Pas ngjarjeve të datës 21 Janar, u panë të shpreheshin shumë njerëz të shtypit mbi to, edhe shumë komentues të thjeshtë. Një shprehje që më bëri përshtypje në arsenalin e të thënave të tyre, ishte kjo: mish për top. E shikoj të shprehur dhe të rishprehur shumë herë, prej disa analistëve të njohur në tregun e mediave. Më bën përshtypje lehtësia e të shprehurit e një thënieje të tillë e cila duket të jetë shumë makabre. Mish për top.

Është normale, (brenda kufijve të normalitetit) që beteja politike të konceptohet si njëmend e tillë, si betejë. Me të gjitha të dhënat e saj. Duke filluar që nga përplasja e ideve dhe mendimeve për të vazhduar tek gjuha e nxitjes së dhunës, retorika e fortë, deri në përplasjen e formave më të dhunshme si demonstrimet në rrugë.

Në një vend demokratik, ndodhemi gjithashtu në kufijtë e normalitetit kur njerëzit mblidhen në të drejtën e tyre për të protestuar mbi diçka. Kjo është e drejtë e njohur madje prej konventës së të drejtave të njeriut. E drejta për tu tubuar dhe protestuar (demonstruar) gëzim apo pakënaqësi, ndaj arritjeve apo shkeljeve të regjimit.

Ndodhemi gjithashtu brenda kufijve të normalitetit të gjykojmë mbi një tubim apo protestë (demonstratë) të arsyeve pse po ndodh. Gjykimi i kujtdo që do të japë arsyet pse ndodh diçka, është i lejueshëm, madje për mendimin tim, duhet stimuluar.

Çka është e paarsyeshme, jo normale, e egër dhe makabre, është konsiderimi i një forme proteste si diçka kaq anormale, të egër dhe të dhunshme sa të justifikojë humbjen e jetëve njerëzore. Sepse pikërisht ajo shprehje, “mish për top”, këtë gjë bën.

Të thuash me lehtësi madje që protestuesit u çuan si “mish për top” , do të thotë të justifikosh dhunën, do të thotë të trembësh forma demonstrimi të cilat janë normale në një vend demokratik. Do të thotë të instalosh kulturën e frikës.

Më lejoni të bëj një testim: Dua të pyesin veten të gjithë ata që përdorin këtë shprehje mesjetare, se sa e lejueshme u duket përdorimi i armëve të zjarrit me plumba të vërtetë, ndaj një proteste civile?

Sa e justifikueshme u duket më pas që këto armë të shkrehen, dhe TË VRASIN në mënyrën që u bë dhe që e pamë të gjithë?

Dhe në rast se ju kauzën e demonstratës e quani të padrejtë, a mund të bëhet një dallim cilësor midis humbjes së jetës të personave që morën pjesë aty, me persona të tjerë, të cilët luftojnë për një kauzë që ju e quani të drejtë?

A mund të thuhet për dikë, ndër të tjera bashkëkombasin tonë që për arsyen e vetme se vajti në protestë, jeta e tij shkoi “për lesh”, apo “dhjamë qeni”?

Kujtesë: Ndodhemi në vitin 2011.

5 Komente

E lexova Jul. Ajo puna e "mishit per top" dikur shprehte nje situate reale beteje (napoleonike, thuhet). Kembesoria ishte "mish per top" ne betejat ku perdorej artileria. E kuptoj mllefin tend. Mua me mllefos perdorimi i pavetedijshem i fjales "turme".

Arti modern i luftës, Fin, ta kërkon që artileria godet e para, për t'i hapur rrugë këmbësorisë më pas. Artileria godet, pastron terrenin dhe këmbësoria ndërhyn më pas.

Kështu avancojnë trupat, ripozicionohen dhe fitojnë terren.

***

Flasim për terma luftarakë! Ndërsa ajo e 21-shit, ishte PROTESTË CIVILE.

Është turp, prej analistëve demek mendjehapur dhe me mendësi evropiane, të përdorin terma MESJETARË lufte.

Megjithatë, shkrimi nuk ka përfunduar. Ka dhe një pjesë të dytë.

 

 

Perse duhet te te mllefos perdorimi i pavetdijshem i fjales Turme. Turma pershkruan nje grumbullim njerzish, nuk ka konotacion negativ. Apo pavetdijshem na trembin turmat, se na bejne te humbi individualizmi dhe origjinaliteti..Termin mish per top arrij ta kuptoj pse mllefos, se shkurajon ne njefare menyre cdo trup qe perpiqet te kundervihet dickaje..Kjo mllefosje me ben te dyshoj per nje pasiguri ne ate qe mllefoset..

kot tani , se shkrimet e tuja nuk i lexoj smiley

por u habita kur kot pashe ket sot ,

kot fare ky sistemi i penarit smiley

 qe shkrut do te ishte nje pyetje retorike

 

Perse, te protestosh kunder berishes, ke probabilitet te madh qe te vritesh?

 

pasta mund te shtojme

A eshte e pranueshme kjo dhe a i ben, kjo lloj vetedije, fajtore ata qe protestojne?

Si quhet ne shqip 

"Stockholm syndrome"

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).