Nga Dilfirus Vrioni

Shi i lagësht, i trashë dhe i veshtull ra gjithë natën. U trëmben fëmijët dhe të rriturit nga shkreptimat. Fëmijët e vegjël me nënë e me babë u futën në kravatet e prindërve dhe aty ëndërruan gjithë natën të qetë. Më të rriturit u fjalosën edhe ca zgjuar për ti bërë shoqëri njëri-tjetrit, duke treguar ato që i kishin ndodhur gjatë ditës, folur për politikë, monotoninë e qytetit, bezdisje vetjake. Kështu kaloi mbrëmja për ne “normalët” që jetojmë diku mes qëndrës e periferisë.

Kurse diku atje afër trenit dhe afër portit në një fshat katër fëmijë të vetëm rrinin dhe shtrëngonin njëri-tjetrin në krevatin e madh te prindërve. Të vetëm! Kasolle e vogël e vjetër, e rrënuar, tavani me vrima të mëdha, sy të tmerrshëm. Divani i marrë diku, ndoshta i gjetur në ndonjë kosh plehrash nga ndonjë zonjë që bën arredim të ri, pa krahë. Në rradhë këpucët, në dhomën e vetme që ata të katërt të mjerë kishin, si gojë, netë të gjata e të ankthshme, pa nënë pranë. Dera gjysmake, i mbronte këta të gjorë të mjerë nga bota, gjymtyrëprerë. S’shkonin në vend ato dritare, shi futnin i lagnin muret dhe lagështi bënin, e vocërrakët ngjisheshin andej nga muri i mbronte dhe ishin më larg ditares, më pranë njeri-tjetrit, më ngrohtë, dhëmbë që kërcisnin.

Televizor kishin. Shihnin dhe ëndërronin për një botë që s’kishte qënë kurrë e tyre për ëmbëlsira, për ditë dhe netë të qeta, për shtretër të butë, për shtëpi te bukur, për biçikleta, për kukulla, për rroba të reja me ngjyra, për libra te rinj me figura të shndritshme… pastaj kur gjumi ja rëndte qepallat ëndërronin për nënën, ah… t’a kishin pranë dhe ti tregonte një përrallë, t’i qepte një palë fundit të vogël të Nertilës gjashtë vjeçare. T’i tregonte Renatos një mënyrë për ta zgjidhur më lehtë ushtrimin e matematikës.

Nëna, gruaja e re me katër fëmijë të mitur punonte për të siguruar mbijetesën. Netëve, atëherë kur bota nxjerr në shesh të vërtetat e saj të trishta, ata flinin vetëm, mundimet e tyre qanin. Të vetëm, në një krevat të madh bashkëshortor, katër vocërrakë.

U shkrumbuan! Si flutura nate pranë qiririt, qiriri i bëri martir, si veten! U mor, e i shkoi fryma!  Ngeli shtëpia pa frymë!

Oh, si s’del o shpirt kur dëgjon! Po ç’të marrë nënëmjera nga krevati! Po shtëpizeza s’qe e s’u bë kurrë shtëpi!

U mor fryma atyre që e dëgjuan nga kafenetë. U erdhi për të vjellë, ta nxirrnin të gjithë ushqimin e yndyrshënm që kishin ngrënë një ditë më parë, të ishin barkbosh si “ata “. U erdhi turp për makinat super të mëdha, superlukzoze, u erdhi turp zonjushave për thonjtë e bërë  me xhel e akrilik edhe për telefonat super të shtrenjtë, për kostumet e firmës, për çantat e modës. Po të kishim dhënë të gjithë nga një dhjetëshe ndoshta “ata” do te kishin një shtepi, do t’i kishim shpëtuar katër. Po të mundoheshim të vinim ca vlera në këtë shoqërinë tonë që s’po gjen din e as iman, s’do t’i kishim lënë njerëzit të vdisnin në një skamje si ajo, do të kishte gjetur edhe nëna e tyre një punë, sado të vështirë por të denjë për një nënë që rrit e vetme katër fëmijë. Qeverisë lërjani diskutimin mbi buxhetin…

Po punonjësit socialë, banesat sociale, ndihma sociale, qendra në ndihmën e grave të divorcuara, të keqtrajtuara, me dhjetra institute, fondacione që marrin projekte e fonde, ku ishin? A janë?

Kush ka faj?

Ne fyt e kam të mbledhur atë që ndodhi. Ata ishin katër, sa numri klasik i nje familjeje shqiptare. Më vjen turp për çdo “luks” që kam. Gjithë personazhet e Migjenit u mblodhën Luli, Luka, Lili, Kola … vetëm ata kanë të drejtë të marrin pjesë në funeral.

U prish kafja dhe dita në këtë vend ku po vdesin nga dhjetë vetë çdo ditë. Ca vrasin veten dhe ca i vrasin. Ca të tjerë bien rrugëve, rrokullisen në rrugët “minimale”. Rrokullisen në honet e bollshme.

[...]

17 Komente

Njerezit te cileve u ngec kafja nga tragjedi te tilla, s'jane ne kafe, po jane atje ku duhet qe te evitojne te ndodhin te tjera e nese s'munden te bejne gje te pakten nuk tallen. Kjo s'ishte familja e pare dhe s'do jete e fundit, ka gjithnje njerez qe mund te ndihmohen, po s'i dihet sa duhet te  vdesin qe me te vertete kafja te mos pihet me rehat nga asnje.

Dhe mbreme ne televizion patem me shume politikane qe llafosnin me nge ne 7 a tete kanale te ndryshme. Na kenaqen me debat per punet e tyre. Axhendat politike u shpalosen mbreme si cdo nate tjeter. Asnje fjale per keta kater te mjeret. Asnje permendje. Ata thjesht, nuk jane. The Show must go on..

kot tani , jo se ka nai rendesi

por une kur shkova ne shpi nga oraq 11 e cova ke klani dhe Berisha po fliste pikerisht per ta.

pastaj normalisht qe u kalua ne tema te tjera

Si qe kshu, m'ka cu baba me la gojen?

Hallall!  Sot kina fest'!

Jo thjesht per replike, po ca ndryshim ka komenti i politikaneve pas ngjarjes me komentet dhe artikllat e peshqve, po pas tragjedise?

Dmth mbasi ata vdiqen, mund te behet cfare per ta nga politikanet apo kush tjeter?

Per mua jane njesoj larje goje (per te mos thene qe ma shpifin) qindrat e artikllave opinioniste e peshkiste, sidomos ojq-iste,  mbasi ndodh nje tragjedi, se nuk para e tm shume kush per keta te varfer dhe keta njerez jashte 'hartes', jashte radarit te politikaneve, mediave, dhe analista-ojqistave, sidomos kur perdoren keto 'keqardhje pas faktit' per te goditur kundershtarin, dmth per politike.

P.sh. sa tema te tilla ka pasur ketu para tragjedish te tilla, apo gjetke ne media? Sa veta e kane vrare mendjen per lloj-lloj fatkeqesh dhe te disavantazhuarish ne Shqiperi?

Nejse, shihemi tek "te prishet apo jo piramida", dhe "bosnja s'feston, ne festojme vizat".

Komente keqardhjeje kane te drejte te bejne te gjithe - ata qe jane zgjedhur ne sherbim te publikut kane pergjegjesi. Pyetja qe behet eshte: A ka shtet ne kete vend? Shume banale, vertete. Po taksat e detyrimet po i paguajme, keshtu qe dic kemi te drejte edhe te ankohemi. Apo do na e hiqni dhe kete?

smiley

Po, do ja u heqim, une dhe ca peshq te tjere. lol

E kisha shume seriozisht me lart ama. Dmth nqs qellimi eshte keqardhja, ok, po s'mund te themi ne le te shprehim keqardhjen, po jo politikanet, se ata e bejne per te lare gojen, e ne e kem seriozisht.

Cka thoja ka te beje me thelbin, pikerisht ku si e sa jane keto instancat shteterore/sociale ne Shqiperi? Sa njerez te tille ka ai vend, po ne situata te tjera te disfavorshme per te cilet s'e can me kush trapin?

Ketu e kisha qe, pertej politikaneve, nese nje media (apo qofte dhe nje blog me ndjekje te larte si ky) don te beje dicka, e hedh prozhektorin jo mbi arkivolin e viktimave (se ketu mund te bejme vec muhabete e keqardhje si ne ceremoni funeralesh) po mbi keto probleme dhe mundesisht rrenjet e tyre, sadopak qe te mundet.

Kurse politikanet pozi dhe opozi tare, e instancat e tjera shteterore, atyre padyshim u duhen vene kembet ne nje kepuce, po kjo behet se pari duke evidentuar problemet dhe shkaqet konkrete, jo duke leshuar piskama pas cdo funerali.

P.S. Keqardhja kur eshte vertet e sinqerte, shprehet thjesht si e tille, jo si gur per te goditur (disa) politikane. smiley

ooo paska fol berishaaaa.. shyqyr se kisha merak. foli pas tragjedise??? veproi?? jo. po berisha eshte shpirtmadh. sa here vdesin njerez ne mase flet per ata, u paguan varrimet, madje nuk perton u shkon edhe per ngushellime ne shtepi. vrroma sa inat e kam. berisha te lutem me ngordhi macja do vish pak ne varrim te luteeeeeeeeemmmmmmmmmmmmm

 Nena e tyre ishte nje e pamoralshme. morali shume i larte i ketyre politikaneve nuk mund ti lejoj te flasin per nje ngjarje kaq te rendomte. Pse cfare pret ti? ajo grua vinte nga nje familje e pacipe qe e martoj qe 15 vjece me nje  perdhunues. Pastaj ajo kur e dinte qe burri i saj ishte ashu ca shkoj e polli kater kalamaj...nuk e di ajo qe mund ti nxirrte? pastaj e fundit donte te punonte ajo?! pffff njeri i papergjeshem se si mund te lihen 4 femije vetem ne nje kasolle? ?????

e them me shpirt qe njerzit duhet te ikin nga ai vend dhe te zderhallen aty sala me shoke e shoqe. me mire te zhduket egzistenca e shqiperise se sa te vdesin ne nje gjendje te tille 4 vogelushe te tjere.

o kuqo. femijet ti jep zoti kshu qe ti sje askushi te urdherosh apo te gjykosh njerezit pse bere aq apo pse bere kaq femije. po ta dinte ajo si e kishte burrin dhe cfare tragjedie e priste me vone nuk martohej fare. por 15 vjece???? ku di ajo se cfare do te thote perdhunues??? sesi mund te nxije jeten nje person me vone.. kur e kuptoi e la. ok??? 15 vjece para 15 vjetesh nuk dije asgje andej nga zona e asaj. beje cte thoshin. ik ha ndonje sanduic ate bej ti.

Tumankuqe, pse nuk e nxjerr ate librin tend te moralit, ti besh nje kopje e t'iu dergosh gjithe atyre te "pamoralshmeve" te tjera qe vine nga familje te pacipta qe i martojne me perdhunues e qe jane aq te "trasha" sa te mos i abortojne ? Ndihmoji dhe ata te shkretat qe jane ne Shqiperi qe te "ftillohen" si puna jote. Te lutem beju nder shumices se shkruesve ketu dhe mos fol kaq me shpirt here tjeter.

 Tumankuqe,  nuk duhet  t`i lejoshe vehtes, per te fole ashtu sikurse je shprehur.Nena e kater femijeve do perpiqet me cilindo mjet, qe te siguroje ushqimin e femijeve te saj.Ate ben fajtore pse  mbeti aqe here shtatzane? Mekaton shume! Pjese e kesaj shoqerie vrastare jeni edhe Ju edhe une edhe te gjithe, ne qe japim mend, kur  njerezve, shtersave te tera, u duhet te mbijetojne  nepre skeletet e nje sistemi qe e shqelmuam dhe pse  nuk i flakte te varferit, si ky .."i riu" sot.

Nuk eshte ndonje  pune e lodheshme fort,  te shashe e pergojoshe varferine dhe mjerimine te tjereve....

Mbase gabohem, por une e lexova postin e Tumankuqes si nje post me doza te theksuara sarkazme, e jo germe per germe. 

 Ca jane keto shkrime te dobeta mer, shkrime patetike qe synojne te mallengjejne e te te bejne te ndihesh emocional por edhe fajtor ne te nejten kohe. Dhe ne cdo shkrim te kesaj natyre na sjellin dhe metaforen tashme te sperdoruar te Migjenit. Po kjo eshte Shqiperia o njerez kjo eshte me varferine e saj materiale dhe me prapambetjen e saj sociale. Kjo shqiperi eshte edhe ne ditet qe ska fatkeqesi te tilla por askush nuk kujtoje te shkruaje per te, kujtohen vetem kur gjejne dicka qe ju ngacmom ate dellin e tyre emotiv der ne skaj.

E di si eshte puna. Kjo qe ndodhi qe aksident fatkeq, aksident i rendomte si i cili ndodhin plot ne shqiperi e gjetke. Jo gjithmone duhet gjetur faji diku. Ka me mijera familje ne fshat apo pensioniste te varfer ne shqiperi te cileve mund tju ndodhin te tilla ngjarje perdite. Kaq ka mundesi shqiperia te beje e kaq po ben. Pse beni sikur se dini? Pse beni sikur shqiperia ka standartin Suedez por ama spo ben gje se sdo? Pse beni sikur shqiperia ka nje sistem te ndihmes sociale bashkokohor? Nese doni patjeter te gjejme nje fajtor, atehere fajtori jemi te gjithe ne qe skemi mundur te krijojme nje shqiperi me te hajrit. Dhe mjaft me keto analogjite idiote te tipit..zonjat me xhel, zoterinjte me makina te shtrenjta... se na bete me vjell, qe kur qenka faj te jesh i pasur? Na kujtuat ate librin e famshem 'Djaloshi Zezak'. Keto elegjite si kjo ketu siper jane ne fakt persiatje me motive komuniste qe vecse zbrazin nje boshesi mendimi por nuk kontribuojne per asgje.

Doni ju te kontribuoni? Atehere hajde te zgjidhim si te kemi nje shtet me buxhet qe mbulon cdo fukara te pandihme. Si te zhvillohemi der ne ate pike ku shqiptari mos te jetoje me ne ashtu kolibe si ajo e kesaj te gjores. Si te emancipohemi si shoqeri ku nje 15 vjecare nuk martohet, ku nuk behen 4 femije kur ske mundesi ti mbash, ku nuk ka meshkuj qe abuzojne grate, ku sistemi gjyqesor e ben pergjegjes nje person qe abandonon femijet. Keto po jane ceshtje.

Edhe nje gje duhet sqaruar, kjo gruaja merrte ndihme sociale?

Edhe nje gje duhet sqaruar, kjo gruaja merrte ndihme sociale?

Jo!

......

dhe kjo na con befasisht ne koherat zulmemedha te Napoleonit dhe kembanes se fshatit.

 Nese jo duhet te dime pse..a ka aplikuar? Nese po pse eshte refuzuar? Nese ska aplikuar atehere pse?

.... dhe keto pyetje enigma na kujtojne befasisht esete e ndritura te sh. ZYLO.

 

@romak: Ose ti nuk ke lexuar asnje fakt mbi kete ngjarje, ose nuk do te kuptosh. e permbledhur kjo histori ka kete plot:

Grua tridhjetvjecare me kater femije. Ne nje haur te pershtatur per te jetuar. Haur te cilin e ka marre me qera. Per ta pare konkretisht ke video ne internet. Burri prej kater muajsh zhduket nga skena. Pa ndihme sociale nga bashkia. Pa ndihme nga njerezit e aferm. Kryqi i Kuq i kish premtuar para nje jave ti coje ca ndihma. Por tani nuk i duhen me.

Per te paguar qerane dhe ushqimin e femijeve shkon punon naten ne metropol. Diten e fundit ka rene e semure, nuk ka dashur te kendoje per bashkatdhetaret e lumtur te kryeqytetit.  Por djali i madh, Roberti, 13 vjec, i ka kujtuar se kane vetem 2000 leke te vjetra ne shtepi. Gruaja eshte ngritur e ka shkuar ne pune. Ne dymbedhjete te nates merr ne telefon nje fqinj te cilit ia kish lene si porosi ti kontrollonte femijet. Ne mengjes kur kthen ne shtepi i gjen pa fryme, te kater, ne shtratin e madh te shtepise, mbuluar me nje pluhur te zi a te bardhe. pa rendesi kjo...

Askush nuk e di si do ish zhvilluar ky skenar, nese ajo ate nate nuk do kish ikur. Ka dy variante: do kishin vdekur te peste, ose do kishin perfunduar ne spital, do kishin zene nje qoshe ne lajmet e shtypit, por do ishin gjalle. etjetj, historia mund te vazhdonte ndryshe...

 e zgjata shume... ndoshta nga patetizmi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).