Kryeministri Berisha pasi dërgoi ca zile të shkurtra, marrësit e kuptuan që duheshin mbledhur deputetët në sallën e grupit parlamentar të PD.

Pasi u mlodhën të gjithë, i fundit sic e do tradita kryeministrore dhe në respekt të Kushtetutës, i fundit hyri kryeministri Berisha.

Menjëherë pa humbur kohë Berisha i bëri një përmbledhje situatës së mjerë ku e ka zhytur Edvin Rama Shqipërinë, Libinë, Tunizinë dhe Egjiptin.

“Në gjithë këto vite Rama nuk shtroi asnjë metër rrugë në Elbasan, Peqin, Skrapar, Gjirokastër dhe Lushnjë. Por ne dmth unë, nuk do ta lejojmë Ramën të vazhdojë kështu” tha kryeministri duke shtuar se shumë shpejt Ministria e Punëve të Olldashit do të shtrojë në kohë rekord rrugët Lushnje-Berat dhe bypassin e Shkodrës.

Këtu ndërhyri Astrit Patozi i cili sqaroi dy tre deputetë kuriozë se kur flitet per bypassin e Shkodrës nuk është fjala për emisionin Bypass.

“Bypassi i Shkodrës si projekti me madhor i Keshillit te Ministrave.org do të zgjidhë problemin e përmbytjeve natyrore që shkaktoi opozita për dy vjet me rradhë” sqaroi profesor doktor Sali Berisha.

“Jo vetëm kaq por do të ngremë rrogat e veteranëve, pensionistëve madje për herë të parë në historinë historike të qeverisë historike siameze, Unë do të ngre rrogat edhe të papunëve” deklaroi Berisha.

Por kryeministri shtoi se të papunët nuk duhet të rrinë duarkryq por edhe të përpiqen të gjejnë punë sepse do të ketë ndëshkime për parazitët e shoqërisë.

"Të papunët do të gjobiten me dhjetëfishin e rrogës" u shpreh Berisha dhe doli duke përshëndetur të pranishmit pasi i falenderoi për bashkëpunimin dhe disponibilitetin

Patozi dha sinjalin dhe deputetët u ngritën në këmbë me ovacione duke thirrur “Poshtë Rama” dhe “Vdekshin Pucistët” për 3 minuta sipas Rregullores së Parlamentit.

3 Komente

 

“Jo vetëm kaq por do të ngremë rrogat e veteranëve, pensionistëve madje për herë të parë në historinë historike të qeverisë historike siameze, Unë do të ngre rrogat edhe të papunëve” deklaroi Berisha.  

Hahaha me falni po nuk mbaj dot te qeshuren nga keto fjale, te cilat jane premtuar ketu e 20-vjet(sa here ka votime)  dhe akoma nuk ka bere gje.. "prit gomar te mbij bar" na thote zoti yne i nderuar birisha dhe me vete thone" ja sa te marr pak perseri votet une pa do e shikoni rritjen e rrogave ju o njerez" .. Nuk e di jo shpresoj qe ky popull te kete hapur syte se vertet po i merr lumi. 

 Laughing  Laughing  Laughing i papam

 Kjo eshte eedhe grua, edhe nene, edhe pensioniste, edhe veterane. "Rrofte Saliu", brohoret nga zemra (n'krah te djathte)

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).