Shqiptarët dje kanë përjetuar momente paniku nga më të tmerrshmet sesa shpërthimet e  Gërdecit apo përmbytjet e Shkodrës kur u hapën fjalë se Facebook do të mbyllet në muajin Mars. Sipas lajmeve,presidenti Mark Marku Zuckerberg ishte stresuar nga puna dhe kishte vendosur ta mbyllte njëherë e përgjithmonë.

Këto lajme ende pa u verifikuar u pasuan nga një valë vetëvrasjes dhe protestash masive sidomos nga adoloshentët të cilët kërcënuan qeverinë se nëse nuk merreshin masa urgjent, do të futeshin në grevë urie.

Familjet e përmbytura të Shkodrës ka kthyer mbrapsht paratë e dëmshpërblimeve në ndihmë të qeverisë për tja dhuruar Facebook. Punonjësit e administratës shtetërore kanë treguar solidaritetin e tyre duke dhuruar vullnetarisht rrogat e tyre deri në Qershor.

Berisha dhe Zuckerberg kur ishin studente dhe shoke dhome

Lideri i nismës “Shqipëria në Moshën e Internetit” kryeministri Berisha menjëherë ka urdhëruar ngritjen e Komisionit Parlamentar për Facebook i cili përpiloi një sërë masash urgjente për të shmangur këtë tragjedi kombëtare natyrore.

Mësohet se opozita e Edvin Ramës ka bojkotuar pjesëmarrjen në këtë komision duke dëshmuar se socialistët i duan shqiptarët pa Facebook.

Berisha me pas ka kontaktuar mbrëmë djaloshin Mark Marku Zuckerberg dhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve është lënë takim për një darke tek lokal “Kronkrodrili” në Kamëz.

Pas disa orësh bisedimesh, negociatat kanë dhënë rezultat historik siamez. Kryeministri Berisha ka arritur të marrë premtimin e kreut të Facebook se rrjeti social nuk do të mbyllet.

Mark Marku Zuckerberg ishte habitur me njohuritë planetare të Berishës në fushën e informatikës, përdorimin e rrjetin SALIBOOK dhe sidomos kur mori vesh se kryeministri ishte edhe personi i vetëm në Ballkan që di të përdorë ëndrrën 30 vjecare, iSAL.

Pasi garantoi Berishën se do të anullonte vendimin për mbylljen e Facebook, Zuckerberg ka deklaruar se fati i Facebook tashmë ecën paralelisht me jetëgjatësinë e qeverisë Berisha.

Meqënëse Mark Marku Zuckerbeg është mik i vjetër me kryeministrin Berisha, Facebook do të vazhdojë të jetë onlinë deri në përfundim të mandatit të tij.

Kryeministri Berisha u shpreh se vetë shqiptarët e kanë në dorë jetëgjatësinë e Facebook.

“Për sa kohë që vota juej do të jetë për qeverinë ma të sukseshme të kohërave, atëherë prania e Facebook është e garantueme” deklaroi Berisha duke e postuar fjalën e tij në Fan Page Qeveritar

Këshilli i Ministrave.org njofton se këto ditë do të organizohet një miting festiv për tu mbledhur të gjithë bashkë në një koncert madhërreshtor dhe të falenderojmë njeriun që mundësoi Facebook për të tërë, vet Sali rrofte Berishen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).