“Pozicioni ynë për zgjedhjet e 8 majit është edhe më i qartë seç ishte përpara vrasjeve barbare të 21 janarit, përpara nxjerrjes së policisë së shtetit nga kuadri ligjor dhe kushtetues i Shqipërisë, përpara sulmeve barbare dhe tipikisht fashiste ndaj Prokurores së Përgjithshme dhe përpara agresionit të patolerueshëm ndaj Presidentit të Republikës. Të gjitha këto janë arsye më shumë për të thënë se në këto kushte nuk mund të bëhen më zgjedhje në Shqipëri”. – Edi Rama, Gazeta “Shqip”, 29 janar 2011.

“Opozita kurrë s'ka thënë se do të bojkotojë zgjedhjet. Ky ishte një mit urban i krijuar nga koalicioni i diz-Integrimit që ende flet në mënyrë dëshirore. Të na falin kusarët që ua prishëm ëndrrën, por plani është që të garojmë e fitojmë zgjedhjet e ardhshme lokale në emër të një publiku, që po sfilitet nga skamja e gjuha e urrejtjes”. - Erion Veliaj, Gazeta “Shqip”, 3 mars 2011.

Vetëm 35 ditë më parë, të pajtohej me idenë se në Shqipëri mund të zhvilloheshin zgjedhje lokale ishte e papërfytyrueshme për opozitën e këtushme. Madje jo vetëm zgjedhje lokale, por siç thoshte edhe vetë Rama në atë kohë, nuk mund të bëheshin “MË” zgjedhje fare.
Pas 35 ditësh, Edi Rama që ka folur me këtë gjuhë dëshirore kundër zgjedhjeve supozohet nga vetë portmanteaux-të e tij të jetë një “krijues mitesh” e “kusar”.

Por le të mos bëhemi cinikë të pashpirt e të mos dalim nga konteksti i kohës kur e majta e vetëquajtur fliste kundër zhvillimit të zgjedhjeve. Skualifikimi nga ana e opozitës, i zgjedhjeve si një mundësi për 8 majin, ndodhte në një kohë kur vërtet mund të ishim të shqetësuar për demokracinë në këtë vend. Të mos harrojmë, bëhet fjalë për një epokë të errët e të largët arkeologjike: këtu e plot 35 ditë më parë.

Në qytetërimin antik shqiptar të para 35 ditëve, të vrarët e 21 janarit quheshin akoma të vrarë. Para 35 ditëve, policia e shtetit përdorej nga qeveria duke u nxjerrë jashtë misionit të saj. Para 35 ditëve prokurorja e përgjithshme quhej “lavire”, siç fashistët e filmave të Kinostudios shanin dëshmoren Margarita Tutulani vaktit. Para 35 ditëve, Presidenti i Republikës ishte edhe ai nën një agresion të patolerueshëm që s’krahasohet fare me agresionet normale dhe të tolerueshme ku ai duhet të ndodhet zakonisht.

Tani jemi 35 ditë më vonë. Të gjitha këto paradokse që e pamundësonin zhvillimin e zgjedhjeve shihen tani si një përmbledhje mitologjike e së kaluarës. Ato i bie të jenë riparuar (përfshi këtu ringjalljen e të vdekurve dhe shpëlarjen e nderit të kryeprokurores). Shkurt, duhet të kemi mbërritur pa u ndier në limanin e qetë të demokracisë. A nuk u bënë befas të mundshme edhe zgjedhjet në këtë vend? Kësodore është natyrale që opozita jo vetëm të marrë pjesë në to, por t’u grahë edhe kuajve e të shpejtojë për të caktuar slloganet, koordinatorët, kompanitë e sondazheve dhe kandidatët e vet kryesorë. Mbi të gjitha, kryekandidatin për Tiranën. Ky është procesi më normal në një vend tërësisht normal ku demokracia funksionon. Dhe për të përligjur këtë situatë, të gjitha këto, po ndodhin vërtet.

Por, ironinë mënjanë, le të ndalim një sekondë. A nuk është e gjithë kjo panoramë një tallje e madhe, e shëmtuar dhe e pafytyrë ndaj publikut? Nëse pozita e sotme akuzohet për mungesë sinqeriteti, ndershmërie dhe praktika totalitariste, paskemi mbërritur në ditën kur të gjitha këto mëkate u anulluan e u falën papritur? Epitetet e sofistikuar janë të shumtë, por në thelb kjo mbetet një tradhti dhe tradhtia ndoshta s’vret drejtpërdrejt por lejon të të vrasin. Në këtë fillim marsi të vitit 2011, shumë shqiptarë që kërkojnë drejtësi dhe një atdhe më të mirë, kanë të drejtë të ndjehen të tradhtuar për herë të dytë që nga 15 marsi i Gërdecit.

Si mund të akuzosh kundërshtarët e tu se gënjejnë 24 orë në 24 e të propozosh vetveten si zëvendësues të tyre, kur oferta jote është edhe ajo asgjë tjetër, veçse e themeluar në gënjeshtër? Si mund të presim një alternativë më të mirë në pushtet nga dikush që mashtron sy për sy edhe sot kur është në opozitë?

E vërtetë, pushtetari që mëkaton gjatë administrimit të pushtetit dhe gënjen për të mbrojtur fajin e vet, është një e keqe e madhe dhe një nga shkaqet kryesore pse sot kemi këto lloj qeverish që kemi, të cilat e humbasin legjitimitetin sapo e fitojnë atë. Por ama, obsesionimi me pagabueshmërinë e vetes dhe frika e tmerrshme përballë një procesi normal siç është të pranuarit e një gabimi, s’duken të jenë aspak një zeje e huaj edhe për të kundërtit e tyre në Shqipëri. Në këtë rast, rreziku është më i madh. Një e keqe kërkon të zëvendësojë të keqen ekzistuese e cila të paktën nuk e çan më kokën as të kamuflohet dhe manifestohet haptaz si e tillë.

Kjo mungesë shqetësuese konsistence është një sëmundje tashmë e gangrenizuar brenda opozitës shqiptare të viteve të fundit. Nuk e pranojnë shpesh troç, por tashmë në Shqipëri janë të shumtë ata që e mendojnë se Edi Rama dhe PS-ja sipas ungjillit të tij, është një ndërmarrje e keq-menaxhuar, e cila nuk është në gjendje të kontrollojë veprimet jo e jo, por as deklaratat e mbase as mendimet e veta.

Që kjo qeveri e ka sosur ujin e gamiljes së vet, kjo është tashmë një aksiomë e njohur gjerësisht. Pas dy mandatesh në pushtet, aferat s’mund të fshihen më, korrupsioni i maskuar pas kredos konservatore “privatizim dhe liri tregu” është bërë vrasës dhe realiteti virtual ku jeton shumica e lidershipit qeverisës dhe njerëzve-satelitë rreth saj është shkëputur vite dritë larg realitetit real ku ngrysin jetët qytetarët e thjeshtë.

Por nga ana tjetër, që opozita e sotme nuk ka as takatin, as vendosmërinë, as argumentet e as kurajon për t’u shpërfaqur si një alternativë më e mirë - kjo s’ka më nevojë për eksperimente të tjera për t’u verifikuar. Mjaftojnë dy palë zgjedhje rresht të humbura, administrimi i përsëritur fëminor i prapësive të qeverisjes dhe asgjësimi i demokracisë së brendshme në parti duke e shndërruar atë nga versioni “trup pa kokë”, siç ishte në kohën e ish-liderit çakërrqejf të epokës para-Rama, në një “kokë pa trup”, si kjo që shohim sot.
Realisht, një kokë, perimetrit të së cilës do i shkonte fiks përshtatja pezhorative e sloganit të një kompanie detergjentësh: “Ne nuk jemi më të dobëtit. Por më të dobët s’kemi parë”.

E meqë përmendëm më parë romuzet italo-fashiste ndaj ilegalëve komunistë të kinemasë bardh’e zi, është rasti mbase për të paraqitur para publikut edhe anën tjetër të medaljes në një realitet që siç dihet, si tani as atëherë, s’vinte kurrë njëdimensional. Mbase edhe një perifrazim më i sagllamtë me autorësi pop-antifashiste të viteve 1940 ndaj asaj që percepton sot në vitet 2010 qytetari substancialisht i majtë kur sheh në ç’duar rrotullohet timoni i institucionit që thotë se e përfaqëson atë politikisht:

“Galeazzo Ciano
un grande aviatore,
finita la benzina
pisciato sul motore”.

Sokol Shameti, Gazeta “Shqip”, 4 mars 2011

25 Komente

Kush eshte ai njeriu ne foto?

Galeazzo Ciano

Hahahahahahahahahahahahah. I madh fare.

Shkrim sh i mire.

"Prego chiedere a Arvizu...smiley"!!! me qè ju pèlqen ita..tek ambasadori amerikan do i gjeni pèrgjigjet qè kèrkoni...

 Ne fakt, vertet qe s'kane thene qe do t'i bojkotojne zgjedhjet e majit. Kane thene qe ne kushtet e 29 janarit, pa dorezuar gardistet qe vrane njerez, nuk mund te behen zgjedhje. Dhe as qe duhet te marre pjese ne zgjedhje PS pa u denuar vrasesit. Fjalen "bojkot te zgjedhjeve" e kemi degjuar vetem nga PD. 

Shkrim leshi. Gjen robi ne facebook nje batute dhe e ben shkrim. Jane shtu keta analizatoret sa nuk ben vaki. 

Ja kjo eshte njelloj sikur une te shkruaj per kete Shametin  qe i gjithe shkrimi i tij me ngjau me lemen, pra e pranuar po e pa vertetuar, nga vete Shameti : 

 Non faccio per vantarmi ma la mia ragazza a letto è bravissima... e non sono il solo a dirlo.*

 * Edhe kjo gjetur verdalle neper internetera ne takime vituale me njeres qe i kane qejf batutat smiley

 

 

 

Ty te hengert goja m...jalt, por mua mu duk se nuk kishte cituar ndonje batute interneti smiley. Ato qe citoheshin ne krye ishin artikuj te dokumentuar gazete bashke me datat perkatese. Bejtet per kontin Ciano, i kerkova dhe une ne internet po sme dolen gjekundi. Kushedi, mbase ja ka treguar gjyshi ketij, se mund ta kete pasur komunist apo ilegal, s'kemi pse behemi xheloze neve te sotmit qe cdo gje interesante nga e kaluara seshte hedhur akoma ne internet. Nga ana tjeter, prania e batutave te kultures urbane ne shkrimet e autoreve te sotem i drejtohen nje lexuesi modern qe i ka ato familjare dhe noton ne kete mjedis. Qellimi eshte qe ideja te behet e kuptueshme per ta, pavaresisht nga mjetet qe perdoren.

Lidhur me ceshtjen qe trajton artikulli:

S'mohoet dot qe Rama dhe socjalistet e tij ne fillim donin te benin rolin e trimave qe s'futeshin ne zgjedhje se ishin te indinjuar nga 21 janari e me the e te thashe. Tani na dalin sikur se kane pasur kurre ate ide.

Ty dhe ndonje 99-ç tjeter mund ta bezdise ideja qe tani doli hapur dhe te gjithe mund te shohin cfare specie e zgerlaqur eshte PS-ja, dhe te mundoheni te luani me fjalet: s'thame qe veza eshte vezake, thame qe seshte rrumbullake.

Dhe pavaresisht perpjekjes tende te lexueshme qe aty larg per minimizim, Shameti nuk eshte nga ata qe jane shtuar se fundi.

 Po diten e pare me kete nickun e ri dhe direkt e ke m...jalti ? smiley

Ja psh keta qe  kane vetem nga nje post ne PPU jane shtuar vertet shume smiley

Sa shpejt ta thane mer qe jam shok i ngushte i Erion Velise !  Bo cer shoqnie qe keni ene ju qe nuk jeni shtu kohet e fundit ! smiley

Koth, ti e paske ceshtjen personale. Mos e nxirr kaq sheshit se kuptohet menjehere.

Shameti, ulu 1sh! S'ke turp s'ke! Si guxon ti besh simetrizuesin e felliqur dhe diversionistin e qelbur kur ne jemi perballe te keqes te dale nga vete ferri te quajtur Sali?! Te ka infektuar dhe ty ai Lubonja!

Oops. Do me demaskosh dhe mua tani. E kisha dhe postimin e pare me nickun e ri. Je shume qesharak.

 Jo. Vetem do qesh smiley

Ajo vajza ne shembullin qe solla une quhet altruiste  mire kjo, por i behet dem partnerit.

Duket nuk e ke kuptu komentin tim, me vje keq smiley

Gjithsesi duhet pare kjo se eshte e lezecme : La filozofia del cornuto

Ehu, ti jeton ne bote paralele dhe sheh fantazma, tradhetira bashkeshortore, partnere imagjinare dhe jeton ne skenaret e tua personale. Rruge te mbare Koth.

 Ne kete vend, ku kemi mutokraci, te gjitha ato aksione qe ka bere opozita, jane legale dhe te justifikushme. Ajo ka degjuar dhe nderkombetaret, po ku degjon ky kar dinali qe kemi siper? S'ka mbet gje tjeter vetem revolucioni, (ishallah jo, se u morem m'qafe...)

E kam thene disa here, e kane thene dhe shume te tjere shume here, e keqja e ketij vendi, eshte tek autokracia e Sali Berishes. Vetem aty eshte e keqja e ketij vendi. Po ai si antidemokrat qe eshte nuk pyet fare per asnje njeri dhe per asnje gje. Shikoni dhe teatrin e porllollose mbreme, shikoni ate bundren Xhoz dhe flisni pastaj. Ata edhe te rrafin edhe s'te lejne me qa.

Kemi mbeshtetjen e Amerikes- thone. Ec e fol po deshe...

Vetem aty eshte e keqja e ketij vendi.

S'ka asnje vend tjeter! Po u hoq Berisha cdo gje do shkoj vaj fare!

Rama: S’ka drejtësi me Berishën
04/03/2011 15:40

 

 S’ka drejtësi me Berishën

Pas Elbasanit dhe Fierit, Edi Rama kërkoi nga Lushnja largimin e qeverisë. Sipas tij, në një vend ku qeveriset padrejtësisht, nuk mund të ketë drejtësi.

“Nuk mund të ketë drejtësi në një vend që qeveriset padrejtësisht. Nuk mund të ketë drejtësi në gjykata kur qeveria e përdorë drejtësinë për të grabitur popullin e vetë. Nuk mund të ketë drejtësi kur dihet se si do përfundojë edhe rasti i radheë në gjykatë. Nuk mund të ketë drejtësi pa u larguar Saliu”, tha Rama.

Kreu i PS-së sqaroi për të pranishmit se çfarë do të bëjë ndryshe Partia Socialiste.

“Shumëkush na pyet se çdo të bëni ju ndryshe kur ta largoni Saliun. Do ta bajmë qeverinë nga një shembull i forcës, në një forcë të shembulli”, theksoi Rama.

Zyra e shtypit e Partisë Socialiste konfirmon se ky tur takimesh që ka për lajtmotiv sloganin “Fajin e ka Saliu”, do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

 

Zhvillimi i parudhes se PS-se duke filluar nga tetori-nentori i 2009-es:

Ku eshte vota ime?!

          ||
          \/
Hap kutite ose largohu!

           ||
           \/
Hap kutite, liro vizat, cliro ekonomine!

            ||
            \/
LARGOHU! Shqiperia kerkon: TRANSPARENCE DREJTESI ZHVILLIM!

            ||
            \/
FAJIN E KA SALIU!

 

Ka vend per plote komente ketu, qe une po i'a u le te tjerve.

Nderkohe ja vlen te (ri)lexohet ky artikull i Zaimit:

http://www.peshkupauje.com/2010/08/blogosfera/rikthim-tek-zgjedhjet-%E2%80%93-e-majta

 

 

“Shumëkush na pyet se çdo të bëni ju ndryshe kur ta largoni Saliun. Do ta bajmë qeverinë nga një shembull i forcës, në një forcë të shembulli”, theksoi Rama.

Besoj se e gjitha kjo do te behet me forcen e arsyes, jo me arsyen e forces.

Padyshim! PS-ja eshte force politike qe i qendron arsyes dhe vetem arsyes!

 I Pak.

Qe te gjitha ato qe thua ti jane te verteta, qe kane qene aksione te opozites. Po e keqja qendron ne krahun tjeter. Ne nje vend, qe shperthen Gerdeci dhe qeverria ben te paditurin, ne nje vend qe nje apo me shume rajone permbyten here pas here nga uji dhe qeveria, ja hedh fajin natyres, ne nje vend qe vidhen 300 milion evro, dhe ministri i kesaj qeverie, perfiton nga artificat ligjore dhe del fitimtar buzagaz dhe nuk jep doreheqjen, ne nje vend ku protestuesit, qofte edhe te dhunshem me ristela apo me çadra, vriten me automatik si te jene ne nje luftim partizano - gjerman dhe qeverria thote me krenari se mbrojtem institucionet, ku ministri rendit, qe eshte dhe pergjegjes i ketyre forcave, krekoset si kaposhi maje plehut, buzagaz, bile dhe promovohet si kandidat per kryetar bashkie, ku kryeministri e ha llafin njesoj si ata femijet e rrugeve, e ç'duhet te beje me teper nje opozite, vetem se nje kryengritje? kete do ti, qe je me asnjerin? Pa me thuaj ti se si do ta zgjidhje kete situate? Meqenese je i barazlarguar nga te dy anet, te pakten sa thua, se me keto qe shkruan ti, vetem nje ish shikas i te ndjerit Gadede, jo te sotmit, mund te flase. Duhet ta vesh ne pune logjiken ne rendin e fakteve, dhe jo vetem te flasesh pa fakte, vetem se duhet folur i dashur. Dhe kur them se fajin e ka SAliu, dhe kete e them me gojen plot, edhe me bekimin e nderkombetareve, vaj medet per ne. Vetem nje Av Ru e zgjidh kete pune 

Po kane bythe le ta bejne kryengritjen e ti lene gam gamet kalamaneske.  "FAJIN E KA SALIU!" Ca m** politike eshte kjo mo vlla?! Ke po rrekesh te bindesh me keto etiketa kalamaneske?!  Votuesit e PS-se?! Ata nga mbrapa i ke edhe sikur mos te thuash gjera te tilla, thjesht prej faktit qe kunder teje ke malokun e Vicidolit Sali qe ben demagogjira per antikomunizem, te cilin koncept votuesit e PS-se s'e honepsin dot.  Ata te PD-se qe jane po aq ne numer sa te PS-se vetem i shtyn drejt PD-se me shume duke belbezuar te tilla gjera.  Ahtere kush te ngelet?!  Njerzit intelektuale e te pavarur i ben dot per vete me keto traplleqe masive?! Une them jo per veten time!  Kush eshte ideologjia jote? Ku eshte programi jot? Ah po duhet te rrekemi ti besojme te tilla dokrra:

“Shumëkush na pyet se çdo të bëni ju ndryshe kur ta largoni Saliun. Do ta bajmë qeverinë nga një shembull i forcës, në një forcë të shembulli”, theksoi Rama.

Ti vete pastaj si mbeshtetes i PS-se qe je, kshu do me besh per vete mua duke me thene qe fliskam si shikas i Gazidedes?! Ah medet...

Me sa e njof e me sa e kam ndjek Sokolin mund te them se ky cun ka SHTYLLE KURRIZORE, dhe kerko shpesh qe edhe te tjeret te perforcojne te tyren! Une e kam inat te jem i painformuar prandaj nese me ka shpetu noi detaj rreth qendrimit te Sokolit, ju lutem ta beni publik.

 

Mos Bush. Mos thuaj fjale te mira per kete robin. Rrezikon te te akuzojne sikur je ti ai. Pavaresisht se je ne US e une ne UK. Nuk ka mundesi qe ta simpatizosh ate. Se merziten keta gjenite me nickname qe shajne cdo artikull qe s'e kane bere vete.

 S'e kuptova fare qellimin. Edhe bufi e di qe Ramen e kane shtrenguar nderkombetaret te marre pjese ne zgjedhje. Cfare ka ketu per te vrare mendjen? Sokol Shameti le te lexoje Blendi Kajsiun qe eshte nja 35 hapa para ne analize: Kujdes me nderkombetaret http://www.peshkupauje.com/2011/03/kujdes-me-nderkombetaret

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).