Ata që duhet të turpërohen ! (me rastin e 8 Marsit) * Arbër Zaimi * Tavolinat e restoranteve dhe bareve nuk do të mbeten bosh as në tetë mars, vetëm se ndryshe nga 364 ditët e tjera të vitit, kësaj radhe preteksti janë gratë. S’ka nevojë për shumë prezantime, është Dita Ndërkombëtare e Gruas, [...]

11 Komente

Falemderit Arbri per artikullin.

Vetem nje koment me duket i rendesishem. Perkujtimi i 8 marsit si feste kombetare eshte nje trashegimi e trishtueshme e diktatures hoxhiste, per nje arsye qe s'duhet neglizhuar sot. Me ide qe shkojne mbrapa ne kohe deri tek klasiket e marksizmit, lufta per te drejtat e grave perfshihej totalisht brenda luftes per nje sistem te ri ekonomik dhe quhej automatikisht e fituar nese ishte permbysyr rendi ekonomik. Edhe Zetkin, edhe Rosa Luxemburg, e kishin shume te veshtire te kundershtonin nje trysni te tille ideologjike pa arritur ne vetekundershtim. Te theksoje luften per barazi gjinore ishte te shkepusje vemendjen nga lufta e madhe per te miren e gjithe shoqerise - dhe shoqatat e grave qe nuk bazonin perpjekjet e tyre mbi ideologjite revolucionare quheshin borgjeze, te shitura tek armiku i klases, te destinuara te deshtonin (deri diku, mgjs me terma te tjera, nje kritike e tille behet edhe per OJQ-te e sotme ngritur me para te USAID-it apo Brukselit). Nuk eshte e veshtire te pranosh se nenshtrimi gjinor eshte shpesh nenshtrim ekonomik, por ka specifikat e veta qe ekonomia s'i zhben dot.

Prandaj 8 marsi festohej ne Shqiperine 'socialiste' sepse lufta ishte fituar, rendi ishte permbysur dhe grate mund te festonin per gjithcka kishin arritur.

Ngjashmeria me sot ka te beje me lirine seksuale. Pas renies se rendit purist, grate shqiptare mund te vinin buzekuq dhe benin seks para martese. Ato mund te dilnin edhe nga forcat e punes nese e shisnin mire punen e tyre brenda shtepise (deri diku ka me teper sens qe te rrish ne shtepi e te paguhesh per punen qe ben aty, se sa te besh 2 pune e te paguhesh vetem per nje - merreni lehte kete, e kuptoj shume mire koston sociale, personale, politike, historike te ndenjes ne shtepi) dhe sigurisht mund te shisnin aftesine e tyre per te permbushur deshirat seksuale mashkullore, brenda marteses apo jashte saj.

Rendi eshte permbysur dhe grate sot mund te festojne te drejten e tyre per te pritur pafundesisht ne radhe tek parukjerja.

O Arbro, ça ke bo me se do te te "bjeri" Beli (mamadhia ime)! Jo per gjo po me rregull treshi i bi qe sot te shkoji per dreke, me shoqet e Belit, te shkoji Xhixhi, qe ka bo gjithmone dreken ne shpine tone. Ene mu m'hape pune s'po di çin t'uroj noshti.

Keto lloj "festash", jone si puna atyne festave pagane qe kisha i rekuperoi per t'i bo dite shenjtoresh, po qe asnji s'jau di mo kuptimin. Tani festat si 8 marsi, 1 maji, 1 qeshori, personalisht me sherbejne per te lujte "kunkulleshkash" me Sinonin. Jo per gjo po ajo e ka fiksim me t'a uru 1 qeshorin, me 15 dhjetor (psh). Kshu qe une ia kthej

Una : "Pse 1 qeshorin?

Sinoni : "Po çin?"

Una : "1 majin"

..... e kshu me rradhe.

Po jo mer se Arbri nuk e kupton ca dmth 'liri nga puna' smiley (te pyesim Derhemin a pranohet kjo menyre te shprehuri)

 Ceshtja e grave ne shqiperi eshte shume e nderlikuar dhe shume e shperndare dhe autori mendoj se ben mire qe fokusohet vetem tek prostitucioni. Por prostitucioni si fenomen nuk mendoj se eshte shume problematik per te pare kontrastin klasor midis te pasurve dhe te varferve. Une mendoj qe me shume se ndarje midis te pasurve dhe te varferve ne shqiperi ndarjet jane strukturore ku me shume bie ne sy ndarja midis fshatit dhe qytetit, sepse perfaqesojne dhe dy kultura te ndryshme. Ose midis grave te rurales dhe urbanes ose ndryshimi midis qyteteve te vogla dhe qyteteve te medha. Dhe problemi i prostitucionit eshte pjese e kesaj ndarje midis rurales dhe urbanes, sepse raportet e ministrise se brendshme tregojne qe eshte rritur prostitucioni brenda vendit dhe levizja eshte nga zonat rurale ne zonat urbane dhe nga qytetet e vogla ne qytetet e medha.

... dhe ja ku me dole per te treten here perpara, Tosun Baçi ! Te pata thene, mos me dil per te treten here, se te piu e zeza, tha Mato Gruda dhe kaloi kanalin me thesin e miellit ne shpine.

__________

OK, shaka si gjithmone. Karamele, kjo çeshtja e kultures se ndryshme midis qytetit dhe fshatit, mendoj se duhet perpushur mire. (Te perpushesh, per ata qe s'e dine mire, do te thote te ngacmosh zjarrin ne vater me qellim qe t'ua luash vendin druve per t'u djegur te gjithe dhe ne menyre te bukur me lajle-lule.)

Jam kureshtar te di burimet e kultures sone. Qofte te banoreve te qyteteve, e qofte te atyre te fshatrave. Sepse nje mendje e lige me thote se me bombardimin me telenovela dhe bigbradhera, hendeku grua fshati me grua qyteti eshte holluar shume, dhe se tashme nje grua fshati e kapercen kanalin pa veshtiresi per t'u bere grua qyteti dhe anasjelltas. Me nje fjale, nje grua fshati mund te te mbaje nje diskutim mjaft te lidhur mbi telenovelen "Ah kjo dashuria, na çmendi fare !" ose ate tjatren : "Sa e poshter jeta, nuk ke asnjehere gruan qe do", dhe po thosha, kjo fshatarja mund ta habise fare qytetaren ne nje diskutim aq te embel mbi skllaven Izaura sa kjo qytetarja te ndihet si kumbull e rrudhur para saj.

Atehere, ne ç'ujera jemi ? Ku te gjejme ca vegeza specifike per secilin (fshat, qytet) dhe te themi : po, kjo eshte kulture qytetare, dhe kjo eshte kulture fshatare.

Sepse, nje grua e pispillosur ne bulevardin e deshmoreve, nuk eshte e sigurte qe te kete kushedi ç'kulture ne krahasim me nje katundare qe hedh plehun me qerre njerrotakshe ne fund te ares.

C'te bejme ? Asgje. Duhet germuar, vrare mendja.

______

Ministria e brendshme nuk ka zbuluar ujin e ngrohte kur thote se prostitucioni paska vajtur nga fshati ne qytet, dhe nga te vegjelit tek te medhenjte. Sepse e di dhe bufi qe ne New York jane mbledhur nje pjese e mire e prostitutave te katundeve te Middle West, ngaqe atje pleqte e fshatit te mbajne ne goje gjithe diten, kurse ne NY, s'çan kush koken per ty. Keshtu qe, ministria le te germoje ca dhe kjo. Dhe te mos e shese kete problem si nje dukuri te jashtezakonshme, apo si nje terheqje romantike te fshatareve pas qytetit.

Problemi mbetet, per mua, nje problem ekonomik dhe nje problem edukativ. Ne kete te fundit, fus : arsimin dhe te gjitha mediat. Dmth te gjitha burimet nga vjen informacioni.

Mirepo, ndersa arsimi perpiqet ende te percjelle ndonje gje te hajrit, mediat bejne te pamunduren per te percjelle mbrapshtina. Vete struktura e programeve TV, e deshmon kete. Hapni faqen e kanaleve kryesore te TV, dhe shikoni listen e emisioneve. Per te vene duart ne koke dhe menderen ne frigorifer.

Po sidoqofte, me duhet ta jap nje zgjidhje. Mbase jam njeçike radikal por po ia mbeshtjell njehere :

Nje kufizim i lirive te njeriut, nganjehere eshte i nevojshem. Duke bere nje ekstrapolim nga gjendja e luftes (ku ka ligje te jashtezakonshme) ne gjendjen e rindertimit mendor shqiptar, atehere them se, per kete rindertim, na duhen ca politika te qarta shteterore, disa te percjella me njefare dore te forte, duke kufizuar dhe ndalur disa prirje tejet te demshme. E kuptoj, jo liria e njeriut e jo Strasburgu, por nje largpames qe ka nje kolltuk pas tuleve, di qe ta vertise punen ne ate menyre qe gjeja e keqe te kete njemije e nje pengesa per te filluar pune, dhe gjeja e mire te kete njemije e nje lehtesira te vendoset.

Burokracia eshte nje mjet i shkelqyer nese deshiron te fundosesh nje prirje te mbrapshte. Deshiron ti te hapesh nje kanal TV ? OK, me sill ketu nja 137 dokumente, me firme e me vule, me garancira dhe plane te hollesishme, dhe pastaj do e shohim ne ndonje nga mbledhjet tona, te cilat behen dy here ne vit. Mirupafshim.

E kam fjalen ketu : kush deshiron te beje diçka te mire per ate vend, i gjen mundesite. Pastaj nqs e le vendin ne nje anarki totale, eshte normale pastaj qe infektimi te kape çdo shtrese, deri dhe plakat e katundit tim qe mbase iu genjen mendja te dalin ta bejne ndonje xhiro ne pllakat e Tirones.

Dhe çeshtja eshte goxha e rende se ne pergjithesi, me te degjuar e kam, kur mbjell kallamoq, mos prit te korresh grure. Mbase ndonjeri pret dhe pambuk, pune e tij kjo.

Pershendetje karamele e thjeshte. 

O maaaaaa smiley

Tani nje dalje perpara kaq dinjitoze kerkon nje paraqitje gjithaq dinjitoze.

Burimet e kultures tone - jane te dukshme kur gruaja nga qyteti dhe nga fshati takohen bashke. Teorite postmoderniste per identitetin thone qe identitetet dalin ne pah kur vihen perballe njeri - tjetrit ose kur krahasohen me njeri -tjetrin. Jane sipas ketyre teorive te logjikes qe 'e zeza eshte e zeze sepse nuk eshte e bardhe'. Dhe keto ndryshime dalin ne pah ne proceset modernizuese, postmodernizuese apo globalizuese, qe me trashe perkthehet ne ato raste kur njerezit levizin nga fshati dhe vijne ne qytet apo me ane te televizionit apo gjerave te tjera te ketij lloji. Duhet theksuar qe ndryshimet jane thjesht ndryshime dhe nuk duhen vene ne shkallen e pabarazise apo kulturave superiore. Tani nuk ka studime te mirefillta por te imagjinojme situaten kur gruaja nga fshati zbret ne qytet per te jetuar bashke me familjen e saj. Ajo ne fillim do kete nje veshje te ndryshme, ka stilin dhe moden e saj qe ja ka dhene fshati, ka stilin e saj te gatuarit, te jetuarit, eshte me e lidhur me familjen etj etj.

Sigurisht ka dhe role qe ja ka caktuar tradita, qe gruaja duhet te rrije ne shtepi, duhet te kujdeset per familjen dhe per femijet, dhe ka nje liste te tere me detyrat dhe detyrimet e saj. Te njejten liste ka dhe burri. Kjo liste mund te jete e njejte si per grate ne qytet po ashtu dhe per ato ne fshat. Por ne qytet, proceset ekonomike apo shteterore, aktiviteti i punes se perditshme arrin ta diferencoje dhe te krijoje nje lloj tjeter kulture apo tradite per gruan ne qytet, ndryshe nga ajo qe eshte ne fshat dhe qe i duhet te beje muhabet gjithe diten me vjehrren dhe te punoje token duke pare dhe dixhiltalbin gjithashtu. Por ndryshimi nuk vjen vetvetiu, vetem duke pare televizorin. Njeriu qe te ndryshoje menyren e sjelljes dhe te kultures qe ka trasheguar i duhet te perfshihet ne nje aktivitet tjeter, ne nje ndryshim mjedisi.

Keto role te tradites vihen shume ne pikepyetje kur keto gra te provinces zbresin ne qytet. Sepse shkeputen nga mjedisi qe ushqen rolet e paracaktuara te tyre, dhe pershtaten ne ambientin e ri. Ato ndergjegjesohen per ndryshimin qe kane por ne te njejten kohe fitojne dhe nje lloj kulture tjeter qe me kalimin e kohes mund te behet dhe identike me ato gra te qytetit.

Tani me gjithe keto komente me duket se u bera 'karamele e nderlikuar' smiley

Fakti qè shqiptarèt akoma sot vriten pèr motive tè dobta,motiv i dobèt nè shumicèn e rasteve èshtè sharja nga motra..tregon se sa e mjerueshme èshtè gjendja e femrès shqiptare...p.s. nga udhètimi i fundit nè shqipèri,klubet anès rrugès,mbushur vetèm me meshkuj..kalon aty me njè femèr ti ngulin sytè mè keq se dikur,argètimi mè i madh i gocave shkolla apo universiteti,ose e thènè mè mirè rruga pèr tè shkuar deri aty,2 gocave qè ecnin pèrpara meje ju qepen 2 tipa sipèr njè makine,e me kasetofon nè majè e bryl pèrjashta hidhnin batuta...mè erdhi tè shkoja aty e tu thosha: akoma me kèto ju ore?po lat nam..nuk di si mund ti bèhet,ajo qè shoh èshtè se nuk èshtè fat tè jesh femèr nè shqipèri!!

Kete koment e mora nga nje komentuse e nje artikulli te gazeta shekulli, ene me pelqeu qamet

 

"Me falni te bej nje shenim: perse duhet te personalizojme kete diskutim dhe te shajme e ofendojme njeri-tjetrin? Me habit fakti se kaq larg shkojme duke sulmuar njeri tjetrin saqe harrojme fare per cfare po diskutojme, dhe rendim mbas sharjeve e ofendimeve. Nuk besoj se eshte ky qellimi i ketij forumi. Me kujtohet kur isha ndoshta vetem 14 vjec dhe nje profesor i muzikes nje dite mbasi na degjoi qe grindeshim rreth nje teme qe diskutohej ato dite, na tha: po nuk mund te diskutohet keshtu! ju te gjithe pretendoni te verteten absolute! Po si te diskutojme? i thame ne. Po ja, flet i pari Iliri dhe thote: une kam lexuar ne filan liber se kjo gjeja eshte keshtu dhe ashtu. Pastaj nderhyn nje i dyte i cili thote: une kam degjuar nga filan autor se ky argument eshte keshtu dhe ashtu, dhe une mendoj se kjo gjeja mund te jete keshtu e ashtu..pastaj nje i trete citon nje botim tjeter ku sjell nje kunder argument...e keshtu me rradhe secili sjell nga nje mendim apo ide qe kontribuon ne rrjedhen e diskutimit. Kurse ju keni dy tipare: e para secili pretendon se eshte ne zoterim te te vertetes absolute, dhe se dyti, ju perjashtoni tjetrin nga e verteta juaj pra kush nuk mendon si ju, e ka gabim, pa le pastaj qe kaloni ne ofendime personale.
Ne filluam te qeshim sepse ky arsyetim na u duk shume naiv, dhe trivial. Sidomos fakti qe profesori jone insistonte ne burimin e informacionit, pra ne duhej te tregonim se ku e kishim lexuar kete argument. Neve nuk na mesohej ne shkolle kjo menyre diskutimi por na jepeshin dogma te gatshme nga udheheqesi i lavdishem per vertetesine e te cilave nuk mund as te diskutohej. Dhe kete menyre paraqitje "te argumentave" ne e perdornim ne komunikimin me njeri tjetrin. Neve na e mbushnin koken ne shkolle me lloj-lloj njohurish rigoroze shkencore por nuk na mesonin se si te silleshim ne shoqeri, si te ngrinim nje argument, si te mbronim nje ide, si te mos pervetesonim idete e te tjereve e ti shisnim ato si tonat dhe si te mos privatizonim diskutimin dhe te vendosnim pronesine tone mbi te, si te respektonim bashkebiseduesin dhe idete e tij. Neve na mesonin se lufta e klasave duhet te jete e pameshirshme dhe pa kompromis. Neve na mesonin se ne jete ka ose me ne, ose kundra nesh, rruge te mesme nuk ka. Ne kohen tone nuk kishte nevoje per mendim te pavarur, sepse shteti "mendonte" per ne. Shqiperia ishte nga vendet e pakta qe benin thirrje per "revolucion" dhe permbysje me arme te regjimit te kalbur kapitalist nderkohe qe bota perpiqej te promovonte paqen dhe bashke-egzistencen. Kur femijet tane u ballafaquan me shkollat perendimore, dukej sikur keta tanet kishin marre aq shume njohuri shkencore saqe mund te kapercenin klaset me lehtesi dhe nuk ishte cudi qe nje femije i joni qe vinte nga klasa e shtate te regjistrohej pa frike atje ne klasen e tete apo te nente. Kur e pyeta djalin tim ne Florida se cfare i bente pershtypje ne lidhje me shoket e klases apo veshtiresite e ambjentit te ri, me tha me mburrje se ne matematike apo shkenca te tjera ai ia kalonte te gjitheve dhe ishte shume perpara, por kur vinte puna per diskutime ne lende shoqerore ata ishin shume te shkathet ndersa djali im mbetej me goje hapur dhe pothuajse pa fjale per te ndjekur argumentat qe sillnin shoket dhe shoqet e klases, ne nje mjedis te lirshem e pa ofenduar njeri tjetrin. Keto mu kujtuan kur po lexoja diskutimet e ketij forumi. Me kujtohet qe ai mesuesi i muzikes qe na thoshte keto gjera, u arrestua nga shteti jone dhe u denua me 25 vjet burg si "spiun" i nje agjenture te huaj. Ne shtepine e tij une mahnitesha nga librat e shumte qe mbushnin muret e te vetmes dhome ku ai jetonte. Ai fliste dhe lexonte ne shume gjuhe te huaja por edhe luante bukur ne violine, mandoline dhe kitare. Diskutimet e tij ishin pasuri e gjalle dhe ai te inkurajonte te flisje e te sillje argumenta nga autoret qe kishe lexuar, kurre nuk e merrte personale ceshtjen qe diskutohej dhe asnjehere nuk hiqej kompetent per nje ceshtje. Me bente pershtypje kur fillonte ndonjehere: une nuk jam shume i sigurte per kete qe po them dhe ndoshta ti mund te me korigjosh por mendoj se...dhe une thoja me vete: po si mund te mos jete i sigurte nje njeri si ky qe ka lexuar aq shume dhe di kaq shume? si mund te kerkoje ky ndihmen time ne kete diskutim? por kjo ishte menyra e tij modeste per te te terhequr ne diskutim e per te te bere te ndjeheshe i lirshem e te mos kishe nevoje te imponoje te tjeret me ato qe dije ti....Pastaj erdhen vite kur ne filluam te lexojme lajme si: dy te rij vriten me arme per nje diskutim te kote mbi....filani qellohet per vdekje nga shoku i tij ne tavoline mbas nje diskutimi per....nje i ri vritet per motive te dobeta mbas nje grindje banale per....ne diskutim e siper per nje...nje i ri qellon dy shoket e tij me arme duke vrare...
dhe mua me vijne ndermend fjalet e profesorit. Pyeta shume per fatin e tij por degjova se vdiq ne burgjet komuniste nga keqtrajtimi dhe kushtet mizore."

Gezuar

        dhe ju gra te ngujuara.

Gezuar

        dhe ju femra te dhunuara.

Gezuar

         dhe ju Magdalena te trishtuara.

Gezuar

          dhe ju shtepiake t` deshperuara

Gezuar

         dhe ju barbi te kafaz-uara

Gezuar

       dhe ju gjyshe te harruara

Gezuar

       dhe ju punetore t` keqpaguara

Gezuar

      dhe ju moderniste t` iluminuara

Gezuar

     dhe ju beqaresha te vonuara.

 

Gezuar, pra, te gjitha gezuar!

Hipokrizia, sot, me lule maskuar!

Gezuar, pra, te gjitha, Gezuar!

 

 

 

 

Pra është festë.
Ne origjine ne vet historike 8 Marsi ka lindur si proteste per te te drejtat politike, qytetare,sociale dhe ekonomike  te barabarta -ajo qe njihet si levizja per barazi gjinore. Tashme kjo levizje ka siguruar sanksionimin  e te drejtave dhe barazise formalo-juridike.Sfida mbetet krijimi kushteve per barazi reale dhe menjanimi  barrierave, praktikave dhe qendrimeve qe ushqejne diskriminimin, keqtrajtimin, abuzimin dhe shfrytezimin e femrave ne te gjitha sferat e jetes publike apo private

Po si çdo festë, edhe tetë marsi i sotëm ka kundërshtaret e veta.

 A mund të flitet për të drejta të grave në Shqipëri, ...Sipas mendimit tim, jo. Është e domosdoshme madje që të ndryshohet krejtësisht konceptimi politik dhe social që po ndërtohet së fundmi, mbi perspektivat gjinore si të para prej së jashtmi.  Problemi themelor i këtij koncepti është njësimi i një grupi individësh të ndryshëm për nga prejardhja familjare, krahinore, kulturore, e mbi të gjitha të ndryshëm për sa i përket gjendjes ekonomike, në bazë të të vetmes gjë të ngjashme që kanë, identitetit gjinor. Është përqasja tipike e neoliberalizmit postmodern, tërheqja e vëmendjes prej identitetit ekonomik...

Sipas mendimit tim konceptimi politik i perspektives gjinore eshte i drejte dhe korrekt.Fakti qe ka kategori grash/femrash te diferencuara sipas statusit ekonomik, social, etnik, fizik dhe gjeografik .Sipas mendimit tim konceptimi politik i perspektives gjinore eshte i drejte dhe korrekt.Fakti qe ka kategori grash/femrash te diferencuara sipas statusit ekonomik, social, etnik, fizik dhe gjeografik nuk  i jep asesi nje permbajtje bosh apelacionit per barazi gjinore. Eshte njelloj sikur te anulosh aksionin per te drejtat e njeriut sepse...njeriu si i tille eshte nje abstraksion! Korpusi te drejtave universale sapo pranohet prej shoqerise dhe institucioneve te saj, kodifikohet ne paketa ligjore dhe politika te adresuara per te gjitha kategorite sociale, profesionale dhe sferat ku keto kategori ushtrojne aktivitetin e tyre (social, ekonomik, kulturor, shendetsor, arsimor, qeverisje, etj.)

...e kam fjalën për ato gra dhe vajza që me kokëfortësi thuajse të pashpjegueshme nuk dashkan t’ia dinë që në këtë botë na paska një festë të gruas. E kam fjalën për ato vajza që në datën tetë, ashtu si në çdo ditë tjetër, kokëulur e zemërdobësuar dalin rrugëve në pritje të klientëve të tyre, që asnjëherë s’mungojnë.

Në këtë shkrim desha të sjell në vëmendje prostitucionin, madje më saktë, prostitutat, ato vajza dhe gra shpirtthyera, ..... Natyrisht, po flas vetëm për ato që kryejnë prostitucion të detyruara prej një shoqërie brutale e të pamëshirshme, që i ka flakur në varfëri, që i ka lënë në injorancë, që i ka lënë në dorë të meshkujve po aq të varfër e injorantë qe i detyrojne të ofrojnë çaste “lumturie” në shkëmbim të parasë për klientët, këta konsumatorë të pangopur të epshit që gëlojnë në anonimat.

Ketu me duket se ka pak konfuzion.Ngaterrohet kategoria e femrave qe ofrojne sherbime seksuale me kategorine e femrave qe forcerisht, perdhunisht skllaverohen per shfrytezim seksual. Por edhe kur flitet per ...ato qe kryejne prostitucion te detyruara prej nje shoqerie brutale e te pameshirshme, q ei ka flakur ne varferi...grushti indinjates godet ne ajer...shoqerine ne pergjithsi !! Kerko dhe analizo shkaqet strukturore, adreso mekanizmat e ketij prostitucioni moral sespe shoqeria ne pergjithsi eshte nje argument ne pergjithesi.

Mirëpo edhe pse arkivat në rrjet janë të mbushura me studime e me artikuj për prostitutat shqiptare që mbushin rrugët e Europës, nuk mbërrita të gjej ndonjë studim të mirëqenë për prostitucionin në Shqipëri, .... Ndoshta janë tabutë…

Studime ka por ato flene sirtareve te shoqerise civile. E verteta e realitetit te shtrirjes dhe permasave te trafikimit, prostitucionit (si sherbim seksual dhe shfrytezim seksual) gjendet diku ndermjet shifrave tejet te zvogeluara te MB (rreth  5000 femra ) dhe shifrave te sterzmadhuara per sigurim fondesh per projekte nga OJF-te (30.000 a mos me shume )

Tabuja mbi prishjen e moralit tradicional dhe puritanizmi mitik sigurisht qe ushqejne qendrimet prej struci, duke ju larguar realitetit dhe krijuar iluzione nderkohe qe plaget qelbezohen dhe problemi agravohet.

 Nuk besoj se mjafton angazhimi i shoqërisë pseudocivile e pseudopolitike në ditët e shënuara nëpërmjet ndonjë konference për shtyp.Kjo situatë ka nevojë për ndërhyrje aktive, dhe ai ose ajo që nuk e kupton këtë bëhet menjëherë pjesë e krimit duke u dakorduar në heshtje. Ka nevojë për ndërhyrje, edhe pse kjo ndërhyrje mund të kërkojë sakrificën e të lënit mënjanë të drekimit me miqtë në 8 mars, apo në ndonjë festë tjetër. Zgjidhjet e propozuara mund të ishin të ndryshme, por unë do të isha kundër zgjidhjeve tradicionale moraliste,

Nuk do ishte mire qe kritiket e shoqerise pseudocivile te strukturonin jje levizje mirefilli civile, nje aksion permanent per politika punesimi, arsimimi, per adresimin  e varferise, dhunes ne familje, trafikimit, prostitucionit  etj. me masa dhe zgjidhje adekuate dhe jo me retorika boshe prej Olimpit te tribunave apo sallave luksoze ku gra te iluminuara flasin per realitette te pajetuara ??

 

 

Tashme kjo levizje ka siguruar sanksionimin  e te drejtave dhe barazise formalo-juridike.

ende, as kete

te anulosh aksionin per te drejtat e njeriut sepse...njeriu si i tille eshte nje abstraksion!

Kjo eshte deri diku korrekte. Nje pjese e te drejtave te njeriut jane te kritikueshme, te pabaza, paradoksale, dhe ne sherbim te shtreses shfrytezuese.

Ngaterrohet kategoria e femrave qe ofrojne sherbime seksuale me kategorine e femrave qe forcerisht, perdhunisht skllaverohen per shfrytezim seksual. Por edhe kur flitet per ...ato qe kryejne prostitucion te detyruara prej nje shoqerie brutale e te pameshirshme, q ei ka flakur ne varferi...grushti indinjates godet ne ajer...shoqerine ne pergjithsi !! Kerko dhe analizo shkaqet strukturore, adreso mekanizmat e ketij prostitucioni moral sespe shoqeria ne pergjithsi eshte nje argument ne pergjithesi.

Nuk ngaterrohet aspak, behet fjale per te dytat. Dhe natyrisht qe fajtore eshte shoqeria, por jo ne pergjithesi. Shoqeria, ose rendi ekzistues social, funksionon sipas disa rregullave te studiuara e te njohura tashme, dhe sipas shtresezimit te aksesit real ne vendimmarrje ekonomike e politike, shtresezohet dhe barra e pergjegjesise sociale, ne rastin e kritikes kuptohet, se ne jeten e perditshme pergjegjesia mbet pa zot.

Nuk do ishte mire qe kritiket e shoqerise pseudocivile te strukturonin jje levizje mirefilli civile, nje aksion permanent per politika punesimi, arsimimi, per adresimin  e varferise, dhunes ne familje, trafikimit, prostitucionit  etj. me masa dhe zgjidhje adekuate dhe jo me retorika boshe prej Olimpit te tribunave apo sallave luksoze ku gra te iluminuara flasin per realitette te pajetuara ??

Mire do ishte, dhe po e bejne, me aq kontigjence sa kane dhe me aq asete sa zoterojne. Kuptohet dhe ne menyren qe e shohin me te vlefshme e me te pershtatshme. Po pate sugjerim, bujrum, prej se brendshmi. Sugjerimet prej se jashtmi pranohen vetem kur je mbi palet.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).