- S’mund ta shohësh veten* -

Nxora sytë, i mbajta
në distancë leximi
nga faqet e fytyrës,
zbrazëtirë lexuan,
zgavrat nga ku dolën.

Vetëm verbërì vetes i sheh vetëm.

Si sytë përpulitur
zemra dot s’e do
veten sepse ja, dhe po e shkule zemrën
ta mbash para gjoksit
në largësitë e dashjes
zgavër gjoksi veç
do shohë në kraharuar.

Vetëm me një zemër dot nuk e do veten.

*(Mos ndaj këmbëngulim kaq, po kaq për dashuri?)


- Tetë minuta -

Nuk janë sytë e tu çka sheh në pasqyrë,
nuk janë sytë e tu ç’të sheh prej andej,
tetë minuta dielli vrapoi si i marrë
të të falë grimëkohën
(mashtrues, tha Findlej),
kur veten pandeh se shnjeh megjithsej.

Curril shikimi bebja
e syrit pi
duke qarë,

tetë minuta dielli vrapon si i marrë.

 

4 Komente

Ah, Em, Em... - tha Ana duke buzeqeshur e duke tundur koken nderdyshas. smiley

 O po Ti je mjalte  me keto qe na sjell,  bash diten e Fiter Baromit ! 

najs smiley

work has been killing my time dhe skam lexu prej kohesh poezite e peshkut.

i liked these smiley

Thanks! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).