kane bere me parate e Sudes.Dikush tjeter me parate e nje togfjaleshi qe ende se kam kuptuar, ramo-ruco-brucu-losis.
Fakt eshte qe eshte i madh. Si ç’do gje e krijuar nga njeriu , kjo gje ka anen e mire dhe ate jo te mire.
Ana jo e mire eshte se ky lokal nuk ndriçohet kurre teresisht.Kur ndizen poçat e nje pjese te salles, nje pjese tjeter mbetet ne erresire. Dikush thote se eshte faji i elektriçistit , dikush tjeter i kryeministrit.
Fakti qe energjia elektrike shkon e vjen , ben qe edhe sistemi ngrohjes te shkoje e te vije.
Kur nje cep i salles eshte i ngrohe , tjetri eshte kallkan.
Tek bar “Peshku” nuk serviren pije , ato merren me vete. Tek bar “Peshku” njerezia shkon per te lozur.
Megjithese tavolina te lira ka plot , pjesa derrmuese rri ne kembe , leviz nga nje tavoline ne tjetren per te pare si lozin te tjeret. Tek e fundit ne shahun e lozim me mire kur e shikojme se sa kur kemi kundershtarin perballe.
Per te lozur eshte e thjeshte , merret nje nofke dhe ulesh ne tavoline.Ne tavoline ka nje “vegel”te cilen s’eshte e veshtire ta perdoresh nese i vogel ke lozur “guraçokthi”
Lojtaret e kane surratin me bojra, me shume bojra.Njehere jeshile, njehere blu ,njehere te kuqe. Ngjyrat ndryshojne sipas fazes se lojes.
Spektatoret e kane surratin te lyer me boje te padukshme, me nje fjale te padukshme.Ata nuk ecin , rreshqasin nga nje tavoline ne tjetren. I tille isha une deri nje dite te nxehte gushti , vitin e shkuar.
Ate dite te nxehte gushti une hyra sa per te pare , si gjithmon , kur pashe vellane te lozte me te tjere vellezer .Vellezer virtual quhen kete mijevjeçar. Vellezer me Bill i quaj une pa harruar dhe ate te molleve qe s’me kujtohet emri
“Shhht” mos loz tha dikush , dhe une hyra ne loje.
Si njohes i mire i bareve jo virtuale , kam vene re se kudo ka nje dore klientesh stabel.Ata i thone mirmengjes pronarit kur hap lokalin dhe naten e mire kur e mbyll. Tere diten aty.Zakonisht jane pensioniste , dy tre ore gjum ne dreke e prap aty.
Ajo qe me preokupoi pasi hyra ne loje dhe njoha disa lojtare, ani se me nofke , ishte niveli i tyre i larte intelektual. Kush filozof , kush poliglot , kush akademik , ne vend qe te loznin, vrisnin kohen.
Njesoj si dikur , topi eshte i imi. O Llukan pse ma more topin? etj,etj.
Nuk te pelqen loja ? krijoje lojen! kisha deshire tu thoja, te vij dhe une te loz tek parku yt i lodrave. Kush te ndalon ?
Por si mund tua thoja te bijve te mijevjeçarit te ri ? Te gjithe te vaksinuar , te mirearsimuar.
SI???
bar Peshku eshte i madh
21 January 2007 @ 10:36 pm
Eh, eT eT. E ke vene re qe shpesh psheretij kur permend emrin tend keto kohet e fundit?
:) Nejse, shkrim i lezetshem, dhe me vertetesi.
21 January 2007 @ 10:46 pm
e.T nuk mundem kurre te te deshifroj deri ne fund,e ketu eshte suksesi yt.Por me terheq e marrte e mira,je pozicional ,snaiper,vrojtues i holle.Nganjehere kam”frike “prej teje se kam ndjesine qe je gjithnje aty.
e.T u ç’bere!?!?
21 January 2007 @ 10:50 pm
e.T
na trego menune e barit.
21 January 2007 @ 11:10 pm
“gelltit diku nje luge çorbe te prishur,dhe pastaj vjell gjithe jeten”
dhe te rrije me burrrra
e shikon,qe po te mos te shikoje ate ‘pijanecin’ e vellait tend te madh,tani do te ishe ulur ne divan dhe do te ishe duke pare ‘amici’di Maria :)….prandaj duhet t’i thuash faleminderit vellait qe te beri burre dhe te hyje klubeve
21 January 2007 @ 11:37 pm
Komplimenta BAR PESHKU! Nje zgjidhje origjinale qe kerkon ide origjinale dhe kontribut origjinal…
Ai vellai tjeter i Billit, mos ndoshta e ka emrin Macintosh???…
Ndoshta ketu te BAR PESHKU ka ardhur koha te regullohet pak ajo shprehja e famshme e La Fontenit…
Sa me shume njoh njerezit, aq me shume dua kafshet…
une do te thoja… si nje nga peshqit me te rinj…
SA ME SHUME NJOH NJEREZIT, AQ ME SHUME DUA PESHQIT…
pra…
njerezit qe frekuentojne BAR PESHKUN…
URIME…
22 January 2007 @ 8:50 am
a beni ulje cmimi per ata qe pijanecet e regjur???
22 January 2007 @ 4:45 pm
Sic po thoshte e.T, ketu pijet sillen me vete, çmime nuk ka…
do ta ndash rakine me ne ti?
22 January 2007 @ 6:52 pm
si gjithe pijanecet e tjere edhe une po pij kacurrelin e dites me luspa.
me thene te drejten, ky bar me ka terhequr me shume se tere te tjeret qe i nderoj me pranine time here pas here (hic fare autoqejf)
e.T. je nje nga menute me te kerkuara ketu, sidomos per faktin qe te ushqen vetem pak dhe te le gjysem te uritur.
jam shume e kenaqur qe edhe ti po “luan” me kalamajte e tjere, edhe kur na shkul bishtalecat ndonjehere.
22 January 2007 @ 7:11 pm
Blete,mos e shiko qe bo ashtu si ‘gangster’ ai,se ne te vertete eshte shume i turpshem :).
s’e ke vene re qe i thote fjalet me pikatore??
22 January 2007 @ 10:18 pm
ooo bar peshkuuuuuuuu
ooo bar peshkuuuuuuuu!!!!!
Dhjete Urdherimet permbajne 279 fjale,Deklarata per Pavarsine E Amerikes 300 fjale dhe dispozitat e Komuniteit Europian mbi importimin e karameleve 25.911
me jepni te piiiiiii e te dehem !!!!!

6 August 2008 @ 2:01 pm
të lezetshëm zogjtë e rinj
6 August 2008 @ 2:26 pm
6 August 2008 @ 2:37 pm
najs
6 August 2008 @ 5:25 pm
Aklli,Beni, Ceni, dilni dilni se pushun zogjt.
po cicrojn adminat tash.
6 August 2008 @ 5:27 pm
Hajre, i ke bere emrat si mbreti grate
6 August 2008 @ 5:32 pm
jom kthy n’identitet
6 August 2008 @ 5:35 pm
Identitetin e ke ne krye te shkrimit
19 August 2008 @ 8:38 pm
@swed1 faleminderit !
@zana faleminderit !
@alb faleminderit !
@edrus faleminderit !
@ilirian faleminderit !
@flavio faleminderit !
@blend faleminderit !
@blete faleminderit !
@laurent faleminderit !
@akulnaja faleminderit !
@censura faleminderit !
@llukan faleminderit !
faleminderit dhe ju hajrira e arbenra !
ju siguroj qe kritikat tuaja,verejtjet,sygjerimet e vyera do te me ndihmojne ne vazhdimin e kesaj vepre te cilen me sa duket e kam lene paksa pas dore.
19 August 2008 @ 8:42 pm
Çer ishin kto falenderime mer???
Tu dridhte dora me na i mbush nga një gotë të gjithëve???
Bath bath pa një kokërr ky muhabet
20 August 2008 @ 11:56 pm
eT para se te fillont te barpeshkezohej dhe vete, si fillim mori me qira nje apartament anash lart qe ta kete si pike vrojtimi perBar Peshkun