(to our Chri-chri)

Fiskaja e ujit është përpëlitja
e zjarrit nga grykë e burimit kur del
në terrin e rëndesës së gjithësishme,
një gur thërmohet nën çdo stërkalë,
qerpikë rëre puliten padukshëm mbi shkëmbin
logjik si çdo magmë e ftohur, silikat i arsyeshëm;
nga lulja e ballit tënd, nga burimi i syrit të kaltër
niset flurudha e vetullës epike veriore dhe
“më vrau hargu e jo shigjeta” me Jugë bajamesh
në shkurt si “erë dashurie e pamundur”, apo jo,
dhe përkundër ligjit të pashkruar të artit të luftës
që mbron qindra jetë ushtarësh me pagjasën
e predhës pasardhëse të bjerë në të njëjtin vend,
flurudha jote godet papushim të njëjtin vesh të gurtë
të zemrës sime që pulit qerpikët e padukshëm të rërës.

6 Komente

dite poezish sot, he? Bukur, por une nje Kri-Kri njoh, mos valle eshte ndonje tjeter?

not bad at all smiley

ne fakt me pelqen shume. megjithese si njeri kot fare qe jam, qe s'rri dot pa e thene llafin e keq, do ta shpreh deshiren time (dmth shijen time) qe vjersha te humbte te pakten 1-2 kile. sepse eshte shume elegante ne imazh.

Qe te te provoj qe jo vetem e lexoj por edhe ..... smiley ndiej!
qerpikë rëre puliten padukshëm mbi shkëmbin
Me thene te drejten nje krahasim mjaft i "guximshem" ne raport me perfytyrimin e robit normal per qerpiket . Nuk e kam per prapashtesen qe mbyll edhe krijimin te dukshem apo te padukshem
por
  cmoj si gje te vecante  gjetjen krahasimore pasi natyralisht asnje koker rere nuk do te sherbente si Qepalle qe ka pamje gjatsore vertikale dhe jo te rrumbullaket .

Perfytyrim surrealist i nje  niveli mjaft cilesor... gogist ..do te thoja !

Paske qene topci ne zbor .. a te keqen smiley

 Më pëlqen ;me nerv poezia.

Idris ,bukur i shpalos ....ndjenjat

Patjeter medyshas ... jemi apo s'jemi patriote  smiley

Ne jemi patriote edhe kur kemi HIV , megjithse jo shume bindse se eshte semundje e huaj smiley , dhe jo me mos te jemi me ndjenje per shkrimet tona !

Thanks, everybody!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).