Bulqizë, minatorët hyjnë në grevë urie
Nga Bulqiza, Kristi Pinderi
21 minatorë të minierës së Kromit në Bulqizë u futën sot paradite në një
grevë urie, në një prej lokaleve në qendër të qytetit.
Gjatë ditës së sotme, minatorët u vizituan në ambientin ku po zhvillojnë
grevën, nga disa aktivistë të Lëvizjes MJAFT!
“Ne kërkojmë 50 përqind rritje të rrogave tona dhe përmirësimin e
menjëhershëm të kushteve të sigurisë në punë”, tha Agim Mero, një prej
grevistëve.
Jashtë ambienteve të lokalit, rreth 30 metra katrorë të gjerë, ku 21
minatorët kanë hyrë në grevë urie, gjenden dhjetëra minatorë të tjerë, të
cilët mbështesin këtë grevë.
Kushtet e grevës duken tejet të vështira, duke qenë se edhe temperaturat e
ditëve të fundit kanë kapur shifrën 40 gradë në qytetin e Bulqizës.
Grevistët refuzojnë të pijnë edhe ujë, ndërkohë që jashtë lokalit ku ata
janë ngujuar, gjenden dy policë të Komisiariatit të Bulqizës, të cilët u
thanë përfaqësuesve të MJAFT! se kishin marrë përsipër të siguronin rendin
dhe mbarëvajtjen e grevës.
Vec rritjes së rrogës dhe përmirësimit të kushteve të punës, ata kërkojnë
dorëheqjen e drejtuesve të administratës së minierës.
“Kërkesat tona janë thjesht ekonomike dhe jo politike”, tha Sali Alliu,
një tjetër grevist.
Prej ditësh minatorët e Bulqizës kërkojnë nga ministri i Ekonomisë Genc
Ruli që t’i takojë e të dëgjojë kërkesat e tyre. Ky i fundit, sipas
minatorëve, refuzon të takohet me ta. Grevistët thanë se nuk do ta dalin
nga greva, deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Bashkë me grevistët në ambientet e lokalit ndodhet edhe një përfaqësues i
Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. “Ne i bëjmë thirrje kryeministrit
Sali Berisha, që të dalë mbi ministrat e tij dhe të marrë mundimin të
dëgjojë kërkesat e këtyre minatorëve”, tha ai, ndërsa shtoi se, “nëse
ministri i Ekonomisë Genc Ruli nuk do të jetë në gjëndje ta zgjidhë këtë
problem, atëherë ne do të kërkojmë dorëheqjen e tij”.
Minatorët duken të gatshëm që ta shtrijnë protestën e tyre edhe në Tiranë.
Ndërkohë, familjarë të ndryshëm të tyre kanë vendosur që të hyjnë
gjithashtu në grevë urie, në ambientet e shtëpive të tyre.
“Ne ndodhemi këtu për të mbështetur deri në fund kërkesat legjitime dhe të
drejta të këtyre minatorëve që punojnë e jetojnë në kushte të mjerueshme
ndërkohë që si shpërblim marrin disa paga qesharake”, tha Elisa Spiropali,
aktiviste e MJAFT! e cila ndodhet aktualisht në Bulqizë bashkë me
aktivistë të tjerë.
“Ne ndihemi shumë të tronditur nga kushtet çnjerëzore në të cilat këta
kryefamiljarë duhet të punojnë cdo ditë. Por më çnjerëzore është
indiferenca e shtetit shqiptar karshi kësaj situate”, tha Leart Kola
(MJAFT!).
Ndërkohë, Andi Kananaj (MJAFT) siguroi se kjo lëvizje do të vazhdojë të
mbështesë kërkesat e minatorëve, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më
shumë.
25 June 2007 @ 5:58 pm
Miniera ( shfrytezimi i saj) eshte private ? ( Kam parasysh ketu shkrimin e Ypit) Pse kerkojne takim me Rulin? Kush jane administratoret ( pronaret) e shfrytezimit te minieres? Po sindikate a kane keta minatoret ? Nuk permendet fjala sindikate azgjekundi ( as ne shkrimin e Ypit).Ne rast se shfrytezimi pra dhe paguesi i minatorve eshte privat mendoj se ata i kane drejtuar gabim kerkesa te tyre. Ne rast se nuk kane sindikate perseri mendoj se po skarifikohen pa ndonje perfitim.
Me vine nderment fjalet e Ypit dhe vertet te vjen keq, shume keq per ta.
Mbase Mjaft duhet ti ndihmoj ne keto drejtime. Dikush duhet ti mesoje rreth menyres se si nje greve te jete efektive ne te kundert kam firke se azgje nuk dot e fitojne, Keshut sic eshte organizuar duket me shume se do te shfrytezohet per politke dhe kuptohet ne kete forme marin fund kerkesat e tyre ekonomike. Sa keq shume keq
25 June 2007 @ 6:01 pm
Ops paska diku per konfederaten e sindikatave te pavarura, por perseri vec nje perfaqsuees qe te lepershtypjen se nuke shet organizuar nga sindikata lexo me poshte
——————–
…..Bashkë me grevistët në ambientet e lokalit ndodhet edhe një përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura. “Ne i bëjmë thirrje kryeministrit
Sali Berisha, që të dalë mbi ministrat e tij dhe të marrë mundimin të
dëgjojë kërkesat e këtyre minatorëve”, tha ai, ndërsa shtoi se, “nëse
ministri i Ekonomisë Genc Ruli nuk do të jetë në gjëndje ta zgjidhë këtë
problem, atëherë ne do të kërkojmë dorëheqjen e tij”……
——————
Pra perseri dilet nga ekonomike ne politike ne rast se verte Miniera eshte private.
25 June 2007 @ 6:03 pm
Ne mos gabohem, atje nxirret ferrokrom me perqindje te ulet karboni, me vlere mesatare shitblerje te 3000 dollar toni.
25 June 2007 @ 7:53 pm
Tomi, po te sqaroj ne lidhje me pyetjen tende per sindikatat. Atje ka sindikate, te pakten sic thote reportazhi, por Konfederata e Sindikatave (KSSH) vjen nga koha e Enver Hoxhes, dhe eshte e reformuar. Ata nuk jane ne gjendje te detyrojne Genc Rulin qe ti prese. Keshtu ndodhi dikur me ca punetore miniere qe aderonin tek KSSH dhe ne fund shkuan i kerkuan ndihme Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise (BSPSH), dhe Gezim Kalaja asokohe President, ka bere 70 km per tre dite ne kembe nga Bulqiza ne Tirane dhe e detyroi Viktor Doden te dale ti prese. Kete qe te them merre te mirefillte sepse kam qene vete aty, kam punuar ne ate ambjent dhe te them se Kol Nikolla, presidenti aktual i KSSH nuk ka fuqi ta detyroje Rulin ti prese ne takim. Tomi, sa per dijeni minierat jane private, por edhe pse keshtu BSPSH ka pase lidhur dhe rinovuar kontratat edhe me punedhenesin privat. Po ke ndonje pyetje tjeter ose paqartesi, thuaje dhe une me aq sa di do mundohem te te pergjigjem.
25 June 2007 @ 10:29 pm
Altona faleminderit per pergjigjen
Perseri nuk kuptoj ( jo me ju por ju mund te me ndihmoni) perse i kerkohen kerkesat Qeverise kur kontrata eshte me sipermarsin. Nuk e di cfare mund te bej qeveria. ( Kuptohet vec nderhyrjes per ndihne por jo shume ne dore deri sa ka pronare dhe marveshje eshte midis KSSSH dhe pornarit.)
Mendoj se kjo porteste do te politizohet si shume te tjera dhe nuk kuptoj arsyen perse. Ne bote te paken ketu jetojme Greva behen kunder atij qe te paguan dhe ke kontrate. Ne kete rast pornarit. Duke bere greve nderpret prodhimin qe krijon humbje per pronarin etj etj. Ndersa sindikata eshte perfaqsuesi i punetoreve qe takohet e ben marveshje me paguesin dhe njekohesisht nga fondet e saj ( kuaotat e anetareve) ajo paguan punetoret nje % te pages kur behet greve. Cfare hyn ne loje qeveria une kete nuk e kuptoj.
25 June 2007 @ 10:47 pm
Tomi, jam shume i lodhur plako te shkruaj gjate dhe per here te pare nuk paskam deshire te shkruaj per dicka qe e pashe dhe e perjetova vete sot ne Bulqize! Ndoshta eshte lodhja, nuk e di.
Po, shfrytezimi i minieres eshte privat. Ka sindikata sa per fjale plako, si ajo e Gezim Kalase, qe sipas minatoreve i ka mashtruar, i ka kercenuar e nuk i ka mbeshtetur. Si kjo tjetra, Konfederata, qe ashtu sic tha Altona, duket se nuk ka pothuajse asnje force te perballet me kete problem.
Pse duhet te takohen me Genc Rulin? Sepse po flasim per nje problem qe ne mos e mendon te rendesishem, te pakten qe sot duhet te kuptosh qe eshte nje njolle me shume ne kete vendin tone te mbushur me halle: jane 100 minatore qe kane firmosur per te hyre ne greve urie, pra per t’u vetesakrifikuar. Kaq! Mjafton kaq, qe ne nje vend normal ministri i linjes te alarmohej, te tentonte te kuptonte, apo hajde mo te bente minimumin per te treguar se eshte i hapur per te degjuar te gjithe palet.
Nuk do me harrohet fytyra e babait te 9 vajzave, 50 vjecar, i cili pasi e pyesje se cfare do i thoshte deputetit, apo kryetari te bashkise apo kujtdo tjeter qe sipas tij mund te kishte dicka ne dore qe zeri i tij tashme prej te papuni te degjohet, pergjigjej me perulesine dhe maturine absurde qe shqiptaret ende e praktikojne: do i uroja suksese ne pune… Ai, babai i femijeve yje te bukur qe i priste nje fat i tmerrshem, qe ngopim barkun me buken e siguruar nga 65 mije lek (te vjetra) ne muaj, nga te cilat 30 shkonin per qerane e shtepise, pikerisht ky njeri i uronte ATIJ (kujtdo qofte), suksese ne pune…
Nuk mundem, sic thashe, ngaqe jam i lodhur fizikisht a kushedi pse, qe tu pershkruaj cfare pashe atje. Por di te them me sinqeritetin qe me ka falur kultura e familjes sime, dhe pervoja e nje djali te rritur vetem, qe ajo qe pashe atje nuk ishte vetem mjerim… Ajo ishte SHFRYTEZIM. Ne hundet e nje shoqerie vertet me plage ende te hapura, ama te nje shoqerie qe pretendon te ece perpara e sheruar, jo me e semure.
Tom, ti me permend ketu fjalen politike! Dhe nuk ben keq kur pyet permes fjalive qe kane neper te kete fjale, ndonese eshte kaq fyese te masesh mjerimin dhe vuajtjet e atyre qenieve te shperfytyruara me aludime dhe konspiracione te tilla. Qe ne fund te fundit, edhe nese ekzistojne, ashtu sic padiskutim ekzistojne, mua, personalisht, nuk do te arrijne te ma heqin nga mendja jo me fytyrat e kryefamiljarave qe shkojne nen toke, apo asaj nenes qe mbante ne krah nje foshnje ne dhomen ku qendronin ulur edhe 9 femijet e tjere te saj, teksa pyeste: si t’ia bej me 65 mije lek, por mbi te gjitha s’do mi hiqte nga mendja fytyrat e femijeve ne ate qytet.
Sot, nuk mendoj dot tjeter gje, vec ato fytyra. Sapo kam te fresket perjetimin nga libri “Gjuetari i balonave” (The Kite Runner), e ndoshta me ndjeshmerine qe te shkakton ai liber, mundem, sic duket, te lodhem keto kohe nga muhabete te tilla konspiracioni politik, e te mendoj vetem per femijet qe vuajne… E qe ska rendesi nese jane ne Kabul, apo ne Bulqize…
Ndaj, une, nuk te pergjigjem dot plako!
Kam filmuar rreth 1 ore ne Bulqize dhe neser, ne MJAFT do te kemi nje konference per shtyp. Po mendoj te gjej nje mundesi qe te pakten disa minuta nga ato xhirime ti ndaj edhe me ju. Besoj se sdo jete e veshtire teknikisht.
Naten, per sot!
25 June 2007 @ 10:52 pm
e qe paskam shkrojtur gjate megjithate!!!! Tani e pashe
25 June 2007 @ 11:08 pm
Klajd e lexova me shpejtesi shenim tuaj Nuk gjeta pergjigje vec perfocim te asaj qe them une Ju thoni
klajdevour thotë:
25 Qershor 2007 @ 10:47 pm
…Pse duhet te takohen me Genc Rulin? Sepse po flasim per nje problem qe ne mos e mendon te rendesishem, te pakten qe sot duhet te kuptosh qe eshte nje njolle me shume ne kete vendin tone te mbushur me halle: jane 100 minatore qe kane firmosur per te hyre ne greve urie, pra per t’u vetesakrifikuar. Kaq! Mjafton kaq, qe ne nje vend normal ministri i linjes te alarmohej, te tentonte te kuptonte, apo hajde mo te bente minimumin per te treguar se eshte i hapur per te degjuar te gjithe palet. ….
—–
Pra me pak fjale ju pranoni se eshte problem politik.( Ministri te jape doreheqjen se nuk degjon dicka qe nuk ka ne dore) Derisa ketu futet ne loje qeveria si pergjegjese jo juridike e kesaj masakre qe une pajtohem plotesisht dhe te jap te drejte. Perseri nuk e kuptoj cfare mund te bej qeveria ndaj pornarit. Ti rise taksat, kjo eshte e vetmja qe ka ne dore. Ta nxjere jashte shqiperise ka kontrate dhe ligje per kete. Me thuaj cfare presin minatoret nga qeveria? Cfare kerkojne ata te bej qeveria per ta. Ne rast se miniera do te ishte shtetrore atehere po kerkohen ritje rorgash , permiresim kushtesh etj etj, Por ne kete rast keto duhet te siguriohen nga punedhenesi, dhe jo qeveria.
Nuk e di a ka shkelur punedhesi ndonje ligj te lidhje me ligjin e punesimit ne shqiperi (nese ka nje gje te tille)? A ka shelur pranari ndonje nen te kontrates ne lidhje punesimin e kushtet e punes ( nese ka ndonje gje te tille nekontrate?)
Klajd me fal por me shume binden duke pare implikimin tuaj ne kete greve dhe menyra si e trajtoni qe ajo greve me nderhyrjen apo pa nderhyrjen tuaj ( por i binsur me kenaqsine tuaj) ajo po mer nje forme poltike.
Sa per gjunafqaret me fal por po te ishit aq te prekur do ti drejtonit ne menyre qe te realizohen kerkesat e tyre dhe jo tuajat.
PS me fal se je i lodhur nga rruga e gjate ne Bulqiz Sakrifice e madhe per ata te shkrete dhe tani gjendem dhe une per debat te kuptoj
26 June 2007 @ 10:42 am
Klajd, se pari: Gezim Kalaja nuk eshte aspak mashtrues. Kete ta them me plot gojen sepse kam punuar aq me ate sa te them se e njoh mjaft mire se kush eshte, ndaj me mire le te shmangim akuzat kundrejt njerit apo tjetrit udheheqese sindikal se nuk na ndihmon per asgje.
Tomi, KSSH duhet medoemos te kete te lidhur kontraten me firmen qe shfrytezon minieren. Nese nuk e ka, ashtu sikunder une hamendesoj qe eshte rasti dhe nuk besoj se gaboj kollaj ne gjykim, atehere keta minatore duhet ti nxjerre nga greva. Por pronari po nuk pate kontrate nuk te pranon. Ceshtja (per mendimin tim) nuk ka aspak arsye per te shkuar deri tek ministri, i cili eshte instanca me e larte, por edhe ne kete rast se pari duhet te beje me dijeni ministri i punes dhe pas tij edhe ministri tjeter perkates (ekonomie, apo ku di une sesi quhet). Duke mos pasur kontrate, sigurisht qe KSSH do te mundohet te perpiqet ta zgjidhe ceshtjen ne ministri dhe duke pasur keshtu me vone edhe nje “Imazh me te mire nderkombetar”. Besoj se me kupton.
Une i njoh mire kushtet e minatoreve (jo te ketyre te Bulqizes), por kam pare e kam folur vete me minatoret e minieres se bitumit ne Selenice, kur ndodhi shperthimi i gazit metan. Po ashtu kam qene edhe ne takime me punetoret e fabrikes se cimentos se Fushe-Krujes e ne shume te tjera, ndaj ka njerez e njerez, ashtu si dhe sindikata e sindikata. Une di se kujt ti besoj. Problemi shtrohet se keta qe kane hyre ne greve tani, mundet edhe te mos kene qene kurre antare as te njeres e as te tjetres e tani kerkojne zgjidhje nga sindikatat. Gjithesesi, pa mbajtur anen e njeres apo tjetres, une uroj qe problemi tu zgjidhet se tek e fundit jane jete njerezish ata qe sakrifikohen atje.
26 June 2007 @ 11:48 am
Mendoj,
meqenese gjendja eshte kaq e rende, gjer ne greve urie,
duhet te kete norma ligjore qe disiplinojne edhe ne sektorin privat pagat, te cilat te jene proporcionale me veshtiresite e punes apo sektorit perkates dhe, gjithashtu,
paga duhet te jete ne te tille nivel qe garanton minimumin e dinjitetetit ekonomik te nje te punesuari.
Shteti mund te nderhyje:
- Duke analizuar respektimin e kontrates se pronarit
- Respektimi i te te drejtes se punes dhe civile te punetoreve, qe shteti disiplinon me ligj.
Nuk do as mend as kalem, qe pagat jane qesharake dhe, pavaresisht tregut te lire, shteti arbiter duhet te aplikoje te drejten(juridike) ligjore mbi pagat.
26 June 2007 @ 1:35 pm
Per te sqaruar dy gjera qe mbase do qartesojne ceshtjen:
Kompania e meparshme DARFO ka qene koncesionare ne minieren e Bulqizes qe nga viti 2001. Para dy muajsh, kompania aktuale DECO-METAL bleu kompanine italiane meme DARFO, dhe te gjitha filialet e saj, perfshire ketu edhe DARFO Albanian ne Bulqize.
Keto firma jane koncesionare, pra te perzgjedhuar, me nje kontrate te qarte me Ministrine e Ekonomise dhe shtetin shqiptar qe nga 2001. Keto kompani nuk jane pronare te minieres, miniera eshte e jona, eshte prone e shtetit shqiptar. Vetem shfrytezimi i minieres behet nga kompanite.
Ministria e Ekonomise duhet te pakten te denjoje t’i takoje, t’i shpjegoje pse asnje nga investimet qe parashikohen ne koncesion nuk jane plotesuar qe nga 2001-shi. Pse nje departament i tere, OSHA, ne Ministrine e Ekonomise merr rrogen kot dhe nuk kontrollon kushtet e koncesioneve, shfrytezimin qe i behet nje prone publike dhe punetoreve aty brenda. Minitaroreve nuk u eshte rritur asnjehere rroga qe nga 2001shi. Asnje investim brenda dhe jashte minieres nuk eshte bere.
Keto kompani nuk mund te vijne ketu dhe te bejne si te duan. Ndryshe vendi jone nuk merr asnje vlere te shtuar nga nxjerrja e kromit. Vetem ca rroga te qelbuara per minatoret, qe ne ate habitat nuk jetonin, pulsonin sa per te marre fryme.
Keta minatarore kerkojne te drejten e zotit, shperblim per djersen e tyre.
Ne po i ndihmojne qe mesazhi i tyre te vije sa me afer Tiranes. Po i ndihmojme ne organizim, ne mbeshtjetje. Kerkesat i dine ata me mire se kushdo tjeter.
Une isha dje ne Bulqize, te greva e urise, dhe kam nje revoltim te brendshem te papershkrueshem. Besoj se kushdo nga ju qe do shihte kushtet e jetes dhe te punes aty, do ndihej keshtu. Nuk eshte ceshtje meshire, eshte ceshtje organizimi per te drejta te mohuara.
26 June 2007 @ 3:08 pm
Mendoj se ketu ka dy gjera qe duhen diskutuar.
Se Pari sindikatat. Sindikatat ne Shqiperi ashtu si tere jeta shoqerore ne shqiperi eshte e politizuar Sindikata e Pavarur (SP) eshte pjese e PD dhe konfederata e pavarur (KP) eshte pjese e PS. Ne fakst SP u ngrit si pjese e PD ne vitet 90 per te bashkuar kllasen punetore kunder sistemit komunist, ndersa KP eshte trasheguese e Bashkimeve profesionale dhe pjese e PS si trasheguese e PPSH. ( pak histori kjo per te treguar se si u krijuan keto sindikata, pasi ketu fillon zan filla e keqe e sindikatave. “Cdo gje e filluar keq keq do te perfundoj” thote dikush. Kush ? Sme kujtohet, le te themi Tomi Korca
)
Sot ato nuk jane gje tjeter vec dege apo vegla te ketyre forcave politike, Dhe kjo jo vetem me Sindikatat keshtu eshte me tere jeten shoqerore. Organizatat jo Qeveritare apo te ashtuquajtura te pavarura politkisht jane vegla te njeres apo tjeter force politike.
Dikush mund te thote po keshtu ndodh edhe ne boten e civilizuara sindikatat japin mbeshtjen per njeren apo tjeteren force politke gjate zgjedhjeve. KJo e drejte. Por lidhja eshte e ndryshme. Ne boten e civilizuar jane politkanet qe kerkojne ( lusin, premtojne, per mare kte mbeshtetjen) mbeshtjen e sindikatave apo OJQ. Tek ne eshte e kunderta Jane keto organizata qe lusin, perulen ndaj politkes. Prandaj them jane vegla te politikes. Ne boten e civilizuar ne rast se nje force politike apo kanditat nuk mban premtimin qe i ka bere sindikates keto te fundit e bojkotojne dhe mbeshtetin nje force tjeter politike apo bojkotojne tere forcat politke ne rast se nuk shikojne se programi i tyre nuk pajtohet apo nuk marin premtime nga politikanet. A e mendoni SP te largohet nga PD apo FP te largohet nga PS per cdo lloj arsyeje. A e mendoni qe Mjaft te largohet nga PS apo Shoqata e te perndjekurve te lidhet me PS kunder PD. JO kurre nuk ka per te ndodhur kjo. Pra dhe interesat e shtreses qe keto sindikata apo OJQ perfaqsojne jane te shitura pikerisht ketu. qe ne zanafillen e tyre
Te vijme te Bulqiza me sa kuptoj SP meqense eshte vegel e PD ajo kure nuk mund ti mbrojtur interesat e punetorve tani qe PD eshte ne pushtet ( do e sqaroj kete pak me poshte) dhe ata ju kthyen FP. Mirpo me sa kuptoj FP nuk ka kontrate me punenedhenesin pasi kotrata mund te jete lidhur me SP si sindikate e fillimit kur u lidh kontrata. Qe ketu punetoret jane te humbur mendoj une. Dhe kjo nuk eshte per fajin e tyre, por per fajin e sindikatave. Mos na genjej mendja se FP perpiqet per te mirat e punetoreve, ajo ka si qellim ta shfrytezoj kete grupim ne interes te forces politike qe ajo perfaqson, prandaj them se kjo greve ka karakter politik pavarsisht nga qellimi dhe deshira e punetoreve.
Se dyti problemi ose lidhja Pronar-Shtet- Punetor.
Dikush ketu tha se “miniera eshte e jona” Ligjerisht ajo nuk eshte 100% e jona per vitet qe eshte dhene me koncesion. Ajo eshte e pronarit pjeserisht dhe pjeserisht e shtetit . Pjesa qe ka lidhje me punetoret, mineralin dhe makinerite pra aktivieti prodhues dhe prodhimi eshte i pronarit, Pjesa qe i takon truallit mbi dhe nen pjesen e mineralit eshte e shtetit.
Meqense minerali nuk qendorn ne ajer, pra minerali ka mbi te nje toke qe i takon shtetit dhe ne te perseri nej toke qe i takon shtetit, shteti e jep me qira kete toke qe pronari te shfrytezoj mineralin. Por ne ndryshim nga qirate qe jemi mesuar te shikojme ( me paguaj X po Y ne muaj) ketu qiraja eshte ne % te mineralit te nxjere. Pra shteti nga kjo grevenuk ka interes, ai eshte kunder greves. Sepse sa me pak mineral i nxjere si rezultat i greves aq me pak te ardhura ka per vete. Kjo eshte arsyeja qe SP nuk perkrah punetoret se eshte vegel e shtetit, dhe jo se ai apo ajo i genjeu apo vodhi etj etj si keto shpreheje abuzuese qe behen per qellime politike te nje apo tjeteres force politke dhe veglave te tyre. Thjesht nuk i intereson shtetit dhe sindikates si vegel e tij qe te kete nderprerje pordhimi.
Njesoj do te bente FP ne rast se PS do te ishte ne fuqi. Ne fakt kjo ishte arsyeja qe punetoret e Bulqizes kaluan nga Bashkimet profesionale ( sot FP) tek SP, dhe tani nga SP tek FP. Mirpo ne ndryshim me kohen kur u be kalimi i pare ku pronar ishte shteti dhe nuk kishte kontrata etj etj si keto. Sot ka kontrata dhe pronar eshte dikush tjeter, qe ne ndryshim nga shteti fitimin e ka prone te tij, dhe jo si shteti prone te askujt, dhe per pupullizdem mund te bej trregeti me kete fitim. Pornari nuk xhan koken per populizem ai shikon fitimin. Pra ne fakt tani kemi punetoret e shkrete qe po lufotjen me mjetet e viteve ‘90 ( shek XX), ndaj nje pornari qe eshte i viteve 2000 ( XXI).
Punetoret e shkrete te drejtuar keq edhe nga sindikata e tyre ( vegel e PS) dhe Mjaft po keshtu vegel e PS, kerkojne nga shteti te plotesohen kerkesat e tyre kur shteti nuk eshte si ne shex e XX pronare e minieres. Pronare eshte privati XYZ.
Shembull ne Amerike: Punetoret e transportit ajor civil te X apo Y companie hyjne ne greve, kerkojne kushte pune etj etj. Nuk i kerkojne Sekretarit te Transportit ne Shtepine e Bardhe te jape dorheqejen, por i kekrojne X ose Y kompanie te plotesoj kerkesat e tyre. Shteti vertet nderhyn ketu por ne dem te punetoreve, Per shtetin (njesoj si ne rasitn e Bulqizen) , ka interes qe fluturimet te vazhdojne te mos krijohet konfuzion sepse shteti mer takse te larte nga keto fluturime dhe aeroportet ku keto avjone zhvillojne aktiviteitne tyre ( si ne rasitn e mineralit ne bulqze) jane prone e shtetit e leshuar me qira me % ndaj numurit te fluturime ulje ngirtje etje etj. Por kerkesat punetoret ja drejtojne e perseris ne ndryshim nga Bulqiza sot kompanise X apo Y, askush nuk i drejtohet shtetit apo sekretarit te transporteve ne shtepine e bardhe. AI vete me insijative sepse ka interes nderhyn, bile shpesh sindikatat e fuqishme nuk e duan nderhyrjen e shtetit sepse e kuptojne se ai eshte ne dem te tyre. Presioni eshte ulja e fitimit te pronarit.
Une keshtu e shikoj kete problem dhe prandaj them Mjer, Mjer ata punetore qe jane bere vegla te PS ne kete rast sic ishin vegla te PD dje. Mjere mjere mjere. Dhe turp per ata te pashpirt qe shfrytezojne hallin e tyre fukarallekune tyre, mosdijene tyre per interesa politike.
26 June 2007 @ 3:31 pm
Une kam qene ne Bulqize ne kohen kur eshte bere dhenia me konçension e minieres, firmes italiane Darfo. Ne ate koh u kundershtua me force nga specialistet e minieres dhe minatoret dhenia e minieres per shfrytezim kesaj firme sepse firma ishte ne prag te falimentimit. Gjithsesi ashtu siç ndodh rendom ne Shqiperi ne vitin 2001 askush nuk e degjoi zerin dhe argumentet e specialisteve, minatoreve dhe BSPSH. Me sa di ne ate koh kontrata kolektive e punes me kete firme u firmos me KSSH, kjo ne kundershtim me ligjin pasi sipas ligjit firmosja e kontrates kolektive duhej te behej me sindikaten qe kishte shumicen dhe kjo ishte (BSPSH) qe e drejton Gezim Kalaja. Kjo u kundershtua nga perfaqesuesit e BSPSH ne minieren e Bulqizes, por duke qene se KSSH ishte nje sindikate pasardhese e “Bashkimeve profesionale” dhe aktualisht edhe sot eshte leve e PS, ankimi dhe kerkesa e ligjshme e (BSPSH) u rrezuan nga qeveria dhe instancat te cilave ato ju drejtuan. Ne mos gaboj i jane drejtuar dhe gjykates. Nga ky informacion, ajo qe desha te nxjerr ne pah eshte se e para; dhenia e minierese me konçension nje firme te falimentuar (Darfo) u be per aresye teper te dyshimta ne vitin 2001 nga qeveria socialiste. e dyta; qellimisht kontrata e punes u firmos me nje sindikate ne kundershtim me ligjin(qe kishte numerin me te vogel te anetaresise ne miniere), dhe gjithashtu teresisht nje organizate e politizuar e cila nuk do te hapte ashtu siç dhe nuk i hapi telashe as qeverise dhe as firmes per detyrimet ne kontrate, ku perfshihen dhe kushtet e punes dhe paga etj. E treta per çdo rast kjo sindikate do te sabotonte çdo levizje te punetoreve si ne rastin konkret. Aresyet qe sot kjo sindikate mbeshtet kete levizje per mua jane po ato qe e bene kete sindikate ne vitin 2001 e me tej pale ne kontraten e punes, pra politike. Duke qene se siç e thashe me lart kjo sindikate eshte nje leve e PS aresyet jane teresisht politike, ashtu si dhe prezenca e “mjaft” ne Bulqize. Pra minatoret ne fakt jane te tradhetuar qe ne momentin qe ata kane nisur kete greve. Por kete here tradhetia eshte e dyfishte sepse ashtu siç KSSH eshte leve e PS, ashtu edhe BSPSH eshte leve e PD, keshtuqe si mbeshtetja e njeres ashtu dhe mosbeshtetja nga tjetra sindikate behen per qellime politike. Pasojat e kesaj loje te ndyre politike do te rendojne si gjithmone edhe kesaj here ne kurriz te minatoreve dhe familjeve te tyre. Nga ana tjeter refuzimi i Genc Rrulit eshte i pamoralshem dhe i paligjshem sepse pavarsisht se nuk eshte Genc Rruli ai qe personalisht ka firmosur kontraten e dhenis me konçension te minieres, gjithsesi ai dhe qeveria sot jane po aq pergjegjes te ndjekin hap pas hapi zbatimin me korrektese te kesaj kontrate qe eshte quajtur “mafioze”, dhe jo vetem kaq por te shfrytezojne te gjitha hapsirat qe u jep ligji per ta vene perpara sanksioneve firmen perkatese per te gjitha shkeljet dhe devijimet nga kontrata. Nuk ka kontrate pa sanksione. Nje nder detyrimet (perveç te tjerash)qe ka qeveria eshte te beje publike kete kontrate, takimi me minatoret eshte me e pakta qe mund te beje qeveria per keta njerez dhe per banoret e ketij qyteti. E verteta eshte se ky qytet dhe pse ekziston ne te gjitha hartat nderkombetare, eshte fshire jo vetem nga harta ekonomike shqiptare por dhe ajo gjeografike. Sot banoret e ketij qyteti jane te braktisur dhe nga vete fati. Desha te bej nje sqarim. Kromi i Bulqizes eshte nje nga kromet me te pasura dhe te lakmuara nga tregjet nderkombetare, ndersa ai i Krastes eshte i varfer.
26 June 2007 @ 4:29 pm
Tomi Korca,
Vajtja e kater personave nga Mjaft! ne Bulqize, perfshire ketu dhe mua, nuk ka brenda asnje interes politik. Teorite e konspiracionit nuk vlejne. Fatkeqesisht, nuk i intereson asnje krahu politik kjo ceshtje. Jane shume te zene me debatet shterpe per presidentin.
Ne jemi marre qe nga nga fillimi i protestave me 1 Qershor me ceshtjen e minatoreve te Bulqizes. Do vazhdojme te shkojme ne Bulqize per mbeshtetje, ndihme ne organizim, dhe afrim me Tiranen, per te bere sa me dukshme perdorimin qe u behet njerezve ne kete miniere, kushtet e papranueshme ku jetojne, paturpesine e politikes qe ne vitin 2001 dha, ashtu sic ndosh rendom, koncesionin pa transparence, me pas nuk detyroi firmen te plotesojne kushtet e koncesionit, e tani as qe marrin mundimin te takohen me minatoret.
Nuk kemi asnje lidhje me asnje nga sindikatat. Nuk marrim parasysh kerkesat e tyre. Kemi kontakt drejtperdrejte me minatoret.
26 June 2007 @ 6:40 pm
Sa pari te dashur miq,
Nuk jam ne gjendje te flas per KSSH, por sa per BSPSH mund te them se nuk eshte vegel politike. Jo per aq sa une kam punuar aty. Ne ka nje njeri qe me te vertete perpiqet ai eshte presidenti i BSPSH. Qe KSSH eshte vegel e PS kete e ka konfirmuar Nano vete, ne nje takim kur ua tha cope pjesemarresve ne takim se “friken” e kishte nga BSPSH, pasi ata mund ta rrezonin nga pushteti.
Sa per kontratat, ato firmosen ne nivel te pare me Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, firmosen me sindikatat, dhe pastaj kalojne neper ndermarrjet e keshtu me rradhe. Mua me duket se po politizojme personat dhe jo situatat. te mos harrojme se kur minatoret e Burrelit u futen ne greve ishte pikerisht Gezim Kalaja ai qe e detyroi Viktor Doden ta priste dhe te zgjidhte problemin dhe minatoret e Burrelit i moren leket e plota. Punedhenesit e huaj duke pare qe terreni shqiptar le shteg per manipulime, duan padyshim te perfitoje. Sindikata more miq nuk mundet te caktoje pagat e punetoreve. Punetoret bejne nje tabele pagash, ia kalojne sindikates dhe sindikata bisedon per ngritje pagash.
Elisas, asnje minister nuk eshte i detyruar te prese punetoret nese keta aderojne ne nje sindikate, cilado qofte ajo, ndaj edhe ky apo ai minister nuk ka asnje detyrim ti prese. Me fal, por ka nje rradhe qe duhet kaluar para se te shkosh tek ministri. Gjithashtu, me fal per kete qe po te them, por persa me perket (dhe mos ma merr per keq kete) por une kam rezervat e mia ne lidhje me Mjaftin.
Minierat e ferrokromit ne Shqiperi jane ato qe aktualisht kane shitjet me te medhaja dhe fitimi i pronarit mund te jete shume i madh, dhe jane pothuajse te vetmet bashke edhe me bitumin ne Selenice qe vazhdojne te punojne, pasi pjesa me e madhe e tyre eshte mbyllur. Sa per liderat e sindikatave, une perpiqem te jem e paanshme ne gjykim (edhe pse i njoh te dy). Secili prej nesh mendimet e veta te cilat une i respektoj.
Altona
26 June 2007 @ 6:43 pm
Nuk ka faj Genc Ruli per kete pune.
Bulqiza ka nje deputet qe i njeh mire si behen ca pune.
Sa jam une ne dijeni cmimi i kromir eshte rrit deri ne 5 here dhe eshte krejt e natyrshme qe shfrytezimi i saj tani me nje rendiment te rritur e ben biznesin me leverdi.
Fakti qe ca dalin pikerisht tani per te marre ne mbrojtje me demek minatoret e Bulqizes eshte shume i dhim.
Ne fak nga nje ane nuk kane faje , se nuk mund te dilnin ne protesta aaty nga 2001 per arsye sepse atehre cmimi i kromit ishte vetem 50 usd/ton )
Kjo firma e re sapo ka paguar nga 3.5 milione usd detyrime te prpambetura te DARFOS borxhi i se ciles eshte afro 15 milione usd.
Ne gjithe koto vite kromi eshte shfrytezuar edhe jashte koncesionit , qe do te thote qe eshte vjedhur rendshem atje.
Keta “shfrytezuesit ” jashte koncesionit nxisin ata punetore te shkrete qe te grevojne.
Me Darfon kane qene pa sigurime, ndesa me kete te tanishmen jane paguar te gjitha detyrimet me duket per pese vjet te prapapmbetura.
Pra, duke punuar e duke permiresuar kushtet apo pagat. Bile edhe kjo e fundit mendohet se do shkoje 50 % deri ne fund te vitit. PO do rritet nje mut nese behen te tilla greva, ende pa filluar mire.
Greva eshte e manipuluar.
Ju e dini qe une nuk e kam per zemer ate halene e Ministrise se Ekonomise, por nuk duhet bere me faj kur nuk ka faj fare.
Edhe sot qe flasim ne Bulqize vidhet krom jashte koncesionit.
26 June 2007 @ 6:59 pm
kothere, vec nje nderhyrje, dhjetfishoje cmimin e kromit..
26 June 2007 @ 6:59 pm
Kthehemi tek tema.
Elsisas dua tu besoj por kam nje hall. Si ju duket ju ( duke menduar se nuk keni gisht ne kete problem) kerkesa e tyre per Genc Rulin qe te jape dorheqjen. ( Ju e dini une nuk kam simpati, perkundrazi urej cdo njeri nga klasa e sotme politike) DUke u mebshtetur sa kam shkrojtur me siper nuk ju duket ne mos politike por te pakten e gabuar? Nuk po hyj ketu ne ato qe thote Kotherja se ato nuk i di dhe une e besoj Kotheren por nuk jane ne bagazin tim te dijeve.
Pra e perseris pyetje kjo qe e kam shtrurar qe dje. Mbeshtur ne argumentimin tim te fundit. A nuk ju duket e gabur ne mos politike kerkesa per doreheqjen e Genc Rulit? Ne rast se jo te lutem argumentohe.
26 June 2007 @ 7:00 pm
Mos ngataro ferrokromin me kromin.
26 June 2007 @ 7:07 pm
Average chromite raw materials(low carbon): $1.3/lb afersisht $2900/ton
26 June 2007 @ 7:23 pm
Cheney,
kromit nuk ja rris cmimin sikur kaq ( kam nxjerre gishtin ) te besh dhembin.
Kromi i asaj zone them qe nuk shko me shumese 250 usd/ton, jo ferrokromi.
26 June 2007 @ 7:24 pm
E kane teperuar ca me kete doreheqjen e Rulit. Po nejse, une uroj qe kushtet tju plotesohen, te pakten ambientet e punes te jene ne standartet e larta. Jane sidikatat e organizatat ato qe i hedhin gas zjarrit. Po minatoret kerkojne dike tja degjojne hallet, qe te zgjidhen sa me shpejt. Ata gencin njohin, ate thiren. Po kush ka faj ler ta ngrene koken si burre, dhe ti premtoje ambiente te sigurta punetoreve. Qofte private apo shteterore, kjo miniera, ler te dale ai qe i paguan puntoret, e ti siguroje ate qe ata e meritojne, dhe ate qe e kane per detyre ti japin.
26 June 2007 @ 7:34 pm
Kothere, ti thua, ashtu sic premtojne shume atje, se “pagat mendohet se do shkoje 50 % deri ne fund te vitit”. Ok, ka 7 vjet qe minatoret degjojne premtime te tilla. Kur te vjen laku ne fyt, me vjen keq po nuk ka me kohe per te humbur.
Thua pastaj, i bindur, sikur te jesh ndonje administrator i ndonje kompanie atje, se “Greva eshte e manipuluar”. Nga kush? Pse? Si?
Ti i madhi, ku ishe ti? Pse nuk protestove ti atehere, meqe qenke dhe i emocionuar nga ceshtja e qe e paske ndjekur me vemendje?
“Kjo firma e re sapo ka paguar nga 3.5 milione usd detyrime te prpambetura te DARFOS borxhi i se ciles eshte afro 15 milione usd”. E thua sikur ckane bere!!!! E kane bere sepse qe kur e blene darfon, e dinin shume mire qe me te mirat e darfos (shfrytezimi i minieres qe ti vete e the se nxjerr nje produkt me cmim te pesefishuar e me cilesi shume te mire), do paguanin dhe borxhet, te cilat me blerjen, nuk jane me te darfos por jane te tyret. Menyra si e shpreh ti, duket sikur na qenkan heronj, pse paskan bere dicka qe e zgjodhen vete ta benin!!!!
Pastaj, flet si me qene drejtori i kompanise “PO do rritet nje mut nese behen te tilla greva, ende pa filluar mire”. Cdo te thote kjo?
26 June 2007 @ 8:04 pm
aty duket qarte qe jane kushte te mjerushme…
Ata minatoret te kujtojne sklleverit kinez qe u kapen para pak ditesh ne kine…I mbante pronari me dhune dhe as nuk i paguante apo ushqente.
Mjerim ekstrem po shoh nga fotot…
Dicka duhet bere,te mos besh asgje nuk eshte zgjidhje!
26 June 2007 @ 8:06 pm
He he Ina po po i hoqe ate kerkese asaj greve ajo mer fund se nuk ka perkrahes pas kesaj. Federata dhe te tjerat nuk cajne koken per ata te mjere ata duan ndonje kafshore politke . Atje fle lepuri, tek politka.
26 June 2007 @ 8:08 pm
O Blend, nuk e kam idene, por mesa duket qenka ndonje ketu tek faqja qe fshika komentet, dhe e pati rradhen komenti im. Keshtu sikur nuk shkon mor burre! Me e ndershme eshte te thuhet mos ecni me sesa me te fshira. I pata kthyer pergjigje Tomi Korces, por hajt se qenka bere e rradhes sot. Mgjt, sorry guys qe une nuk mund te marr pjese ne diskutim por pergjigjia ime e pare u fshi nga nuk e kam idene kush, ndaj ju uroj gjithe te mirat. Une po largohem.
26 June 2007 @ 8:29 pm
Kotherja thotë:
26 Qershor 2007 @ 6:58 pm · RD
Tom,
mos kerko ndjese. Ke te drejte sipas meje.
–Si kshu?
26 June 2007 @ 8:48 pm
Me beri pershtypje menyra se si e shtron problemin kotherja. Minatoret e Bulqizes me sa di une kane bere vazhdimisht greva, madje nje nga format qe kan ndjekur atehere ishte dhe bllokimi i rruges me gure tek “Qafa e buallit”, i vetmi ndryshim ishte se atehere keto greva mbeshteteshin nga sindikata e Gezim Kalase dhe nga opozita e atehershme PD, kurse sot mbeshteten nga ish bashkimet profesionale e thene ndryshe KSSH i PS dhe nga “Mjaft”. Me sa di “Mjaft” ka ekzistuar edhe ne ate koh, por minatoret per here te pare vetem tani po ua shohin fytyren ketyre te “Mjaftit” nga afer. Pra eshte e qarte se nuk eshte fillimi i greves dhe kerkesat e tyre te manipuluara, ato po manipulohen gjate rruges nga keta te ashtequajturit mbeshtetes te tyre. Kam nje pyetje dhe sugjerim njeheresh per “Mjaft”.Mendoni se mjafton te shkoni ne Bulqize duke marre rrolin e zotit, eshte mbeshtetje per ta? Sa fonde keni nxjerr nga arka juaj per te ndihmuar ekonomikisht te pakten familjet e minatoreve ne greve urie? Greva eshte levizje me qellime ekonomike, dhe si çdo levizje tjeter qe te kete sukses ka nevoje se pari per mbeshtetje financiare, perndryshe eshte e destinuar te deshtoje ashtu si dhe grevat e tjera. E pra ju te “Mjaftit” qe harxhoni para per te shetitur njerez jasht shtetit sa fonde keni dhene ne perkrahje te kesaj “levizje” ose greve me karakter ekonomik? Nje gje duhet te dini. Me fjale dhe premtime boshe ai popull atje eshte ngopur, madje i ka ardhur ne maje te hundes. Minatoret e Bulqizes kane te drejte jo vetem te kerkojne dorheqjen e Genc Rrulit, por edhe te vet Kryeministrit, qe çirrej ne fushata elektorale se me ardhjen e tij ne pushtet do bente kete, e do te bente ate, se do te ndertonte rrugen e Arberit, te cilen jo vetem Bulqizaket por e gjith Dibra madje dhe Dibra e madhe e sheh si te vetmen mundesi per dalje nga izolimi. E dini ju se duke i rene nga rruga e Arberit Bulqiza eshte vetem tre ore larg me kemb nga Tirana? Jo, Bulqizen po ta shohesh ne harte nuk futet ne zonat e thella, te tille e beri izolimi 50 vjeçar i diktatures dhe izolimi i sotem i mafas ekonomike, per te njejtat qellime qe e mbante te izoluar edhe mafia e kuqe; Shfrytezimin e te mirave te saj deri ne maksimum dhe mbajtjen gjalle te ketij shfrytezimi duke i kthyer keta njerez ne skllever te izoluar mes maleve. Ndertimi i rruges se Arberit nuk do te thote vetem shkurtim i kilometrave te linjes Diber-Tirane dhe anasjelltas, por se pari do te thote mundesi per zhvillim ekonomik, levizje e mallrave, krijim i turizmit malor etj. E dini ju se ne kohen e Zogut, Zerqani nje fshat vetem7-8 km nga Bulqiza ekzistonte ne te gjitha guidat turistike te perendimit si pik turistike, por PP e fshiu ate nga kjo liste, dhe qe nga kjo dite edhe pse ky fshat ruan te njejtat vlera askush nuk eshte kujtuar ta fuse ne kete liste. E dini ju se kjo krahine ka patur shkollen e pare shqipe ne nje vit me ate te Korçes. Bulqiza fsheh ne vetvete jo vetem vlera ekonomike por edhe kulturore e historike, por ato me qellim nuk jane bere asnjeher te ditura. Kjo krahine dhe ky qytet u lane ne mjerim ndersa banoret e saj u trajtuan dhe vazhdojne te trajtohen edhe sot e kesaj dite si skllever zezake, si qytetar te dores se trete, si njerez me bisht etj. Ne te gjitha vendet, e te pakten BE ketu ku shqiptaret kerkojne te aderojne, jane tre palet qe negociojne ne te tilla raste; qeveria-sindikatat-sipermmarresit, apo firmat perkates, sepse qe te treja jane pale me interesa perkatese sipas rastit. Vetem ne Shqiperi degjoj te thuhet pa pike turpi se “nuk e kam bere une”, “nuk mbaj pergjegjesi une”. Ne kete rast me pare se qeveria te heqe dore nga marrja persiper e pergjegjesise qe i takon si pale ne kontrate, duhet te heqe dore nga te qenit pale dhe duhet tja kaloje te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga kjo kontrate nje subjekti tjeter. Madje dhe atehere ajo nuk mund ta zhvesh veten plotesisht nga detyrimet ndaj qytetareve te saj me taksat e te cileve mbahet. Prandaj siç e thash me lart ata kane te drejte te kerkojne jo vetem doreheqjen e Rrulit por edhe te Berishes.
26 June 2007 @ 9:19 pm
Ilirjan
Aspak kundra por te gjitha keto kalojne ne kuadrin politik tani. Pra kemi nje kerkese poltike dhe te drejte mendoj une. Por me sa di une ( ose lexojme ketu) kerkesa behet per cizmet e lastikut, ritje rroge, dhe kushte nentoksore. te tjerat nuk permenden. Nga tera keto kushte asnjera nuk i takon qeverise. Ato i takojne sipermaresit. Une nuk i di pikat e kontrates apo marveshjes Qeveri -pronar prandaj kam pyetur me lart:
tomi korca thotë:
25 Qershor 2007 @ 11:08 pm
Nuk e di a ka shkelur punedhesi ndonje ligj te lidhje me ligjin e punesimit ne shqiperi (nese ka nje gje te tille)? A ka shelur pranari ndonje nen te kontrates ne lidhje punesimin e kushtet e punes ( nese ka ndonje gje te tille nekontrate?)……….
———————–
Kete une nuk e di por qe te kerkosh doreheqejn e ministrit sepse ai nuk takoj dike per nje porblem qe une perseri e them ose e mendoj se ai nuk e ka ne dore. Kjo me duket pa kuptim. Nje gje eshte e drejte qe Ruli duhet me inisjative te shkoj atje se po humbet parate e % se nxjeres se mineralit nga kjo greve. Por kjo eshte neglizhence e tij qe nuk e shikoj te lidhur me kerkesat e punetoreve. Ketu mbase ka vend gjithashtu pyetja A eshte nderprere prodhimi plotesisht apo keta grevistet jane vetem anetare te Federates ndersa ata qe jane anetare te Bashkimit te sindikatave vazhdojne punen. pasi ka edhe te tilla tek ne. Nje sindikate ben greve tjetra saboton apo anasjelltas.
Ilirjan Mendoj perseri ato qe thoni jane te drejta por per kete duhet bere nje greve tjeter, ose keto pika duhen shtuar ne kete greve, Ne te kundert greva per nje pale cizme, 50% te pages dhe disa pompa ajrimi me shume nen toke i takojne punedhenesit dhe jo qeverise.
26 June 2007 @ 9:21 pm
Leon dhe ankuesit e tjere, e perseris, me vjen keq.
Une merrem pak per te mos thene aspak me fshirje komentesh. Eshte dicka qe une NUK E BEJ DOT. Me mire shkoj e i bie kazmes sesa te fshij komente. Kjo nuk do sqaroje njeri se te gjithe bertasin me gishta ne vesh, por une po konsideroj te mos merrem me me kete pune fare.
Angazhimi im tek Peshku rendon te tjera detyra njerezore qe me duhet t’i kryej si normalisht. Kjo qe bej ketu eshte PUNË jo HOBBY, mua qe ma ka ndjere kurrizi e di, dhe ia bej te gjitha hallall sepse besoj shume fort ne te drejten e qytetrarit per te ngritur zerin. Por ne momentin qe kjo pushon se qeni nje kenaqsi dhe kthehet ne nje “agravurë” te pamerituar, ndoshta per mua eshte koha te merrem me filateli apo ndonje gje tjeter pa stres.
26 June 2007 @ 9:22 pm
Nuk eshte i vertete fakti se rrogat mund te rriten me 50% deri ne fund te vitit. Kompania nuk leviz nga e saja ; nuk do rrisin rrogat me shume se 15 %.
U tha ketu se gjoja greva qenka e stisur. Greva paturpesisht mund te perdoret nga krere sindikatash te ndryshme, por asnje se mohon dot faktin qe ajo buron thelbesisht nga kushtet e tmerrshme te jeteses. Ketyre minatoreve u ka ardhur jeta ne maje te hundes aty ku s’mban me. Vendi ku jetojne eshte i fikur, i asfiksur. Jeta aty po ashtu.
Ky eshte nje rast konflikti midis nje kompanie dhe punetoreve te saj. Kushtet e jeteses, dhe format e organizimit, jane primitive.
Aty te kujtohen filmat e luftrave te punetoreve te shekullit te 19, perpjekjet per organizim e solidaritet. Aty ka percarje, ka frike, ka fraksione. Por te thuash qe kjo greve eshte e stisur eshte turp. Minatoret ne greve nuk jane femije. S’duhen trajtuar si te tille.
Jane kryefamiljare qe kerkojne nje shperblim per punen e tyre. Kaq. I kerkojne nje jete me te mire nje kompanie qe patjeter, ashtu si paraardhsja e saj do kete fitime te medha te padiskutueshme ne minieren e kromit te Bulqizes.
26 June 2007 @ 9:23 pm
Klajd, po pse, e paska per detyre ai punedhenesi i huaj te paguaje edhe prapambetjet e firmes qe ka blere? Nuk jam shume updated me temen, po nga kendveshtrimi im sikur nuk e ka shume per detyrim. Ai fiton paret, dhe i paguan ata. Fundi i fundit ai punedhenesi i huaj per ate arsye ka shkuar atje, per qellime fitimi.
26 June 2007 @ 9:24 pm
Blendi,
mos harro te gjithe jemi te kritikueshem.
Asgje me shume se kaq.
26 June 2007 @ 9:31 pm
Tomi, ne distance nga Shqiperia, por nga kendveshtrimi im besoj se puna vazhdon. Nje rast tjeter ishte i tille, qe punedhenesi ata qe doli ne greve i pushoi nga puna, dhe pas shume e shume bisedimesh me sindikatat i mori serish ne pune.
27 June 2007 @ 9:25 am
”Cheney,
kromit nuk ja rris cmimin sikur kaq ( kam nxjerre gishtin ) te besh dhembin.”
Po mir o nevrik si te duash
Ja po ta ul me 50% ate cmim qe te dhash me lart e po vemi te 1500 pra 10 here me lart nga 150..
( te pakten ky eshte cmimi tregut, tjeter pune se c’deklarojne ata para shtetit)
Pak rendesi ka gjithsesi, atje behet lek i papare krahasuar me shpenzimet minimale qe perfshijne rroge, mirmbajtje etj..
27 June 2007 @ 11:16 am
Nje pyetje per Klajdevour:
Meqe Ju ishit ne Bulqize, mund te me thoni, kush ua ka paguar qerane e atij lokalit ne qender te qytetit ketyre grevisteve, pasi lokali eshte privat apo jo?!
27 June 2007 @ 1:21 pm
Duke u nisur sa thote Altona ketu mund te them me bindje se:
Ne jemi nj popull qe japim edhe jeten per partine ( partite) Disa kane hyre ne grve urie dhe jane gati te vdesin per PS-ne, te tjeret punojn ne ato kushte mizerje dhe jane gati te vdesin nentoke per PD
A e kuptoni ku e keni shpene kete popull o njerez te federave e konferatave, o njrez te OJQ-ve dheju o te “pavarur”
27 June 2007 @ 2:31 pm
Tomi nuk behet fjale qe ministri thjesht nuk takon grevistet, por si ai, si qeveria, si deputeti nuk marrin persiper fare te merren me kete çeshtje duke u shfajsuar me faktin qe nuk kane qene ata individet qe kane firmosur kete kontrate, pra nuk marrin persiper te kryejne detyren qe u takon, dhe ne keto kushte kjo kerkese eshte e drejte.merre me mend shih si shprehet deputeti i zones ne parlament; ” Aty sundon mafia. Eshte bere nje konkrate e tille qe nuk ka burre nane qe ta zgjidhe”.Shkurt qeveria po tallet me ta. Sido qe te jene kerkesat e grevisteve, te drejta ose te padrejta, te realizueshme ose te parealizueshme, qeveria eshte e detyruar te ulet dhe ti degjoje kerkesat e tyre. Qeveria eshte e detyruar te negocioje ne kete rast qofte me firmen qofte me minatoret, sepse kete e ka detyrim jo vetem moral por edhe ligjor.
28 June 2007 @ 12:34 am
Ilirjan
Se pari me lind pyejta Te gjitha keto a i dine punetoret.? Ne kuptimin qe kontrata eshte nje mafie e gjalle, etj etj. Pasi me sa kuptoj une ishte Konfederata, qe sot eshte ne greve, qe ka nenshkurar kontraten me punedhenesin mafjoz. Sepse tani (ky nje budallek i qeverise) duket sikur Qeveria ju thote Ju te Konfederates firmoset kontraten bashke me qeverine e partise tuaj, tani cfare kerkoni nga ne qe nepermjet sindikates se partise tone ishim kundra? Dhe ne fakt me sa shikoj jo tere punetoret jane ne greve He he he Vetem ata te konfederates qe perkrahu kete kontrate Mafjoze jane ne greve. Ilirjan e kuton sa e ngateruar eshte lemshi qe kane krijuar Mafjozet e partive me veglat e tyre sindikaiste OJQ apo u di une. Keq shume keq.
Sa per detyrimin ligjor ai ka mare fund kur u nenshkrua kjo kontrate mafioze, sa per ate moral ka mare fund kur OJQ si Mjaft apo Konfederata etj luajne politike ne kuriz te ketyre fukarenjve. Mjer populli thuaj
28 June 2007 @ 10:54 am
Tomi, eshte e vertete. Vetem ata qe duan hyjne ne greve, pasi nje greve e paorganizuar eshte thene te deshtoje. Nuk mund te hyjne te gjithe ne greve, sepse ai punedhenesi i huaj te fut nje pushim nga puna dhe merr te tjere ai vellai, kushdo qofte ai. Une me siper solla vetem fakte e asgje tjeter. Me beri pershtypje nje gje ketu tek peshku. Kur une solla faktet e siper permendura dhe ata te MJaftit u zhduken nga qarkullimi e nuk u pergjigjen ndaj dhe mendova se ne shqiptaret (fus edhe vehten ketu), vdesim per njecike thashetheme.
Mgjt, sinqerisht une shpresoj qe problemi i minatoreve te zgjidhet.