Minoranca e femrave në mazhorancë është një problem i cili ka shqetësuar vetë kryeministrin Berisha i cili ka vënë re se në parlament ka shumë pak gra nga ato prej vërteti.

Edhe pse në strukturat e partisë, qeverisë apo të parlamentit ka më shumë burra se gra, me kalimin e kohës ata pak burra bëhen të urtë si gra ndërsa gratë po ngrenë zërin më shumë se burrat. Shto pastaj faktin që kryekuvendarja Topalli është më burrë se burrat.
Gjithashtu prurjet e reja në Partinë Demokratike të elementit femëror kanë sjellë një gjallëri të vecantë tek të pranishmit gjatë konferencave, mbledhjeve apo rasteve festive.

Ky fakt nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e kryeministrit Berisha i cili ka mbledhur “cunat dhe gocat e grupit” në një bisedë miqësore.

“Jo më kot në cetat e partizanëve kishte edhe partizane. Na duhen sa më shumë femra në strukturat e partisë dhe qeverisë. Ato mbajnë lart moralin për të fituar betejat ndaj okupatorit edvinist dhe na shërbejnë të kalojmë nga fitorja në fitorje” ishte shprehur kryeministri Berisha.

Sipas ministrit Lul Basha, “më shumë femra në parlament ulin banalitetin e sherreve pasi femrat shajnë më pak se burrat. Por edhe nëse u shpëton ndonjë fjalë e pistë, kur e thonë femrat  tingëllon më ëmbël dhe nuk merret me keq”.

“Kur të ngrihen për sherr deputetët e opozitës, ata nuk do të kenë guxim të gjuajnë me grusht deputetet femra të mazhorancës. Ndërsa burrneshat tona mund ti kapin për flokësh e për zhelesh ata kokëpalarët e Edvinit”, ishte shprehur Paloka duke fërkuar nofullën.

Kol Olldashi tha se pjesëmarrja në mitingje është trefishuar vetëm nga fakti që do këndojë Ciljeta.

 

“Jam mëse dakort të kemi më shumë femra në parlament. Në këtë mënyrë jemi në rregull edhe me barazinë gjinore” deklaroi ministrja Bregu.

Në përfundim kryeministri Berisha ka dhënë udhëzime të vecanta që degët e PD në rrethe të freskojnë rradhët me hyrje të reja duke afruar sidomos femrat. Duke filluar nga datat 7 - 8 Mars të zbatohet skema "Një Gra - Një Gru"

“Lufta nuk bëhet vetëm me Azem Galica por edhe me Shota e Shkurte Pal Vata” shtoi Berisha.

5 Komente

Hahaha, fotoja! Ke lene dhe nja dy pa rrethuar me te kuq, qe po u bejne syte xica.

Hahahahahaha!

ishte shprehur Paloka duke fërkuar nofullën.

 

lol

“Lufta nuk bëhet vetëm me Azem Galica por edhe me Shota e Shkurte Pal Vata” shtoi Berisha.       

 

Sigurisht behet dhe me Ciljeten lufta ... A gjerman cfare ke lene pas ... Salen mavrine                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

Pas mitingut do jen shkep me birra Tirana..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).