Nëpërmjet votimit në internet dhe përzgjedhjes së specialistëve, fondacioni “New7wonders”, me qendër në Zvicër përzgjodhi shtatë “mrekullitë e reja të natyrës”

Nga Amazonat në Amerikën Latine deri tek Mali Table në Afrikën e Jugut, shkurtimisht një përshkrim:

1)    Në vend të parë janë vendosur pyjet e Amazonës. Pasuria e rrallë e globit në Amerikën Latine, përvec ajrit të pastër e mrekullisë së pamjes nga lartë, të largojnë nga bota e qytetruar dhe të jep mundësinë të shohesh se si do të ishte bota pa industrinë, shto këtu edhe pasurinë e shumëllojtë të florës dhe faunës. 

2)    Në vend të dytë është Gjiri Halong në Vietnam. Mes qindra masivëve të shkëmbinjëve, e ujit të pastër të detit, shtrihet një natyre enigmatike e magjepsëse. 

3)    Ujëvarat Iguazu, një perlë e natyrës më shumë se sa piktoreske që ndahet nga Brazili e Argjentina. 

4)    Ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Forma e masivit shkëmbor, që duket si e gdhendur me dorë, kombinuar me blunë e thëllë të detit, e bën një ndër veprat më madhështore të natyrës. 

5)    Parku Kombëtar Komodo në Indonezi. Park i mbrojtur me ligj në vend. Bukuri të rralla e kombinim perfekt mes tokës së gjelbëruar e detit. 

6)    Lumi i “Puerta Princesa” në Filipine. Të udhëtosh për disa kilometra me varkë në një tunel, të krijuar nga natyra, është gjithmonë një aventurë që të ngjal emocione. 

7)    Mali Table në Afrikën e Jugut. Një natyrë piktoreske. Bimësi e shumëllojtë e tepër e pasur, që lulëzon thuajse gjatë gjithë vitit.

Top Channel

14 Komente

WOW!smiley

Te kishim fatin t'i vizitonim keto mrekullismiley

Ai ishulli Jeju qenka fantastik per nje hiking romance smiley

Jeju Island!!! Amazing!!!

Ujevarat!!! Me mahnisin gjithnje. Po nuk e di pse me duken shume te fotoshopuara...

Ska fotoshop ajo... po ato fiks ashtu dalin ne foto gjithmone.. Ujvarat duke krijuar idene e mjegulles, ylbereve te ndryshem ka te beje me faktin e ujit qeleviz shume shpejt aty kam pershtypjen...

Ylberi lind nga perthyerja e drites se diellit me mijera pikla te ujit qe nga furia e perplasjes ne shkembinj shperhapen gjithandej, po gjithe ai peizazh me duket aq i bukur, sa s'me duket realisht i vertete. 

 

Edhe Fanaglioni ne Capri eh

Jam kurioze, cfare do rendisnim ne 7 Mrekullite e Natyres Shqiptare?  

(Ose me sakte 6, se nje dihet) smiley.

edhe mrekulli edhe cicofren sikur nuk shkon.. smiley 

S'kane faj peshqit e rinj qe i shokon peshku smiley.

Une per perlen dhe rrethinat e perles e kesha smiley.

C'ne miriklli?  

A po flasim per mirikell ketu? Je jashte kontekstit dhe realitetit ndryshe.. smiley kud nat rezist.. smiley 

dhet's oll it tejks? e mirikell? smiley

Po me ato mrekullite e vjetra c'u bo? Di gjo njeri mos i kan hudh me noi ven?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).