S’ishe aq e zonja me këndimin, s’arrije të bëje notat e larta. Kur ishe në dush, hyja për të dëgjuar, lije gjithmonë derën mbështetur, pa e mbyllur. Nuk vije re që isha dhe unë sepse rrija pa lëvizur dhe në qetësi. Fshihesha midis avullit, dhe të shikoja nga tenda e tejdukshme. Këndoje nga të gjitha, por [...]

8 Komente

Me pelqeu me te vertete! Po i lejoj vetes te bej nje redaktim te lehte:

 

 

S’ishe aq e zonja me këndimin, s’arrije të bëje notat e larta. Kur ishe në dush, hyja për të dëgjuar, lije gjithmonë derën mbështetur, pa e mbyllur. Nuk vije re që isha dhe unë sepse rrija pa lëvizur dhe në qetësi. Fshihesha midis avullit, dhe të shikoja nga tenda e tejdukshme.

 

S'ishe aq e zonja me kengen, s'i mberrije notat e larta. Teksa ishe ne dush, hyja te te degjoja. Ti e lije gjithmone deren mbeshtetur, pa e mbyllur. Nuk e vije re pranine time sepse qendroja pa levizur dhe ne heshtje. Fshihesha mes avujve dhe te shikoja permes tendes se tejdukshme. 

Këndoje nga të gjitha, por kur duhet të bëje notat e larta, filloje zgjasje zërin, dhe unë qeshja me veten.

I kendoje te gjitha, por kur vinte puna tek notat e larta filloje ta sterholloje zerin dhe une qeshesha me vete.

Pastaj fytyrat te pasqyra. Bëje vizatime të bukura, me gjithë veçantitë bilez: veshët, hunda, dhe gjuha ndonjëhere, varej nga qefi. E dije që do shkoja për ti parë më vonë.

Fytyrat mbi pasqyre pastaj. Beje vizatime te bukura, me te gjitha hollesite madje: veshet, hunda dhe gjuha, qe, ndonjehere, varej nga qejfi. E dije qe une do te shkoja t'i shikoja me vone.

Ndonjëhere të regjistroja, kisha menduar që ti dëgjonim bashkë për të qeshur të dy.

Ndonjehere te incizoja: kisha bere nder mend t'i degjonim bashke qe te qeshnim te dy.

Një ditë u nis njëra nga ato regjistrimet, dhe nuk e di pse, vrapova për të parë se ishe në dush. Hapa ujin e ngrohtë dhe ndenja aty, duke pritur që avulli të mbështillte gjithçka. Vajta para pasqyrës, dhe bëra një nga ato fytyrat e tua. Po unë s’jam aq i mbarë në vizatim.

Nje dite nisa te degjoja njeren nga ato incizimet dhe nuk di pse vrapova te shihja nese ishe ne dush. Hapa ujin e ngrohte dhe ndenja aty. Prita deri sa avulli mbeshtolli gjithçka. Vajta perpara pasqyres dhe bera nje nga ato fytyrat e tua. Por une s'jam aq i mbare ne vizatim.

Mami atë ditë kur hyri në banjë qau.

 

Suksese! smiley Finis 

 

"te kenduarit"

smiley

e lezecme. 

Ciao Lost, si ke qene? smiley

Ciao Finis, mire, si mes miqsh (edhe te peshkut) smiley

Me pelqeu editimi, dhepse ti je bujare.

 

flm i dashur mik,

smiley

E trishtueshme, por e bukur, pa rene pre e patetizmit. Redaktimi i Finisit e ngre shume shkalle me lart.

p.s. Fin, po del dielli ketej. Aty nga ora 10 e ca ishte nje diell ngrohtesisht i lezetshem, sa nuk kthehesha dot ne zyre pas kafese... Dic ndjehet n'ajri... E mbolla prape zymbylin, shpresoj te me cele. smiley

Rrofsh Ane! Merita eshte e autorit dhe e tejdukshmerise se tekstit.

Ketej shi e ftohte sa te duash. Me kane çelur vjollcat e egra, ato te vocklat fare por qe kane arome shume te mire.

Zymbyli (dmth qepa e pastruar nga dheu) duhet te qendroje nje vit e mbeshtjelle me gazete ne vend te thate dhe pastaj te rimbillet, perndryshe nuk i krijon rezervat e mjaftueshme per te bere lule.

Giacinto im i fundit beri kater lule: maksimumi qe kam pare ndonjehere smiley

ciao Finis!

Ne fakt, me genjeu ajo rrezja e vogel, mot rrenacak dhe tekanjoz qe po na lodh. Sot ama, nga dritarja e zyres pashe kumbullen ne nje shtepi private ketu afer, qe kishte celur dhe ishte mbushur me lule te bardha. Kjo ma ktheu disi humorin.

Ashtu e bera per zymbylin, e kisha futur ne gazete dhe tani e mbolla prape, ne nje vazo pak me te madhe. Por duhet te gjej ca dhè lulesh me te mire, ne fakt, por s'po behem mbare. Po pres te me celi edhe zambaku i kuq. Vjet u be shume i bukur, dhe u kenaqa, se s'para me ecin shume lulet, mbase ngase harroj dhe t'i ujis.  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).