Liberalizimi i vizave të Shqipërisë me shtetet e zonës Shengen të Bashkimit Europian ka mbushur me gëzim të gjithë vendin nga Veriu e deri në Jug.

Madje jugu ca më shumë se veriu pasi banorët e Orikumit nuk kanë dashur të presin ditën e premte, dita zyrtare kryeministrore e festës me rastin e liberalizimit, por kanë dalë në rrugë duke brohoritur me hare dhe gëzim të papërmbajtur.

Orikumasit kanë bllokuar në shenjë simbolike një urë, si për të treguar se tashmë u vendosën ura mes Shqipërisë dhe Europës.

Forca të shumta policie kanë mbërritur tek ura pasi kishin kujtuar se ishte ndonjë protestë koti për punë pronash dhe atje kanë mbërritur të surprizuar nga banorët që brohoritnin me të madhe emrin e shpëtimtarit të Shqipërisë, kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij.

Banorët kur kanë parë policët, i kanë ftuar të marrin pjesë në festë duke i goditur me gurë dhe me mjete rrethanore e me cfarë tu zinte dora.

Policët  nuk e morën për keq, pasi goditja me gurë është një ritual fetar që simbolizon goditjen e djallit të dikaturës të Edvin Ramës që izoloi Shqipërinë që nga 8 Nëntori 1968.

Për të dhënë kontributin e tyre në largimin e djallit të kuq, policët kanë nisur të godasin edhe ata me gaz temjani ose sic quhet latinisht “lotsjellës”.

Pasi ka mbaruar rituali banorët kanë dashur të qerasin policët me vodka Molotov por ata nuk kanë pranuar pasi nuk u lejohet të pijnë në orar të punës.

Policët janë detyruar të shpërndajnë me forcë banorët që kanë dashur të festojnë pambarim pasi duhet të kursenin forcat për të premten e madhe ku do të mblidhen 100 milionë shqiptare për të falenderuar dhe lumturuar kryeministrin Berisha dhe reformat e qeverisë.

37 Komente

keni harruar e shtoni qe policia ftoi 13 persona nga orikumi ne komisariat per ti qerasur me nga nje pale pranga ne duar.

te mbrosh pronat e tua qindra vjecare nga fazllicet e ketij pushteti mjeran eshte detyre sa patriotike aq dhe e drejte. ata trima po mbrojne tokat e eterve te tyre, jane malesore zakoni qe nuk do te lejojne cibanet e huaj te mbijne ne teritoret e tyre. Ata nuk kane grabitur troje, ata nuk kane pushtuar prona te te tjereve, prandaj ky shtet kartoni ti bej mire hesapet me ta. 

barbiere, eshte pak me e komplikuar me duket.  Mesa lexova, nuk po mbrohen pronat qindra vjecare, por pronat e 7501. 

Qorrsokak i keq ky lemshi i pronesive. 

Ligj  abuziv dhe i padrejte, por gjithesesi ligj ne fuqi.   7501 eshte "dhurata" e fundit e Republikes Socialiste popullore te Shqiperise per shtetasit shqiptare...

Lene pash Zotin se kur dalin sigurimsat me na tregu se si mbrohet prona, ka arrit fundi i botes. Ah bac t'hangsha bathen se sa te jesh m'kal, nuk i i pritet uji mullinit me ere te sigurimsave. Na myti qelbsinlliku!

Per cilet sigurimsa e ke fjalen?

Per keta te PPU-se o burre se ata qe dalin atje nuk e di se kush jane.

Pastaj aty ka dy lloje robsh, nje pale qe kerkojne tokat e gjysherve, dhe tjetra qe kerkon tokat me ligjin e ;mallkuar 7501.

S'eshte aq e thjeshte Guçe smiley, por ne nje pike ke te drejte, ai sorollop na e la kete dobiç ne dere qe po ha kokat dhe jetet e njerezve.

SFR-o e ke mo nolt sqarimin. Car do boni per 28 Nentorin se me erdhen haberet qe Miller's qe myll. Mire pra me thoni.

Sipas ligjit 7501 toka eshte dhene ne perdorim jo si prone.

 Po ata ne Allias, me cfare ligji ua kane zene tokat tiranasve?

po mire, ja ta zeme se ja kane dhene ne perdorim, por ata nuk kane gezuar as perdorimin. A ka ndonje ligj tjeter qe anullon ligjin 7501 dhe ku thote se ju qe keni pasur toka ne perdorim sipas 7501 tani nuk i keni me?

O Mati i Ri. Kur te kalosh kendej nga Orikumi me bej nje zile perpara te te qeras me dicka sic na qerasi Policia.

Aty flasim dhe se kujt i takon pronesia e tokes neve apo sali hajdutit qe token tone ja jep italianeve per 1 euro.

Thoji atij shefit tend te ndroj mendje e tu jap italianeve shpellen e dragobis po te doj. perndryshe do ta hedhim ne det bashke me italianet ate dhe ata qe i bejne dhurate skafe qe i blejne me leket e droges qe ai i lejon te trafikojne.

 

Therret nenua djem ku jini,
merrni armet dhe i bini,
ne mos keni arme gjeni,
ia rrembeni atij qeni
 

Ju doni Enverin.

T'ju mbjelle token me bunkere.

Ky po qe eshte argument. 

 

Në bazë të ligjit 7501, është shpërndarë e gjithë toka prej rreth 400 mijë hektarësh. Sipas të dhënave të ndryshme, në një pjesë të konsiderueshme të vendit, kryesisht në zonat kodrinore-malore, tokat bujqësore u shpërndanë sipas tapive të vjetra në mirëkuptim ndërmjet fshatarëve, por që ligjërisht, ato janë shpërndarë në bazë të ligjit nr. 7501. Për këtë arsye, teorikisht të gjithë shqiptarëve që kanë tapi të para vitit 1945, i takon të kërkojnë kompensim, pavarësisht se shumë prej tyre e kanë marrë tokën që kanë pasur. Ndryshe ndodhi në zonat ku toka kishte origjinë pronësie shtetin, ku pronat u shpërndanë në bazë të ligjit nr. 7501 dhe që sot nuk ka konflikte pronësie.

Pikerisht, konflikti ne Dukat/Orikum qendron ne ambiguitetin e ketij ligji.

Konflikti kryesor eshte Dukat/Shtet per kullotat, kryesisht Llogora dhe Karaburun te shpallur parqe kombetare, por qe nen rrogoz po shfrytezohen nga te tjeret per qellime investimesh private (gjithe ndertimet "turistike" ne Llogora jane te paligjshme, te pakten ne formen aktuale). Tani ndahet puna ose Park Kombetar ose ktheja pronen ish-pronareve. 

E njejta gje me Karaburunin (per informacjon, nje pjese e banoreve te Dukatit i kane pat shtepite e vjetra ne Ravene, pra Karaburun). Ligjerisht park Kombetar/Zone ushtarake nderkohe qe nen rrogoz behen plane investimesh private duke mos perfillur ish-pronaret. Prape ose park kombetar ose ktheje te ish-pronaret.

Sido qe te jete statusi i ketyre dy zonave ( Llogora, Karaburun) duhet patjeter te njihet prona pastaj te "shpronesohen" per ti kthyer ne parqe apo investime strategjike per vendin.

Konflikti Orikum/shtet eshte me i diskutushem sepse flitet per toka, te cilat per nje pjese te mire kane ish-pronare, me perjashtim te zones qe shtrihet mbi ish-keneten, ose te themi detin sepse nje rrip toke e ndante, biles nje pjese e mire gjendent nen nivelin e tij. Ketu fillon problemi sepse nen rrogoz dikush ben dokumentat mbi pronesine e kesaj pjese (nuk mund te them se jane fallco, kete duhet ta vendose drejtesia) dhe brenda dites e shet te nje investitor ndertimesh i cili naten e rrethon dhe fillon te hedhe themele per pallate. 

Per inforamcjon shume banore te tjere fqinje me keto toka i kane shitur pjeset e tyre vite me pare, megjithes me te njejtin status 7501, dhe kane perfitur nga 4-5 hyrje nga investitoret dhe nga nje lokal biznesi. Ligji predispozon paanshmerine dhe barazine para tij. Ne rastin konkret si do i thuash njerit ti gezosh kater hyrjet dhe nje lokal dhe tjetrin ta lesh me gisht ne goje? Per me teper, keta persona kane ardh ne Orikum qysh nga vitet 50 dhe kane ndertuar nga 0 qytetin dhe nderrmarjet perreth.  Situata nuk eshte aq e thjeshte, ka vend per diskutim dhe dialog dhe jo per dhune e cila nuk zgjidh gje.

Te gjithe e dine katrauren ne lidhje me pronat, menyra me e mire per shtetin ti vere zjarrin situates eshte te beje demostrime force ne vend qe te dialogoje. Prona nuk ka ngjyre politike, megjithes jam i ndergjegjshem qe ne protestat e fundit ka nje dore te opozites qe do ta manipuloje per interesat e saj, por kjo s'do te thote qe lufta per tokat nuk eshte e drejte. 

Do i luteshave personave qe nuk e njohin zonen, te mos provokonin, per me teper duke i dhene ngjyra politike nderhyrjes. 

SFR (-smiley)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

O mater e spore te tjera berishiste qe u ka ngel ora tek komunizmi dhe sigurimi. Nqs ju keni ndonje toke trashegimni, qe dyshoj, jepjani berishes kur te doni, por me tokat e te tjereve dhe se si i mbrojne tokat e tyre te tjeret mos hani shume ashtu, se s'eshte puna juaj.

 Thote c'thote ligji apo maliqi qe i ben ligjet si ti doje qejfi, dhe respekton prej tyre cfar ti doje qejfi, nuk eshte fare dhe ska pse te jete pune per ata njerez atje ne vatrat e tyre qe si kan rene kujt ne qafe, por shohin nje palaco, nje kurrizperkules pa pike morali, qe shet vatrat e tyre shekullore tek kompani pepinosh per nje euro. Ai mos ta kruaj shume se sic e hengri heren e pare e ha sa here ti kruhet nga ato ane, se nuk e mender pjerdh njeri ate andej, as ate as shtetin e tij prej letre. Ja ashtu, pra mos kujtoni se e keni mbi KAL kurrizperkulsin, se jeni vet ju qe e keni MBI QAFE.

E muart vesh, morem thuaj. Flak ta ndizni o Dukatas, ja beni temen e semes, se ashtu e do ky shtet langaraq, me keta legene qe e qeverisin, qe sdine te lidhin dy fjale jo me do behen zoter te Shqiperise. Bravo ju qofte se nuk coheni vetem per tokat tuaja por per tokat e te gjith shqiptareve ju jan marre dhe po vazhdojne t'ju vidhen padrejtesisht nga keta rrrugacer me pushtet te fshehur mbas kompanive 1 eursho. Duan ti marrin te gjitha tokat me vlere ne Shqiperi per veten e tyre, pa pyetur a kan zot a jo, dhe mire t'ju behet atyre qe i falin keyre zagareve qofte nje centim toke, se me verte nuk e meritojne.

Kjo çèshtje nuk èshtè fare politike..dhe sa pèr dijeni...ata enverin e kanè luftuar me pushkè,kur ishte gjallè e nè kulmin e fuqisè...biles jo enverin(se pèr pushkè tè ruante enveri) por Mehmetin(qè pèr pushkè nuk ta bènte llafin dysh)sa pèr histori kjo,dhe sa pèr dijeni vèrtet enveri u morri tokat e nuk i linte tè afroheshin,por tapitè nuk i dogji dhe nuk i falsifikoi...siç bèn salibanèt e PD e PS nè vite ...aman kur nuk dini se pèr çfarè flisni..heshtni...se nuk ju detyron njeri tè shkruani!! dhe sa pèr sqarim..me sa e kam ndjekur unè problemin ai èshtè i ndarè nè dysh..nè Dukat banorèt kèrkojnè tu kthehet prona qè ka qenè gjithmon e tyre,shkoni e hapni arkivat e shikoni se kujt i mori komunizmi ato toka..kurse nè Orikum banorèt kèrkojnè tapitè sipas ligjit 7501...pra shteti nuk bèn as njèrèn as tjetrèn...as nuk i jep tokèn ish-pronarve nè Dukat e as nuk zbaton ligjin e tij nè Orikum...dhe as nuk ulet me njerzit ta zgjidh problemin nè bashkèpunim me ta por merr vendime tinzare nè fshehtèsinè mè tè madhe..nga kush fshihet ky shtet? i kujt èshtè ky shtet?p.s. dhe sa pèr dijeni unè i heq kapelen BOLLANOS vetèm pèr gjè...qè ka lidhje pikèrisht me kètè muhabet...se nuk e la Himarèn qè tè bènin shefat e mèdhenj siç duan tè bèjnè sot me Dukat e Orikum,por e la ta shfrytèzonin e tè nxirrnin pèrfitime Himariotèt..atè qè duan tè bèjnè sot edhe banorèt e Dukatit e Orikumit..a kanè tè drejtè kèta njerèz tè nxjerrin pèrfitime nga tokat e tyre?

 kurse nè Orikum banorèt kèrkojnè tapitè sipas ligjit 7501...

 

Une s'e kam ndjekur dhe aq kete, por sipas kesaj, i bie qe Mati i Ri ka genjyer prape?

Po ç'pret nga dikush qè nuk di çfarè flet...e i tregon enverin Dukatit...smiley

Ke lexon edhe ti o iksp .

Po ja sikur t'ja pranosh qe eshte ashtu "toke e dhene ne perdorim "e c'ndryshon ga thelbe qe

1- Ai nuk ka te drejte te jete pronar i asaj toke dhe ta perdore si te doje per interesa te te huajve qe e mbeshtesin per karrike .

2- Ai nuk ka te drejte tua shese "miqve te miqve " per te bere dampe per skoriet berthamore ?

3- Personalisht ai as me Ligj nuk eshte pronar i trojeve te Shqiperise . Ne se Ligjin 7501 e vendosi  Parlamenti  vetem ai dhe askush tjeter ka te drejte ta tjetersoje......perjashtuar ata qe njohin TheLlte pertej dhurates dhe pronesise mbi Orikumin dhe nen Dukatin , ose era -perc Salist nga aroma e pertej komunisteve dhe Salisteve smiley

Biles dhe te pronave ne Vucidol qe i fali publikisht per te shetitur me kuaj  kaloresit e injorances shekullore   me Universitet Mati !

Edhe sot pas 20 vjetesh tranziscioni, ku gjerat duhej te ishin rregulluar disi, shqiptaret vriten akoma per pronen, fale politikes se Berishes.  

Ajo cka kerkojne Orikumasit dhe Dukatasit eshte nje aliazh,nje perzjerje mes zbatimit te ligjit 7501 dhe pronave te trasheguara.Orikumasit kerkojne qe tu njihet pronesia mbi tokat e dhena ne perdorim nderkohe qe dukatasit kerkojne kthimin fizik te pyjeve dhe kullotave dhe ruajtjen e statuskuose se ligjit famekeq 7501.Shkurt ,kerkojne gjera te ndryshme por per te qene shume perballe policise behen bashke.

Gjithsesi secili eshte ne te drejten e tij te protestoje per ate cka e quan te drejte,mjaft qe te jete brenda kornizave ligjore qe protestat te mos degjenerojne ne dhune.

pavaresisht interesave te ndryshme qe kane grupime te caktuara, eksperienca tregon se bashkohen fort kur perball kane nje armik te perbashket. Eshte ceshtje instikti qe heret a vone vepron fuqishem, prandaj uroj qe armiku te terhiqet sa nuk eshte vone.

Rrofsh Lirim smiley se sa u lodha duke shkruajtur pergjigjen me siper. Ti e paske koncetruar me mire; kot si thone s'kam kohe te shkruaj shkurt prandaj po i bie gjat e gjat. 

 SFR-..., dukesh si i brendshem ne kete ceshtje. Pse nuk shkruani nje peticion ne frengjisht dhe anglisht dhe cojeni ne strasburg. Ai qe drejton sot vendin kot hiqet si i djathte, ai as i majte nuk eshte. Nje zot e di ceshte ai. Po ku di ai ceshte prona? ca gure qe si duheshin askujt ka patur. Merr pronat e njerezve dhe falja dynjase. merr pronat e njerezve dhe pasurou me soj e sorollop. Mos e lini se nuk ka c'ju ben. Koken e vete do haje.

 

Pyta nja 2 dukaqote, po vec e vec per te kuptuar me mire se c'kerkonin, dhe i thash se me kish rene llafa ne vesh se skerkonin toke por kerkonin enverin.. Jo enverin me thane po verin, verin e fisit te atij qe tall trapin me hallin tone. Popull i thjesht thuaj.

 

Rrotullojeni si te doni muhabetin te gjitha keto vijne nga sitstemi ogurzi qe kaluam, qe u mori pronen private te gjithe shqiptareve, i kolektivizoi neper kooperativa, i vuri ne rrjesht si skllever. Me mundin gjakun dhe djersen e ketij populli ndertoi mijera bunkere, bleu armatime e paisje ushtarake me te cilat vetem po vrasim njeri tjetrin se armiku nuk erdhi kurre.Dhe tani ish sigurmsat komuniste qe jane si merimanga percajne e nxisin popullin vetem me krijuar pakenaqesi e anarki.

 Shume e vertete. Por kur ai sistem ishte ogurzi, pse e vazhdon Sala me po te njejtat metoda e sjellje?

Agjensia e Kthimit dhe Konpensimit të Pronave ka reaguar ndaj protestës së banorëve të Dukatit në Vlorë për çështjet e pronësise së tokës. Drejtori i kësaj agjensie Elvis Cefa tha se gjatë një vlerësimi paraprak të dosjeve është vërtetuar se shumica e tyre nuk disponojnë dokumentacionin e nevojshëm si pronar legjitim të tokës.Ndërkaq Drejtori I AKKP-së tha se është thirrur një përfaqesi e banorëve të kësaj zone për të diskutuar në lidhje me këtë problem por ata kanë refuzuar ,duke anashkalur zgjidhjen në mënyrë institucionale
 

Konflikti Orikum/shtet eshte me i diskutushem sepse flitet per toka, te cilat per nje pjese te mire kane ish-pronare, me perjashtim te zones qe shtrihet mbi ish-keneten, ose te themi detin sepse nje rrip toke e ndante, biles nje pjese e mire gjendent nen nivelin e tij. 

 

Kjo duhet sqaruar cik me teper.  Me sa di une keneta u tha ne kohe te komunizmit.  Nuk e di nqfte u tha me pune te burgosurish politike apo me puntore normale te nderrmarjes se bonifikimit a dicka e tille.  Pra para se te thahesh, kjo kenete nuk i perkiste kujt si prone.  Cfare ndodhi me 7501 me tokat e kenetes? Ju shperndane fshatareve te Orikumit per t'a punuar dhe ata tani po behen dokumenta fallco mi pronesine e saj nga njerez te huaj?  Ai i perket legalisht me tapi kjo toke shtetit akoma apo jo?

 Per te gjithe ata qe anatemojne  7501.E keni gabim.Ai ligj  nuk u jepte token ne perdorim por me disa amandamente  i beri pronare, perpjestimisht sipas frymeve.Eshte nje ligj i anatemuar nga  nje numur jo i vogel njerezish, por gjithenje shume me i vogel se i perfituesave. Sot perflitet padrejtesisht sepse  eshte me i drejti ligj  i derisotem.Ndryshe konflikti sociasl ishte i pashmangshem.te mbylli syte seicili te sjelle vitin 1992 kur 65 % e popullsise ishte ne fshat, ku greku na tundete shkopin tek hunda, cilin ligj kujtoni se mund te miratonim?Vetem kete dhe asnje tjeter.

 Ne Orikum flitet  me shume per "Toka  e ish Fermave Shtetrore" Ato dhe vetem ato  u dhane..."Vetem ne perdorim'.baca Salihu  e ndryshovi dhe e shkeli.Sepse  aty nisi korrupsioni masivb nme tokat.Ne Dukat qeverria ha kot ...marmallat.Sepse ua merr dukaqote mushane e karaburunit dhe ja ka kaluar firmes se Fratinit e Co...... per prodhim energjie me ane  te eres.Lodhet kot dhe cingis "ca lloj telash" qe ne se e vazhdon, ka per te rene fort .."Zilja e Deges...".(po nuk e di Basha kete shprehje, ja tregojne ne Dukat)

Larg o burra.... nga e drejta e tjetrit!

   Dukatin nuk e beri dot zap Enver Hoxha jo me.....  na te sotmit.Dhe kane qene e jane tere kohes, ne te drejten e tyre.Dukaqotet  habiten Çezarin...Ah more i shkreti Meno Gjoleka, qe  nuk je me ti thoshje si  i the ahere Salihut....

..."Nuk e keshem keshtu llafin Sali...'!

 A e din LUl BASHA se:

    Ne gjithe Historine e Luftes se Dyte Botrore, ka patur vetem.. Nje Ultimatum drejtuar  Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Anglise  sebashku.

                     Ishte    ULTIMATUMI I DUKATIT

..Ne qofte se brenda dhejete diteve Ju, Qeverrite e SHBA-se dhe Angil-se, nuk na jepni demshperblimin per pasojat demprurese, ardhur prej  forcave gjermane, per  perqendrimin e sherbimeve Tuaja ne Shpellen "Panorama", ne Karaborun, ne populli i Dukatit, do te derozojme oficeret dhe gjithe personelin e sherbimeve Tuaja tek Gjermanet...!

    Ahere nuk i shpartalluan dot Dukaqotet...Nga  fluturimi i gureve qe pashe ne TV, nuk mu duken ata te shpartalluar....

   Nazemadhe kjo historia....

E paske lexuar mire Rrezikun anglo-amerikan.

Lexoje ose kujtoje izolimin 50 vjecar.

Mos Dukatiotet duan nje 97-te?

Jo mik Jo nuk eshte  tek:" Rreziku anglo- amerikan",  por tek Mr.Fullci.  (Kujtime) Kendoje se do mesoshe shume gjera qe nuk i di.Kendo dhe sa ka fole Jul Qezari, kur  nuk  kishte lindur  ...97-ta.Dhe diçka tjeter qe sa shof nuk e ditke fare.Sa ekspedita ndeshkimore (prej te veteve ) ka perballuar Shashica e dukaqoteve,  a ka haber? Dhe ne se po e di si kane perfunduar?Ja per keto them une, pasi  e di mire fort historine.....

Tung

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).