Nga Dr. Aleksander STIPCEVIC

Përktheu nga anglishtja Fatma J. Kristo


Çështja e vazhdimësise etniko-kulturore midis ilirëve të lashtë dhe shqiptarëve të mesjetës, përveçse përbën një nga tematikat më tërheqëse të historisë së Ballkanit, ka përftuar në dhjetëvjeçarët e fundit edhe një përmasë politike. Por nuk është hera e parë që ndodh kjo në histori.

Ishin kroatët të parët, që pretenduan të ishin pasardhësit e ilirëve të famshëm, deri në atë pikë sa të identifikoheshin me ta dhe vetëquheshin ilirë. Për disa shekuj gjuha kroate u quajt pikërisht ilirike. Vinko Pribojevic (Vincentius Priboevius) në shek.XVI ishte i pari që përfshiu historinë e ilirëve në një program që mund të quhet politik. Ideja e Pribojevicit ishte që, për t’iu kundërvënë ideologjisë dhe kërcënimit pangjerman, të përdorte historinë e famshme të ilirëve për të provuar një superioritet kulturor e sidomos historik ndaj gjermanëve, po dhe ndaj italianëve e hungarezëve. Sipas Pribojevicit, mbretëresha Teuta dhe mbreti Agron ishin sllavë, po ashtu Aleksandri i Madh, Diokleciani e bile edhe Aristoteli e Shën Jeronimi.(1)

Pas tij, Mauro Orbini, një tjetër historian kroat, rihodhi idenë pansllave në librin e vet të mirënjohur “Il Regno degli Slavi, hoggi corrottamente detti Schiavoni" publikuar në Pesaro më 1601. Libri pati shumë sukses dhe ushtroi një ndikim të madh në historianët dhe politikanët e shekujve të mëpasëm. Aq sa askush nuk dyshonte që sllavët e veçanërisht ata të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik, ishin pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve. Ilirishtja u cilësua gjuha e folur në bregun lindor të Adriatikut dhe toka e banuar nga sllavët e jugut, sidomos kroatët, ishte Iliria. Kroatët adoptuan për veten emërtimin ‘ilir’ ndonëse më shumë jashtë Kroacisë dhe në publikime në gjuhë të huaja se sa brenda vendit.(2)

Në gjysmën e parë të shek. XIX, cilësori ilirian fitoi një funksion të qartë politik midis kroatëve. Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare kroate e quanin veten iliriane (Ilirci). Për më tepër teoria e origjinës ilire të kroatëve u mishërua në një formë akademike nga Ljudevit Gaj, ideologu i madh i lëvizjes kombëtare. Ishte ai që publikoi një libër të titulluar “Kush ishin ilirët e lashtë?”(3) ku çështja trajtohej nën një këndvështrim historik, por për qëllime politike. Gay e dinte fort mirë që teoria e prejardhjes së drejtpërdrejtë ilire për kroatët e kohës ishte sidoqoftë një teprim. Megjithatë ai ishte i bindur se përdorimi i termit ‘ilir’ do të mund të ishte forca që do të çimentonte bashkimin e sllavëve të jugut në një entitet të ri kulturor dhe ekonomik dhe do të krijonte një aleancë të fuqishme politike për të përballuar armiqtë e vjetër .

Ideologjia iliriane e lëvizjes kombëtare kroate ishte ngjizur me disa pikpamje të dyshimta. Nuk ishte e rastit që, mbas entusiazmit të fillimit, kritikët i kapën pikat e saj të dobta dhe i refuzuan tezat themelore të teorise se Ljudevit Gaj për sllavët e jugut.

Autoritet politike të Vienës dhe Budapestit me të drejtë e vlerësuan nocionin e origjinës ilire të sllavëve të jugut si një ide të rrezikshme, sepse ajo mund të shndrrohej në një bazë të mundshme për të përcaktuar një program politik të të gjithë sllavëve të jugut. Si e tillë, nuk është për t’u habitur që më 1843 autoritetet e ndaluan përdorimin e termit ‘ilir’ për cilësimin e lëvizjes kombëtare të kroatëve.

Me kalimin e kohës pikpamja e lidhjes së drejpërdrejtë midis ilirëve dhe kroatëve u braktis hap pas hapi. Ishte shkrimtari dhe filologu Bogoslav Sulek që i dha goditjen përfundimtare teorisë së prejardhjes ilire të sllavëve të jugut. Me 1844 ai publikoi në një trajtesë pikpamjen se sllavët e jugut nuk mund të ishin pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve të lashte; sipas pikpamjes se tij sllavët e pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik ishin rezultat i një procesi etnogjenetik të gjatë e të komplikuar ku përfshiheshin ilirët por gjithashtu edhe romanët, keltët, gotët dhe më në fund edhe sllavët.

Por në gjysmën e dytë të shek XIX e sidomos në shek.XX çështja ilire do merrte kuptim politik për një tjetër komb të Ballkanit, për shqiptarët.

Problemi i prejardhjes se drejtpërdrejtë të shqiptarëve prej ilirëve të motshëm kishte fillimisht një karakter të pastër akademik. Studiuesit përpiqeshin ta zgjidhnin problemin mbi bazën e të dhënave që nuk ishin gjithmonë të sigurta apo të plota, duke u mbështetur kryesisht në evidenca historike e veçanërisht gjuhësore.

Prej vitesh çështja ka qenë errësuar për shkak të argumentave politike, të cilat shpesh kanë mbizotëruar mbi ato akademike. Sigurisht kjo nuk ndodh për herë të parë në histori. në të kundërt, mjafton të kujtojmë rrugën me të cilen arkeologët italiane të kohës së fashizmit u përpoqën të justifikojnë pretendimet e Musolinit në Mesdhe; ose se si grekët sot shfrytezojnë të dhënat në favor të planeve të tyre për të aneksuar Epirin e Veriut, apo se si serbët pretendojnë që çdo vend ku gjenden monumente apo varre serbe i takon shtetit serb.

Është e tepërt të sjellim raste të ngjashme, mjafton të përmendim për sa u tha me sipër se si arkeologët i kanë vënë aftesitë e tyre nën urdhërin e politikave nacionaliste dhe ideologjike. Arkeologjia dhe historiografia serbe i ka trajtuar në përgjithësi shqiptaret nën këtë frymë, sidomos në Kosovë.

Mbas luftës II botërore, por sidomos mbas ngarjeve në Kosovë më 1981, arkeologët serbë iu vunë punës për të kundërshtuar etnicitetin ilirik të shqiptarëve. Në të vertetë nuk ishin të parët për të vënë në dyshim vazhdimësinë historike midis ilirëve dhe shqiptarëve. Disa specialistë, kryesisht gjermanë, si C.Pauli, H.Hirt, G.Meyer dhe F.Cordignano kanë ngritur çështjen e origjinës së gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Duke u nisur nga të dhëna që ata i kanë konsideruar shkencore, kanë arritur në një përfundim që nuk pajtohet me teorinë që shqiptarët janë një popullatë indigjene. Megjithëse sot nuk biem dakord me ato përfundime, duhet të theksojmë se argumentat tyre nuk kanë pasur një prapavijë politike e aq më pak tone antishqiptare dhe se duhet të merren në konsideratë me seriozitetin e duhur kur diskutohet problemi i etnogjenezës së shqiptarëve.

Politizimi i çështjes që më pas do të bëhej karakteristike për arkeologjinë dhe historiografinë serbe filloi me gjuhëtarin kroat Henrik Baric, i cili kishte lidhje të ngushta me rrethet akademike e politike serbe.(6) Baric ishte një gjuhëtar i aftë, por motivet që e shtynë atë për të formuluar teorinë e vet trako-mize të origjinës shqiptare, mbetën të dyshimta. Teoria e tij mbështetet në të dhëna gjuhësore. Fakti që i njëjti material gjuhësor mund të përdoret për të mbështetur teori kaq të ndryshme do të alarmonte çdo student që i përqaset këtij problemi. Pa iu mohuar aspak gjuhëtarëve të drejtën e tyre për të formuluar përfundimet e veta mbi bazën e lëndës gjuhësore, duhet të pohojmë që sot ekziston një sasi e madhe të dhënash arkeologjike, antropologjike, etnologjike dhe etnomusikologjike. Kërkimet e shumta në dhjetëvjeçarët e fundit e kanë bërë sot shumë më të lehtë të trajtosh çështjen e origjinës etnike të shqiptarëve se sa 50 apo 100 vjet më parë. Përfundimet e arritura nga studiues të disiplinave të ndryshme në këto dhjetvjeçarë të fundit e kanë pakësuar rëndësinë e punës të bazuar tashmë në evidenca gjuhësore të vjetruara dhe e kanë bërë autoktoninë e shqiptarëve gjithnjë e me të pa diskutueshme.

Kjo kundërshti midis përfundimeve të reja shkencore dhe mbrojtësve të teorive tanimë të vjetëruara është një fenomen që mund të shpjegohet me rritjen e politizimit të çështjes se etnogjenezes shqiptare. Në fakt, teoria e autoktonise se shqiptarëve nuk është diskutuar kurrë me kaq këmbëngulje e egersi sa sot, pikërisht kur kaq shume prova shkencore janë sjellë në mbështetje të saj. Megjithatë numri i studiuesve që akoma sot refuzojnë të marrin në konsideratë argumentat e shumta të sjella nga disiplina akademike të ndryshme është pakësuar ose me saktë, të vetmit studiues që mohojnë teorinë e autoktonisë shqiptare kanë mbetur vetëm serbët.(7) Arkeologët dhe historianët serbe kanë nisur qe herët të vënë në diskutim teorinë e autoktonisë, por kundërshtimi është rritur veçanërisht mbas revoltës së madhe të shqiptarëve në Kosove më 1981. Është pra pasojë e një ngjarjeje politike sesa e të dhënave të reja shkencore.

Arkeologu serb Milutin Garashanin paraqet një rast të veçantë. Me 1955 ai shkroi një artikull në periodikun e Prishtinës “Përparimi” në të cilin pohonte se shqiptarët janë pasardhës të drejpërdrejtë të ilirëve.(8) Në vitet që pasuan Garashanin gjithmonë e me tepër u rreshtua në linjën e kërkuesve të tjerë serbë që e mohonin ketë prejardhje të shqiptarëve. Ky ndërrim kursi u bë akoma me i qartë në lidhje me problemin e përkatësisë etnike të dardanëve që kishin banuar në trevat e Kosovës. Kjo çështje u bë nga më të debatuarat në arkeologji dhe histori duke marrë një karakter politik mbas vitit 1981. Serbët sulmuan me forcë pikpamjen që dardanët të kishin qenë ilirë. Jo sepse ishin udhëhequr në këtë përfundim nga evidencat shkencore, por thjesht sepse Kosova ishte “djepi i historisë serbe” dhe “toka e shenjtë” për serbët dhe si e tillë nuk mund të kish qenë banuar nga një etni e sojit ilir dhe për pasojë e pretenduar nga pasardhesit e tyre, shqiptarët.

Në të shkuarën studiuesit serbë nuk kishin qenë gjithmonë në një mendje ta vendosnin Kosovën tek dako-mizet e lashtë. Vetë Milutin Garashanin, në një punim për Serbine parahistorike me 1973, hapur pranonte se në bazë të emrave të vendeve dhe të personave dardanët mund të konsideroheshin ilirë dhe se elementi trak e ndofta dak ishte evident vetëm në pjesën lindore të trevave të saj.(9)

Sidoqoftë, kur Akademia e Arteve dhe Shkencave më 1986 organizoi një seri konferencash mbi lidhjet midis ilirëve dhe shqiptarëve, i njëjti Garashanin parashtroi se dardanët nuk mund të konsideroheshin ilirë sepse ata ishin etnikisht më të lidhur me nënshtresen dako-mize.(10)

Nuk është e vështirë të shpjegohet ky ndryshim i qëndrimit të Garashanin. Jemi në periudhën historike kur marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, dhe jo vetëm në këtë rajon, jane përkeqësuar dramatikisht dhe asnjë studiues serb nuk mundet të shprehë lirisht opinionet e veta mbi çështjen iliro-shqiptare pa iu ekspozuar rrezikut për tradhëti të lartë.

Do të ishte e pamundur të përshkruanim këtu progresin e fushatës se shtypit, televizionit dhe radios së subvencionuar nga studiuesit serbë kundër pikpamjes së autoktonisë së shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë një incident qesharak të kësaj fushate ndodhur në Zagreb me 1982. Dy vjet me parë, me 1980, ishte botuar volumi i parë i Enciklopedisë jugosllave (botimi i dytë) në të cilën ishin dy zëra të titulluar "Albanci" (Shqiptarët) dhe "Albansko-Jugoslavenski odnosi" (Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave). Në faqet 75-79 historiani shqiptar nga Kosova Ali Hadri kishte shkruar një pjesë të zërit "Albanci” ku merrej me “origjinën dhe zhvillimin e popullit shqiptar” në të cilën ai bënte pohimin se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Gjuhëtari Idriz Ajeti bënte të njëjtën gjë duke konsideruar gjuhën shqipe të prejardhur prej ilirishtes.

Kur ky volum doli nga shtypi në Kosovë kishte shpërthyer revolta shqiptare. Ndërkohë që edicioni serb i të njëjtit libër ishte duke u përgatitur, përfaqësuesi serb në redaksinë qëndrore të enciklopedisë e hodhi poshtë tekstin (e sipërpërmendur), që ndërkaq ishte botuar në kroatisht dhe të cilin vetë ata e kishin aprovuar, duke këmbëngulur që të dy zërat duhej të riformuloheshin në përputhje me pikpamjen e historianëve serbë. Një debat i gjatë dhe i hidhur zuri vend atëherë brenda redaksisë, që shpejt u reflektua në shtypin e Zagrebit dhe Beogradit.(11) Dhjetë ndihmesa historianësh dhe arkeologësh u caktuan me qëllim që të përgatitej një version i ri i këtyre zërave.

Në atë kohë antarët serbë të redaksisë nuk mund t’u impononin antarëve të tjerë pikpamjet e tyre. Kështu që versioni i ri që u shtyp në edicionin pasues të enciklopedisë jugosllave përmbante ndryshime tekstuale për të dy zërat në seksionet që kishin të bënin me vazhdimësinë iliro-shqiptare.(12)
Ndonëse nuk e ndryshoi dot cfarë tashmë ishte publikuar në edicionin kroat, botuesi i enciklopedisë jugosllave shtypi një version të ri për të dy zerat dhe ua dërgoi abonentëve me kërkesën që t’i vendosnin ato në vendin e duhur.
Debati brenda redaksisë së enciklopedisë pati jehonë në rrethet politike. Në kongresin e IX të Partisë Komuniste serbe mbajtur në Beograd më 27-29 maj 1982 shpërtheu një debat i papëlqyeshëm rreth origjinës etnike të shqiptarëve. Kongresi i një partie politike sigurisht që nuk ishte një vend i përshtatshëm për të diskutuar probleme akademike të ketij lloji, por çështja mori hapur një karakter politik dhe nuk mund të mbetej më brenda ambienteve akademike.
Nuk ishte veçse incidenti në lidhje me dy zërat e enciklopedisë jugosllave që ndezi një debat aspak të parashikuar në kongresin e PK të Serbisë. Gjuhëtari shqiptar Idriz Ajeti në fjalën e vet iu referua ketij incidenti skandaloz për të treguar që shumë studiues dhe gazetarë serbe e kishin politizuar çështjen në atë shkallë sa që vetëm një forum politik mund t’i gjente zgjidhje me mjete politike.

I neveritur nga sulmet e shtypit, Prof.Ajeti mbrojti fort në atë kongres teorinë e lidhjeve gjuhësore midis ilirishtes dhe shqipes si dhe vazhdimësine etnike mes ilirëve dhe shqiptarëve.(13) Fjala e tij pati një përgjigje të menjëhershme në sallën e kongresit.

Duke pretenduar të mos kuptonte përse një çështje thjesht akademike duhej të bëhej një temë diskutimi në një kongres politik, historiani serb Jovan Deretic, kërkoi me tone patetike se ku qëndronte politizimi i çështjes se origjinës etnike të shqiptarëve.

Përse shqiptarët duhej të ishin pasardhës të ilirëve dhe jo të trakëve? Nuk kishte arsye të zhvendosej kjo çështje jashtë konteksit akademik, në kushtet kur teoria trake ishte pranuar. Teoria ilire nuk mund të ishte korrekte thjesht sepse ishte një shprehje e imperializmit shqiptar, nacionalizmit etj. (14) Sipas Deretic teoria iliriane “mbante erë racizëm” dhe që i kujtonte atij teorinë e racës se pastër ariane, ” dhe ne e dime fare mire kush e frymezoi atë teori”.(15)
Menjëherë pas Deretic zuri vend në foltore Petar Zivadinovic. Zivadinovic do të zgjidhej antar i komitetit qendror të PK Serbe në atë kongres. Sipas tij shkenca nuk e kishte zgjidhur akoma çështjen e origjinës etnike të shqiptarëve, por, megjithëse kurrë nuk kish pasur të bënte me të tilla çështje akademike, ai e dinte fare mire se shqiptarët nuk mund të rridhnin prej ilirëve.

Historiani Sima Cirkovic gjithashtu mendonte se teoria iliriane “kutërbonte racizëm”.(16)

Gazetat e asaj kohe ishin deri në grykë me artikuj rreth diskutimeve të mbajtura në atë kongres. “Politika”, një gazetë e Beogradit me tolerancë të ulët ndaj shqiptarëve, publikoi një artikull nën titullin: ”Jo fushatë por kriticizëm krijues”. Në fakt kjo gazetë nuk rreshti se nxjerri artikuj që diskretitonin me tepër autorët e tyre se sa teorinë ilire të prejardhjes etnike të shqiptarëve.

Libri “Shqiptarët dhe trojet e tyre” publikuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave në Tirane me 1982 dhe më pas në një edicion anglisht ("The Albanians and Their Territories") më 1985, shkaktoi një trazirë të ndjeshme. Autorët shqiptarë nga Kosova u sulmuan veçanërisht ashpër për arsye se në punimet e tyre kishin demonstruar autoktoninë e shqiptarëve në provincën e Kosovës.(17)

Këta autorë u përpoqën me kot të bënin të qartë se gjithë artikujt e tyre të përfshira në atë liber kishin qenë publikuar më parë në Jugosllavi dhe pra ishin të njohura publikisht kohe më parë se libri( i akademise shqiptare) të botohej.(18) Sulmet vazhduan sepse në atë liber trajtoheshin cfare ishte problemi politik më delikat në Kosove.

Fushata kundër teorise ilire u përforcua në përputhje me përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes politike në Kosove. Historianët më të njohur të Serbisë zbritën në skenë, përfshirë dhe gjuhëtarin Pavle Ivic, i cili i vuri kazmën një pjese të madhe të punës se vet shkencore vetëm e vetëm për të provuar që serbishtja dhe kroatishtja është e njëjta gjuhë. Ai nuk ishte marrë kurrë me problemin ilir apo shqiptar, por u shpreh se shqiptarët mund të jenë vetëm me origjinë trake, por jo ilire.

Në një intervistë për të përjavshmen NIN, professor Ivic bëri listën e gjuhëtarëve që kishin konsideruar shqipen të prejardhur nga trakishtja dhe solli në vëmendje argumentin e mirënjohur, por tashmë të vjetëruar që shqiptarët nuk mund të kishin banuar në bregun adriatik dhe jonian sepse ata nuk kishin fjalë për “peshk”.

Sipas prof. Ivic problemi i origjinës ilire të shqiptarëve është i vështirë, por megjithatë është jashtë çdo dyshimi që shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve dhe për pasojë jovendas (indigjene) në provincën e Kosovës. Ishte pikërisht kjo, ajo që, gazetari që e intervistonte dhe lexuesit e revistës, donin të degjonin.(19) Një polemikë filloi atëherë në faqet e revistës midis profesorit Ivic, Mehmet Hysenit dhe Shkëlzen Maliqit(20)

Nga njëra anë gjithe kjo kundërshti e debat ishte një nxitje më tej për shqiptarët për të studiuar më thellë problemin e origjinës së tyre etnike nga pikpamja arkeologjike dhe etnografike, ndërkaq studiuesit serbë i shtyu deri në atë pikë sa të mohojnë përfundimet e punës se tyre. Më 1982, kur kjo çështje ishte bërë inflamatore në Jugosllavinë e atëhershme, Akademia e Shkencave të Shqipërise organizoi një konferencë kombëtare mbi formimin e popullit shqiptar, gjuhën dhe kulturën e tij. Në atë konferencë, ku morën pjesë shumë historianë të huaj, specialistë të shumtë u përpoqën të paraqesin gjithë evidencën që disiplinat e tyre të ndryshme akademike mund të ofronin për zgjidhjen e problemit të vazhdimësise iliro-shqiptare.(21)

Në përgjigje të kësaj konference, serbët patën idenë të organizonin në Beograd nën kujdesin e Akademise se Arteve e Shkencave të Serbisë, një seri konferencash që do të merreshin me po ato probleme të trajtuara në Tiranë. Konferencat, që u ndoqën vetëm nga historianë serbë, u zhvilluan në maj dhe qershor 1986. Kumtesat e paraqitura u publikuan më pas në një libër, të botuar në serbisht dhe frengjisht.(22)

Një lexim i vëmendshëm i kumtesave të F. Papazoglu dhe profesorit M. Garashanin zbulon, të paktën, një farë pasigurie në argumentat e tyre. Bile mund të konstatosh herë pas here që ata nuk janë në favor të mohimit në mënyrë të pakushtëzuar të teorisë iliriane të origjinës etnike të shqiptarëve. Sigurisht të implikuarit me propagandën nuk i kanë kushtuar vëmendje evidencës shkencore, nuk i kanë hetuar dyshimet e autorëve, por vetëm atë evidencë që mbështet fushaten e tyre antishqiptare. I ndergjegjshëm për thjeshtëzimin që ka pësuar problemi i ndërlikuar i origjinës etnike të shqiptarëve, profesor Garashanin ka qenë i kujdesshëm të verë në dukje që shqiptarët janë padyshim një popull i Ballkanit të lashtë dhe që elementi ilir ka luajtur një pjesë, ndonse të vogël në formimin e tyre.

Garashanin ka pohuar që nuk mund të diskutohet vazhdimësia e drejtpërdrejtë midis ilirëve dhe shqiptarëve, meqenëse ilirët u zhdukën nga historia gjatë pesë shekujve të pushtimit roman. Shqiptarët janë një popull që është formuar në mesjetë prej mbetjesh të vogla popujsh, përfshirë dhe ilirët, që kanë pasë banuar në Ballkanin perëndimor në kohët klasike dhe mesjetare.

Nuk është e nevojshme ta zgjasim me tej. Sidoqoftë do të donim të theksonim që keqparaqitja e komunitetit akademik serb në lidhje me origjinën etnike të shqiptarëve është pjesë e një historie të gjatë e të dhimbshme abuzimesh të këtij lloji, të cilat s’kanë qenë gjë tjetër veçse propagandë politike që ka hapur rrugën e represionit ushtarak. Ky është kuptimi i rrugës së represionit ushtarak. Ky është kuptimi i fushatës së historianëve dhe gazetarëve kundër autoktonisë së shqiptarëve në trojet ku ata jetojnë.


Referencat:

1_"Oratio fratris Vincentii Priboevii sacrae theologiae professoris ordinis praedicatorum De origine successibusque slavorum, "Venetiis” 1532. Modem bilingual (Latin and Croatian) edition by Professor Grga Novak (Vinko Pribojevic, "O podrijetlu i zgidama Slavena, " Zagreb, Jugoslovenska akademija znanosti i umjetnosti, 1951. Krahaso idetë e Pribojevic mbi panslavismin me hyrjen e Prof. Novak në botimin e v.1951 dhe me Alois Schmaus, "Vincentius priboevius, ein Vorlaeufer der Panslavismus, "in "Jahrbuecher fuer die Geschichtë Osteuropas" I, 1952, pp. 243-254; Veljko Gortan, Sizgoric i Pribojevic, " "Filologija, " 2, 1959, pp. 149-152
2. _Historia e idese iliriane nder sllavët është shkruar nga Reinhard Lauer "Genese und Funktion des Illyrischen Ideologems in den suedslawischen Literaturen, 16. Bis anfang des 19. Jahrhunderts in "Ethnogenese und Staatsbildung in Suedosteuropa," Klaus-Detlev Grothusen, Goettingen, 1974, pp. 116-143.
3._Ljudevit Gaj, "Tko su bili stari Iliri?, " "Danica ilirska, " 5 (1839), Nr.10, pp.37-39; Nr.11, pp.41-43; Nr.12, pp. 46-48; Nr. 13, pp. 49-51; Nr.15, pp. 58-59.
4._Për shembell S. Popovic, "Skiti, Iliri, Slavi, " in "Letopis Matice srpske, " 64 (1844) pp. 67-80.
5. Bogoslav Sulek, "Sta namjeravaju Iliri?" Beograd, 1844. Shiko komentin historic në ketë pamphlet nga by Antun Barac, Hrvatska knjizevnist, I. Knjizevnost ilirizma, Zagreb. Jugoslovenska akademija znanosti i umjetnosti, 1954, pp. 43-44, etc.
6._ Shiko studimet e tij, "Ilirske jezicne studije, " Rad. JAZU knj.272, 1948, pp.157-208; "Poreklo Arbanasa u svetlu jezika, " in "Lingvisticke studije, " Sarajevo, 1954, pp.7-48; "Mbi origjinën e gjuhës shqipe, " "Jeta e re." 4, 1952, Nr.3, pp. 205-211.
7._Ka përjashtime si p.sh. Slobodan Jovanovic, "Jugosloveni i Albanci, " "Ideje: Casopis za teoriju savremenog drustva, " 1987, Nr. 5-6, pp. 181-185.
8._Milutin Garasanin, "Ilirët dhe prejardhja e tyre, " "Përparimi, " 1953, Nr.6, pp. 323-331.
9._Milutin Garasanin, "Preistorija na tlu SR Srbije, " vol.II, Beograd, Srpska knjizevna zadruga, 1973, p. 523.
10._Milutin Garasanin, "Zakljucna razmatranja, " in: "Iliri i Albanci, " Beograd, 1988, p. 362.
11._Ibro Osmani, "Dogovor o spornim tekstovima?, " "Vjesnik, " 19 June 1982, p.17; Ibro Osmani, "Kriterium i vetem – ai shkencor, " "Rilindja, " 19 June 1982, p. 12; Milos Misovic, "Kuda ide Jugoslavija?" "NIN, " Nr. 1, 678, 27 February 1983, p.31-32.
12._Historiani nga Prishtina Ali Hadri i ka kundërshtuar me force verejtjet e bera nga grupi serb i redaksise në një përgjigje të gjatë që është publikuar në shqip nën titullin “Përgjigje komenteve në tekstin historik në lidhje me zërat “Shqiptarët” dhe “ Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave” në enciklopedine e Jugosllavise botuar në gazeten “Kosova” .”Nr.11, 1982, pp.217-259.Një përmbledhje e ketij teksti është publikuar në Zagreb nga e përjavshmja “Danas” Nr. 16, 8 June 1982, p. 14.
13._ Raporti i tij u publikua në Prishtine : "Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe, " "Rilindja, " 29 May 1982, p.14.
14._Jovan Deretic, "Cemu sve to sluzi?, " "Danas, " Nr. 16, 8 June 1982, pp. 62-63.
15._Ky pohim është kritikuar ashpër nga studiuesi kroat Ivan Lovrenovic në artikullin e tij "Miris kao kriterij, "Danas, " Nr. 17, 15 June 1982, p. 17.
16._Për me tepër informacion rreth ketij diskutimi shiko Teodor Andjelic, "Ilirsko-albanske enigma, " "NIN, " Nr. 1, 640, 6 June 1982, pp. 30-32.
17._Milos Misovic, "Grehovi i gresnici, " "NIN, " Nr. 1, 660, 24 November 1982, pp. 16-17.
18._Provodom knjige "Albanci i njihova ognjista, " "NIN, " Nr. 1, 665, 28 November 1982, p. 2.p.
19._Milo Gligorijevic, "Albanija i Kosovo: seobei teritori, " "NIN, " Nr. 1, 664, 21 November 1982, pp. 32-35.
20._ Mehmet Hyseni, "Za nauku, bez spekulacija, " "NIN, " Nr. 1, 666, 5 December 1982, pp. 2-3; Shkelzen Maliqi, "Mistifikacija istoriografije", "NIN, " Nr. 1, 667, 12 December 1982, pp. 3, 6; Pavle Ivic, "Naucna tastina radi osporovanja nauke, " "NIN, " Nr. 1, 667, 12 December 1982, pp. 6, 19;Pavle Ivic, "Istorijski mitovi i indoktrinacija, " "NIN, "Nr 1, 671, 9 January 1983, pp. 6, 13; Shkelzen Maliqi, "Mistifikacija istoriografije, " "NIN, " Nr. 1, 673, 23 January 1983, pp. 2-3; Pavle Ivic, "Pravo nauke na istinu", "NIN, " Nr. 1, 675, 6 February 1983, p.19.
21._Kumtesat e kësaj konference janë botuar në frengjisht: "Problemes de la formation du peuple albanais, de sa langue et de sa culture (Choix de documents)", Tirana, Editions "8 Nëntori, " 1985.
22._Iliri i Albanci – Les Illyriens et les Albanais, Beograd, Srpska akademija nauka i umetnosti, 1988.

 

15 Komente

Thanks, Av!

Ato skenat e kongresit serb te partise... vetem nje ballkanas i merr vesh 100%.

Respekte!

autori nuk i futet fare argumentave arkeologjike teknike, por jep argumenta mbi politizimin e thelle dhe instrumentalizimin e arkeologjise serbo-sllave. Por duhet konsideruar dhe perkatesia kroate e autorit, si nje kombesi rivale e serbeve. Prandaj per te qene sa me i besueshem duhet te permendte autori fakte arkeologjike dhe studime qe mbeshtesin vazhdimesine iliro-arberore-shqiptare te tilla si kultura e komanit bazuar mbi varrezat e Komanit ne Puke dhe gjetjet e saj qe jane mjaft deshmuese.

instrumentalizimi i historianeve per shkaqe politike nacionaliste ka qene gjithnje me pasoja.

 

Me duket se autori eshte me origjine te larget shqiptare. Nuk besoj se ka qene qellimi i artikullit vertetimi i tezes ilire, sesa te hedhe drite mbi menyren si eshte trajtuar kjo teze nga akademia serbe, e cila eshte vizatuar hidhur ne raport me akademine shqiptare te asaj kohe ne lidhje me keto ceshtje. 

 

kam nje artikull te Ronald Fisherit mbi Lisenkon (ky ka pas qene kryetar i akademise ruse te bujqesise ne kohe te stalinit) dhe po me behet me e sjelle ketu pikerisht per pune te akademizmit; si e sheh nje nga mendjet me te ndritura te shekullit qe shkoi akademizmin e superideologjizuar permes nje personi.

Megjithatë numri i studiuesve që akoma sot refuzojnë të marrin në konsideratë argumentat e shumta të sjella nga disiplina akademike të ndryshme është pakësuar ose me saktë, të vetmit studiues që mohojnë teorinë e autoktonisë shqiptare kanë mbetur vetëm serbët.

 

..prandaj  po e ftojne Tadicin ne Tirane.

Pse duhet t'i vendoset kusht Tadicit qe te detyroje akademiket serbe te pranojne prejardhjen ilire te shqiptareve qe te vizitoje Tiranen? C'eshte ky primitivitet?! Kjo eshte Tipike puniste kur porositeshin diplomatet shqiptare ne bote qe ne takime dhe pritje te ndryshme mos te ju jepnin doren diplomateve amerikane dhe sovjetike.
Po te kishin qene kaq primitiv europianet e pas L2B nuk do te kishte pasur kurre pajtim dhe bashkepunumim dhe as BE.

Ndersa shkrimi eshte shume i vlefshem, eshte shume i vlefshem per te dhene arsyen e vertete pas gjithe perpjekjeve serbe per kundershtimin e autoktonise shqiptare, qe ndihmohen edhe nga "studijues te rinje" (hahahahaha) shqiptare. Arsyeja eshte politike, per kete jane instrumentalizuar edhe akademiket, historia, studimet etj. Sqarimin e kesaj ky shkrim e ben shume mire. Jep nje panorame te qarte te zhvillimeve dhe synimeve politike qe conin ne ashpersimin dhe kokefortesinee serbeve per te kundershtuar qorrazi prejardhjen ilire te shqiptareve.

"Pse duhet t'i vendoset kusht Tadicit qe te detyroje akademiket serbe te pranojne prejardhjen ilire te shqiptareve qe te vizitoje Tiranen? C'eshte ky primitivitet?! Kjo eshte Tipike puniste ..."

Here tjeter perpiqu te kuptosh pak me mire para se te pergjigjesh.Lexoje dhe njehere dhe mbase kupton se perderisa Tadic deklaron (me nxitim te madh edhe pas fteses) se nuk do ta njohe kurre Kosoven do te thote, as me pak as me shume,se per te Kosova eshte "djepi i Serbise" etj., duke e vene veten ne rradhe me ata akademike serbe per te cilet flet Stipcevic.

Dhe nese ka mundesi mjat me keto stereotipet 'primitive','puniste'...se na hapet barkun.Sill argumentin, leri epitetet.

urdhero? Kerkon te sjell argumenta? Jane me siper por une po i perseris.

Argument: fqinjesia e mire, bashkepunimi, pajtimi pas luftrave ndermjet dy popujve etj.

Kundershtimet per probleme historike dhe identitare ne Ballkan jane te zakonshme, nese elitat e tyre do te vendosnin per t'i bere percaktuese ne marredheniet me nj-tj Ballkani do te ndizej flake perseri.

Keshtu qe mentaliteti punist qe "armiqte" na kane ne gryke te pushkes por ne i kemi ne gryke te topit dhe te izolohemi si Keshtjelle e Pamposhtur buze Adriatikut, nuk ka vend sot.

Argumentimi akademik per identitetin kombetar te shqiptareve, me theks te vecante prejardhjen e tyre nga iliret duhet te vazhdoje por kjo nuk ka pse kondicionon marredheniet me Serbine, por as me Greqine, Maqedonine etj.

Mentalitetin dhe praktikat puniste ne po bejme perpjekje t'i kapercejme, pavaresisht tipave si ti qe ka te mbledhur tok primitivizmin dhe punizmin.

cfare te te them kur me flet me fraza gazetash...ti or mik flet me shpejt se sa mendon,edhe kete pseudon e ke zgjedh tamam.ciao bucko,jepi bar lopes..

 

Qe te vjen keq ty fshesaxhi per budallalleqet e Tellallit dhe e maskon gjoja me "puritanizem" ose mos nxitje konfliktesh smiley  kjo s'ka piken e dyshimit . Por që të mos lexosh GOMARLLEQET e mëparshme për ti krahasuar me të ardhshmet ,  që nxjerr nga goja Spikeri  (kot së koti vetem si fanatik xhihadist i Mixhës ) kjo per Ju mendoj se nuk duhet te ndodhë . Qëndrimi i mëpasëm çfaq shumëfytyrësi! 

Ja lexoje vetë z. fshesaxhi  çfarë thotë nga maja e Gropës , jo më shumë se dy ditë më parë  tek prurja me titull " Trimat e mencur te UÇK-se"

"Nderkohë qe SËRBIA rezistonte ndaj sulmeve ajrore te NATOS,......forcat paramilitare dhe militare serbe vrisnin SHQIPTARE dhe i debonin ata nga shtepite e tyre "

Për kë SERBI e ka fjalën ky ?

Dhe kunder argumenteve ( budallallëqeve patriotike e të FeLltA ) të kesaj natyre ku përfshihej edhe diletantizmi i tij ne kategorizimin e Luftës Totale pata komentuar ca rreshta .

Tani na i bini me pompë sikur thote gjëra te fëncura . Pak ca si mizantropi .

Edhe njëherë Ju ftoj ta perdorni fshesën p vitin 2010 më cilësore. Atje ku  ka SHARJE , jo per tedenca te fshehura , ose konflikt interesash që i kupton edhe një fëmijë , për tu maskuar prapa gishtit , me gjoja puritanizmin.

Tellalli e ka në dorë vet të mos marr poza fanatike xhahidiste që e shndrojnë në objekt HUMORI e talljeje. Dhe të mos harrojmë se niveli i ndërhyrjeve të tij është i lloit xhupkuq ose bari kopeje.

Përshëndetje me dashamirësi dhe pa paragjykime!

Ju mpreftë arsyeja dhe Logjika majat e fshesës !

 

Ky shkrim nuk synon te qaset me ceshtjen e trashegimise iliro-shqiptare, e thote qe ne titull qe ka synim tjeter. Dhe me duket i plote e interesant si shkrim. Per punen e trashegimise, ky ka shkruajtur nje veper te gjate, Iliret, e perkthyer dhe ne shqip nga Neritan Ceka. Si veper eshte e mire, bazohet kryesisht tek argumenta materiale (pra nuk merret me trashegimine gjuhesore, po me kulturen materiale, veshjet etj).

Shtipcevici eshte arkeolog kroat nga arbereshet e Zares, qe gjuhen e kane te tretur po kane nje lloj kujtimi romantik per origjinen (kam njohur ca syresh, dhe kam qene ne Arbanas). Gjithsesi nuk duket i politizuar ne qasjet e veta.

Korrigjim per shkrimin, emrin e ka Aleksandar.

Sol, thanks per korrigjimin. Sinqerisht nuk e dija. Ne blog do e ndreq tani, por ketu nuk di si mund te behet. Ti duhet te kesh studiuar histori me c'kuptoj. Respekt per cdo koment tendin!

Se c'er do prejardhja e Shqiptareve si subjekt diskutimi ne forume te partise komuniste te Serbise, une ket asiher s'kom per ta kuptu. Po kshu o kur ke qene 'baba' sherxhi e pijanec i ton shteteve qe te rrethojn. Kuku medet..na ka bo evlati lanet!smiley

Sado qe punistet e para 90 shahen e stershahen (me te drejte), ketyre çeshtjeve i kishin kushtuar nje rendesi te veçante. Sado me nje prapavije te politizuar, niveli i studimeve per problemin e vazhdimesise ishte shume i larte. Ndersa sot, ne emer te depolitizimit, jo vetem kemi humbur cilesine, por nuk ka me as atdhedashuri.

Lere pastaj sa ka qene dhe eshte mundesia jone si popull e si shtet per te reaguar apo per te mbrojtur idete kombetare.
Kur u botua "Les Illyriens" ne fundin e viteve 80 nga tre baballaret e arkeologjise shqiptare, serbet iu pergjigjen me nje konference, ku per çdo kapitull te librit, ato sollen dy deri tre studiues duke hedhur poshte perfundimet e studiuesve shqiptare. Megjithate, te pakten kishte çfare botohej. Po sot? Sa jane botimet sot qe te mund te perballen pa frike me kritiken e huaj? Nuk di te kete ndonje botim te tille. Me aq sa kam pare dhe lexuar, ka nje mori botimesh e artikujsh, ku me shume vihet re deshira sesa studimi mbi baza shkencore.

Para pak kohesh u botua ne Greqi nje vellim luksoz mbi EPirin, si pjese e qyteterimit grek. A pati te pakten nje artikull te vetem nga studiuesit shqiptare per te kundershtuar qofte edhe nje paragraf te tij? Ato qe sot mbahen si studiuesit me te medhenj te kombit, duket se jane dorezuar teresisht dhe nuk denjojne te merren me te tilla vogelsira, qe ishin tipike per kohen e enverit. Sot integrimi evropian kerkon prej shqiptareve te mos trajtojne më te tilla qendrime nacionaliste, por t'ia leme ato popujve "primitive" si greke e serbe, sepse ne jemi "shume lart" per tu perzier me te tilla gjera.

Le te shpresojme se te tjere popuj do te nxjerrin me shume Stipçeviçë.

 Kush ma hoqi komentin tim ketu. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).