Ç`?

nga Lindi S.

Ç`do të më thuash me heshtjen?
Kumbon diku në zbrazëti
Të hesht nuk mundem
të të flas nuk kam sesi.

Ç`do të më thuash me praninë tënde?
Qëndron pranë meje në vetmi
Të të harroj kështu nuk mundem,
të të afrohem s’kam sesi.

Çfarë do të bëjmë ne të dy?
Të tretem më mire, mos të jem.
Më zhbën nga e qena në asgjë,
në jetë vetëm ti prapë më sjell.



28 Komente

Çfarë do të bëjmë ne të dy?
Të tretem më mire, mos të jem.
Më zhbën nga e qena në asgjë,
në jetë vetëm ti prapë më sjell.

Pse me duken shume klishe keto fjale? Mbase s'i besoj me ketyre lloj dashurive qe te bejne "te vdesesh" e te ringjallesh prape...

Anë, po ndoshta s'eshte dashuri, se s'e thote kund ne fakt...

Ciao, Fin. Po c'mund te jete tjeter, pasion i zjarrte? Apo fjalet nuk i drejtohen dikujt prej mishi e gjaku, por per  engjej e shajni? S'e di ne mund te kete ndonje celes tjeter leximi, por te kuptuarit e mi kufizohet tek ndjenjat dhe mbase, ne menyre cinike, mendoj se keto perdellime nuk me pelqejne. Por kjo ka lidhje gjithnje me mua, dikush tjeter mund ta mendoje krejt ndryshe.

 Unë e lexova më shumë si lutje dhe kam përshtypjen Ana H. se autorja i drejtohet perëndisë dhe jo dikujt. Parë në këtë kontekst do i falej edhe përdëllimi.

 nëse i drejtohet perëndisë, atëherë më kujton një rrëfenjëz mbi një mi dhe një elefant. elefanti ngrihej përditë dhe bënte vrap. një ditë, miu që rronte diku rrotull, iu bashkangjit. pas 4-5 hapash, miu i thotë elefantit:

- yyyyy, sa pluhur që ngremë ne të dy bashkë!

 

 

Ciao Ana! smiley Tani une them qe keshtu mund te pershkruhej pak a shume marredhenia elementare qe kemi me cdo objekt a subjekt ne bote.

Mbase s'i besoj me ketyre lloj dashurive qe te bejne "te vdesesh" e te ringjallesh prape...

Dhe meqe s'i beson ti duhet te mos egzistojne, apo se paku te mos behen poezi per to? :O

A egzistojne dashuri te tilla apo jo (ne realitet, pervecse ne frymezime, kenge e poezi) eshte teme interesante per diskutejshen, megjithate mos e vrit, lere te jetoje te pakten ne germa. E pakta, eshte si ato lepujt a kockat plastike qe i vene qenve te garave para surratit dhe i bejne te turren me vrap, dhe packa se s'i arrijne dot, nga vrapi jane ne forme te mire fizike. smiley

 

Mua me pelqen me shume strofa e dyte e poezise, sidomos vargu i dyte. smiley

Unë e lexova më shumë si lutje dhe kam përshtypjen Ana H. se autorja i drejtohet perëndisë dhe jo dikujt. 

Nuk jam e sigurt per kete mirazh duke u nisur sidomos nga vargu:

Çfarë do të bëjmë ne të dy?

Kur i drejtohesh perendise, hyjnise, pyetjet kane nje drejtim a nje ton me perules.  E ketu, ne kete varg dy qeniet jane paralele.  

Më zhbën nga e qena në asgjë,
në jetë vetëm ti prapë më sjell.

Ana, nuk m'u duk perdelluese ndjenja ketu.  Dicka me shume, e nje natyre tjeter, por ka vend per te shtuar.

 

 Kur i drejtohesh perendise, hyjnise, pyetjet kane nje drejtim a nje ton me perules.  E ketu, ne kete varg dy qeniet jane paralele.  

 

Këtë do e vija në dyshim, pasi nuk është e thënë që autorja të niset nga pozitat e besimtarit të përulur; ndoshta është biles ateiste. Për më tepër secili ka, nëse ka, përfytyrimin e tij vetjak të hyjnisë. Hyji mund të jetë për dikë i madh, për dikë i papërcaktueshëm, për një tjetër gjysëm njeriu e kështu me radhë. Në budizëm p.sh. perënditë nuk trajtohen me atë respekt absolut që njohim nga monoteizmi. 

Eshte pak e vershtire , mendoj, qe te trajtohet poezia e mesiperme sikur i drejtohet hyut kushdo qofte ai. Pra ka disa pika te erreta.

Autorja/ri e barazon me veten e saj/tij  kur thote "ne te dy" . Le te themi qe i perket atij lloj besimi apo mosbesimi per te cilin flet mirazh me siper . Por ne vargjet me poshte ajo i jep "atij/ asaj" tjetres cilesira qe e largojne nga qenia e barabarte me autoren. Ajo thote: "me ben... me c'ben" etc. aftesi qe nuk mund ti kete nje qenie ose nje lloj ekzistence ne nivelin e njeriut. Pra nese eshte fjala per hyjni, ka mosperputhje llogjike.

Nese flet per ndjenja ndryshon puna. Ndjesite te bejne cbejne, te ngrene dhe ulin.  Por nese eshte fjala per ndjesi.... une jam e te njejtit mendim me Anen. Strofa e trete eshte e dobet... edhe rimat i i i i..... gjithashtu.

Suksese autorit/autores.

Syri yt margaritar

dy kercinj ne duar

s'ta dal dot o me te qare

po me te kenduar.

lexova komentet dhe syte me mbene te pyetja seminale: "Po c'mund te jete tjeter, pasion i zjarrte?". Tamam kur mendon qe specie e tille endemike eshte ne te shuar, dang!... smiley

 

Une i lagur, ti e thate

Une si xhuxh, ti e gjate

Une si draper , ti si shpate

Hajt te hame nga nje sallate.

S’jam i bukur, nuk e sheh,
Unë djall e ti dede
Unë i thyer, ti e re
Ç’do me mua, pse s’më le

Unë i shkurtër, ti e gjatë,
Ti e njomë e unë i thatë,
Ti e hollë si lofatë,
Unë mavriu si govatë,

Unë i nëmur nga dhjetë shtrigjër
Më i ligu në dhjetë hiçër
Unë kurvar e ti e virgjër,
Unë dhogë, ti mendjen qiqër.

Gjej një tjetër, unë të them,
Bota ka miliona djem,
Gjersa je një gur madem,
Mos humb kot me një verem.

Sikterismë e ma vër drunë,
Gjej një tjetër më maxhun,
Ti ma kthen që atë punë,
Pse të dua e di unë.
 

Unë kurvar e ti e virgjër,
Unë dhogë, ti mendjen qiqër.

 

Hmmmm.

Ka nje kontradikte ne keto dy vargje. Sikur nuk shkojne bashke...smiley

ne fakt hakun mos t'ia hame, nga titulli eshte e mire.

"ç'"e ka humbur romanticitetin kjo bote fare

te them te drejten, ne kete drite te re te titullit une besoj se mund ta zgjidh dilemen teiste qe paraqitet me siper.

nese ne 2 strofat e para ç-ja ndiqej pas nga apostrofa, ne strofen e fundit ajo ndiqet pas nga fara, qe do ta bejme ne te dy, sepse ne ndryshim nga fara proverbiale qe medemek mbillet te femra, fara njerezore ne fakt behet nga dy vete.

 

sepse ne ndryshim nga fara proverbiale qe medemek mbillet te femra, fara njerezore ne fakt behet nga dy vete.

Gjithsesi tek femra mbillet dhe fara njerezore. Bile dhe fjala "mbjell" vjen etimologjikisht nga "mbi" + "jell" (nga anglishtja "yell", e shkruar ne shqip nga arbereshet qe vizituan Angline per here te pare) dhe i-ja behet -j ne procesin e ze-nxjerrjes se femres ne momentin qe pa e kuptuar e merr vesh qe dicka mbiu nga ai qe ishte mbi, se sic dihet nga te gjithe, kur eshte nën nuk mbin. Ndaj dhe germa "Ç "ne titullin e poezise jo rastesisht e ka bishtin nën dhe apostrofin mbi, dhe po jo rastesisht nuk haset si germe ne alfabetin anglez.

Dhe, pavaresisht nese i ka vene apo jo thonjezat si duhet, Irisi ka te drejte.

Miremngjesi,

Mirazh, e mendova dhe ate hipoteze ( po e quaj hipoteze, sepse une si te tille e shoh, per ty mund te jete nje siguri), qe pas komentit te Finit, por me thene te drejten, nuk shoh ndonje lidhje me perendine apo Hyun ne ato vargje dhe me duket se qenkam pak a shume ne te njejtat pozita me autoren, persa i perket besimin, dmth. te besoj a te mos besoj, e ne besofsha kujt t'i besoj. Po lutje, per cfare? Qe t'i jape nje shenje qe Hyu ekziston? Pastaj, pse nuk mund t'i flase ne strofen e pare? Sepse nuk beson se Perendia ekziston vertet? Vuan nga dilema qe do te flase me hicin? Mandej, ne strofen e dyte e paraqet te sigurt ndjesine se perendia i rri prane, e ndjen pra si nje "shpirt" a "fryme" qe nuk mund ta preke, ta harroje (po pse duhet ta harroje, kur vetem pak rreshta me siper e ka vene ne dyshim ekzistencen e Tij ). njeriu kerkon te harroje dicka me te cilen ka pasur nje lidhje... Nuk qendron koncepti i harrimit te perendise, kur nuk e ke ndjere kurre frymen e saj, them une.

Dhe problemin me te madh, ma japin vargjet e fundit: Nga dilema me e madhe kalon ne sigurine me te madhe: E kuptoj qe vetedija e autores per ekzistencen e Hyut sa vjen e rritet, derisa arrin ne pranimin total te Tij qe eshte ai qe ben e zhben qenien e saj, por leksiku i perdorur, menyra e te shprehurit me shpie ne nje kah krejt te ndryshem, nuk me flet per Hyj, me flet per nje mungese te jashtezakonshme njerezore, te prekshme, te matshme, gjer ne shperberjen e plote te saj si qenie. Po c'eshte ajo lloj feje dhe ai lloj besimi qe kerkon zhberjen e njeriut, kur nderkaq thuajse te gjitha predikojne arritjen e qetesise dhe te prehjes shpirterore, ate nirvanen qe te gjithe e kerkojme?

Mah, ndoshta gabohem, por une prape e shoh ne kendveshtrimin e ndjesive dhe, pa dashur te kundershtoj Xhibin e Irisin per ceshtjen e romantizmit, (gjendja qenkesh shume rende per mua, kur "akuzohem" per mungese romantizmi ), nuk i ndjej timen ndjesine qe dikush mund te beje e te zhbeje qenien time apo une qenien e dikujt tjeter. vuajtjen po, e pranoj, por ndoshta jam rritur e jam bere cinike me shume se c'duhet per te pranuar sublimimin dhe vetsakrifikimin per hir te dashurise dhe pasionit.

gjithsesi, suksese autores dhe te na e beje kabull moskuptimin. smiley

Nuk qendron koncepti i harrimit te perendise, kur nuk e ke ndjere kurre frymen e saj, them une.

Qenke ne nje linje me kete 'herezine' qe po lexoja dje nga RMR smiley :

And if it frightens and torments you to think of childhood and of the simplicity and silence that accompanies it, because you can no longer believe in God, who appears in it everywhere, when ask yourself, dear Mr. Kappus, whether you have really lost God. Isn't it much truer to say that you have never yet possessed him? For when could that have been? Do you think that a child can hold him, him whom grown men bear only with great effort and whose weight crushes the old? Do you suppose that someone who really has him could lose him like a little stone? Or don't you think that someone who once had him could only be lost by him? - But if you realize that he did not exist in your childhood, and did not exist previously, if you suspect that Christ was deluded by his yearning and Muhammad deceived by his pride - and if you are terrified to feel that even now he does not exist, even at this moment when we are talking about him - what justifies you then, if he never existed, in missing him like someone who has passed away and in searching for him as though he were lost?

Why don't you think of him as the one who is coming, who has been approaching from all eternity, the one who will someday arrive, the ultimate fruit of a tree whose leaves we are? What keeps you from projecting his birth into the ages that are coming into existence, and living your life as a painful and lovely day in the history of a great pregnancy? Don't you see how everything that happens is again and again a beginning, and couldn't it be His beginning, since, in itself, starting is always so beautiful? If he is the most perfect one, must not what is less perfect precede him, so that he can choose himself out of fullness and superabundance? - Must not he be the last one, so that he can include everything in himself, and what meaning would we have if he whom we are longing for has already existed?

 Ai katërkëndëshi në foto mund të jetë çelësi... 

Ka ndonje foto aty, sepse mua s'me shfaqet gje...

Nuk shof gje prape, po nejse... e ka fajin kompjuteri i punes. thanks.

ti kane hjek dhe resmjet ke puna mi ?

tani me ju hjek dhe dritat ka ngel smiley

smiley

Kompania jone eshte e fuqishme, kemi gjeneratora sa nje maaal.... sa te mbaje dhe gjysmen e Tiranes me drita... Tashi, keto te tjerat cak-cak... tha, no more au-iu! smiley

po mi po

no one is enough powerful against electric power in Albania smiley

Mos u mburr shume, sa kohe qe nuk keni nje hidrocentral tuajin, si dihet kurre smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).