Te lagjia
nuk kish tablo post-moderniste,
por pëlhura të bardha të hënave
me artin, enigmën, intrigën,
periudhat e kuqe të Pikasove periferikë,
suburbansa, kurortiransa,
të sapo martuar me saze dhe taze.

Kritiket e hidhëta,
Ike dhe Shaje
kontrollonin autenticitetin,
hulumtonin nëse pas të kuqes në vishnje
ishte vërtet mullenja e sapovrarë nga çiftja e dhëndrit Qerim
apo gjak pulastreni
prerë me biçak -
“stakfurullah rahman e rrahim” -
në komplotin e parë të përbashkët të çiftit me mëkate
me konspiraci
çarçafesh të pavirtutshëm
dhe derte nate.

Njohëse kama sutrash, editore me përvojë
në rubrikën e të hënave
sex and kasaba,
me rrudhat pleksur nga djallëzia barroke
ato plaka sherloke.


4 Komente

kronike ne gur me plaka tironse -legjenda urbane i paske bo Emo. smiley

Ana, shihe kete po pate kohe dhe qejf; eshte marre nga ketusmiley

Të hënën që shkoi plakat e lagjes u mblodhën në komisionin shqyrtues të virgjërisë së nuses së Gimit të Tabakëve. Kishte një ankth të vogël pritës nëpër oborret, si në pritjen për fillimin e një pjese të Shekspirit apo të një opere të Puçinit, ca zhurma pa lidhje prishnin qetësinë e nderur si lëvere në tel të padurimit, mu si ato akordimet e fundit të instrumenteve të orkestrës së padukshme në prag të shfaqjes, derisa u duk nusja e Gimit, që nderi çarçafin e natës së parë të martesës. Të bardhë borë!!! Një irritim e pasthirrmë e mbytur zhgënjimi u dëgjua në turmën pritëse. Gjendja u tendos edhe më keq, por u shfaqën gjithashtu edhe elementët e parë të mirëkuptimit, se kjo punë është e Gimit, ai është i mençur vetë, deri sa doli Gimi vetë dora, me një ndërkryerje të lehtë, dhe pasi e pa një herë vëngërr turmën pritëse, iu hakërrua: “Ç’keni që shihni kështu, erè, unë e kam bërë i pari, nje me kët’ .... (këtu tha fjalën shqeto një rrokëshe) e kam ça! Çfarë doni!?” Turma pati një zbythje të padukshme. Pastaj një si shtendosje lehtësimi. Domethënë, ahhh... po fol, thuaje, nga do ta dinim ne.... fall nuk shtimë... Dhe nusja e Gimit u pa me ndjenjë faji, pardonemuà, na fal, na fal, na fal që menduam ashtu.... Gimi seç u tjetërsua befas, me diçka si prej plugu, diçka fshatare, si të marrë borxh nga “Tokat e çara” të Shollohovit.

Emo, e lexova te gjithen. Me pelqeu, jane te vecanta keto qemtimet qe ben ti ne jeten e gjindjes. Ka nje atmosfere prej "100 vjet vetmie" tek pjesa e plakes magjistare. Kurse Qamilja... Ah, te shplafte mortja mi Qomile! Kujt i bi fati mire, mer, e shef eee? smiley

Pjesa e fundit, dialogjet e cunave te lagjes sikur s'me ngjiten fort.

kurse pjesa e meposhtme eshte himni i levereve, vallaj!  nje pyetje,  fjalia e pare ( me bold) mos eshte marre nga Koliqi? Se me poshte dallova dhe nje fjali migjeni: "Dhe leveret mirefilli ndjejne tradhti":

Si flamuj të një melankolie të trishtueme. Si kapitullime të çdo oborri nga deti i shtëpive përdhese, apo çdo ballkoni nga tre pallatet katërkatësh, ndërtuar me punë vullnetare para ca kohësh. Se lëveret nuk janë aq të pafajshme sa duken. Varur nëpër tela mbi ballkone, pas avllive, anës mureve, ato pikojnë të fshehtat pa zarar pikë-pikë në fillim; dhe mbajnë fort ato intimet nëpër kapilarët e poret e imta diskrete, mister lagështie që avullon ngadalë nën diell vere dhe meditim levere... deri sa mbeten të thata, pa mistere... baballëk pambuku, sytjena, kanatjere... apo rafinim i kultivuar, najlon, poli-estere... artificiale, al-kimike, a-krilike, ordinere... që mezi ç’presin të ngjallen përsëri nga djersët e mundimit a të kënaqësisë, jashtëqitjet e natës, lloj lloj lëngjesh të trupave të pavetëdijshëm, që sekret-ojnë, që duket sikur nuk kanë qëllim tjetër në jetë, vetëm si e si të bëjnë pis ato pastërti të çelëta tekstile, ti rimbushin me të fshehta, me erëra aq të ndryshme nga ato të detergjentëve dhe livandove... ti ngrenë në status, në stadin e lartë, dialektikisht më të komplikuar të lëvereve! Sofistikim tekstili që thjeshtohet pa mëshirë nën inate “capùjsh” e detergjentësh... Dhe lëveret mirëfilli ndjejnë tradhëti. Ndjejnë komplotin nën duar amvisash që i shtrydhin mizorisht, i godasin, mirë që s’i shqyejnë, apo që i fusin në ato centrifugat e llahtarshme mekanike, si shpikje të djallit, që t’ua nxjerrin çdo substancë, miligram informacioni, percipitim ngjarjesh, çdo njollë rrëfimtare e kumtonjëse, ti lenë ashtu të zbardhëta e të zbërdhylëta, pa fytyrë, pa karakter, si metrazhe të shkurtra që u ka rënë të fikët, vdekje klinike më mirë, derisa të ringjallen sërisht nga frymëmarrja artificiale e trupave që i veshin, që u futen nën pala, që i shkelin, që fshihen me to a pas tyre. Se lëveret, si bari i livadheve që i korrur gjallëron më tepër, të vrara nga armët kimike të pastërtisë, gjallojnë më shumë..

Jo, eshte migjen fund e krye.

s'di sa e njeh boten dhe manierat e "cunave" te lagjeve periferike te Tiranes se asaj kohe, druaj se pak e njeh, sepse dialogu eshte jashte-jashtezakonisht besnik. kjo nuk ka te beje fare me te mosngjitmen, ate gje nuk mund ta diskutoj, natyrisht. smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).