E mërkurë Se në ç’klasë fillonim të studionim shkrimtarët e realizmit socialist, nuk më kujtohet. Mësuesit dhe profesorët e mi të letërsisë kishin krijuar mendimin që unë lexoja dhe nuk më pyesnin në orën e mësimit. Kështu kam shpëtuar pa lexuar romanet më të njohur të asaj periudhe si ; Këneta, Lumi i vdekur, Çlirimtarët, Komisari [...]

4 Komente

E enjte

sado groteske e qesharake te ngjajne filmat shqiptare tani, une vazhdoj t'i shoh me qejf, ndoshta ceshje nostalgjie per drekat e se dieles, kur zakonisht jepeshin filmat shqiptare.  Sa per Gjoleken, me pelqen jashte mase, po M.K. sikur s'me ngjit shume. smiley

Nuk eshte per t'u çuditur qe te gjitha ideologjite, qofshin dhe ato fetare, i japin shume rendesi punes propagandistike me moshat e reja. Pikerisht, per krijimin e kesaj nostalgjie. Sepse, edhe neqoftese nje dite individi veteqartesohet, mbetet nostalgjia. E "pafajshmja" nostalgji ! 

 

Ps : Ana, kjo qe shkruajta me lart nuk ka të beje me ty, por me dha shkak per te shprehur nje mendim qe ishte formuluar para disa kohesh ne koken time.

Te imagjinoja me te re. 

cba,

mbase eshte ndonje cen a driteshkurtesi imja, ( kam diskutuar dhe nje dite tjeter me graven, per kete ceshtjen e sistemeve), por s'e di pse i shoh gjerat krejt te shkeputura nga x apo y sistem. Edhe nostalgjine e filmave, ne kete rast, nuk e shikoj te lidhur me ate periudhe komuniste, thjesht jane kujtimet dhe mbresat e mia familjare te feminise. Mbamendja ime ( dhe e te tjereve sigurisht) eshte e mbushur me fragmente te shkeputura te varrosura diku thelle, dhe mjafton nje gje fare e vogel, qofte dhe nje arome, nje varg ( shiko komentin tim tek poezia e mirazhit Fjala) qe ato kujtime te rikthehen fort te gjalla, madje cuditesh me veten se si ka mundesi qe e kisha fshire nga kujtesa, dhe nderkaq te rishfaqet me po ato imazhe si atehere. Tash, do te ishte naivitet te besoja se gjithe te dielat kane qene ashtu te paqta, me shtepine te lare ne drite dhe gjithe familjen ulur rreth tryezes per dreke, (kjo e fundit  ne fakt, tani qe me bere te rremoj mire e mire ne kujtese ndodhte rralle, sepse im ate ishte perhere me sherbime) po per fat te mire, mua keshtu me ishte ngulitur ne mendje. ( them me ishte, sepse tashme m'u trondit ai imazh) Mbase e kam pasur qysh e vogel aftesine e bishtnimit te realitetit, por mendoj se ka lidhje vetem me perjetime te brendshme dhe jo me aq gjera te medha sa sistemet.

Tani po me duket vertet vetja si ime gjyshe, qe me rrefente sa e sa here, si qe martuar me tim gjysh! smiley

Ti e ke fajin! smiley

 Ana, te kuptoj shume mire. Ato qe pershkruan ti jane te pashmangshme. Dhe po te them se para disa ditesh lexova nje artikull ne Le Monde qe fliste per nostalgjine. Dhe sipas studiuseve, (pa hyre ne detaje) nostalgjia ishte pozitive per shendetin. Ndryshe nga cfare ishte thene me pare. 

Nuk e kisha fjalen per driteshkurtesine tende. E kisha fjalen per me gjere, per ate metode te rrafinuar qe perdorin ideologjite.

Me pelqeu gervishtja e imazhit idilik. Aty fillon letersia e vertete.

Ps : Pres qe te perfundoj nje shkrim ne lidhje me kujtimet, dhe me t'a mbaruar do te dergoj nje kopje te librit. Do te pelqeje apo jo, kjo eshte tjeter gje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).