Buxhetit të Këshillit të Ministrave.org i është shtuar një fond prej 80 milionë lekësh të reja (rreth 800 mijë dollarë) e cila do t’i shërbejë shtabit të kryeministrit Berisha për të lobuar në botë rreth imazhit pozitiv të vendit, si dhe për gjetjen e investitorëve të huaj.
Shtabi i kryeministrit ka hartuar edhe planin e lobimit me zonat që do tu ekspozohen investitorëve të huaj ku prioritete kryesore do të jenë turizmi, industria, tregëtia, peshkimi, etj.

Për Shkodrën dhe rrethinat e saja kanë treguar interes disa kompani italiane që mund ta shfrytëzojnë zonën për peshkim pasi përmbytjet natyrore kanë zgjeruar së tepërmi sipërfaqen e lumenjve dhe liqenit, rrjedhimisht kanë rritur edhe numrin e peshqve për metër kub.

Interes paraqet edhe një peshk i quajtur “dëmshpërblim” i cili është një specie shumë e rrallë në atë zonë, madje edhe në zhdukje.

Shqetësimet e kompanive të peshkimit se ujërat rreth pallateve në zonën e Shkodrës mund të jetë i ndenjur, qeveria garanton investuesit se portat e hidrocentraleve do të hapen rregullisht cdo dy javë duke sjellë ujë të freskët në koordinim të plotë me nismën “Shqipëria në Moshën e Ujitjes”.

Për zonën e Gërdecit janë në negociata me qeverinë disa struktura në Pentagon për ta kthyer në poligon eksperimental ushtarak.

Qeveria ka siguruar pentagonasit se investimi në Gërdec nuk kushton pasi shpërthimi natyror i Gërdecit pasi rrafshoi shtëpitë e banorëve e ktheu fshatin në zonë të gatshme për shpërthime nukleare duke realizuar edhe ëndrrën historike të kryeministrit për ta kthyer Shqipërinë Superfuqi Bërthamore.

Këshilli i Ministrave.org gjithashtu fton qeveritë e shteteve të ndryshme të organizojnë mitingje në Tiranë. Transporti është i siguruar me trena, autobusa dhe furgona. Gjatë udhëtimi shërbehet edhe ujë me apo pa gaz. Meqënëse sheshi Skënderbej, i cili është i preferuari i qeverisë, është përkohësisht i zënë, Këshilli i Ministrave.org u vë në dispozicion rrugën para Bashkisë së Tiranës.

Nisma e kryeministrit "Shqipëria 1 Euro" do të bëjë tëmundur që në vendin tonë të vijnë 800 mijë investitorë pasi seicili prej tyre do të shpenzojë vetëm 1 Euro ose Dollar për investimet e tyre. Seicili prej 800 mijëve investitorëve ka premtuar të punësojë 100 shqiptarë, që do të thotë se do të hapen miliona vende pune.

 

2 Komente

Për zonën e Gërdecit janë në negociata me qeverinë disa struktura në Pentagon për ta kthyer në poligon eksperimental ushtarak.

 

Interesante kjo. Kaq afer zonave te banuara?

 

 E ç'u 10-va ne gaz, e ju marrte e mira ju marrte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).