nga Darien Levani Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej përshtypje, as për Krishtlindje as për Bajram, as për ditëlindje as për ndoj feste tjetër*. Por ja që këtë vit diçka më ngacmoi. Në radhë të parë, këtë vit vendosa të mos pranoja ftesa e as të bëja ftesa mes të njohurish. Unë gjithmonë kam preferuar ta [...]

6 Komente

Shume bukur, Darien. Ta gezosh Vitin e Ri, me vere e pa vere, me goca irlandeze e pa goca gjermane, me ç'te jete.

Nje vit te ri, une e kam kaluar ne pune fare. Ne pune ore ne pune. Pa nje pa dy. Ishim bere nje dore shokesh, e kishim lene me fjale qe do dilnim vullnetar, drejtoria do na paguante 300% ate nate, merre me mend, dhe kishim marre me vete gjera per te pire dhe ngrene. Kisha nje shef une, pijanec i madh. I sillja raki dhe i qeshte mustaqja e holle. Kur erdhi ora 11, e lame punen dhe vajtem diku pas, gjoja per t'u fshehur nga ndonje shef maniak qe mund t'i hipte makines e te vinte te na shihte, por s'erdhi kush. Ohoho, mish e raki, e birre e budalliqe, edhe vajti viti i ri. Ja keshtu.

Pastaj njehere tjeter u semura keq. Vajta diku me ca shoke e shoqe, tek shtepia e njerit, edhe mbaj mend se piva shume shampanje, e do ti qe ajo e shkrete pihet e ftohte akull, e te ma kishte ftohur gryken, plus tym duhani nga qafirat qe e pinin, e lere mos e pyet pastaj. Nje grip qe ç'te te them. Nejse.

Heret e tjera s'po i them sepse s'duhen thene.

Dhe shkruaje "bonne" ate, jo "bon", e kemi femnuer vitin ketu ne France, jo mashkulluer si ne Shqiperi.

Darien, shiko tani "PUBLIC SENAT", po flet e bija e Albert Camus, mbi vendimin a do te lejoje te mbarten eshtrat ne Panteon apo jo...

Vit i Ri eshte i çuditshme, hajde me, keshtu shkon gjithmone.

Se pashe dot vajzen e shkrimtarit, i lejoi apo jo? Sot mbasdite ngela duke shkruar e duke pare ca filma te Ch.Chaplinit aty te Arte.

Hmm... ajo gruaja nuk pranoi te ndaje gje, buzeqeshi pak dhe tha se do t'i shkruante presidentit te Republikes ku do t'i fliste per te gjitha medyshjet qe ka. Ka gjera qe flasin per po, e ka te tjera per jo. Me nje fjale, nuku dihet asgje.

Pas tre ditesh behen 50 vjet nga perqafimi i plepit. Dommage, do na kishte dhuruar plot gjera te tjera te bukura, vetem 47 vjeç.

ps : edhe duhet année, se harrova qepare, por s'prish pune, fundja me kokrra numerohen ata qe llokoçisin frengjisht kendej, nuk koritesh hiç, he burre.

 Bonne année gjithashtu smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).