Ndodhte drekës së dielave mu në mes
të aneksit pranë shporetit të nxehur
dimrit anësh shporetit të ftohur
verës kurriz' i babai zgjerohej-ngushtohej
minderit përballë mbi një ijë
i këndellte dremitja prej burri që punon.

Tri herë koka – dy herë me sapun
erërrobash, - një herë me sapun
aromëlulesh, - një herë fërkuar
gjatë, - dy herë uji më pak i përvluar.

Ksisoj ngrihej niveli i shkumës së prerë ditë
vianiane do t'kish thënë ndokush "s'ka rëndësi
të mbulohesh me duar nga pas, është turp
nga para të të shohin", porositte mëma.
Ti ruaje shpinën e atit gjatë larjes së
trupit t'mos zgjohej papritur përmbytej
shtëpia me ujë muzike nga kërkesat e
dëgjuesve - ata siç ti lahen të gjithë
të dielave - periodicitet pastërtie socialiste.

Ngushëllon premtimi i lakrorit me
fasule shoqëruar me komposton
gjuhëprerëse të kumbullës biseda
e babait me mëmën rreth fqinjës

Beatriçe çprej ballkonit në krah është
hedhur të djeshmen nderte rrobat larë si
ty në govatë alumini ia pate dëgjuar mbytjen
e zhurmës së mishrave teposhtë përplasjen
me dheun "herën tjetër kapset vendosi më
mirë", qorton dhembshurisht mëma.
<?xml:namespace prefix = o />

marrë nga: "Manual për vetëvrasje", Tiranë 2009

4 Komente

!

ps. mbyllje mjeshterore.

Mos e ka shok atë që ka shkruajtur "omegën " .Pse me vetëvrasje xhanëm apo kështu e nxjerrin dufin për vete dhe ja fusin të tjerëve ...

1. me pelqen shume nicku "tejkqyra"

2. me pelqen shume poezia,

3. me pelqen fakti qe autori eshte nga jugu

4.me pelqen shume dhe lakrori smiley

sh. bukur kjo.

a na lshoni dot edhe naj tjetër prej autorit (jua dime per nder paraprakisht)? Kush eshte autori? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).