Queensland në Australi është shteti më i prekur nga përmbytjet të cilat përvec dëmeve materialeve po shkaktojnë edhe viktima.

Pasi kishte dëgjuar për përmbytjet në Shqipëri dhe arritjet e qeverisë tonë për përballimin e tyre me sukses historik, Guvernatori i Queensland i ka dërguar menjëherë një sms kryeministrit Berisha ku i kërkonte të vinte dorën në zemër dhe të ndihmonte australianët.


Kryeministri Berisha në një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave.org ka bërë një përshkrim të situatës së rënduar në Australi dhe ka bërë të ditur sms e ardhur nga guvernatori i Queenslandit.

“Përmbytjet natyrore jo vetëm që po i kalojmë pa pasoja por vit pas viti qeveria ka fituar aq eksperiencë sa që tashmë shtetet problematike po kërkojnë ndihmën tonë” u tha Berisha ministrave, madje vendet e zhvilluara si Shqipëria duhet të ndihmojnë vendet në nevojë si Australia të kalojnë këto momente të vështira.

Në kuadrin e nismës “E duam Australinë si e gjithë Shqipëria” kryeministri Berisha propozoi, miratoi dhe vendosi që :

  • Pjesa e fondeve të pa shpenzuara për banorët shkodranë tu dërgohej australianëve të shkretë.
  • Administrata, ashtu si edhe herë të tjera, të kontibuojë vullnetarisht duke dhuruar rrogën e Janarit pse jo edhe të Shkurtit.
  • Me vkm të Këshillit të Ministrave.org Shkodra do të binjakëzohet me Australinë.
  • Cdo banor shkodran do të strehojë në shtëpi një kangur pasi ato janë kafshë historike për kombin australianas.
  • Familjet që do të birësojnë kangur, do të përkrahen nga qeveria.
  • Këto vendime hyjnë në fuqi edhe pa u botuar në Fletoren Zyrtare.

18 Komente

Berisha duhet denuar sa me pare,

Sepse e leshon shiun pa karar.

A nuk i mjaftoj permbytja e shqiperise,

Por e dergoi ujin e digave drejt Australise.

I lumte adminit,

Qe denancon keto lajthitje te kryeministrit.

 

Mati i Ri del vullnetar te marri dy kangura tek kulla e vet ne Burgajet smiley

Po rrofsh or ti!! uaaaaaaa.

U tret kaposhi, që hëngra për vit të ri sa të lexova!!

 

 

 

 Un shikoj se ket vit Mati Ri vjen me i pjekur  poetikisht smiley

Per Matin mos u merzitni,

Po si do beni me kryeministrin,

A nuk mjaftoj qe mbyti Shkodren,

Tani hap rubinetat e po permbyt boten,

 

 I dashur Mati i Ri

Faqja jone eshte thjesht humor me qeverine. Kjo do te thote qe ne do te publikojme materiale humoristike me subjekt kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij. 

Mos mendo asnjehere se na behet qejfi kur permbytet Shkodra apo kur plas Gerdeci. Fatkeqesite jane te zeza dhe nuk i zbardh kurre humori.

Por faqja jone nuk mund te zgjidhe halle. Maksimumi eshte tju dhurojme nje buzeqeshje.

Te premtojme, kur te nderrohet qeveria, Keshilli i Ministrave.org do te beje humor me kryeministrin e ri.

Prandaj mos i merr seriozisht materialet tona.

Me respekt

Zedhenesi

Edhe une ne sensin e humorit jam pergjigjur. Dihet se kryeministri nuk ka fuqi madhore te permbysi boten.

Uroj qe fakeqesi te tilla te mos kete kurre.

Me respekt

Mati i ri

Mos ma luni Matin mor katila

se erdha aty edhe ju bona pistila

howdy dundee!

- what's he like in bed?

- I don't know; he sleeps on the floor. smiley

 

 

 Histori e vertete.

Meqe jemi tek kjo tema e humorit,ne nje fshat te Tepelenes,  nje fis me x mbiemer votoi per PD ne,pas nja tre oresh pasi kishin votuar disa nga keta po pinin ne nje klub aty afer qendres se votimit dhe po benin gallate,vjen njeri nga keta te PS se dhe i thote: Ore po ju pse votuat per PD ne? Po ca PD je votuam ne ore thane ata,ne votuam per Agron LLakajn se na 10 duke qesh tek Portokallija.

 Brad po te them dheune nje histori kercikuqsh(pjersa e Tepelenes, pertej Vjose ashtu jane quajtur, nga veshjet , tirqit prej lesh  deleje veshur nga gjuri  tek shollet, kishin ngjyre te kuqe)

 U mburre mor Bej u mburre..

 Sa u dhjeve ne poture...

 Dhe ate emer qe vure

 Ne vendin qe kish e shpure

   po  pate rastin  kendoja ndonjehere Agron beut( i doli  krejt llaku..mavrise.Vajti  tamem ne fercke.Do beje tani  nje pune qe as ja ka idene) kete, se e merr  vesh mire ai.... si kercikuq qe eshte.

 

Grava

Nga ty se prisja kete gabim. Kercikuqte jan mallakastriotet jo tepelensit. Tepelena jan lab, mallakastriotet quheshin kercikuq nga leberit. Mesa di une biles nje pjese e mallakastres sepse mallakastra e eger jan lab. Jan nga e njejta ane e lumit por tepelensit me ne jug dhe kercikuqte me ne veri.

 pob... rri urte se eshte sikurse them une.Pyet po deshe! Por une e kishe me shume me ate djalin tone, Gonin qe e shiti vehten per pese pare....

Tung

Te erdhi me keq se ndryshoi televizionin nga TCH kaloi te KLANI, apo?????

kercikuq'e u thon ashtu nga balta - argjila me sakte.

ps e kam nje tjeter gati per ket, grave... me birce prape smiley

Grava

Une kam te mite mu aty buze vjoses ku jane kufite  midis vlores-tepelenes dhe mallakastres, dhe une gjithmone e kam ditur qe kercikuqte jan mallakastriotet.

 Mat i ri a mat i vjeter

Nje Mat kemi,  s`kemi tjeter

Por vet Mati pak e di

Qe se trujm, pse vet ai

Nuk e nejh kete "zotni"

Por qe  bakrin, ben flori

Me kete na vjen çudi...

I vete dem gjith ajo  poezi......

Dhe se ka per  kadimi(tradite)

    Mat , une  i kam me shaka

    Dhe pse hallet jane goxha

    Por te pyes or vella

    Behet djalli evliha?

Miqesore per mikun tim, Mati i ri

 

 

I nderuar miku im Grava,

Nuk zemrohet MATI, nga humori e shakaja,

Nje fjale te urte ka thene ky popull,

Kur s'ke pulen ha edhe sorren,

Kromi e bakri canin rrethimin,

Matianet mernin buken e kripen,

Nuk i ngjan halli hallit,

Mos i rafshin askujt hallet e Matianit.

Me ty grava miku im,

Gjithmone kam mirkuptim,

Po ca kaqola te PPU,

Qe nuk kane as edukate as kulture.

Nuk dijne te komentojne,

Por vetem shajne e ofendojne.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).