Kryeministri duke shpjeguar se si kthehet uji ne floriNë vijim të vizitave të tij në zonat me ujë ose sic po përpiqet ti konsiderojë ato opozita “të përmbytura”, kryeministri Berisha ka ndarë me banorët e zonave rreth Shkodrës dhe të Lezhës entuziazmin e tij lidhur me mbajtjen e një nga premtimeve elektorale. 

"Nëse vota juaj vjen tek unë, për ju do ta derdh floririn lumë" pati premtuar kreu i qeverisë pak para zgjedhjeve.

Dhe nuk vonoi shumë të kthehej sërish tek zgjedhësit si burrë i besës sepse më në fund erdhi momenti historik për ta kthyer premtimin në realitet, për tua shpërblyer nderin me nder.

Berisha u ka shpjeguar banorëve se ashtu si rakia që prodhohet nga rrushi, ashtu edhe nga uji prodhohet leku, dollari, dhe euroja. Sipas llogaritjeve të specialistëve cdo ditë po zbrazen nga hidrocentralet 345 milion metër kub ujë, i cili po të përdorej për prodhimin e energjisë elektrike do të prodhonte 12 milion kilovat/orë.

Të gjitha këto po të arkëtoheshin do të sillnin miliona euro të thata në dorë. Ose më saktë jo dhe aq të thata por të konvertuara në valutë të lëngshme.  

Disa banorë nuk po e kuptonin si duhet fatin e bardhë që u kishtë rrjedhur nën derë, të ofruar nga qeveria. 
“Ujin mund të mblidhej në hidrocentrale, aty në turbina të prodhohej energji elektrike e cilën mund ta  këmbeje me cfarë të të dojë e bardha zemër, madje edhe me kallëpe floriri e shkuar floririt, Tunxhat e mi” u ka shpjeguar me shkoqur prof.dr.Berisha. 

Ky fenomen nuk është dicka e re. Dikur Jezusi ktheu ujin në verë, ndërsa qeveria ime po jua kthen ujin në flori. Prandaj dhe qeveria u hapi portat e hidrocentraleve me qëllim që rrëketë e ujit të shndërruar në lumenj të artë si monedha floriri që shkëlqejnë në dritën e hënës, të mbërrinin në shtëpitë e të gjithëve. Madje sikur të isha edhe një herë 20 vjec do të vija të jetoja mes jush ne fshat, u tha banorëve Berisha.

Por ministri energjitik Dritan Prifti është ndjerë pak si keq pasi sipas ca muhabeteve PD-LSI, diku tek 20 % i këtyre florinjve i takonte atij ndërsa kryeministri pa teklif po u shpërndan gjithë këtë pasuri vetëm elektoratit të PD.

Prifti i ka thënë me lezet shefit të tij që të përmbahej pasi po bënte jo Reformë Agrare por Reformë Energjitike. Por Berisha ja ka kthyer zyrtarisht , të mbyllte gojën, pasi në këtë zonë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka marrë asnjë copë votë kështu që të vente haka tek i zoti, gjithë paratë e lëngshme  të energjisë ai do tua shpërndajë aforfe votuesve të tij dhe të Jozefinës.Një djalosh duke lundruar përmes lumenjve të florinjtë.

Megjithatë disa banorë  që nuk po e kuptonin vizionin largpamës të qeverisë i kanë kërkuar kryeministrit që një pjesë të floririt të lëngshëm, tu jepej në para të thata.

Sipas këtyre banorëve të trashë, për të zëvëndësuar lopën e mbytur, televizorët, lavatricet e djegura me pajisje të tjera elekrike do tu duheshin lekë pasi tregu vendas ishte disi i prapambetur dhe ende nuk kishte integruar përdorimin e valutës së lëngut.    

Por Berisha dhe Jozefina kanë këshilluar banorët e pabindur që të mos ndaheshin nga tufa se mund ti hante Edi Rama, por të pranonin dhuratën e qeverisë, pra ta mbanin me lëng. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).