Burri që rreh çdo ditë gruan e tij dhe sehirxhinjtë
Bardha Nergjoni
Shekulli
Me sy të nxirë, hundën e fashuar e shenja në trup, 23-vjeçarja nga Librazhdi ka jetuar tetë vjet nën dhunën dhe terrorin psikologjik të bashkëshortit. Gjithçka ka nisur kur vajza ishte 15-vjeç dhe sapo ishte martuar me Lavdërim Gjinin. Që nga ajo ditë, vajza është rrahur e në disa raste, edhe me hekur të nxehtë.
“Unë kam shkuar në Policinë e Librazhdit dhe kam denoncuar rrahjet që më ka bërë burri, por asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka shumë miq në polici. Tani unë kërkoj ndihmë nga shteti dhe për këtë arsye kam ardhur këtu në Tiranë, për të bërë denoncim në polici. Dua që ai njeri të marrë atë që meriton”,- tha vajza 23-vjeçare duke treguar shenjat e shumta të dhunës. Fytyra e saj ishte e gjitha e fashuar, ndërsa në krahë e trup dukeshin qartë shenjat e goditjeve të burrit.
“Unë kërkoj të ndahem nga ai dhe të marr vajzën tonë. Kam tetë vite që rrihem sistematikisht prej tij. Në sy dhe hundë më ka qëlluar me mashën e sobës, atë që përzien prushin. Më ra të fikët dhe kur u zgjova, e gjeta duke më rrahur sërish. Më ka goditur në të gjithë trupin dhe kam shenja të shumta”,- thotë ajo duke treguar mishin e nxirë.
Tani ka marrë guximin të denoncojë ngjarjen duke kërkuar edhe divorcin kjo grua e re. Ajo ka dalë publikisht dhe ka denoncuar të gjithë ngjarjen duke kërkuar ndihmë nga shteti, pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë. Ajo akuzon policinë e Librazhdit, e cila duhet të përgjigjet publikisht e të mbajë përgjegjësi për këtë rast. Dhe ata janë përgjigjur duke thënë se ishte e shoqja, prandaj nuk ndërhynim! Bashkëfajtor me kriminelin është dhe policia në këtë rast.
Po ku ishin fqinjët, po prindërit e vajzës? Po prindërit e burrit? Po të afërmit? Po fshati? Po policia? Po Librazhdi?
Hej, njerëz, a ka njeri që e ka parë këtë masakër në atë vend barbar, ku të gjithë heshtin e bëjnë sikur nuk shohin?
Si mundet të jetoni, kur një grua, një fqinje, një nënë, një e re, një motër, një NJERI vuan maskaradën e një të çmenduri?
Si mundet o Zot?

30 July 2008 @ 12:58 pm
Fatkqesisht ngjarje te kesaj natyre ndesh shpesh neper zona kryesisht rurale dhe sipas meje e kane origjinen te stimuluara nga mentaliteit arkaik primitivo-mashkullor,injoranca,por qe duhet theksuar jane te stimuluara edhe nga sensibiliteti negativ opinion beres dhe varesia ekonomike.Para disa diteve u njoha me nje rast te ngjashem ku vajza e martuar e nje te afermi te nje kusheririt tim kishte nje problem te tille me burrin e saj qe nga xhelozia pervec se e rrihte nuk e linte te shkonte as tek prinderit e saj.Po ne kete rast si te thuash zgjidhja erdhi nga vellezerit e saj qe ishin ne mergim dhe spo u kthyen shkuan te takojne motren etyre dhe pasi mesuan gjithcka e moren ate zoterine dhe futen nje dru te mire fare dhe njekohesisht moren motren e tyre dhe e derguan ne shtepi.Pas kesaj ky burri shkon e lutet cdo dite qe te pajtohen…hmmm,ne kete rast zgjidhja erdhi nga vellezerit e saj(sepse prinderit mesa duket pranonin me mire rrahjen evajzes se sa “turpin” e qendrimit te goces ne shtepi…Tani po ne rastet kur motra nuk ka vellezer ose vellezerit e saj kane te njejtin mentalitet me prinderit e saj cfare ndodh???!!! nje jete plot torture sigurisht!!!
30 July 2008 @ 1:50 pm
Epo politikanet tane kujtojne se Shqiperia eshte Tirana. ( megjithese edhe per emancipimin e kesaj te fundit kam rezerva).
Si mund te zhvillohet nje shtet duke u perqendruar vetem tek kryeqyteti ?
Emancipimi i femres eshte thelbi i zhvillimit te nje shoqerie.E si mund te emancipohet ajo e gjore ne Librazhd, nje nje kohe kur kryemnistri yne, kaq vite ne kryeqytet, eshte shnderuar ne nje sportelist thashethemexhi moteli, mban shenim kush hyri e kush doli… Ka probleme tejet madhore per te zgjidhur kryeministri yne, ne nje kohe qe ajo e gjore atje ne Librazhd, masakrohet.E gjithe kjo me kujton nje film te Giusepe Tornatores “Malena” me Monica Beluccin, pikerisht ate skenen kur grate e rrahin Malenen per vdekje e i presin floket.
30 July 2008 @ 1:54 pm
….ky e ka 10 fare…por femnat duan nga pak….si te them si nja 3/dite….
30 July 2008 @ 2:29 pm
—-Turp!!!
Nuk e kuptoj sesi perballe nje situate te tille denjoni te shpreheni keshtu. Meshkujt e vegjel dhe prepotente, me edukate apo pa edukate, ne qytet apo ne fshat, me kulture apo pa kulture, jane ata qe do tregojne “burrerrine” dhe “krekosjen” e tyre sa here qe do vene dore mbi nenen, gruan dhe motren e tyre.
30 July 2008 @ 2:37 pm
belle,
Kot lodhesh, “..nuk ka brire” tha…po me duket se paska musteqe!
30 July 2008 @ 2:48 pm
Wasu,
Ke te drejte, por ishte me e forte se une prandaj dhe u shpreha.
30 July 2008 @ 2:52 pm
Shqiperia ka ratifikuar me kohe Konventen e Eliminimit te Diskriminimit dhe Dhunes ndaj Grave (CEDAW).Si rrjedhim, ai polici qe i paska thene “mire ta ben, se gruaja e tij je”, ka shkelur me kater kembe nje pakete te mire ligjesh (nisur nga fundi).
Po ta nisim nga kreu, kjo e gjora, si shume te tjera, as qe e kane idene se ku dhe si te kerkojne ndihme. Ne Tirane ka nje duzine shoqatash qe gjoja merren te drejtat dhe mbrojtjen e grave, por pervec thithjes se fondeve, nuk bejen asgje tjeter. Madje as publikim te te dhenave te tyre, adrese, telefon, ku keto te gjorat si puna e kesaj te provojne te hapin gojen.
Por qe nga kreu i kreut, ne shoqerine tone te mrekullueshme shqiptare, dhuna fizike eshte e fundit qe vjen ne radhen e abuzimeve gjinore. Kampionia eshte dhuna psikologjike me perbuzjen, shperfilljen, pronesimin e femres, trajtimin e saj si objekt (shtepiak, shtrator, sherbetor, gjelletor…).
Shoqeri maskiliste, patriarkale dhe arkaike sa dhuna vete!
30 July 2008 @ 2:55 pm
ahhh e pashe ne TV ate gocen….
e kishte bo b…… fare ai barbari…..
skishte centimeter ne trupin e saja pa shenja :s cope cope gjithe te nxira te qepura e viza…
me tu dridh mishi kur e shifje….
tregoi se heren e fundit, i shoqi e kishte lene pa ndjenja ne toke, dhe kur kjo kishte hapur syte ai ishte duke i rene akoma edhe pse ishte pa ndjenja…..
…kjo eshte e keqja atij vendi, qe asnjeri sben asgje….
te gjithe mbyllin syte, veshet dhe gojen….
he bejne sikur nuk ndodh asgje
30 July 2008 @ 3:00 pm
ca ti komentosh ketyre lajmeve,
vetem sa te lene pa gjume e te mbushin me nje mllef, te marresh nje kallash ne dore e mos jua pertosh ketyre mostrave nga nje plumb mu ne lule te ballit.
Edhe zoti te fal, po t’heqesh qafe qelbesira te tilla.
Jo me ske cben asgje tjeter ne ket rast. Vec ti zhdukesh nga faqja dheut !
Me ca te kesh ne dore, thike, arme, uje te vluar apo acid.
Zoti jua befte te lehte ketyre grave ! Gjynah i madh !
30 July 2008 @ 3:03 pm
Turp e faqe e zese, keto kafshet nuk ekzistojne vetem ne zona rurale ka plot edhe neper qytete. Si do qe te jete keto qendrat ne Tirane pavaresisht se mund te mos jene te perkryera ofrojne nje ndihme, sepse femra te tilla zakonisht nuk punojne dhe jane ekonomikisht te varura nga ‘burri’. Te pakten ne kete menyre kane mundesi te pakten strehimi.
Te kishte drejtesi ky tipi donte nje burgim te perjetshem.
30 July 2008 @ 3:04 pm
EH,
Te ishte se bejne sikur nuk ndodh gje, gjysma e se keqes, po ama kur mundohen te justifikojne kafsherine, te kujton ate shprehjen “mire gomari qe ngordhi, po s’te lene rehat as mizat”
.
30 July 2008 @ 3:05 pm
…kjo eshte e keqja atij vendi, qe asnjeri sben asgje…. — Per te vazhduar mendimin, ajo qe me acaron me shume eshte qendrimi qe mban familja ne kesi rastesh. Per hir te “turpit” dhe se cfare do thote shoqeria, jane kail qe ta sakrifijone femijen e tyre.
E pergezoj kete gocen qe ka mundur te denoncoje. Shume prej jush do thoni qe duroi 8 vjet dhune, pse se beri me pare, etj etj. Por, duke patur parasysh dhunen fizike dhe psikologjike qe eshte ushtruar mbi kete femer, eshte per tu admiruar qe ajo ka mundur te gjeje forcen ne vetvete per te ikur nga shtepia dhe te kerkoje ndihme gjetke, larg Librazhdit.
Uroj shume qe keto shoqatat qe ndodhen ne Tirane, te mos jene te gjitha per te vjelur ndihmat qe vine nga bota, por te merren me ceshtje serioze dhe te krijojne strehe, terapi dhe mbrojtje per femrat e dhunuara.
30 July 2008 @ 3:09 pm
Mire qe u botua ky lajmi po atij gomarit ca i bene apo eshte akoma tu livadhis neper Librazhd tu pi kafe me shoket e vet polica?
Burrat si puna e ketij quhen “burreca”!!!
30 July 2008 @ 3:13 pm
Tea, keta s’jane burra, jane kafshe! Nje burre eshte i supozuar qe ta duaje gruan me shume se veten e tij, ta respektoje dhe te ndaje jeten. Keta lloj “burrash” duan t’ua besh sic ua bejne grave pastaj te fillojne dhe te tregojne “burrerine” e tyre.
30 July 2008 @ 3:14 pm
Me te drejte gruaja nga Librazhdi kerkon mbrojtje nga shteti. Po nga kush shtet moj derrezeze? Nga Ministri i Pare qe e ka mendjen tek prostitutat e bordellot (pthu bure plak!)?
Sikur une te isha femer, kisha me ja pre me bisturi ate rrushin dhe do tja jepja ta hante ndonje qen. Per fat te keq, vetem keshtu mund te luftohet per barazi sociale ne kete vend. Prandaj o gra pervishjuni punes dhe krasitini ato rrush te kalbur, perfshi ketu edhe ate te Ministrit te pare.
30 July 2008 @ 3:14 pm
Nuk eshte aq e thjeshte Belle.
Te gjitha funksionojne mbi donacione. Nuk mund te jete kjo zgjidhja. Asnjehere.
Duhen qendra publike, streheza, qendra avokatore e edhe keshillimore per keto gra. Mbi te gjitha duhet nje fushate sensibilizuese qe ato te marrin vesh se as burri, as opinioni, as dreqi e as i biri nuk ka asnje te drejte t’i trajtoje si objekt.
Dava e humbur?! Mbase. Por kjo vjen ngaqe edhe ne media lajmet jepen perhere shume thate dhe nuk shoqerohen me informacion ne rast nevoje per ndihme.
30 July 2008 @ 3:18 pm
belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:
ke kafsh ke pare ti belle_fleur te rrafi gruan ?
30 July 2008 @ 3:20 pm
Ne Shqiperi duhet te bejne nja dy shembuj si puna e ketij qe te frenohen disi te tjeret. Jo vetem per grate por edhe per femijet.
30 July 2008 @ 3:20 pm
Jam dakort me t-red. Dhuna ne familje i ka rrenjet e thella ne kulturen maskiliste, patriarkale dhe arkaike shqiptare. Neqeoftese nuk edukohen brezat e rinj ne menyre qe ta shofin dhunen familjare si dicka negative ajo ka per te vazhduar te ekzistoje. Se fundja edhe personazhi i mesiperm do kete pare baben e vet qe ka bere te njeten gje me nenen e tij dhe eshte rrit me idene qe keshtu funksionon martesa. Shef rrushi rrushin dhe piqet me i fjale.
Shqiperia ka nevoje per nje fushate sensibilizimi ne mase per edukimin e brezave ndaj dhunes familjare dhe ate ndaj femres. Puna eshte kush do e marre persiper kete pune?
30 July 2008 @ 3:25 pm
t_red, jam shume dakord qe duhet nje sensibilizim i femres ne teresi. Kjo eshte vetem nje nga qindra mijra grate qe keqtrajtohen dhe abuzohen ne cdo lloj forme. Po si mund te behet kjo ne keto zona rurale kur femra eshte “prone” e burrit. Burri kuvendon per gjithcka.
Keto gra jane te brymosura me kete lloj mentaliteti sepse kane pare nenat e tyre qe kane duruar per hir te opinionit, per hir te kalamajve, dhe keshtu vazhdon kalvari i dhunes. Une mendoj qe duhet te pakten nje qender ne cdo fshat per suportin, mesimin, dhe mbrojtjen e femres. Por pyetja qendron, kush do e beje kete? Duhen shume fonde dhe duhet mbeshtetja nga qeveria, dhe sic e dime kjo e fundit eshte e angazhuar me pune te tjera me te rendesishme, sesa kjo e kesaj goces apo shume gocave qe kopanisen nga burrat.
30 July 2008 @ 3:30 pm
eh per fat te keq dhuna mbi grate eshte po aq e perhapur ne kryeqytet. nje e njohura ime u rrah e u perdhunua nga nje shok kursi, dhe i ati i vajzes per ta “ndihmuar” te bijen, detyroi perdhunuesin te martohej me te. tani ata jetojne te “lumtur ” ne mes te tiranes, gjurma dhune mbi trup e akoma me te thella ne shpirt. u bene vite qe ajo nuk qesh me, por shtiret si e kenaqur.
kur kjo i ndodh nje gruaje te shkolluar me te ardhura e mbeshtetje nga shoqeria, nuk guxoj te mendoj se cndodh ne zonat e thella rurale.
30 July 2008 @ 3:32 pm
Prandaj te thashe qe nuk eshte e lehte……
Por eshte e programuar si ide (mbase jo ne cdo qender te banuar)…Fillimisht njerezit e gjinise femerore duhet te informohen dhe te kuptojne se c’jane te drejtat….pastaj te informohen edhe me nje numer telefoni ku mund te kontaktojne, denonocojne apo te kerkojne thjesht keshillim profesional. Si behet? Me publikimin e ketyre sherbimeve ne cdo gazete apo me transmetim spotesh ne televizionet kombetare.
Por askush nuk e pranon vertetesine njerezore te ketij detyrimi!
30 July 2008 @ 3:43 pm
“ke kafsh ke pare ti belle_fleur te rrafi gruan” ?
eT, ata me dy kembe dhe qe e quajne veten “burre”.
30 July 2008 @ 3:45 pm
Eshte shoqeria qe vendos normat e moralit, perfshire ketu edhe trajtimin e femres prej mashkullit, percakton kush eshte virtyt i burrit, ose e thene ndryshe “burreri” e kush eshte palacollek. Ne Shqiperi morali i te qenit “burre” eshte i percaktuar nga sjellje akoma primitive, ku femra shihet ende si prone, objekt kenaqesie dhe abuzimi fizik. Krenaria e burrit nuk eshte tek aftesia per ta bere nje femer te lumtur, por per ta bere ate te bindur, shelege. Po ashtu gabimisht mendohet se ky eshte fenomen vetem ne zonat rurale te vendit. Se vetem ne ato zona njerezit jane indiferente ndaj akteve te tilla “burrerie” (burre zeza thuaj). Por si eshte e mundur p.sh. kur shume njerez ne Tirane e dine mjaft mire se nje kryetar partie, nje perfaqesues i politikes se re, i ashtuquajtur progresist per “nudizmin” i tij krekoses, keqtrajton fizikisht femrat me te cilat bashkejeton (jo nje rast i shkeputur por shume te perseritur), dhe askush nga media nuk guxon te shkruaje apo edhe te pyese zoterine ne se fjalet e perhapura jane te verteta. A s’eshte kjo indiference, frike, mentalitet “e c’na duhet ne kjo pune?” i shfaqur jo ne zona rurale por ne mes te metropolit te Shqiperise?
30 July 2008 @ 3:49 pm
Tea:
Jam dakort me t-red. Dhuna ne familje i ka rrenjet e thella ne kulturen maskiliste, patriarkale dhe arkaike shqiptare.
:::::::::::::::::::
Dhuna ndaj femres nuk ekziston vetem ne Shqiperi .
Ne kapitalizem gjithcka shitet dhe blihet me para ketej ne perendim s’mbaron dhuna psikologjike ndaj femres . Ju lutem mos ekzagjeroni realitetin Shqiptar sepse edhe perendimin nuk e njihni mire ju vret pak syte llustra por realiteti eshte ndryshe , e ka mbytur prostitucioni kudo edhe per nje vend pune.
30 July 2008 @ 3:52 pm
Ik mer thyj qafen !!!!!!
30 July 2008 @ 3:55 pm
Nuk besoj qe ka grua ne shqiperi qe mendon se nuk ka te drejten elementare qe te mos rrihet. Halli eshte qe keto te shkretat nuk kane ku te mbyten per ndihme. Menyra me e shpejte dhe efektive per te mbrojur femrat e dhunuara eshte qe komisariatet e policise te kene ne personel me shume femra police dhe te kene nje seksion te vecante per denoncimet e dhunes ne familje. U be e disata here qe degjojme qe femra ka vajtur ne komisariat te denoncoje, por policia nuk ka nderhyre sepse ka qene ceshtje familjare. Sikur personi qe merr denoncimin te kishte qene nje femer e trajnuar per kete pune, s’besoj se do kishte arritur puna deri ketu.
30 July 2008 @ 4:11 pm
Tirons,
Ketu per mendimin tim e ke gabim. Per fat te keq, ka edhe femra te cilat jane rritur duke pare nenat e tyre te rrihen, me pas jane dhunuar po njesoj, jane bindur se kjo eshte rrjedha normale e jetes, madje te njejten bindje mundohen ta percojne tek femijet e tyre, qofshin keta femra apo meshkuj.
E kuptoj, eshte e veshtire ta besosh, po kur degjon me veshet e tua nje te aferme te moshuar qe thote “E mire ben qe ta rrahe nga pak, se ashtu behet me e mire nusja. Edhe ne ne kohen tone njesoj kemi ngrene dajak, e ja ku jemi, s’na gjeti gje”, e kupton qe e verteta eshte ca me e hidhur se c’duket.
30 July 2008 @ 4:17 pm
Dhuna ne Shqiperi eshte me e perhapur sesa mund ta perbledhim ne dhe fatkqesisht shume me e perhapur sesa mund te pershkruhet.
E cuditshme por ve re dhune edhe ne menyren se si jeni pergjigjur (keni postuar) me siper. Une nuk besoj se Dhuna ka nevoje per filozofi e aq me pak te balancohet me dhune. Ajo duhet DENONCUAR edhe DENUAR.
E kush nga ju ka marre qofte edhe nje here policine ne telefon per te denoncuar dhunen qe mund te kete ndodhur para syve tuaj. E mos me thoni se nuk u ka rastisur asnjehere… Po a nuk na ben kjo ngapak SEHIRXHINJ edhe neve dhe per me shume mosreagimi a mos na ben fajtor ?
E pergezoj shume ate FEMER qe arriti te DENONCOJE, e qe u dha kembeve gjer ne Tirane per te DENUAR nje krim. Te falenderoj qe nepermejt GUXIMIT tend bere qe shqiptaret te reflektojne te pakten per nje sekond
p.s ajo karikatura nuk shpreh as 1 : 1000 e asaj qe shprehnin plaget e DHUNES ne fytyren dhe trupin e asaj femre. Per mua karikatura eshte pjese humori qe besoj e zbut subjektin per te cilin flasim
30 July 2008 @ 4:21 pm
WASU fatkeqesisht ka te drejte. Jam habitur kur ne mese nje rast kur mbrojteset me te flakta te kesaj gjendje te grave jane gra (ato qe flas jane ne moshe te thyer). Ndoshta eshte edhe nje lloj mllefi dhe cmire ndaj nuseve dhe vajzave te reja, e tipit “kur ne e kemi ngrene drurin, po ju pse jo, me te mira qenkeni ju? Ta hani dhe ju dru qe c’ke me ate pune!”.
Niveli i qyterimit te nje populli indekset me domethenese dhe te besueshme i ka ne trajtimin qe u behet grave dhe kafsheve.
30 July 2008 @ 4:22 pm
Vision:Dhuna ne Shqiperi eshte me e perhapur sesa mund ta perbledhim ne dhe fatkqesisht shume me e perhapur sesa mund te pershkruhet.
::::::::::::::::
Kur shkon ne Shqiperi shikon femrat gjysme te zhveshura tamam sikur je ne plazhet e Mesdheut apo ne metropolet Evropjane . Po te ishte shoqeria aq primitive do te ishin veshur si ne lindjen e mesme. Zhveshja tregon emancipimin perendimor kulturen perendimore .
30 July 2008 @ 4:26 pm
tani per kafshet, hajt ma
por per grate ke te drejte.
Ardi,
Edhe ato te zhveshmet hane dru.
Shembulli i fundit, cuni 20 e pak vjecar i Azem Hajdarit qe ngordhte ne dru te dashuren e vet 20 a me pak vjecare, tiranase, te bukur, te veshur te mbathur. Para pak muajsh ajo goce bridhte rrugeve te bllokut me sy te nxire !!!
30 July 2008 @ 4:27 pm
——-
Si mund te zhvillohet nje shtet duke u perqendruar vetem tek kryeqyteti ?
——-
Duke çu gjithë popullsinë në kryeqytet… siç dhe ka nodh…
30 July 2008 @ 4:30 pm
WASU, ato jane tradita qe dun edhe nja 50 vjet me u shkul.
Une e kam fjalen qe grate e dine qe kane te drejte te kerkojne mbrojtje. Nuk jane aq te painformuara sa te mos e dine qe ligji e ndalon.
Ato nuk e ushtrojne kete te drejte sepse o s’duan (i ve poshte opinioni e “morali”) ose nuk munden (nuk ja u ve veshin njeri).
Ato qe ndikohen nga opinioni do ta kene me te lehte sikur disa te tjera, si kjo qe i eshte nxire jeta, t’ia dalin. Mos te flasim per burrat qe do stepen kur komshi Shabani t’e haje nja 5 apo me shume vjet te mira se rref gruan.
Policet femra qe luftojne dhunen ne familje eshte zgjidhja me e shpejte per mua.
1. Perdoret solidariteti i natyrshem femeror qe do ishte shume i efektshem
2. Ka dhe efekt propagandues (dro s’o llaf i mire ky, po s’po me vje ne mend gjo tjeter tani)
30 July 2008 @ 4:32 pm
Jam shum i indejnuar si burre dhe si prind kur degjoj keto raste ushtrimi dhune nga njeres kafsheror,dhe aq me teper kur gjejne mbeshtetjen e organeve te policise qe ne vend qe te reagojne mbi kafshen (dhunuesin) mbyllin syte.
30 July 2008 @ 4:33 pm
Tironsi:
WASU, ato jane tradita qe dun edhe nja 50 vjet me u shkul.
Une e kam fjalen qe grate e dine qe kane te drejte te kerkojne mbrojtje. Nuk jane aq te painformuara sa te mos e dine qe ligji e ndalon
::::::::::::::::::::..
Nuk eshte se nuk duan por eshte varesia ekonomike nuk ndodh vetem ne Shqiperi . Ne kapitalizem gjithcka shitet dhe blihet me para dhe femrat preferojn nganjeher te blihen … ne forma te ndryshme, dhe heshtja eshte nje forme e tille.
30 July 2008 @ 4:33 pm
Nje pyetje tjeter qe me ngeli peng: Ne Shqiperi a ekziston (te pakten ne leter) ligji qe ndalon marredheniet seksuale me minorenet? Nqs. po, ahere a nuk eshte e drejte (perseri ne leter) te varet per k@qesh ky kafsha qe eshte martuar me nje femije 15 vjec?
30 July 2008 @ 4:34 pm
Unë menoj gjithsesi që meshkujt që rrafin gratë si dhe gratë që rrifen prej meshkujve, pra ajo pjesë e popullsisë me pigmentin e asaj karikaturës lart, duhen sterilizu ose i duhet ndryshu seksi. Do ishte eksperiment i mirë, në secilin rast nuk do bonin mo dot fëmijë. Dhe kështu do mbaronte dhe problemi i riprodhimin të bartësve të atij pigmentit, pra të atyre që rrahin e rrihen brenda çifti hetero.
30 July 2008 @ 4:36 pm
Simas kodit te familjes, 16 vjec mund te martohet femra. Ne raste te vecanta me duket dhe 14, po s’jam i sigurte
30 July 2008 @ 4:37 pm
Kjo puna e zhveshjes eshte tamam shenje qyteterimi. Bile eshte shenja kryesore e qyteterimit.
30 July 2008 @ 4:39 pm
O ardo, ai eshte nivel shume i larte mer plak.
Ne ketu po diskutojme qe njeri e vret grun ne burg se ja kane perdhunu!!! e ky tjetri ja hap koken me mangall.
30 July 2008 @ 4:42 pm
E per ate tjetrin qe e vret ne gjume ndersa femijet flinin ne dhomen tjeter, e per ate tjetrin qe e mbyt me jastek me ndihmen e prinderve te tij, e per ate tjetrin qe ja pret koken me kose, e per ……………ohu o zot sa shume !!!
30 July 2008 @ 4:45 pm
Tironso ata jane njerez te semure ndodh edhe ketu ne Itali qe gruaja vritet per xhelozi , kam lexuar shume here ne shtyp. Do te thosha qe shume prej nesh ketu nuk jane te specializuar ne ceshtje sociologjike per te shkruajtur rreth temave te tilla, ja fusin kot.
Ndoshta ne Shqiperi rrihet nje femer ne fshat por ne qytet po ndodhin me mijera ndarje te cilat me pare nuk ndodhnin nga forca e kanunit . Njerezit jane te veshur e te zhveshur njelloj si ne perendim pra emancipimi ka ecur shume para , edhe pse ka episode te cilat i gjen edhe ketej.
30 July 2008 @ 4:46 pm
Persa i perket vrasjeve ka edhe dicka tjeter sepse njerezit nuk jane me fetar jane kthyer ne ateist me prane kafshes pra te rrezikshem bejn gjithcka per momentin.
30 July 2008 @ 4:47 pm
ëëëëëëëëëë ?
Ne nuk shkrujme rreth temave te tilla more.
Ne i shofim perdite me sy.
Me sy po te them !!!!! jo thjesht ne TV !
30 July 2008 @ 4:56 pm
o ardi,
Ta shofesh emancipimin ke tangat e ke minifundet eshte njesoj si te thuash “Vendi yne ka bere shume perpara ne fushen e teknologjise. Pershembull, deri dje mileti e fshinin menderen me gjethe fiku, kurse tani ne saje te perparimit, kane kaluar tek gjetha e plepit, e cila eshte me cilesore dhe nuk grric si ajo e fikut”. Dmth kodra mbas bregut me nje fjale.
Hapi o burre i dheut syte, e meso se c’do te thote emancipim, se te ngeli mendja ke e zhveshmja e femrave.
30 July 2008 @ 4:57 pm
Ska faj i shkreti, ka ardhe n’tajrone e i jane hap syte
30 July 2008 @ 4:58 pm
O ardo, e mor vesh ku e ke fjalen mer lal, po nuk eshte aq i larte sa duket emancipimi. Njerezit kane info, dine, po per inertsi vazhdojne te sillen si 20 vjet para, bile me keq se atehere kishin frike.
Tjetri ne Fier (qytet) hedh grun nga kati i peste se nuk e gjeti te virgjer.
Babai vret vajzen se erdhi ne 11 te nates dhe gjithe bathorja thtote bravo i qofte.
Grate shkojne ne komisariat per te denoncu po nuk ja u ve veshin njeri se jon “ceshtje te brendshme”.
Ato qe shef ti neper Tirone, jon laj thaj vish 10 mije veta, biles me pak po te kes parasysh faktin qe gjithe robt ne Bllok(ku bohet edhe parada) e njohin nejri tjetrin per fytyre.
Ne pergjithesi poplli osht emancipu ne krahasim me 90, po jo aq sa te permendesh Evropen kur ben krahasim
30 July 2008 @ 4:59 pm
Ardi, nuk eshte e thene qe njerezit te kene mbaruar shkolla per psikologji dhe socilogji, per te dhene mendime dhe per te analizuar situata te ketilla. Sic tha dhe T_red, pak me lart duhet sensibilizimi i femres, sidomos ne zonat rurale. Por, me sa po degjojme keto raste po ndodhin edhe ne qytet. Nuk e ben qyteti, njeriun jo, e ben edukata dhe kultura familjara. Shume familje jane te brymosura me mendime patriarkale dhe s’ju ben shume pershtypje kur degjojne rrahjen e nje femre apo perdhunimin e saj.
Tjetra, nese nuk ka ligj qe te mbroje femren kunder dhunes eshte e kote. Sepse keta homo sapiens do gjejne menyren per tu hakmarre dhe per ta bere prape kete gje.
30 July 2008 @ 5:01 pm
Car lesh emancipimi thoni ju mer t’keqen. Shifni mer ket xhaxhin prej Italie qe na krekoset se medemek qeka problem kapitalst edhe s’duhet me u qa se tek tuk ndodhka edhe n’Shqpni…
Hik mer kput qafen ene shko maj referat per temat sociale me nei ven tjeter meqe qeke ene i specializum.
Une jam dakort me Tironsin per masat e menjehershme dhe nje mase tjeter duhet te jete nje fushate ndergjejgsimi te bere ne bashkpunim ministria e shendetsise dhe ministria e punes ceshtjeve sociale dhe shanceve te barabarta.
30 July 2008 @ 5:10 pm
Shume nga ju duhet te lexojn pak me shume te thellohen te analizojn te informohen per kultura te ndryshme te vendeve te ndryshme rreth religjioneve te ndryshme etj .
Ne Shqiperi ne 20 vjet jane bere hapa gjigande ne emancipim perqindja ne shkolla te larta e femrave eshte aty sa e meshkujve para 20 vjetesh shume vajza nuk shkonin as ne te mesme , sot ndarja ne cift nuk eshte me problem , veshja s’perben problem jane shume gjera .
30 July 2008 @ 5:14 pm
Po habitem me diskutantet qe e quajne kete femomen tipik shqiptar.Jetoni ne boten e internetit apo jo? Natyrisht qe jam ne anen e femres ne kete rast dhe me vjen keq qe ai palo burri e tregon “trimerine” me nje femer.Por ky nuk eshte fenoen tipik shqiptar.Shkoni ne Italine e Jugut,Spanjen e Jugut fashtrat e Greqise per te mos permendur pastaj zonat rurale te Serbise,Maqedonise,Bullgarise apo Rumanise dhe do te bindeni se ky fenomen eshte prezent po aq sa ne Shqiperi.Per te mos permendur vendet e Lindjes se Mesme ku fjala e drejta e grave eshte nje fjale e huaj.Po keshtu kemi degjuar akte dhune ndaj femrave ne vendet e zhvilluara(SHBA,Angli,France etj) qe ja kalojne 1000 here ketij “trimit” nga Librazhdi .Per te mos permendur rastin unik austriak.Prandaj ne komentet e juaja mos fajsoni vetem shqiptaret.Ky eshte problem global dhe shqiptaret ku kontributi shqiptar eshte i paperfillshem.Jam dakort qe organizatat joqeveritare ne shqipari vec vjedhin fondet dhe nuk bejne asgje dhe qeveria duhet te jete me agresive per te zbatuar ligjet qe mbrojne grate.
30 July 2008 @ 5:16 pm
Ardi, nuk mendoj se eshte ide e mire te krahasosh Shqiperine me vende te tjera. Vetem e vetem se ne vende te tjera grate dhunohen dhe rrihen me shume se femrat ne Shqiperi, nuk mendoj se eshte analize. Tjetra, nuk mendoj se veshja eshte patjeter eshte treguesi themelor. Kjo eshte si puna e asaj molles qe duket sikur i ndrin lekura nga jashte, por brenda po e gerryen krimbi.
30 July 2008 @ 5:16 pm
Po huni osht hala problem plako. Dhe ajo qe eshte me problem eshte qe shteti nuk vepron dhe bile ka bo hapa mbrapa krahasu me 90.
Babai i asaj vajzes u denua minimalisht. Polici qe vrau gruan se e gjeti tu ja dredh u denu me vetem 3 vjet. Policet refuzoje te marrin denoncime. Cdo gje eshte duke u bere mbrapsht ne kete fushe.
30 July 2008 @ 5:17 pm
Edhe poligamia nuk eshte me problem.
30 July 2008 @ 5:17 pm
Moza:
se te ngeli mendja ke e zhveshmja e femrave.
Ska faj i shkreti, ka ardhe n’tajrone e i jane hap syte
::::::::::::::::….
Ne boten Myslymane(prej nga ne kemi marre nje pjese te rendesishme te kultures) dhe rreth 1.5 miljard njerez sot kane nje besim te tille lufta per civilizimin behet ‘tek veshja’ sepse ajo eshte simbol i fese . Lexoni pak opinionet e ketyre guruve qe merren me keto ceshtje pastaj futuni kafeneve te internetit.
30 July 2008 @ 5:23 pm
Ardo mos fol kaq ashiqare mër ti se i prish robve sinjalin televiziv.
Mu më duket sikur artikulli e ka inotin me sehirxhinjtë, jo me ata të degjenerumit që rrafin e rrifen. Ça më duhet mu mër jau nqs kta me pigment dun me u rraf. Pse qekam i keq unë? Le të vriten mër, s’i hyjnë në punë njeriu. Ideja më e mirë për kto gjona është që t’i jepen armë ktyne tipave të të dy sekseve dhe t’i zgjidhin problemet i herë e mirë. Ça faj kan sehirxhinjtë (në shqip thuhet shikues, soditës, kureshtar, etj.)? Ne sikur të vejm dhe baste, siç dhe bojm, sdo qe keq se përfito ekonomia vendit.
30 July 2008 @ 5:27 pm
SI mo ton c’faj ke ti? Torturo tjetri grun e ti s’ben asgje. Po sikur te bosh goce neser mer? Kshu do flasesh prape?
30 July 2008 @ 5:32 pm
Ç’punë do ketë goca ime me material gjenetik skarco mër jau? Menohu kur fol. Pra ça faji kam unë që boj sehir kur zihen dy skarcista me njoni tjetrin. Unë për më tej propozoj sterilizim të kontrollum nga institucione shtetërore për këto lloj çiftesh. Do ulej meiherë numri i i pasardhësve të tyne dhe dukuria do ishte masnej e papërfillshme.
30 July 2008 @ 5:37 pm
Burri qe rreh nje grua eshte njeri i dobet. Nje mashkull i sigurte ne vetvete dhe me karakter nuk ve kurre dore mbi femren.
Ky fenomen ndodh kudo dhe prirja per dhune ndaj grave nuk ka te beje me mentalitetin apo prapambetjen, e as me shoqerine, por me mundesite reale per ta ushtruar kete dhune. Ketej ne perendim ka mjaft dhune ne familje, por grate kane me shume mbeshtetje dhe alternativa per t’i shpetuar kesaj dhune.
Mendoj se zgjidhja gjendet me shume te pavaresia dhe alternativat e grave sesa te masat ndeshkimore.
30 July 2008 @ 5:45 pm
Frika ruan vreshtat thone, por kur iken instrumenti i frikes, krijohet kaos. Prandaj sterilizimi duket alternative me e mire se sa ndeshkimi. Pervec kesaj qeveria mund te shperndaje dhe hapa vetevrasjeje psh. per ciftet e tilla, nuk do te ishte ide e keqe dhe kjo. Jane si metodat e policise, kur ke dy grupe kriminale qe nuk kane shpresa riedukimi, ose qe riedukimi kerkon shume resurse, menyra me efikase eshte t’i pershpejtohet fundi dhe te nxirren nga qarkullimi.
30 July 2008 @ 5:53 pm
belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:
30 Korrik 2008 @ 2:29 pm
por femnat duan nga pak….si te them si nja 3/dite….
—-Turp!!!
…..e paske mare seriozisht ?!!…Burri qe rreh nje grua eshte njeri i dobet….
30 July 2008 @ 5:57 pm
nuk vihet dor mbi gruan or mik sido qe te jet puna…
besoje se meshkujte me karakter te dobet arrijne ne dhun
tani kohet kane ndryshuar per te dyja palet….
me shume ka te beje mentaliteti i mashkullit sesa i femeres pasi femera munde te jet me e shkathet dhe me e zgjuar por vendosmeria dhe pjekuria e mashkullit eshte ajo qe i ve gjerat ne vend pa qen e nevojshme dhuna!!!!!
30 July 2008 @ 6:05 pm
frika nuk ruan vreshtat ne ket raste por prishe karakter dhe shkaterron jeten e femeres.
hajte ai se kupton por ajo nuk mund te kthehet ne jastek boksi per kaprrico.
30 July 2008 @ 6:19 pm
Eshte ceshtje mentaliteti
Do te kthehem tek tema e parlamentit ku Berisha i kerkonte llogari Balles se e motra shkonte moteleve dhe hoteleve, dhe bente ate qe s’thuhet. Pyetja eshte cfare pergjegjesie ka Balla per kete? Me sakte cfare duhet te bej Balla? Te kthehet ne shtepi ta mare nenen dhe motren (supozojme se ajo qe thote Berisha eshte e vertete, thjesht supozim per hir te debatit) dhe ta rahe apo edhe ta vrase, sepse i ka prekur nderin e familjes? Keshtu vijme tek rahja apo dhe me keq vrasja.
Shikoni sharjet “I kam q…re nene, motren etj etj” E pastaj se e ke bere kete perse qenka kjo sharje? Ne rast se nena apo motra ka dashur ta bej kete eshte pune e saj Cpune ka ia qe ne e shajme ?
Me tej ” E ka nene ku..rve “E pastaj? Perse qenka ai i keq nese e jema qenka k…reve. “Motra jote pallohet hoteleve” E pastaj ku eshte faj i ketij se cfare e ben e motra
Sepse per ne shqiptaret nderi i familjes eshte i shenjte Dhe me nder familje kuptojme jo nderin tone si individ por nderin e bashkeshortes, nenave, motrave, kushurirave, komshijeve qytetareve, bashkombasve, por kurre kurre nderin tone si individe. Se besoj se nuk eshte ne nderi e familjes qe burri te rahe apo vrase.
Por ……. keta jemi ky eshte mentaliteit yne prej talibani
30 July 2008 @ 6:20 pm
…nuk desha tè vendosja koment,pasi pèr kèto raste ça tè komentosh..idotèt!por para 2 muajsh isha nè shqipèri e se si ra fjala me gjyshin tim,i cila ka 89 vjeç,pèr 1 rast tè tillè!dhe kur e pyeta se çfarè mendonte ai pèr kèto ndodhi mè tha:burrit i rèndojnè me nder edhe “brekèt”,dmth qè fjalèn e ka tè rèndè dhe gruaja èshtè mirè ndonjèherè edhe 1 hap mbrapa ta bèj,por burri qè vendos dorè mbi grua e fèmi..nuk èshtè mè burrè!!tani unè nuk e di sa e mbèshtesni ju mendimin e gjyshit tim(qè e theksoj ka 89 vjeç),por ajo qè mè habit mua èshtè se gjyshi im mendon nè kètè mènyrè..po ky idioti nga librazhdi ça dreqin mendonte??
30 July 2008 @ 7:50 pm
Po kjo grueja do ket’ harrue me nrof gjellen per burrin se nryshe nuk ka si shpjegohet ngarja.
Ka anet e jona i thojn “kush t’rref t’don” or taj!
30 July 2008 @ 7:59 pm
Miri thotë:
30 Korrik 2008 @ 5:14 pm
Po habitem me diskutantet qe e quajne kete femomen tipik shqiptar.Jetoni ne boten e internetit apo jo? Natyrisht qe jam ne anen e femres ne kete rast dhe me vjen keq qe ai palo burri e tregon “trimerine” me nje femer.Por ky nuk eshte fenoen tipik shqiptar
Ajo qe ben kete rast tipik shqiptare eshte EGERSIA e dhunes se ushtruar!!!!!!!!!!!!! Ajo qe e ben rast tipik shqiptare eshte se denoncimi ne polici nuk eshte marre parasysh…Me vjen keqe, por eshte rast tipik shqiptare dhe per kete me vjen TURP..
Po keshtu kemi degjuar akte dhune ndaj femrave ne vendet e zhvilluara(SHBA,Angli,France etj) qe ja kalojne 1000 here ketij “trimit” nga Librazhdi
Per ne angli i dashur te siguroj qe nuk ka rast te tille.. As qe behet fjale te rahesh gruan per 15 vjet ne menyre te tille dhe mos te ndeshkohesh..
Kisha dhe dicka tjeter qe e ve re kur shohim raste te tilla deshperuese. Mundohemi te krahasojme dhunen e perdorur me Britanin ( 60 milion banore) Gjermanine (80 milione banore) France (40 milon banore) SHBA (250 milion banore)… ndersa ne 3 milion!!!!!!!!!!!!!! Eshte budallek me brire!!! Dihet qe keto raste jane te izoluara ne vendet perendimore dhe po te shohin statistikat per baze popullsie me perqindje do te shohim me qarte te verteten..
A mund te GUXOJE kush te dale dhe te llogarise perqindjet ne rang popullsie, te dhunes familjare ne shqiperi????????????
Pergjigja eshte JO, se do jete skandali me i madh qe i ka ndodh kombit shqiptare.
30 July 2008 @ 8:02 pm
ene une kam nijgue qi ne Sala e rref Lirien perdita, pranej menoj ta vejme n’tabelle t”nerit e ta marrim shembull t’gjith
30 July 2008 @ 8:35 pm
Hej, ju lutem, te kjo teme nuk ka fare nevoje te bejme krahasime per politikane apo grate e tyre, nuk ka fare lidhje dhe vecse e heqim vemendjen nga tema dhe nga problemi ne kete menyre.
Eshte shume e tmerrshme kjo histori, me e tmerrshme, ashtu sic ka treguar edhe dikush ketu, eshte fakti qe ka shume te tilla. E nuk ka rendesi fare nese ka ne librazhd ashtu sic ka edhe kudo tjeter ne bote. Sepse kudo tjeter ka edhe vende te specializuara per t’u ofruar ndihme ketyre grave, ndersa tek ne, akoma e gjithe ndergjegja shoqerore vazhdon te jete e bashkuar apo ne sinkron, ne menyre perverse, me forcen e pushtetit ne trupat e shpifur te ca policave idiote apo ca gjykatesve me kriminele se kriminelet qe gjasme gjykojne!
Kush i mbron keto viktima? PESHKU PA UJE?
30 July 2008 @ 8:37 pm
Ajo akuzon policinë e Librazhdit, e cila duhet të përgjigjet publikisht e të mbajë përgjegjësi për këtë rast. Dhe ata janë përgjigjur duke thënë se ishte e shoqja, prandaj nuk ndërhynim!
———————————————————
Po keta police e njohin ligjin zbatimin e te cilit duhet te sigurojne?
Mua me shastiset truri me gjithe keto gjera qe lexoj ketu per Shqiperine. Po filloj seriozisht te dyshoj se mos ka crregullime gjeneketike ne pjesen derrmuese te popullates.
30 July 2008 @ 8:43 pm
jam shume dakort me Une.
po ajo qe nuk arrij te kuptoj eshte se si familjet nuk i mbeshtesin keto gra por i lene te vuajne ne duart e “buburrecave” per shkak te nderit. Te 10 fsha nderin o shqiptar qe i ve kaq shume rendesi cthote bota dhe komshiu kur femija jot abuzohet si kafshe dhe ti zben gje.
Nuk kam shprese te policet debila qe nuk dine asgje per te drejtat e njeriut se 90 % e tyre jane pa arsimin e duhur po e marrin postin ‘me parti’.
Well, tezja ime u martua para 25 vjetesh ‘me dashuri’, por burri e abuzonte fizikisht. Ajo nuk tregonte(sepse e kishte marre vete bashkeshortin, dhe ne mendjen e saj ajo sduhej te ankohej) por daja nuk po i besonte me arsyeve se ra nga shkallet dhe vrau krahun, apo i ra deres vete me koke, ndaj i beri prite kunatit te vet ne nje dite dimri dhe e rrahu mire pastaj ia hoqi dhe kepucet dhe e la kembezbathur.
Pastaj i tha se motra e tij nuk ishte jetime, dhe po te vinte dore perseri mbi te …..
Se tani ca gjera nuk zgjidhen me paqe dhe konsensus (me fal gandi). Mushka ashtu i do drute.
30 July 2008 @ 9:07 pm
@MC, mu drodh mishi edhe nje here nga keto makabritet qe ushtrohet mbi femren. Me vjen mire qe vellai i saj eshte treguar burre dhe i kujdeshem ndaj motres dhe situates ne te cilen ajo ka qene.
30 July 2008 @ 9:12 pm
Ligji ne shqiperi eshte shume i bute ndaj dhunes ne familje,pra e perseris ,dhunes ne familje.Nuk e kuptoj pse keta parlamentare, qe kane ne dore ligjet, jane aq indiferent ndaj ketij fenomeni,sigurisht edhe ndaj shume fenomeneve te tjera. C`presin?
Yyy.. sa organizata ka qe mbrojne te drejtat e grave,sa te dush!!!! Mirpo ato vetem sa ngrohen ne diell,marrin ate rroge,dhe druni ndaj gruas,djalit ose anasjelltas,vazhdon te marri ne qafe shpirtera njerzish!
Druni dru,por me karar or ti maik prej Librazhdi,se Gruja nuk osht lop!
Te jep cilimij,te te la e te pastron shtepine ,dhe ne darke te ngohe…..
..ho mer,kur do te merni vesh ju?
..prandaj duhet edhe druni i “ligjit”.si puna e drunit qe i jep grus !!
30 July 2008 @ 9:14 pm
Kristi
Ideja e sjelljes se politkaneve ketu eshte me vlere se ka vleren tek pejesa tuaj e fundit
Keshtu qe ka rendesi mos politizimi i gjerave por ka rendesi te kuptojme se arsyet qe mungojne ato qe kerkoni ju dhe ne te tere nga shteti vjen nga psikologjia qe mbart ky shtet, kjo politike, ky popull
30 July 2008 @ 9:35 pm
Leon thotë:
Mundohemi te krahasojme dhunen e perdorur me Britanin ( 60 milion banore) Gjermanine (80 milione banore) France (40 milon banore) SHBA (250 milion banore)… ndersa ne 3 milion!!!!!!!!!!!!!! Eshte budallek me brire!!! Dihet qe keto raste jane te izoluara ne vendet perendimore dhe po te shohin statistikat per baze popullsie me perqindje do te shohim me qarte te verteten…
Nese lexon statistikat e policise mbi dhunen ne familje ne keto vende,dhe te dhenat e oganizatave qeveritare dhe jo qeveriare do te shohesh qe pamja nuk eshte aq roze sac e paraqet ti.Dhe ti referohesh raporteve ku thuhet se sa % e grave ne keto vende nuk i raportojne dhunen e ushtruar nga burrat do te konkludosh qe ky nuk eshte nje femomen shqiptar edhe per nje gje tjeter,se diskutantet amerikane,angleze dhe franceze do ta justifikonin si rast te vecuar per te mbrojtur imazhin e vendit te tyre.Por kjo nuk ndodh me disa shqiptare,sepse keta kane ndjenje inferioriteti ndaj te huajve dhe mundohen te nxijne cdo gje shqiptare si te prapambetur.Une thjesht jam i habitur me diskutantet qe per nje gje qe ndodh ne Shqiperi e hidhen dhe e pergjithesojne dhe e bejne si tipar te kombit tone.NUK ESHTE E DREJTE!Edhe per te sharat ne parlament p.sh nuk eshte tipike shqipatre.Shikoni parlamentet e Italise,Taiwanit, Kilit ,Greqise,Hollandes dhe do te shihni se ky fenomen nuk eshte shqiptar.
30 July 2008 @ 9:43 pm
…qe per nje gje qe ndodh ne Shqiperi e hidhen dhe e pergjithesojne dhe e bejne si tipar te kombit tone….
….Edhe per te sharat ne parlament p.sh nuk eshte tipike shqipatre.Shikoni parlamentet e Italise,Taiwanit, Kilit ,Greqise,Hollandes dhe do te shihni se ky fenomen nuk eshte shqiptar….
—————
Ne kongresin Amerikna thuhet
“Mother fucker”
ne parlamentin shqiptar thuhet
“Te q…fsha nene”
Pa e zgjatur shikoje ketu ndryshimin dhe me thuaj ndryshimin ne tiparet e kombit tone. KJo pastaj per te kuptuar ndryshimin ne rahjet ne librazhd apo kudo ne shqiperi me ato ne amerike apo kudo ne perendim ( jo ne Afganistan, Pakistan apo Zanzibar, pasi atje nuk ka ndryshim)
30 July 2008 @ 10:36 pm
“”"” Mbi te gjitha duhet nje fushate sensibilizuese qe ato te marrin vesh se as burri, as opinioni, as dreqi e as i biri nuk ka asnje te drejte t’i trajtoje si objekt.”"”"…. He HE HEJJJJJJJJJJJ !!!!!!!!
:P :P.
“Te djegim ne zjarr kush merr neper kembe te drejtat ….e shoqeve ,motrave dhe nenave tona…..-THA !
Je shume kohe MBRAPA t-red….jashtezakonisht MBRAPA ne konceptim e ne zbatim….perfshire te gjithe “of - afsit” qe te vijne Po Mbrapa. Keto kerkesa e zbatime jane per shoqeri te ORGANIZUARA , qe dijne te respektojne Familjen ne teresi e GRUAN ne vecanti .
Tani nuk ka shoqeri te organizuar ka vetem “individe te forte” qe dhe vlerat morale te familjes ne TERESI e te femres ne VECANTI i kane shndruar ne placke TREGU..ne burim PARASH .Dhe jeni JU te paret qe pakutpuar i fryte borijeve per familje “socialiste” qe degradonte shoqerine
Tani hidheni vallen sipas kesaj MELODIE.
Konkretisht…ketu ne nje rast, presioni psikologjik por edhe goditje , i menjehershem qe nderhyrja E policise bashkiake QE KISHTE kopetence (FIKSOJENI mire)…Kishte Kopetence (jo te ndiqte kundershtaret Politike):
VECIM- 10 DITE- PREJ NJERI TJETRIT . PROCEDIMI PER BURRIN NE RAST SE AI AFROHEJ TEK SHTEPIA BRENDA KETIJ INTERVALI KOHOR.
Me pas ..zgjidhje sipas vendimit te bashkeshorteve…
Koha ka ardhe si te vetmet zgjidhje , dhe lereni prallat moraliste “Oh-Ah” lereni “keqardhjen” lerini Britanite e Francrat, ktheini syte nga Shqiperia qe po e shperbeni nga dita ne dite me pordhet e medhaja qe Ju duket sikur keni zbuluar URTESITE e DITURINE e BOTES… Jane konceptet tuaja te shprehura si platforma e te ARDHMES qe pjellin femije “skarco” menderisht si “ARDRIT” apo persona te “Kultures se Larte” si Miri a MORRI …dhe perderi sa te mos prodhoni me MIXHISTE apo “skarco” :
Realiteti kerkon zgjidhje sipas moralit te KOHES ….
Me POLICI.. Pa DHEMBJE!
30 July 2008 @ 11:59 pm
….Realiteti kerkon zgjidhje sipas moralit te KOHES ….
Me POLICI.. Pa DHEMBJE!….
——–
Idris duke menduar se kjo eshte zgjidhja qe rekomandoni personalisht jam dakort me pjesen e pare (ME POLICI) por pjesen e dyte nuk e kuptoj ( PA DHIMBJE) si mund te kesh polici ne vepirm pa shkaktuar dhimbje per shaktarin e dhimbjes( kete abuzuesin burrin e kesaj te mjeres qe behet fjale ketu) Mbase nuk ke aritur ta perfundosh fjaline duke duke dashur te thuash “PA DHIMBJE PER VIKTIMEN” kete dakort deri diku pasi dhimbje viktima do te kete edhe kur abuzesi i saj te ndjej dhimbjet e policise ( prokurori, pyetje deshimtare gjyq etj etj). Por….. Nuk e di ME POLICI dhe PA DHIMBJE sikur nuk shkojne bashke
31 July 2008 @ 12:26 am
Rrofsh TOKO!
:P
….sepse kane me ore e VITE qe i drejtohen “dhimbjes njerezore ” si te tille , ne nje vend ku si MORAL nuk ekziston me kjo NORME , ose eshte aq e kufizuar , sa qe nuk respektohet e VLERESOHET me , pra nuk eshte me NORME SHOQERORE !
“Pa DHIMBJE” eshte per “of-afsit” jo per problemin
Lexo dhe me siper TOKO !
31 July 2008 @ 12:28 am
OK Dakort edhe me kete pjese Pra dakort me tere mendimin tuaj
31 July 2008 @ 12:41 am
According to previous testimony, the videotapes showed Davis and his girlfriend, Dena Riley, brutalizing two women — Marsha Spicer, 41, and Michelle Huff-Ricci, 36.
Davis is on trial in Jackson County for the May 2006 death of Spicer, of Independence. He faces 40 felony counts, including capital murder, and could face the death penalty if convicted.
death penalty ne USA ndersa ne SHqiperi…..pasi policia e Librazhdit nuk e ka ndihmuar asnjë herë…
Miri e kupton ndryshimin dhe aspak kjo se jemi inferior ndaj te huajave por se jemi keta qe jemi dhe mire eshte ta dime se ksuh jemi se sa te genjejme mendjen se jemi ata e nuk jemi per hir te mendjemadhesise.
31 July 2008 @ 1:09 am
DIKUSH PO RREH NJE GRUA
Andrei Voznesensky (Rusi)
Dikush po rreh nje grua
Ne makinen e nxehte me drita te shuara
Vetem e bardha e syve te saj shkelqen.
Kembet e saj perplasen me tavanin e makines
Si kone te bardhe drite qe vertiten ne erresire.
Dikush po rreh nje grua.
Keshtu rrihen vec skllavet.
E tmerruar ajo shqelmon deren
Dhe bie jashte – ne rruge.
Frenat gervijne
Dikush vrapon mbrapsh drejt saj
Kercen mbi te, e terheq zvarre me fytyren poshte
Mes barit e shkurreve.
Pisi, sa sistematikisht e qellon
Stilyaga, bastardi, trimi i madh,
Qe me majen e kepuces se shtrenjte
E godet si me thike mes brinjeve.
Kjo eshte kenaqesia e ushtarit armik
Dhe e fshatarit te pagdhendur.
Duke shkelur me kembe barin e ndricuar nga hena
Dikush po rreh nje grua.
Dikush po rreh nje grua
Shekull pas shekulli jo pune s’po mbaron kurre.
Jane te rejat ato qe rrihen. Trishtueshem
Kembanat tona te marteses fillojne te bien ne alarm.
Dikush po rreh nje grua
Kjo eshte jeta, thoni ju. Mua me thua?
Dikush po rreh nje grua
Por drita e saj qe s’shuhet kurre
Eshte si nje bote e pafund.
Nuk ka fe
Dhe rizbulime,
Ka vetem gra.
Dergjur atje e zbehte si uji
Syte e palevizshem e te mbyllur
Ajo nuk i perket atij
Me shume se sa ai burim thelle ne pyll.
Po yjet? Duke u perplasur pas qiellit
Si pikat e shiut pas xhamit te erret
Bien poshte
Per te freskuar
ballin qe i pervelon ne ethe
31 July 2008 @ 12:29 pm
si me ngjarjen e Gerdecit, te ‘kulturuarit’ e Tiranes i ke ne kafe duke analizuar emrin, dialektin dhe prejardhjen e ketij Gjinit dhe bashkeshortes se tij, dhe duke qeshur me ‘injorancen’ e ‘fshatareve’. More coffee?
31 July 2008 @ 12:46 pm
Koment tejet i goditur voilamoi… nuk e ke idene sa dakort jam me ty.
31 July 2008 @ 1:08 pm
nuk desha ta zgjas me shume se mendoj se komenti i pare i tha te gjtha, por mbaj mend ne Mars kur bisedoja me miq nga Tirana, me thonin qe kafenet ishin mbushur me humor te zi per banoret e Gerdecit. Jo diskutime politike, sociale, etj por perbuzje per ‘fshataret qe sdin ca bejne’.
31 July 2008 @ 1:19 pm
po ke te drejte, por une as humor te zi nuk do ta quaja ate… ( edhe per te bere humor te zi duhet stil )
31 July 2008 @ 2:12 pm
Femra shqiptare eshte rrahur,ndeshkuar,perdhunuar jo aq shume ne siperfaqe por brenda ne ndjenjat,ne lirine,ne boten e brendeshme te padukur te saj,te heshtur por,te pasur e te fuqishme;a ka dhunim me te madh ti kerkoje asaj te ishte e virgjer ne martese?! po mashkulli i virgjer ishte?!
shyqyr qe kohet kane ndryshuar mjerisht jo per te gjithe,eshte nje udhetim teper i gjate,gati Darvinian qe çdo individ mashkull te kthjelltesohet..
31 July 2008 @ 2:45 pm
xhenius, me sa lexova mund te them me plot bindje qe KA dhunim me te madh se kerkesa te jesh e virgjer..sidomos kur konsideroj faktin qe ne ate kohe kur kjo gje kerkohej shumica e vajzave martoheshin shume te reja, pra, ishin te virgjera keshtu qe nuk ishte nje vuajtje e madhe per to..
31 July 2008 @ 6:21 pm
Vertet raste te tilla ka dhe ne vende te tjera, ku me shume e ku me pak, por ajo qe me ben pershtypje eshte se si policia nuk vepron. Ajo e shkreta nuk i ka ditur shkallet e ankimit, sepse kur nuk te zgjidh gje policia, shkon ne prokurori (si ruajtese e ligjit) dhe eshte kjo e fundit qe heton se ku eshte shkelur ligji. Prokuroria sheh shenjat ne trup dhe fytyre, ben fotografite, shenon gjithshka qe thote viktima, dhe sheh qe ka shkelje ligji jo vetem nga agresori/burri, por dhe nga policia, dhe ketu ajo vazhdon hetimin, gjen policin/cat neglizhues ndaj zbatimit te ligjit, dhe ia perciell dosjen gjykates, dhe eshte kjo e fundit qe ndeshkon si burrin/agresorin ashtu dhe policin qe s’ka zbatuar ligjin, si mesim per te tjeret.
Normalisht, prokuroria (si rojtare e ligjit) vepron dhe pa marre direkt ankimin nga viktima, mjafton te marri nje informacion nga shtypi apo burime te tjera. Mirpo ne Shqiperi, ne sistemin e drejtesise, ka diçka qe nuk shkon, gje qe e kan vene re dhe te huajt.
31 July 2008 @ 6:28 pm
Voilamoi,pikerisht,aty fillon dhunimi…
mendoje pak me thelle,me respekt.
31 July 2008 @ 8:35 pm
Pse e dijshe Arrnautin e qytetnum zotrote? Njih veten vajze…ose gurin ne qafe…ene ..fiiiiu
1 August 2008 @ 3:21 am
I vrasim më së shumti për “nder”: për “kurvëri” të provuara a të supozuara, për xhelozi të verbëra, për dashuri të papërmbushura. I vrasim se nuk i bëjmë dot pronë, se nuk i dominojmë dot. Sepse duam t‘i pushtojmë, por i duam edhe të virgjëra. I duam përjetësisht tonat edhe kur s‘na duan më edhe kur s‘i duam më. Sepse jemi veç ca diktatorë në miniaturë, të ndyrë e të veckël. Ca vrasës të fëlliqur frikacakë, që zvarritemi çarçafëve me thikë në dhëmbë e mullarëve me kallashnikov ndër shalë, për të masakruar gruan, dashnoren apo motrën.
1 August 2008 @ 3:22 am
..I vrasim më së shumti për “nder”: për “kurvëri” të provuara a të supozuara, për xhelozi të verbëra, për dashuri të papërmbushura. I vrasim se nuk i bëjmë dot pronë, se nuk i dominojmë dot. Sepse duam t‘i pushtojmë, por i duam edhe të virgjëra. I duam përjetësisht tonat edhe kur s‘na duan më edhe kur s‘i duam më. Sepse jemi veç ca diktatorë në miniaturë, të ndyrë e të veckël. Ca vrasës të fëlliqur frikacakë, që zvarritemi çarçafëve me thikë në dhëmbë e mullarëve me kallashnikov ndër shalë, për të masakruar gruan, dashnoren apo motrën.
1 August 2008 @ 2:52 pm
i vrasin, se sdine te duan, nuk kan dit kurre, se kan idene ca eshte dashuria, as dhembshuria, kur rastet me makabre ndodhin ne sy te femijeve… e ndodhin rrenzave te largeta te shqiperise keto, por edhe neperiferite e tiranes. ajo grua ishte e nxire por kishte nje kurajo te llahtarshme, bravo.
1 August 2008 @ 9:49 pm
Mendoni si per nenen apo motren tuaj,vendoseni veten ne vendin e asaj vajzes.nuk eshte faji i saj qe lindi ne Librazhdin e “larget” dhe i dhane kur ish akoma femije nje burre.
Harram e paçim ne shqiptaret qe i sillemi motrave e nenave tona ne kete menyre,jemi kriminele e te pashpirt me grate “tona” ,por ne rruge te madhe te hame mu….Me vjen ndermend nje histori e dhimbshme qe me ka bere te qaj me denese,po ndigjoja radio Tiranen me nje radio me bateri se s’kishte drita,ishte janari i vitit 2001,e pra kjo vajze qe i kishte shkruar redaksise se radios,tregonte jeten e saj te vuajtur dhe shume te dhimbshme,qe kish nje vella te madh qe punonte ne Greqi dhe 3 motra te vogla,nena i kishte vdekur,jetonin me baben ne shtepi.Ah ngjarja ishte ne Mirdite,kthehet i vellai me ca para,per te bere shtepi te re qe te jetonte me nusen,e perdor te motren si kafshe pune per te bere llaç e bajtur tulla,ne fund i thote se duhej te ikte nga shtepia.Vinin njerez per ta kerkuar per nuse,por i jati vete i perzinte duke i thene se eshte vajze e perdale dhe pa moral (kurve).Komshijte flisnin fjale te mira thoshte vajza,por te tjeret s’kuptonin pse i jati prishte nderin e vajzes,thjesht egoizmi personal,per te pasur nje sherbyese,sherbetore qe ti lante kembet,dhe nderresat e felliqura.Vajza e shkrete kerkonte ndihme,por se bashku me 3 motrat e vogla.Me duket se u pergjigj kryetari i shoqates se jetimeve,por dhe shume qytetare te thjeshte te Tiranes,qe kerkonin te ndihmonin kete vajze fatkeqe.
Dua ti jap mbeshtetjen dhe solidaritetin tim njerezor asaj vajze te pafate,dhe gjithe vajzave shqiptare,kam vetem nje keshille,studioni,studioni eshte e vetmja rruge shpetimi per ju.
2 August 2008 @ 11:10 am
Dhuna ndaj femres egziston kudo ne bote.
per te mos u habitur me kete skicofrenin shqiptar qe duhet arrestuar ne vend , ne Amerike nje nder 4 gra dhunohet nga mashkulli i saj burri apo i dashuri qofte, dhe te mendosh qe ligji atje dhe ketu ne kanada eshte i njejte——–ca do te beje femra edhe te te bjeri me shpulle ftyres mashkulli ska te drejte ta preki me dore!———-IMAGJINONI NE SHQIPERI PA LIGJ SE CBEHET!!!!!! ZOT NDIHMOJI SHQIPTARET NE EPOKEN E HEKURIT TE NXEHTE!
Ps , nuk i lexova te gjitha komentet ca u be me vajzen me tutje?
6 August 2008 @ 4:46 pm
sa gjynaf
dhe shume turp per familjen qe nuk ndihmon femijen e vete. Vjet kur isha ne shqiperi me treguan se si nje grua(~40-ve) ju lutej te vellezerve dhe nenes (e jema shume plak dhe e semure) ta ndihmonin se burri e rrinte dhe e tradhetonte me te kunaten (gruan e velllait). Ata e mbanin disa dite ne shtepi e pastaj e nisnin ke ai. Asnje se ndihmoj deri sa e gjeten te varur. Te gjithe thone qe e vrau i shoqi, por ai nuk e pranote dhe thosh se vari veten…as policia beri hetime per te gjetur te verteten e as te vellezerit…..