Kryeministri Berisha është parë të shëtisë në praninë e nipërve të tij në malin e Dajtit.

Sipas disa mediave, kjo ishte një zgjedhje e tij për të kaluar weekendin. Ndërsa disa media të tjera shkruan se Berisha po planifikon të ndërtojë shtëpi në lartësi të sigurta ku nuk parashikohen përmbytje.


Këshilli i Ministrave.org i bën të ditur popullit se vizitat e shpeshta të birit të tij të zgjedhur drejt lartësive kanë një qëllim historik siamez.

Nuk është aspak gjë e re që kryeministri Berisha gjithmonë në cdo gjë synon vetëm majat dhe nuk përton të mposhtë as majat e maleve, mureve kineze, majat e dallgëve duke futur në ankth edhe truprojat të cilët të pamësuar me lartësit mezi arrijnë ta ndjekin kryeministrin.

Sfida e fillimvitit e përcaktur në axhendën e shefit të Këshillit të Ministrave.org ishte triumfi i majës së malit të Dajtit në mesin e dimrit. Kryealpinisti Berisha me një trimëri të papame arriti të ngjitej aty ku shumë alpinistë të njohur nuk guxojnë as ta mendojnë.

Sipas prof.dr.alpinist Berishës, ngjitja e majave ndjell mbarësi në zgjedhjet lokale.

Këtë sekret kryemaja...dmth kryeministri e ka zbuluar në një libër të gjendur në vendbanimet e qytetërimit Maja. Libri në fjalë ishte një udhëzues për fushatat elektorale të tribuve Maja kur bënin zgjedhje për kryetarin e fisit.

Udhëzuesi rekomandonte konkurentët që nëse dëshironin të fitonin duhet të synonin vetëm maja. Prandaj edhe ata kishin marrë këtë emër.

Nuk dihet ende përse Berisha nuk e ka aplikuar këtë ritual për të ndjellur fitoren e kandidatve të dikurshëm të PD për kreun e bashkisë së Tiranës si Besnik Mustafaj, Spartak ngjela apo Sokol Olldashi.

Këshilli i Ministrave.org bën të ditur se kandidati blu për kryebashkiak vetë Lul Basha ka shumë kohë që ka nisur pregatitjet për tju ngjitur majave.

Dihet publikisht që në kohën kur opozita ishte në greve urie para zyrave të Këshillit të Ministrave.org, Luli stërvitej sipas udhëzuesit Maja në majë të godinës së shefit të tij që është më në majë se majat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).