U be nja nje vit e gjysem qe bej advertoriale te ndryshme per kompanine time dhe cdo projekt fillon me pyetjet: si mund te krijohet nje advertorial i suksesshem?  Si matet suksesi i nje advertoriali?  Pse advertorial dhe jo ad (reklamim)? Po e filloj me pyetjen e fundit.  Advertoriali dhe reklama kane te njejten qellim: rrisin [...]

2 Komente

Faleminderit per temen.

Personalisht e konsideroj advertorialin si nje mjet reklamimi qe ne raport me impaktin me lexuesin eshte me simpatik, me i sinqerte, me i besueshem, me i kuptueshem dhe qe perfaqeson te ardhmen e reklamimit persa i perket mediave te shkruara.

Per me teper mendoj se edhe reklama e fshehur deri me sot do te dali ne drite te diellit dhe ne do te vazhdojme qe te informohemi me ane te leximit me teper se sa me ate cfare ndodh, me ate qe ne terma produkti, ndodh perreth botes. Praktikisht ashtu si edhe sot, persa i perket shumices te revistave femerore te pakten.

Kjo ngritje e nivelit te sinqeritetit ne raportin prodhues-klient, qe nenkupton nje konsiderim jo infantil te klientit, nje komunikim "pa dorashka", si edhe nje trajtim tashme si nje i rritur te cilin nuk kemi me nevoje apo nuk mundemi ta genjejme, por vecse duhet ta informojme, eshte dhe do te jete dhe pika kryesore e forces se advertorialeve ne te ardhmen.

Olsi, 

Them se ne disa pjese te pergjigjes tende i referohesh keqkuptimit qe ka publiku per reklamimin dhe marketingun ne pergjithesi.   Reklamimi me genjeshtren jane dy gjera krejtesisht te ndryshme.  Sigurisht ka plot kompani qe genjejne dhe e quajne kete reklamim/marketim.  Kjo denohet me ligj! 

Niveli i sinqeritetit varet krejtesisht nga ligjet ne pushtet per te mbrojtur te drejtat e klienteve.  Nqs ligjet nuk ekzistojne, nje pjese e bizneseve per nje arsye ose nje tjeter do trillojne, hiperbolizojne ..etj, ne kurriz te konsumatorit.  Pra them se eshte rritur vigjilenca ndaj genjeshtres dhe jane forcuar ligjet e konkurrences se drejte, dhe jo qe eshte rritur niveli i sinqeritetit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).