Pluhni i krahve t’flutrave
vazhdon me ranë…ranë… ranë…
n’lug
edhe pse ato kanë shtegtue
vite t’shkueme pa kthim.

Pemt' e rralla presin
t’prekunit e mollzave me u përkul.

Janë t’vakta dit’t e ndriçueme
nga rrkajë e zezë e korbit t’Poes…
e muzg’ i amël t’rren… rren… rren
se i dit’ shtegtaret kanë m’u kthye.

17 Komente

vazhdon me ranë…ranë… ranë…
 

vazhdon me ra= vazhdon te bie

vazhdon me ranë= vazhdon me rërë

Faleminderit per verejtjen.

Mendoj qe eshte e diskutueshme per aresyet e meposhteme:

- ranë- ekziston ne shqip jo vetem si emer ( rërë=ranë-gegnisht) por edhe si folje: ne ramë, ju ratë, ata ranë. Ne konteksin e fjalise ne poezi, kuptohet qe eshte perdorur si folje

- perdorimi ne ate forme eshte i qellimshem dhe midis te tjerash kam dashur te jap ne nje fare menyre pikerisht ate idene qe ke kapur ti, pra te rënit, si pluhur rëre.

- ndoshta forma e duhur eshte ajo qe thua ti, por nuk jam e sigurt per kete.

Mirepres cdo verejte apo diskutim.

ranë- ekziston ne shqip jo vetem si emer ( rërë=ranë-gegnisht) por edhe si folje: ne ramë, ju ratë, ata ranë

Pluhni i krahve t’flutrave
vazhdon me ranë…ranë… ranë…
 

Kush vazhdon te bie? Pluhni i krahve(njejes). Detyrimisht foljen do e zgjedhosh ne veten e trete njejes => Pluhni ra (Pluhnat rane). Ndaj bera verejtjen e mesiperme: meqe folja nuk perkon me subjektin, atehere rane mund te kuptohej vetem si emer dhe jo si folje. Per te qene korrekte deri ne fund, dhe sikur te perdorje si emer rane ne gegnisht do shkruhej "ran' ", ne asnje rast "ranë".

Personalisht do me stononte si konstrukt, qofte dhe ne nje poezi. Pune tjeter pastaj nese eshte bere per çeshtje efekti-tek une i munguar-ose jo.

 

Atehere problemi qendron ne faktin qe une pluhurin e kam konceptuar ne shumes, pra si shume grimca te imta bashke. Nisur dhe nga imazhi qe kam perdorur, pra pluhur qe bie ne nje siperfaqe te caktuar.

Po, ashtu do shkruhej ( ran') sepse gegnishtja i bjerr ë ne fund te fjales.

Gjithsesi prap nuk ngul kembe. Eshte vetem ceshtje konceptimesh. Thx perseri.

Lost,  blete, ju falenderoj. smiley

Pluhur eshte qarte nje emer njejes, duket ne forme dhe ne perdorim. Po te vazhdonim duke ndjekur kete llogjike, do perdornim dhe per emrat e tipit njeriu folje ne shumes, fundja njeriu eshte i perbere nga me teper se nje qelize. Sikur te ishte nje emer kolektiv ne shumes atehere mund t'a kisha kuptuar gabimin. Sidoqofte, thjeshte nje shkulje veshi e vogel ishte dhe kjo. smiley

Per te tjerat, krijimtaria juaj me pelqen pergjithesisht. Kompl.

E bukur shume, Isabel.

 vazhdon te biere, vazhdon me rane.... me pelqen vazhdon me rane smiley i jep shije tjeter poezise.

Standarti i '72 do te thoshte: "vazhdon të bjerë". Por poeti e ka lejen me pash ta nderroje gjuhen, te perdore gegnishten e c't'i doje kokrra e qejfit.

Shume e bukur poezia Isabel! smiley

 

Por poeti e ka lejen me pash ta nderroje gjuhen, te perdore gegnishten e c't'i doje kokrra e qejfit.

Kurse une do thoja qe kjo eshte nje shprehje qe varion sipas target group te shkrimtarit.

Isabel, ma belle, "pluhni vazhdon me ra" - thote gega.

E bukura e kesaj fjale eshte se e dredh bishtin sa here t'i doje qejfi, nga mashkull ne femer dhe anasjelltas, me nje fjale, per pune seksuale, pluhuri nuk heq keq.

Pluhuri - mashkulli.

Pluhurat - femer.

Nje pluhur - ca pluhura.

Por pluhuri eshte fjale edhe me e veshtire sepse ajo vepron edhe keshtu : pak pluhur dhe jo pak pluhura.

Shkurt, pluhuri eshte shume i mire. Por mos u beni me pluhur. Se po ra dhe nje pike shi pastaj, beheni me balte. E njejta gje psh me ato nuset qe vene puder ne faqe dhe pastaj djersiten dhe iu bie suvaja plloça-plloça ne dysheme, psh, spikereve shqiptare te TV, dhe ndonje desha-me-qene-deputete-dhe-une.

Desha ta tregoj dhe nje perralle ku personazh kryesor te jete pluhuri, por e lashe. Nje administrator i mençur shume rri e rri gjithe diten duke menduar : a thua valle do ta kete tepruar Hurbineku me postimet ? Pauvre con.

Pluhuri - mashkulli.

Pluhurat - femer.

Woaaa, une s'ja them nga poezia por as nga drejtshkrimi i shqipes apo rregullat gramatikore, por ky eshte gomarllek.

pluhuri - njejes , pluhrat - shumes. 

C'lidhje ka gjinia ketu?

m'pëlqeu shumë, Isabel.

ranë më ka konotacion rënie, rëre dhe peshe. dhe në mos qoftë gegnitikisht korrekt, është fjala që tërheq gjithë poezinë, për mejtimin tim krejt personal dhe të ndikuar momentalisht vetëm nga dr. house. : )

.

Edhe pse ket doktyer hauzin s'e honeps dot.

Isabel, kjo puna e pluhurit te flutrave ishte gje nga thenia e Heminguejit mbi talentin e shkrimtarit (ficxherald, me duket)?

Përveç diskutimit rreth me ranë apo me rà (personalisht do preferoja t'dytën), dashta me t'pvetë se çka asht rrkaja?

 

Rreke, me sa ma pret mendja.

Bëj copy-e-paste ndonjë ë-je edhe ti smiley

Rrëkeja ishte edhe ajo që m'erdhi mua ndërmënd (nga fjalori im)..., por sikur nuk m'njiste me ç'ka m'sillte vargu. Sepse Korbi i Zi i Poe-së, mund të kakrrinte, cingërrinte, ulërinte: "Kurrë më" (ashtu si efimerea vita e fluturzave që s'mund të kthehen më (pas një viti))... por nuk m'dukej se ç'lidhje kishte me ndriçimin e ditve t'vokta.

P.s: Përveç detajeve gjuhsore, sjellja e ktyre figurave më kënaqi me shpresën që m'jep me titullin: Anipse.

Fin, Hurbi, Liqeni, akvll, rudeta, ju falenderoj per leximin dhe komentet

Gegnishtja me ka intriguar gjithmone shume prej koheve te hershme kur degjoja te me recitonin Fishten ndersa une isha ne nje moshe pothuajse te njome.

@Losttest, e google-ova ate shprehjen e Heminguejt mbi talentin e  Fitzgerald. Shume e arrire.

Jo, e kam perdorur ne tjeter kontekst. Jane te tjera flutura keto te mijat. smiley

@rudeta, rrkaje= rrëke. Korbi i ka pendet te zeza ashtu si rrekeja e drites qe kam dashur te pershkruaj ne ate varg, ndersa e kam zgjedhur te Poe-s per te mohuar dicka dhe pikerisht ate qe "te rren... rren... rren.." tek dy vargjet me poshte.

Edhe njehere faleminderit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).