A priret te jete gjithmone e paragjykuar fjala “Komunizëm” ? * Alain Badiou * (perktheu Sidita Zaja & Gentiana Gjymishka) Ju falenderoj që jeni sot këtu. Është një veprim i guximshëm  të flasësh mbi Komunizmin  pas fitores së  Barak Obamës dhe në momentin kur, jemi ne nje krizë të ashpër kapitaliste. Gjithsesi, ta bësh këtë [...]

10 Komente

"""Shkurtimisht Komunizmi , është një ide funksioni I së cilës është rregullator dhe jo formues""""

 

shkrim interesant.......me sa duket nga shkrimi,,,ideatoret e neokomunizmit po i hedhin shume uje veres se tyre marksiste....

cdo fraze e shkrimit ngre debat me vete ,,,dhe nuk mund te gjykohet ne teresine e tij...prandaj shkeputa kete fraze per te pare ujin e derdhur ne gote..

ideja e levezjeve shtetformuese me karakter ,,,rregullator,ndertues,artistike,persoses. ishin idete e te djathteve te frymezuar nga volteri,,,ne oponence me idete e shpirtit optimist revolucionar dhe shkaterrues i institucioneve te rusos nga linden me pas te gjitha mendimet e majta...

 

A priret te jete gjithmone e paragjykuar fjala “Komunizëm” ?

smiley

Ju ka zene halli i madh. smiley

Poshte paragjykimi kunder komunizmit. smiley

shof nji paradoks qe n'fillim dhe kjo m'ben te paragjykoj gjithe shkrimin; jo aq fjalen komunizem.
Te flasesh per komunizmin sot kur kapitalizmi eshte ne krize nuk eshte e guximshme por oportuniste. E guximshme do kish qene te flisje per komunizem 30-40 vjet me pare.

mbi c`shpirt njerezor lindin idete komuniste??????

Komunizmi eshte vellai i vogel i Despotizmit pothuajse te vdekur, trashegimtari i te cilit pretendon qe te jete.......dhe perpjekjet e tij jane, ne nje kuptim te thelle, reaksionare...sepse komunizmi aspiron nje fuqi shteterore te cilen e kishte vetem despotizmi, madje ai ia kalon te gjithe te shkuares se eger te njerezimit ne kete drejtim.. duke synuar asgjesimin formal te INDIVIDIT...QE SIPAS KOMUNISTEVE, INDIVIDI, U DUKET SI NJE LUKS I PAPERLIGJUR I NATYRES , i cili duhet permiresuar dhe shnderruar ne nje ORGAN TE KOMUNITETIT...sipas QELLIMEVE te ketij te fundit!!!!!!...

Komunizmi perpiqet ti ngulisi si gozhde fjalen "Drejtesi dhe Barazi" masave pak te arsimuara, me qellim qe tu marri krejtesisht intelektin, dhe tju japi atyre nje ndergjegje te mire per te luajtur nje loje te keqe....me preteksin se ky intelekt i mases ka vuajtur shume ne shekuj...(pa e kuptuar edhe vete idealistet komuniste,qe kjo mase ka vuajtur historikisht prej GJYSEM-INTELEKTIT TE VETE dhe prej mungeses se INDIVIDUALITETIT SHPIRTEROR...

Sic ka ndodhur historikisht me masat,per te shpetuar nga deshperimi i shpirtit te tyre te ulet e skllaveror, therrisnin me gjithe fuqine "Sa me shume shtet te jete e mundur" pasi e provonin ne kurrizin e tyre despotizmin e shtetit deri ne qelizen e fundit te trupit te tyre, shperthenin ne thirrjet e kunderta "Sa me pak shtet qe te jete e mundur".......

 

 komunizmi eshte sistem dhe nuk ka si perpiqet vete. ai qe perpiqet t'ja ngulise ne mendje te tjereve idete komuniste, ai po qe perfundon ashtu si thua ti duke u bere ne fakt despot. vete sistemi nuk eshte despotik. 

dmth fajin ne fakt nuk e ka teoria, por zbatimi i saj ne praktike, ose njeriu qe eshte ne fakt i paevolushem. 

gabimi i marksit ishte se kujtonte qe duke e ndryshuar sistemin, do te ndryshonte dhe njeriu (do te kishim njeriun e ri). gje qe ne fakt nuk ndodhi.

edhe per faktin, mendoj, qe boten e udheheqin individet e jo masat.

ata te saktivistes duhet fillimisht te kuptojne ndarjen e komunizmit teorik (siç e mendonte marksi) dhe komunizmit praktik ose real, siç mund te zbatohet ne jete. 

sepse po te veme re shqiperia nuk beri gje komunizem por ENVERIZEM, ne kine u krye MAOIZMI, ne rusi fillimisht STALINIZMI, me pas vetem mund te themi se bashkimi sovjetik me europen lindore u udhehoqen nga sistemi vlerat e te cilit, per shkak te nje shtrese shume te zhvilluar te inteligjencias, ishin me te forta se pikepamjet e liderve politike, megjithese edhe atje liderat Brezhnjevat, Çausheskat, etj,  mbeten te fuqishem deri sa vdiqen apo i hoqen me force nga pusht-eti. 

atehere pse mos themi qe ne fakt pati komunizem monarkik. klases punetore asnjehere here nuk ja dhane pushtetin ne duar. sepse ne fakt ajo nuk ka çe do kete. prandaj dhe e ka te pamundur te udheheqe ose te preokupohet te veteqeveriset per te miren e saj. 

çfare ndodhi ne shqiperi, u zevendesua mbreti zog nga mbreti enver. i pari kish te pakten legjitimitet, ose si me thene e kish shqiperine me tapi, kjo e bente dhe natyrisht me LIBERAL E PERPARIMTAR. ndersa i dyti, domosdo do te rrente, ngaqe ai ishte mbret i maskuar, sepse teorikisht legjitimitetin e kishte klasa punetore ose shtresa me e ulet e popullsise. 

etj, etj. 

e kam thene dhe njehere, qe keta te saktivistes i kane hyp kalit mbrapsh. se nje fare kulture ose deshire per te pasur te tille, nuk u mungon. por duke qene mbrapsh ne shale, nuk kane as nje shans t'i shohin gjerat drejt.

merrem akoma me francuzat, a thu se ne u ngjajme ose se kemi predispozita t'u ngjajme ne te ardhmen. francezet mund te jene ndoshta populli i vetem qe mund ta aplikonin komunizmin, siç me te drejte pati thon njoni n'at kohen e bollshevizmit rus. (megjithese sot eshte vone, po te shohesh numrin e madh te kulufeve te huaj qe po rritet dita dites ketu) 

edhe sikur masat te jene te ndergjegjshme e te kultivuara...thjesht prezenca e madhe e shtetit eshte nje "dhune ne vetvete" mbi individin...

kjo vjen nga vete natyra e ftohte,mediokre dhe e hekurt e makinerise shteterore....pavaresisht nga fakti se sa liberal apo despotik jane njerezit apo ideologjite qe e udheheqin..

pra ...besoj se vetem kultivimi i individit me dituri (dhe jo ideologji), do te sjelli ne menyre te natyrshme nje shtet shume njerezor...dhe jo e kunderta ......ku nje ideologji krijon nje shtet, dhe ky shtet edukon masen...ne kete formule ku gjejme vetem termat "ideologji,shtet,mase" mungon elementi individ, dhe qellimet individuale...te cilat jane edhe potencialet baze qe formojne elementet e mesiperm....

"...e terci e verci..."

    Komunizmi .....sistem apo aspirate ?  Dhe si ka mundesi, qe nje aspirate e re e njerezimit,  te mallkohet kur askush  nuk eshtene gjendje te thote pse u shua deshira per ta njohur ate aspirate ne themele ? Ku u provua  kjo aspirate? Shume e lidhin  me  trajtimin e prones private ne hapat e para te shoqerive ne prove.Marksi pat thene:" Prona private, do te na shoqeroje deri ne komunizem..."

Te "mençurit" e ...Tufezave dhe arezave...injorantet deri tek zogu i pules, eliminuan pronen private, qe ne hapin e pare,  per njohjen e fjales "ASPIRATE". 

   Ka aty shume per te share saaaa! Por javashni se mos ka dhe gjera qe  nuk jane aqe per t`i share!

 Ua, paska ndryshime ketu. Xhibi qenkerka kthyer ne peshk. Uroj te jesh mire xhibi, te kesh munguar per mire, me nje fjale. Po Hurbineku ku eshte futur? U sa me mungojne ato shkrimet e tij, pale humori.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).