Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet në kuadër të zgjedhjeve lokale dhe e siguroi kreun e këtij misioni se rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR do të përfshiheshin në Kodin Zgjedhor, pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Sipas Berishës pasi të përfundojnë zgjedhjet, do të kontrollohen listat, transparenca e votimeve në përputhje me sistemin “After Pilaf” (Pas pilafit) e cila aplikohet për të disatën herë në Shqipëri.

“Para votimeve nuk mund të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor sepse nuk ka kohë” i shpjegoi Berisha z.Stonestreet, sepse zgjedhjet edhe pse janë një herë në katër vjet, vijnë papritur e pa kujtuar dhe na gjejnë të papregatitur.

“Aplikimi i sistemit “After Pilaf” do të jetë më i lehtë pasi janë mbyllur votimet dhe pasi është shpallur fituesi. Si në futboll, pasi mbaron ndeshja, rezultati nuk ndryshohet më ” tha Berisha.

z.Stonestreet u shpreh se ishte manhitur nga sistemi “After Pilaf” dhe deklaroi se edhe shtetet e tjera europiane duhet të marrin shembull nga Shqipëria.

Berisha shtoi se homologu i tij italian Silvio Berluskoni shumë shpejt do të adoptojë sistemin “After Pilaf” duke u shpallur i pafajshëm për akuzat dhe më pas do të reformojë sistemin gjyqësor italian duke aplikuar sistemin “Dopo il Pilafio”.

1 Komente

Laughing

"Dopo il Pilafio" smiley.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).