Sipas disa burimeve të kthjellëta të Keshillit të Ministrave.org, bëhet e ditur se kryekuvendarja Jozefina Topalli ka njoftuar punonjësit e administratës së parlamentit se do ti nënshtrohen një testi të përgjithshëm mësimor dhe edukativ.

“Një Shqipëri n’Europ ka me pas edhe nji administrat evropiane” ka deklaruar Topalli.

Një pjesë e punonjësve kanë protestuar për këtë test, pasi ata janë testuar njëherë për vendet e punës që mbajnë. Disa janë shprehur se kjo është kundër statusit.

Por kryekuvendarja Topalli i ka siguruar vartësit e saj se këto teste nuk bien ndesh as me Rregulloren, as me statusin e saj në Facebook e as me statutin e Partisë Demokratike.

Me sa kemi dijeni, testet do të jenë si ato të Superkuic. Një pyetje me disa alternativa ku vetëm njëra përgjigje është e saktë. Sipas disa pëshpëritjeve nëpër korridoret e parlamentit, pyetjet do të bazohen në një liber të botuar së fundmi nga kryekuvendarja e parlamentit.

Testet janë ekstremalisht konfidenciale por Keshilli i Ministrave.org arriti të siguronte një kopje të cilën po e botojmë për tu ardhur në ndihmë punonjësve që falë kryetares së tyre po rikujtojnë vitet studentore.

(Përgjigjet e sakta janë ato me nënvizim)

Kur një deputet shan kryeministrin...

Kapet për zhelesh
I mbahet rroga
Përjashtohet nga seanca
Kërcënohet me sms

Sa është koha e diskutimit në parlament, në dispozicion të kreut të mazhorancës?

2 minuta
20 minuta
2 orë
24 orë

Cili nga këta opozitarë duhet sharë më shpesh?

Edi Rama
Edi Rama
Edi Rama
Edi Rama

Sa herë në ditë duhet falenderuar ideatori i Rrugës së Kombit nga kryekuvendarja?

100 herë
200 herë
500 herë
1200 herë

Kur dikush e tepron në foltore, edhe kur është minister i djathtë...

I hiqet mikrofoni me forcë
Teknika i ul volumin e zërit
I hiqet e drejta e fjalës
Kapet per zhelesh

Kush duhet të jetë zbatues i projektit të sheshit Skënderbej?

Qeveria
Kryeministria
Partia Demokratike
Sali Berisha

Kush do të jetë kryetarja e ardhshme e PD?

Jozefina Topalli
Jozi Coba
Kryetarja e parlamentit
Kryekuvendarja

Pyetjet të tjera do ti zbulojmë në ditët në vijim.

Këshilli i Ministrave.org i uron fat studentëve që punojnë administratën e parlamentit dhe falenderon ideatoren e këtij testimi pasi vetë kryeministri Berisha po shqyrton mundësinë e një testi për ministrat.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).