nga Paul Celan (1920-1970)

Corona

Nga dora vjeshta gjethin e vet ma bren; jemi
miq.
Ne ua qërojmë arrave kohën dhe e mësojmë
të shkojë:
koha kthehet mbrapsht në lëvozhgë.

Në pasqyrë është e dielë,
Në ëndërr po flihet,
Goja drejt po flet.

Syri im zbret tatëposhtë tek seksi i të dashurës,
ne shohim njëri-tjetrin,
ne themi fjalë të errëta,
ne duam shoshoqin si lulëkuqe dhe kujtesë,
ne flemë porsi verë nëpër guaska,
si deti në rrezen e gjaktë të hënës.

Ne rrimë të përqafuar në dritare, ata po na shohin nga rruga:
është koha ta dinë!
Është koha, që gurit t’ia këndet të lulëzojë,
që shqetësimi një zemër të ketë, që rreh.
Është koha, që koha të vijë.

Është koha.

(nga: Lulëkuqe dhe kujtesë, 1952)

përktheu: a priori

Corona

Vjeshta prej dorës sime qëmton gjethen e vet: tash jemi miq.
Arrave ia zhvoshkim kohën dhe e mësojmë
të ecë:
Koha kthehet prapë në lëvozhgë.

E diel në pasqyrë
Gjumë në ëndrra
E vërteta del nga goja jonë.

Mbi seksin e të vluarës sime më shkasin sytë
Sho- shoqin vështrojmë
fjalë turbulluese shkëmbejmë
Dashurohemi si lulëkuqja e mbamendja
Flemë si vera në guaskë
Si deti nën hënën e përgjakur.

Pushtuar rrimë në dritare, gjindja nga udha na vështron:
erdh koha ta dinë!
Është koha që guri t’këndellet n’lulëzim
që dhimbja një regëtim’ zemre të ketë
Është koha t'piqet koha.

Është koha.

përktheu: Ana H.


Corona

Vjeshta ha gjethet e veta prej dorës sime: u bëmë
miq.
Duke ia hequr kohës guackën, e mësojmë të ecë -
koha kthehet në guackë.
Ditë në pasqyra,
gjumë në ëndrra,
buzët nuk rrejnë.
Vështrimi im rrëzohet në ijet e së dashurës -
ne prehemi në heshtje,
ne diç dërdëllisim,
ne e duam njëri-tjetrin, si kujtesën dhe lulëkuqet,

ne flemë si verëra të harruara,
si deti nën hënë të përgjakur.
Qafuar rrimë në dritare, në rrugë njerëzit shqyejnë sytë:
Erdh koha ta dinë!
Erdh koha të mësohen gurët të lulëzojnë
dhe zemrat të treten në brengë!
Erdh koha, që koha të vijë.
Erdh koha.

përkthyer nga : Agron Tufa

Teksti origjinal

Corona

Aus der Hand frißt der Herbst mir sein Blatt: wir sind Freunde.
Wir schälen die Zeit aus den Nüssen und lehren sie gehen:
die Zeit kehrt zurück in die Schale.

Im Spiegel ist Sonntag,
im Traum wird geschlafen,
der Mund redet wahr.

Mein Aug steigt hinab zum Geschlecht der Geliebten:
wir sehen uns an,
wir sagen uns Dunkles,
wir lieben einander wie Mohn und Gedächtnis,
wir schlafen wie Wein in den Muscheln,
wie das Meer im Blutstrahl des Mondes.

Wir stehen umschlungen im Fenster, sie sehen uns zu von der Straße:
es ist Zeit, daß man weiß!
Es ist Zeit, daß der Stein sich zu blühen bequemt,
daß der Unrast ein Herz schlägt.
Es ist Zeit, daß es Zeit wird.

Es ist Zeit.

(aus: Mohn und Gedächtnis, 1952)


E recituar nga autori : http://www.youtube.com/watch?v=X25-IDqiC5k


57 Komente

wir lieben einander wie Mohn und Gedächtnis,

"Duhemi si Opiumi me Kujtesen". Ky eshte kryevargu, se bashku me

Es ist Zeit, daß es Zeit wird.

"Eshte koha te behet Kohe"

 

Perkthimi i Tufes "ne e duam njëri-tjetrin, si kujtesën dhe lulëkuqet" eshte komplet jashte orbite.

Opiumi dhe kujtesa jane nje kunderthenie fenomenale qe deftejne mbi pakuptimshmerine e jetes si dhe pamundesine e te jetuarit te saj. "Mohn" nuk ka te beje me lulekuqen si te tille, por me nenproduktin e vet, drogat qe rrjedhin prej saj.

Po keshtu perkthimi prej Tufes si: "Erdh koha, që koha të vijë" edhe pse ne mendimin tim eshte 1/2 i pranueshem, jep shume dobet idene paralele biblike "te behet Kohe".

Dy vatrat inkandeshente te poezise te dhena vaket ne perkthim. Keshtu i bejne perkthimet (te pakten nga gjermanishtja) keta? Me norme? smiley

...dhe : "Der Mund redet wahr" është përkthyer nga Tufa me "buzët nuk rrejnë", që e deformon kuptimin, pasi ky do qe: 1. Goja profetizon dhe 2. Goja flet të vërtetën. Gjithashtu "shqyejnë sytë" për "zusehen"  apo "duke ia hequr kohës guaskën" është po ashtu gabim, pasi "nuss" nuk ka si të jetë "guaska". Sidoqoftë Tufa është përpjekur të bëjë një përkthim të lirë e "për të folur drejt" duhet thënë se Celan është tepër i vështirë e hermetik, ndoshta i pamundur për t'u shqipëruar saktë.

 

po ashtu "wir sagen uns Dunkles" mund te jete c'te duash, por jo "derdellisim".

Per "Nuesse" them se shkon fjala "levozhge". Sidoqofte, me duhet te them qe shqipja nuk ka (mesa di une) nje fjale qe ti pergjigjet drejtperdrejt, sikurse anglishtja me "nuts".

Po, por problemi është se fjala "Schale", lëvozhgë, vjen një rresht më poshtë në një kuptim të ri.

Ne analogji me arren, mbase "qerojme kohen nga levozhga" dhe pastaj koha kthehet prape ne levozhge. Vetemse kjo Schale eshte pak e sikletshme si cdo fjale dykuptimshme. Celan i ka qejf keto enet e sheshta. Shiko cfare thote tek Wasser und Feuer:

sie wäscht sie mir rein von der Zeit:    
Totes Silber, leb auf, sei Schüssel und Napf wie die Muschel!

smiley

 Po. Si dhe "ijet e së dashurës" për "Geschlecht" ... 

Well, nuk di pse ajo lirshmeri mu duk e pranueshme, edhe pse way off.

Do isha kureshtar të lexoja variantin tënd të vjershës, natyrisht nëse ke kohë e muzë. Mendoj se, për një lexues që nuk e zotëron gjermanishten, mënyra e vetme për t`iu qasur Celan-it janë shqipërime nga këndvështrime të ndryshme.

Ndoshta e bej; te shohim.

Me qe ra fjala, me ben shume pershtypje folja "fressen" ne gjermanisht, e cila ne kuptimin e vet me te perdorshem i atribuohet vetem kafsheve.

Nderkaq, them qe Celan-i eshte i veshtire per cdo gjerman mesatar. Imagjinoj habine e dikujt te tille kur sheh fjaleformime si "himmelts" apo "sternts" apo "Feuerumsonnte".

 Figura më duket e tillë: koha që të ha në dorë siç të ha lepuri apo qeni apo macja, ndaj "fressen" (pastaj, jemi miq). 

ja dhe varianti anglisht.

Corona
Autumn eats its leaf out of my hand: we are friends.
From the nuts we shell time and we teach it to walk:
then time returns to the shell.

In the mirror it’s Sunday,
in dream there is room for sleeping,
our mouths speak the truth.

My eye moves down to the sex of my loved one:
we look at each other,
we exchange dark words,
we love each other like poppy and recollection,
we sleep like wine in the conches,
like the sea in the moon’s blood ray.

We stand by the window embracing, and people
look up from the street:
it is time they knew!
It is time the stone made an effort to flower,
time unrest had a beating heart.
It is time it were time.

It is time.

Translated by Michael Hamburger

 

Do kthehem prape, me  vone.

 

1. E kam kohen me pikatore sot, por ja vargjet  e para.

Vjeshta, nga dora ime gjethen e vet qemton: tash jemi shoke.

Arrave ia zhvoshkim kohen dhe e mesojme te ike

koha serish kthehet ne levozhge.

 

Akvll, edhe une te njejtin perfytyrim si ty pata, prandaj kam perdorur fjalen "shoke" dhe jo "miq", si te vegjlit qe kur lepurushi ha nga dora e tyre thone "u beme shoke tani".

 

p.s. Torno su'bitooo! ( nuk kuptohet qe eshte ke Olio dhe Stelio kjo, po nejse... smiley

 ... e pashë edhe njëherë e bëra ca ndryshime të vogla.

"sërish" nuk do të thoja, as "qëmton". "Zhvoshkim" më pëlqen. "Shokë" është mirë, por kjo fjalë ka marrë për dreq, si në gjermanisht, ashtu edhe në shqip, nënkuptime dytësore nga socializmi.

Mirë do të qe, sikur shkrova më sipër, të kishim disa përkthime për poezitë e Celan-it. Variantet që do të hidhen këtu, e ndoshta gjejmë ndërmjet më të pranueshmin, do t'i vendos pastaj edhe në blog.

Falemnderit "shokë" për ndihmën. smiley

 falemnderit ty!

Te te shpjegoj pse perdora qemton. Nuk eshte ne kuptimin e pare te fjales, kerkon, rremon. E ke parasysh pulen qe cukit barin ose dhe lepurin qe si te thuash "zgjedh ushqimin", ose dhe nje femije i vogel qe nuk ha mbare por cika-cika, e i bertet gjyshja "Mos qemto recelin lart e lart, kafshoje buken te gjithe".

ideja eshte qe koha bren (sic e ke bere ti) pak e nga pak cdo gje, mbase ajo "qemton" eshte me poetike se c'duhet, ose varet dhe nga kuptimi qe i japim ne, qofte dhe arbitrarisht ( sic mund te jete ne rastin tim).

Kurse per "shoke" as me vajti mendja fare tek soc-realizmi, me thene te drejten. Po kjo varet teresisht nga kendveshtrimi qe i perceptojme gjerat. Une sado te "plakem", po gjuhen e femijeve do t'perdor... "mire, ty s'te pelqeu qemton, por une prape t'kam shok" smiley

Në vend të qëmton, do ishte më e bukur fjala bren (nga brejtja, brejtësi).

Corona

 Prej dorës sime vjeshta ha gjethet e saj: jemi bërë shokë*. 

E qërojmë arrën e kohës dhe i mësojmë të ecë:

koha kthehet në lëvozhgë.

 

Në pasqyrë është e djelë,

në ëndërr, flihet gjumë,

goja thotë të vërteta. 

 

Syri më ngjitet në seksin e të dashurës:

shihemi,

flasim për hijet, 

e duam njëri-tjetrin si opiumi*dhe kujtesa, 

flemë si vera në guacka, 

si deti në rrezen e përgjakur të hënës.

 

Ne rrimë përqafur në dritare, na shohin prej rrugës:

ka ardhur koha ta marrin vesh!

Ka ardhur koha që guri ta ndajë mendjen të lulëzojë, 

që shqetësimit ti rrahë zemra.

Ka ardhur koha të vijë koha.

 

Ka ardhur koha.

 

Përkth. nga origjinali : dora vetë. 

 

*Mirëmëngjes Ana H : )

**tm e emigrantit

Po, po, jemi shok' smiley

 

 flemë si vera në guacka, 

C`u be fjala e bukur shqip xhixhivalle ? smiley

Poshte disa germa te alfabetit ! Rr, V, L etj etj  smiley

 Fjala e bukur shqip xhixhivalle ka në kokën e përkthyesit një konotacion pakëz humoristik të shkaktuar nga përsëritja e rrokjes xhi dhe nga kujtimi i xhixhilesë.

Liri popullit! smiley

 

 ...xhixhillike smiley

Vjeshta pertyp prej dores time gjethet e veta: tash jemi miq

........................

Syte u gremisen  ne seksin e te dashures   smiley

 

           Shumë , mundohen të “bymejnë kohën”. Disa e shpërdorojnë , hapur fare, kohën, pasi  nuk e dinë që ajo për cilindo është e limituar. Kurse jo pakë besojnë në diçak që mund ta arrijnë “në një kohë” të caktuar.Ja si  Z.Tufa, që sjell antiteza lidhur me kohën,(erdh koha,  që koha të vij&eumlsmiley pa e kuptuar se kur kthen njeriu kokën pas, vren se e gjithë koha, që ka kaluar, ka mbetur në të njejtin vënd. Mund ta përfshijë me një shikim të vetëm.Sepse nuk mund të ketë intervale të gjata, brënda një realiteti, i cili në tërësinë e vet…mbetet  shumë i shkurtër.Aqë sa e gjithë koha, që përbën krejt jetën tonë është vetëm…. “Një pikë”!

  Megjithkëtë, edhe pse vërtetë “Një Pikë”, është prapë shumë.-Pse ?-do pyesi dikushi.

 Sepse, këtë pikë aqë të vogël, Zoti/Natyrë , e ka ndarë, duke i dhënë pamjen e një kohe disi më të gjatë.

   Ka ndarë  foshnjërinë, fëmijërinë, rininë, moshën e pjekurisë dhe…..(që më mirë të mos e kishte dhën&eumlsmiley pleqërinë. Sa shumë ndarje për një pikë të vetëme !

  Cilën nga këto mund të zgjedhim? Asnjërën !

    Dhe  me sa shume lot  e shqetesime eshte e  mbushur kjo virane kohe, qe na eshte caktuar! Frika (nga vdekja), semundja, vitet e”luleve”, vitet “djerre, vitet e ikura koti, gjysma  gjume,  lodhjet, rrisqet, zite, e plot te tjera.Qe te gjitha keto na bindin se edhe nje jetw  mw e gjatw, koha qe shijojmw  wshtw shumw shumw e shkurtwr.

> >

“….Erdh koha ,qe koha te vije….” ?

Erdhi koha  apo Eshte koha ?

Erdhi koh`e arberit...(rrethanat e jashtme percaktojne vullnetin per te bere dicka )

Eshte koha te duhemi (vetedija jone i jep formen e vet kohes ..)

 Ja si  Z.Tufa, që sjell antiteza lidhur me kohën,(erdh koha,  që koha të vij&eumlsmiley pa e kuptuar se kur kthen njeriu kokën pas, vren se e gjithë koha, që ka kaluar, ka mbetur në të njejtin vënd...

Zoti Tufa thjesht ka bërë përkthimin e Celan-it grava, nuk ka sjellë gjë të vetën e këtu nuk ka asgjë për të kuptuar.

ah, ti je thesar me keto nderhyrjet smiley

 

Celan ka nje poezi shume te bukur  me rrjeta e peshq etj etj po qe nuk ia mbaj dot mend titullin

ups e gjeta me duket

ELOZH I LARGËSISË

Në burimin e syve të tu
si detra dallgësh plot stuhi,
lundrojnë rrjeta peshkatarësh.
Në burimin e syve të tu,
deti mban premtimn‘ e tij.

E unë hedh mes dallgesh
zemrën time rritur mes të gjallësh,
rrobat e trupit e verbimn’ e një betimi :
Në fundin e zi të thellësirës,
Ndihem dhe më tepër lakuriq.
E kësaj here jo renegat po besnik
se unë jam ti, kur unë jam unë.

Në burimin e syve të tu
unë humbas toruan,
ëndërroj të plaçkis.

Një rrjetë u pleks me një tjetër rrjetë :
Dhe po u ndamë, s'do shqitemi kurrë.

Në burimin e syve të tu të larmë,
një i varur në grykë shtrëngon litarë ...

Perkth. V.Qesari

Në syrin tënd ka hyrë

Në syrin tënd ka hyrë
arratia që u ep udhë pyjeve:
duke u vllazëruar me çdocilin vështrim tëndin
ai mbufat sythin,
sythin e zi.
Përgjatë gjithë gjerësisë së qiellit u shtri qepalla e kësaj pranvere.
Përgjatë gjithë gjatësisë së qepallës tendoset qielli,
dhe poshtë, nën strehën e sythit
pas plorit ecën i Paraamëshueshmi,
ecën Zoti.
O, ndjeje si kërcet tehu,
si cijat duke u prerë
pas të gurëzuarit, të qashtrit,
të stërlashtit lot.

* * *

Numëro bajmet
Mblidhe gjithë vrerin e pagjumësisë tënde
Dhe shpallmë llogarinë:

Memzi hape sytë ndaj të gdhirë
Në orët kur askush nuk të sheh,
Vështrimin tënd pata kërkuar
Dhe mendimet e tua të fshehta të vesës
Në shtëmbat e mia të vagullta
Mblodha

Aty ti përftove
Emrin tënd të vërtetë;
Vetvetja jote u bëre.
Fjala ime rrahu me çekiç
Arkitraun e heshtjes tënde
Dhe tek ti flatroi;
Duke dhënë shpirt në rrugë, ty për supesh të përqafi,
Dhe ju të vetëm brodhët përmes natës.

Numëroji bajamet,
Kthema hidhësirën.

Perktheu:A.Tufa

uhh kete te bajameve po kerkoja dhe s'e gjeja

flm spiro smiley

asigjo flori smiley

Ok, ja dhe varianti im: Ka vend per permiresime, madje jane nja dy gjera qe i kam me dyshim, po s'i kam ezauruar ende me veten time. Por nejse... deri ne nje variant te dyte a te trete:

 1 problem: Kemi ne shqip nje fjale tjeter per "seksin e te dashures"...( jo ato fjalet e turpit, ok? smiley )  po per dreq, nuk me bie nder mend tani e s'kam as libra verdalle, ku mund ta gjeja.

 

Vjeshta prej dorës sime qëmton gjethen e vet: tash jemi miq.

Arrave ia zhvoshkim kohën dhe e mësojmë

 të ecë:

Koha kthehet prapë në lëvozhgë.

> >

E diel në pasqyrë

Gjumë në ëndrra

E vërteta lace wsmileyt="on">tate wsmileyt="on">deltate>lace> nga goja jonë.

> >

Mbi seksin e të vluarës sime më shkasin sytë

Sho- shoqin vështrojmë

fjalë turbulluese shkëmbejmë

Dashurohemi si lulëkuqja e mbamendja

Flemë si vera në guaskë

Si deti nën hënën e përgjakur.

> >

Pushtuar rrimë në dritare, gjindja nga udha

na vështron:

erdh koha ta dinë!

Është koha që guri t’këndellet n’lulëzim

që dhimbja një regëtim’ zemre të ketë

Është koha t'piqet koha.

> >Është koha.

 

p.s. Shume faleminderit, se vertet perkthej perdite, po nuk e kisha kuptuar qe me qenkesh kthyer ne pune. Kisha kohe qe nuk perktheja me kete pasion e deshire qe e kam bere kete sot. Tani, po dal te pi nje cigare... smiley

 ps...2  Tufa me kete derdellit - ia ka mbytyr kot.... fjalet e erreta qe fliten ne shtrat nuk jane derdellitjet ( e Tufes) jane fjale intime, ne dac dhe fjale dashurie, te turpshme ne cdo vend tjeter, pervecse ne shtrat.

p.s. .... nuk e di dhe sa p.s. te tjera mund te ve pas kesaj, por po e mbyll gojen me kaq tani per tani... smiley

Falemnderit për mundin që more Ana H. Përkthimi është shumë i këndshëm. Të "vodha" fjalët : zhvoshkim dhe sho-shoqin. Nëse i ke me copyright më shkruaj dhe i heq prapë. Nuk qeshë dakord në disa vende si: kthehet prapë, e vërteta del nga goja jonë, hënën e përgjakur, regëtim. Si edhe me daljen nga skema e përsëritjes të fjalës ne, që theksohet nga autori.

 

 

 

 Shaka ishte kjo e kopirajtit? smiley>>

nuk e di ne kam dale nga skema, sepse ne shqipe kuptimi rrjedh fare mire permes zgjedhimit te foljes, dhe ne perkthimin tim, peremri vetor vetem sa e bente vargun me te zgjatur e me humbiste ritmin e brendshem te poezise dhe metrika e vargjeve sikur me calonte.  

Shikoji pak dhe keto vargjet:

ne shohim tjetrin,
ne i flasim errët,

nuk e di si eshte ne gjermanisht, por nga dy variantet e tjera del "shohim njeri-tjetrin ne sy" ose pa humbur variantin tend "Ne shohim tjetrin ne sy". 

Në gjermanisht është: "wir sehen uns an", që është thjesht "ne shikohemi, kundrohemi, vështrohemi " etj. por nuk theksohet "në sy".

Përkthimi yt më pëlqeu. Do të doja ta publikoja në blog, nëse ti pranon. Po qe se po, më dërgo të lutem versionin final me mesazh ose këtu, si edhe emrin me të cilin do që të publikohet.

 

 Hemm, une ne fakt doja te te kerkoja leje ta publikoja tek blogu im... Po s'ka gje, vere tek yti. thjesht Ana  smiley

E bëjmë kështu: ti publikoji tek yti dhe ne i publikojmë poashtu. Më mirë fare do të qe të bënim një blog posaçërisht për Celan-in, por kjo do të kërkonte shumë punë.

 Shume mire. Per Celan-in s'te ndihmoj dot, se jo gjithnje kam kohen e duhur, packa deshires se mire. 

Me perulesi kerkesa per nje perkthim te Todtnauberg nqs keni kohe a deshire. 

Nuk e di ne eshte perkthyer ne shqip. 

Per vargun e pare propozoj foljen "cimbit". S'di ne eshte e veshtire per t'u kuptuar prej te gjitheve, por - them - jep pikerisht idene e gjethes qe e hane krimbat pak nga pak. Me falni se s'ka kohe te lexoj komentet mesiper e ndoshta ndokush e ka ofruar si zgjidhje me pare.

 Ne versionin e pare e pata bere "bren", pasi asociova edhe une kohen me krimbin, thelpinjte e qe kthehet perseri aty. Ndoshta duhej ta lija ashtu. 

 po, them se po.

 

Ana H , i kendshem perkthimi yt. Ca fjale me bejne te vdes nga kenaqsia dhe ca me  nxjerrin jashte kohe.

1.Vjeshta prej dorës sime qëmton gjethen e vet: tash jemi miq.

 

QEMTON dmth perzgjedh  mes shume gjethesh kurse ketu kemi: gjethen e vet.Nje gjthe, laj thaj, nuk ke ca me qemtu. smiley

2.Arrave ia zhvoshkim kohën dhe e mësojmë

zhvokshim apo xhvokim  xhveshim ? s`jam i sigurt.

 

 

3.E vërteta del nga goja jonë./

Variani Tufes me duket me me kuptim (buzet nuk na mashtrojne )

Ps: varianti italisht perseri me duket interesant: la boca fa profecia

 

4.Mbi seksin e të vluarës sime më shkasin sytë-

e vluara-baah, me kthen shume mbrapa, me tingellon e nxjerre nga sepetet kjo fjale.

5.Sho- shoqin vështrojmë

fjalë turbulluese shkëmbejmë

( kjo turbulluese me duket shume e pershtatshme me kontekstin )

 

6.Dashurohemi si lulëkuqja e mbamendja (mbamendja c`kuptim ka?? )

Flemë si vera në guaskë

Si deti nën hënën e përgjakur.

 

7.Pushtuar rrimë në dritare, gjindja nga udha

na vështron:

erdh koha ta dinë!

Është koha që guri t’këndellet n’lulëzim

(gjindje-perseri mua nuk me tingellon mire. Variantet e tjera perdorin :njerzit na veshtrojne/Krijohet pershtypja sikur aty njerzit kane qendruar dhe shofin spektakel. Besoj jane kalimtare qe kthejne koken..

Erdh koha/Eshte koha E kam shtruar si pyetje edhe me lart. A ka nje nuance kuptimore qe i dallon? I ke perdor te dyja format (erdh/eshte )

kendellet-me pelqen shume.


8.Është koha t'piqet koha.

 Është koha.

Ketu sikur ka nje penelate filozofike. Emigranti dic kishte per te thene lidhur me kete luajtje me kohen.

PS: mos i mer si vrejtje serioze por si nje lexim serioz te dickaje te perkthyer nga ty . smiley

 

 falemnderit, spiritus. smiley

tani, me radhe: ideja ime gjate perkthimit ne pergjithesi dhe vecanerisht ne perkthimin e kesaj lirike eshte t'i avitem sa me afer frymes se kohes kur eshte shkruar, ndaj kam shpluhurosur sepetet e fjaleve dhe ndaj nuk me dukej e pershtatshme dikotomia "seksi dhe e vluara", qe e kam shprehur me lart.

Mbamendja eshte kujtesa, qe mua me pelqen jashte mase si fjale. 

Zhvoshk, zhvishem jane me "zh", jo me "xh". 

Erdh koha/ eshte koha/ ka ardhur koha - Mua me duket se te treja format jane "tani" e "tashme" , nuk ka rendesi e shkuara, as e ardhmja, ajo qe ndodh ne kete cast eshte e rendesishme. 

Lexova dhe ca gjera te tjera interesante per kete poezi, sepse me beri pershtypje titulli qe ne te gjitha gjuhet ishte lene i pandryshuar. 

 

Corona was Paul Celan's last poem written in Vienna in 1948, before he left for Paris. Though the war was over and the Nazi's had pulled out of Austria, Vienna was not comfortable for Celan and other refugees pouring in from the east. Romania was back under Russian control at the time. In his commentary on Corona, John Felstiner points out the influence of Rilke. The autumn in Corona comes after Rilke's Autumn Day (1902) and elegiac Autumn in which Rilke evokes a greater presence, beginning with: 'Lord: it is time. the summer was immense' and 'the leaves are falling, falling distantly,... And yet there is still One who holds this falling/unending and gentle in his hands.'

 

Felstiner points out that 'after two wars, what's missing is the word Herr (Lord)'. There is no God immediately present for Celan, only a plea. Further deconstructing Corona, Felstiner writes about diptychs and divided meanings: 'the word Corona suggests Christ's crown of thorns and a new time come round. The lovers' union has a civic dimension—"it's time people knew!"—and a prophetic one as well: "It's time the stone consented to bloom." For Celan, who shoveled stones at forced labor and could not give his parents a gravestone, "stone" already stood for mute grief. If a stone is to bloom, then there must come—to borrow from "Late and Deep" written shortly before—a "wind blast of conversion".' (Paul Celan: Poet, Survivor, Jew by John Felstiner)

http://wiesedruck.com/books/mohn/

Nuk mbaj mend se c'do thosha tjeter, por ketu jemi. smiley

Flm Ana H  per shpjegimet. smiley

per spiritusin, per pjesen e sjelle "ne syrin tend ka hyre":

Origjinali per strofen e pare vetem, vijon.

Aufs Auge gepfropft    
ist dir das Reis, das den Wäldern den Weg wies:
verschwistert den Blicken,
treibt es die schwarze,    
die Knospe.

gepropft eshte "ka ngecur" , "eshte bllokuar". Pra, ne shqipe sa me literale:

"ne sy i ngecur te eshte shtegu, ai qe pyjeve udhen u defteu:"

"verschwistert den Blicken" ka te beje me shtegun "das Reis", i cili eshte "i vllazeruar shikimeve", dmth shume shtigje te ngjashem ne shume shikime = "Blick" (vezhgime, kontemplime); den Blicken eshte dhanore shumesi i "Blick".

treibt es die schwarze --> perseri "es" peremer vetor qe deften shtegun (das Reis), pra gjthnje ai shteg qe grah te zezen; tani die schwarze ka nje problem, pasi nuk shfaqet si emer (kjo do kerkonte nje "S" kapitale), por si mbiemer i nje emri femeror qe nuk jepet, pra "die schwarze X".

Se sa afer ose larg kuptimit fillestar eshte perkthimi i strofes i dhene si:

Në syrin tënd ka hyrë
arratia që u ep udhë pyjeve:
duke u vllazëruar me çdocilin vështrim tëndin
ai mbufat sythin,

kjo eshte nje gje qe secili e gjykon ne te tijen. Vetemse peremri "ai" ne rreshtin "ai mufat sythin" te fut ne ca siklete moskuptimi.

Em, eshte i A.Tufes perkthimi.

Une isha kurioz per me sqaru permbajtjen kuptimore ne gjermanisht te  vargut te fundit te Corona-s (perkthimet variojne : Eshte koha te behet kohe /koha te jete/koha te vije/koha te piqet ?? )

Flm paraprakisht.

Po, e dija qe ishte i tufes.

sa per vargun e fundit te Corones, "es ist Zeit, dass es Zeit wird" perkthimi qe i bie me ne zemer - kjo sipas meje, qe s'jam i zanatit - eshte: "Eshte koha qe te behet Kohe".

Kjo tregon qe para atij casti ka patur ngrirje, nuk ka levizur koha, ose c'ka ndodhur nuk meriton te quhet Kohe". Tani se c'eshte koha si definim, kjo eshte tjeter pune dhe nuk eshte tema ketu per ate gje.

Ja dhe nje vari-ant tjetër smiley

 CORONA Light

Vjeshta na rrëzon gjethet nga hallatet, shaka miqesore.>>

Vrasim kohën duke thyer arra>>

Koha ka arrën, edhe gurin.>>

> >

E dielë, ditë xham fare, >>

Për fare ikën ëndrra nga gjumi.>>

Ia them copë.>>

> >

Ia ngul sytë gopit të putankës>>

Nuk jam i muhabetit>>

Mezi lidh dy llafe>>

Kujtohem dhe them “Të dua Manushaqe!”>>

> >

Flemë si midhjet, eshte pika e zhegut>>

Gjumi deti, të thellë, si nën hënë të kuqe, >>

Djegur prej dielli i fryjmë edhe hënës, ndaj>>

> >

Lakuriq rrim n’dritare, njerëzia shqyejnë sytë>>

Le ta dinë. Si ka ardh koha>>

as na rruhet fare.>>

> >

Eshte kohë e nxehtë, guri gati squllet>>

Harbohen zemrat, çdo gjë në kohë të vet>>

Dhe koha në të sajën.>>

 

fh, je mjeshter ant-anti smiley.

kaqopakgjë e bejm per shoqnin smiley

nejse, me pelqeu prurja me disa variante, bravo pruresit.

te pacim e t'u shtofte inati me shoqnin smiley.

Shakate menjane, Celan eshte i vecante, dhe pruresin e kam falenderuar ne heshtje.  Une e kam lexuar ne anglisht.  Kush e di c'kam humbur ne perkthim ...

edhe mua me pelqyen prurja dhe interpretimet diverse, minus konotacionet. Siq edhe e dini, nuku jam shume i gjithditshem me lexime. Ndjese smiley

ps. nuk e redaktoj dot më.

C'i kishe ato fjalet e fundit? smiley

Celan e kam lexuar me nxitje, apo sebep jo letersie.  S'thone kot, rroft sebepi.

Te pershendes me Night Ray, shoku smiley  (duke pyetur serish veten sa Celan ka humbur ne perkthim ...)

Most brightly of all burned the hair of my evening loved one:
to her I send the coffin of lightest wood.
Waves billow round it as round the bed of our dream in Rome;
it wears a white wig as I do and speaks hoarsely:
it talks as I do when I grant admittance to hearts.
It knows a French song about love, I sang it in autumn
when I stopped as a tourist in Lateland and wrote my letters
to morning.

A fine boat is that coffin carved in the coppice of feelings.
I too drift in it downbloodstream, younger still than your eye.
Now you are young as a bird dropped dead in March snow,
now it comes to you, sings you its love song from France.
You are light: you will sleep through my spring till it's over.
I am lighter:
in front of strangers I sing.

beautiful.

ndaj kur (t&eumlsmiley më pyesin çna duhet poeti, (do) u them se në kuptimin me te kulluar te fjales: poeti eshte ai qe ben lidhjet.

Vetm per ate ....Kohen...me duket e shpjegon me mire rasti Tef Palushit ne Shkoder .

Disa "bebusheve " qe e ngacmonin u tha

Lenie Tefen, e shkoni ne Shkolle , se ka ardhe KOHA per me u be shkolle , dhe po u be shkolle , keni per te met te tane ne Shkolle "

Me sa kuptohet Tefa flet per Kohen qe po behej KOHE , pra per pësoren e saj. Emi , me i qarte me duket !

KURORË

 

Nga dora ime e han vjeshta gjethin e saj: jemi miq.

Qërojmë kohën nga arrat dhe i mësojmë asaj me ecë:

koha kthehet nën lëvozhgë.

 

Në pasqyrë është e diel,

në ëndërr flihet,

goja flet drejt.

 

Syri im zbret deri te seksi i të dashurës:

shikohemi,

i themi sho-shojt gjëra të errëta,

duhemi njëri me tjetrin si lulëkuqja me kujtimin,

flemë si vênë në guaska,

si deti në vrushkullin e gjakut të hënës.

 

Rrimë përqafuar në dritore, na shohin nga rruga:

erdh koha e bota le t'a dijë!

Erdh koha që guri të mësojë me çelë,

që prej shqetësisë të rrahi zemra.

Erdh koha të jetë koha.

 

Erdh koha.

 

variant i Astrit Canit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).