Lajmi për vrasjen e Osama bin Laden jo vetëm që ishte lajm i mirë për ata që me vite prisnin vdekjen e tij, por ishte lajm i gëzushëm edhe për brokerët pasiqë vlerat e aksioneve nëpër bursat botërore shënuan rritje. U gëzuan dhe të tjerët pasiqë cmimi i naftës për një njësi galloni shënoi rënie të konsiderueshme. Vite me radhë emri i Osama bin Laden sillej nëpër media, si ato tradicionale poashtu edhe në internet. Flitej për teori konspiracioni, për sulme terroriste, vrasje, shantazh… ndërkaq shumë brende shfrytëzuan imazhin e tij për të realizuar reklama interesante për produktet e tyre. Në vazhdim kam përmbledhur disa prej tyre, ndërsa nëse juve ju sillet ndonjë tjetër nëpër mend, ju kisha lutur ta ndani me ne nëpërmjet komenteve.    

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).