1.
Fshat e tabiat, shtëpi e zanat. Nuk qeshë mësuar me shtëpi të madhe. Kur erdha nuse në Kapllanët e Gropovëthit, e pashë. Më çuditi sirà e punëve. Ka një dorë, “ka zot hauri”. Burrat nuk bëjnë ç’t’u dalë përpara, njëri merret me bagëtinë, një me arat, një me shit-blerje malli. Ç’hyn e del, terezinë e parasë dhe ilakatë i bën më i madhi, Hatemi. Një kafshatë meazallah se vete dëm. Në salltanete të kursyer. Toka blejnë sa herë që munden. I ujdisin, me ledhe e me tertipe, usta kanë Arifin që murin e bën si frëng.

Hatemi e pat të vështirë me të vëllezërit në krye; nopranë, që s’u gjendet dermani. Kur mori sefte shtëpinë në dorë, pas vdekjes së plakut Kapllan, Hatemin nuk para e dëgjonte njëri. Qëlloi që do martonin Ferruzenë me Ademin e Cergëve. Hatemi u tha të bënin davet të vogël. Jo, u hodhën të vëllezërit. Do bëjmë dasëm të madhe, vetëm një motër kemi. Nuk jemi pacakë. Jo bëhet, jo s’bëhet. Mirë, u tha Hatemi. Dhe lëshoi pe. U bë dasëm e madhe, si ajo punë. U thirr i madh e i vogël, i zi e i bardhë. Berihaj. U përcoll nusja. Të nesërmen ngrihen burrat të shkojnë në punë. Në Kapllanë janë shumë sherretë në sabah. Sikur do pëllcasë ndonjë luftë. Do gjendet një sebep për sherr. Ç’u bë kjo, ç’u bë ajo… pse s’u keni shtënë ujë hajvanëve se i përvëluat, ku janë litarët që lashë dje këtu, na duhen ca gozhdë… pse s’i keni prehur sqeparët, që iu preftë ai i Sipërmi, iu preftë… Mezi navasen. Atë mëngjes pas dasme vëllezërit shkuan të merrnin torbat me bukë me vete. Shohin torbat, torbat bosh. Ku është buka, u kreshpëruan. Aty doli Hatemi e u tha: ç’kishim, e hëngrëm dje. Tani shkoni hani koqet e Ademit!
Të dhëndrrit.
Nuk i kthejnë më llaf që atëhere.


2.
Isha në të parë. Siç është zakoni për nuset e reja që bëjnë vitin te burri. Çudi sa shpejt kaloi viti i parë nuse. I thashë Sulltanës, xhaxheshës, gati vërsnike me mua, që isha me barrë. E ke ndjerë gjallë? më pyeti. I thashë jo. Por nuk jam e sigurtë. U ngrita në mëngjes herët, siç bëj në Kapllanë. Qetësi e madhe, as sherr, as nerva, as ikje e burrave sikur ka rënë bomba. Babai Islam piu kafen që ia bëra unë. Ngadalë. E ke bërë të mirë, tha. Zura pastaj e fshiva gjithë shtëpinë, me rrënjë, mirë që s’mu zemërua Sulltana. Ajo ka qëlluar flori.

Në shtëpinë e të parëve njerëzit kanë më shumë kohë dhe nge, molloisin më shumë, e marrin shtruar. Dhe shesin ara, në vend që të blejne e t’i ndreqin me mure. Dhe qahen më shumë. Nuk ia kisha vënë veshin më parë kesaj. Pleqtë bëjnë muhabete që s’i dëgjon në Kapllanë. U kthye babai Islam nga Çorovoda. Bashkë me Tajar Çelën. Do këmbente ca duhan për ca karta cingari që Tajari i mbante në një kuti metali. U ulën… bjena nanjë raki, o Mine, thirri babai… pastaj, sipas zakonit, Tajari zu ta pyese babanë mbarë e prapë si ishte e si i kishte njerëzit; edhe pse kishin bërë dy orë rrugë në këmbë nga Çorovoda bashkë. Babai nga shok udhe u bë papandehur zot shtëpie e mikpritës. Dhe duhej përshëndoshur, si ishte vetë e të tijët e mirësetëgjeta. I dinin përmendësh pyetjet dhe përgjigjet, si tespie. Flisnin duke e marrë, jo duke e nxjerrë frymën, siç bën insani kur flet… Si ke qenë Islam? Miiirë (përgjigje me thithje ajri, si psherëtimë që hyn ngoje, dhe dorën tek zemra). Me shëndet? Me punë? Miiiirë. Fëmijën, vëllanë, gjithë ç’ke? Gjithë të dashurit? Miiirë. Gëzonem që ini mirë. Falemnderit. Po ti Tajar si ke qenë? Miiirë (përgjigje me thithje ajri, si psherëtimë së prapi). Me shëndet? Me punë? Miiiirë. Fëmija, vëllai, gjithë të dashurit? Miiirë. Gëzoj të ini mirë. Falemnderit. Të kemi miqtë. Pastaj pak qetësi që e kërkon dredhja e duhanit. Pastaj muhabete bujqësie, sa misër, sa grurë, sa gojë bëheni, sa muaj bukë, sa zahire, pse s’bëri ar’ e gjatë? E mbolla duhan vjet, prandaj, duhani e prish tokën, ku do e shpini bagëtinë këtë dimër… Pastaj babai për nja gjysëm ore mesele se si kishte ngrënë ca mëlçi me Shuaipin e Myftarëve, herën tjetër që kish qenë në Çorovodë. Pastaj pezmin e Ilas Cergës, që donte veresie një paqetë duhan në dyqan të Pasho beut. Dua një paqetë duhan, kishte thënë Ilasi. Posi, i kish thënë Pashua. Kaq lek bën. S’kam tani. Shënoje në defter. Jooo, ia kish kthyer Pashua, po s’pate ti për mua, s’kam as unë për ty. Ah o lek, vetëm mo më rënç edhe një herë në dorë, paskësh thënë Ilasi … dhe kishte ikur. Shiko, shiko… nc nc nc… ashtu ë?... Pastaj savitjen e Isuf Agos për Pertefin e Ladinëve që kish shkuar krushk veshur punë e madhe. O Pertef, o burra nxito t’i kthenç rrobat kujt ia ke marrë borxh ore, se po të kërkonin në shtëpi që më sabah ata botët… hë hë hë…

U bëra prapë kafe. U pëlqeu. Ke mësuar birinxhi në Kapllanë, thanë. Më erdhi mirë. Ndihmova pak nënën Emine që po bënte ca tërhànë. U ktheva. Babai Islam dhe Tajari prapë aty. Kishin grirë ca fleta duhani me çakije. U habita që po molloisnin përsëri historinë e Ilas Cergës. Këtë radhë pak më shkoqur, dhe pak më ndryshe nga hera e parë. Dua një paqetë duhan, thotë Ilasi. Posi, ia kthen Pashua. Kaq lek bën. S’kam tani. Shënoje në defter. Jooo, i thotë Pashua, nuk kam dalë për sadakà. Ah lek, o lek, në më rënç edhe një herë në dorë …


3.
U ktheva prapë në shtepinë time, në Kapllanë. Çdo shtëpi ka erën e saj. Bej habi pse? Laj sa të duash.

Nëna Mine u gëzua shumë për barrën time. Me një djalë, tha, dhe sytë i vanë nga çukë e Tomorit. E morën vesh grari e lagjes. Ose u ka thënë nëna vetë, ose e kanë pyetur, “a ka gjëkafshë Fizja”? Nëna po ashtu me pyeti a shkoj mirë me burrin, Ramadanin. S’më pyeti a e do. Më vonë më tha “bëj duà të mos zihet zët”. Dhe unë u luta vërtet. Ishim ulur me vjehrrin Sadik që erdh të më marrë, tek Vidhi i Shemes afër Bregut të Kurorës, në gjysëm të udhës për Gropovëth. Frynte pak veri. Shpjema lutjen në Çukë, i thashë erës. Nuk e di pse duhej ajo lutje, por unë e bëra. Vjehrri Sadik e mbaroi duhanin dhe u ngrit të iknim. Vidhi mbeti pas. Ai e dinte si një vëlla i vogël. Faqe e Tomorit nën Çukë zbardhi pas një kodre. Ishim më afër Kapllanëve se sa Çyçkëve.

43 Komente

o emo me nxore pune me ate thithjen kur thuhet miiire,nuk me doli dot smiley

shume e bukur si gjithmone po pak si shkurt smiley

 ........... Flisnin duke e marrë, jo duke e nxjerrë frymën, siç bën insani kur flet… Si ke qenë Islam? Miiirë (përgjigje me thithje ajri, si psherëtime që hyn ngoje, dhe dorën tek zemra). Me shëndet? Me punë? Miiiirë. Fëmijën, vëllanë, gjithë ç’ke? Gjithë të dashurit? Miiirë. Gëzonem që ini mirë. Falemnderit. Po ti Tajar si ke qenë? Miiirë (përgjigje me thithje ajri, si psherëtimë së prapi). Me shëndet? Me punë? Miiiirë. Fëmija, vëllai, gjithë të dashurit? Miiirë. Gëzoj të ini mirë. Falemnderit. Të kemi miqtë. ............

PO ku te ka vajt menja mer shejton....???????? Kjo eshte veçori e krahines tone me duket, se sikur te tjeret nuk e kane kete mardhenie pyetje pergjigje me mikun...sidomos kete pergjigjen me "thithje" .....i modh je qe e ke kap.....

smiley Shume bukur, sa keq qe nuk ishte shume e gjate, me kenaqi.

Flm!

(ps. me fal, Teute se jom me nerva nga ajo videoja me bashki, s'di a e pe. Ka edhe ketu heqje nga puna ashtu, ka edhe raste nevrastenie, nje here mbaj mend qe na lajmeruan te ishim te kujdesshem sepse pas pushimit te drekes do hiqnin ca nga puna - dhe e dinim ne, dhe ata qe do hiqeshin nuk e dinin akoma... imagjino... me kto s'po them pra, qe nuk i di kto gjera, apo qe s'bojn vaki. Cer me revolto mua ktu eshte sfondi politik i muhabet dhe se kjo gje bon vaki ne nje njesi jo private, si bashkia.)

E pashe, Emo, po nuk komentova fare, prej sfondit politik qe permende. Te humbesh vendin e punes eshte gje e madhe, jo vetem ne aspektin financiar, por edhe ate psikologjik, social etj. Dhe njerezit reagojne ne lloj lloj menyrash, ne varesi te karakterit, ca qajne me oi, ca nuk ndihen, ca i thyejne te tera...te kishte qene nje grua ajo qe duhet t'i nxirrte me shkelma keto zonjat, do kisha menduar: chick fight, jane gra, u zune, u grine, kush e kishte fajin, e kesisoj. Por per burrin s'ka zhburrerrim me te madh se te vere dore ndaj nje gruaje...as te gruaja e vet, as tek e tjetrit. Me te mira, dhe ngushellime per nenen tende, me jete te gjate ti e familjaret e tjere.

Kronike kyq e zi e re. Hmmm, ku e kishe mcef kete? S'ma kane zene syte ne site.

5*!

 I dinin përmendësh pyetjet dhe përgjigjet, si tespie. Flisnin duke e marrë, jo duke e nxjerrë frymën, siç bën insani kur flet… Si ke qenë Islam? Miiirë ...

Emigrant ti sikur ke jetuar ne fshat, fjalet koker me koker si te fshatit, stili si Diteroit duket!  smiley bukur!

Cili fshat i Turqise eshte ky?

Pyet ate qe ka bere krim kunder njerzimit duke te pjelle ty!

@ Sky: ne kuptimin qe pyt ti, eshte nje fshat i Vilajetit te Janines, Sanxhaku i Beratit, Kazaja e Skraparit. Qe me vone u be Shqiperi!

@Lizander: mirmjes! shif cer kom per ty:

http://youtu.be/L-5M1_DKvb0

ps. si "i ri", t'lejohet me pa vetem pjeset me Santana. Pernryshe mylli syt si xha Sulo smiley

 

Mer po ti rrofsh po une nuk as si 'i ri' as si i vjeter nuk shof dot asigjo ke 'tubi juj'. Pranej pershnes gjithmone vetem me ema e jo me linqerka.

"mos u tall me fukarain e shkrete o Laje!" pat thone gruja huj te kulla barit

Santana lun harrison's while my guitar gently wheeps.

bo cfare historie....

Babai Islami, isuf ago, iljaz cerga, Tajari, birinxhi kapllan, nena Emine, ferruzeja dhe ademi, pasho beu etj..

po me duket vetja, sikur jam ne stamboll.

Well, kshu ka qen, eri. E kom thon gjetke, per mu tkishin qen habsburget me mire ene do nigjoje herr fritz dhe frau helga... Po ja qe sjon me deshir ca gjona.

po me duket vetja, sikur jam ne stamboll.

Pse s'thu ti qe paske bo perpara ne jete. Te pakten me fantazi se kshu prej verteti ku ta gjesh at fat me kap nai rruge Stambolli ti! Jo per gjo po me siguri te del nai prone nga stergjysherit biologjike. Le qe harrova une qe s'keni nevoje ju se keni prona ne Greqi.

Po pse nuk dilni me emer ju ... me i qujt turq, shqiptaret myslimone?

 

 O ero, me siguri ene plaku yt, ne mos Selaudin, do ta kete emrin Gaqo, po keshtu edhe gjyshja ne mos Qefsere, Androniqi, e keshtu me radhre. Ti e more emrin fale emancipimit te tyre, po kjo nuk do te thote, se ata, nuk kane qene, o "turk" o "Grek".....

keshtu e ka bota dhe jeta, po ti mos u merzit, se Cunit tat do ja vejsh emrin o Xhejms, o Arnold, vetem qe ti ikesh kesaj trashegimie islamo-greke......

Nje univers lavantin, tipik arnauto-musliman. Bashkuar me nostalgji muhamedane. Kjo rrefenje tregon qarte pse, shqiptaret e turqizuar ne mentalitet e veprime, nuk bejne dot perpara per te shkuar drej Europes.

bukur emo. po e shof qe ktu paska ka ato qe i ka pjelle windows 95, s'ke car ti bosh "certain presuppositions are altered

by height smiley

 Nje univers i mrekullueshem njerezor, fate dhe bote individuale me kaq shume kolor; nje rrefim i shkelqyer. Nga pikpamja stilistike eshte nje shkolle me vete, unike ne letrat shqipe. Penelate e shpejte, por e thelle. U ke bere monument ketyre njerezve dhe arsyeja eshte shume e thjeshte, si ne gjithe gjerat e medha: tmerrsisht universale ne ate dimensionin ne dukje fare personal.

Great storyteller!

Thx, Av! smiley

 

Kjo per t'ju permbledh te gjithe ju ... me siper. Cimi ketu ka shkrujt nje pjese te historise se familjes se tij dhe e ka shkrujt shume bukur. Edhe emrat robve ua ka lene sic i kane pas, Islam, Isuf, Emine, etj.

Kurse ju po te shkruanit historite e familjeve tuaja stergjysherit Gjon, Gjergj, Leka, etj do i benit te gjithe "Jorgo".

Une te 12 rekomandimet e BE-se, sikur nuk kam pare ndonje pike ku te na kerkohej qe te behemi kurva, ndaj nuk kuptoj se pse ju shkokeni me shpejt se ne ne Europe.

O Qorroooooooo, po ti pse nuk ja fshi postat ktyne se me iku dita tu u more me lloj lloj ...

Une te 12 rekomandimet e BE-se, sikur nuk kam pare ndonje pike ku te na kerkohej qe te behemi kurva

smiley

 Lizander,

ne pergjithesi jam i nje mendjeje me gjykimet e tua per shume gjera ketu tek PPU.Por kesaj rradhe jam i detyruar qe te mos njemendesohem.

Kundershtia ime nuk ka te beje me Kroniken Kuq e Zi.Ne te vertete,une e kam lexuar ate me kenaqesi.Te kujton Mitrush Kutelin,por pa dramen dhe tensionin qe kane tregimet e tij.Eshte e admirueshme ndjeshmeria e Emigrantit(Cimit sic i thua ti) ndaj tingellimit qe mbart shqipja.Vertet,gjithe kronika ka nje muzikalitet te admirueshem.Por kaq per Kroniken(por pse Kuq e Zi?).

Ajo qe vertet me indinjon eshte urdheresa juaj ndaj redaktuesit te PPU.

"O Qorroooooooo, po ti pse nuk ja fshi postat ktyne se me iku dita tu u more me lloj lloj."

Nuk e di pse Lizander kjo deshire e juaja per te "fshire" nga faqja e dheut/PPU me rrenqethi.Sidomos cilesimi "Qorrooooooooooo!"Nuk e di sa miq jeni ju,Cimi dhe redaktuesi,por ne rast se nuk doni te hyjme dhe te komentojme ketu tek PPU na e thoni.Nuk eshte nevoja te jeni  kaq vigjilente ne nje blog i cili ose  duhet te jete i hapur ose duhet te mos ekzistoje fare.

Edhe nje verejtje tjeter,shume miqesore.Megjithese nuk jam fare dakort me verejtjen qe shkaktoi reagimin tend (vertet kurrfare efekti nuk kane emrat e pervecem  mbi Kroniken) ashtu sikunder edhe emri yt Lizander Saraci nu ka asnje lloj ndikimi mbi ty.

 

 Edhe une te njejten verejtje. Shkurt, shume shkurt. Sikur pate frike me qene Fize per me shume se tre hyrje, mu duk. Perndryshe, mos iu nda. Merre shtruar. Leji gjonat e tjera dhe krreje deri ne fund.

Nostalgjia qenka si dashuria,vetem ndodh,s'ka shpjegim,ndoshta eshte nje dashuri qe e i perket viteve te vegjelise ,dhe ne s'jemi ne gjendje ta zberthejme aq bukur, ne ate kohe,me dataje e ngjyra te pershtatshme sa kur rritemi,me pelqejne keto pershkrime kaq te gjalla EM , ciao!

 Emo,tani jam ne qetesi te ploste dhe tek po lexoj kompiuteri,ka zgjedhur nje pjese te Usta Beratit.Duke krijuar tek une nje lloj misheli,qe del ne form kokrrize,ne lekure.Sot kam nje nate pa gjumo,duke kujtuar njerezit, vendet.Faleminderit.

 ho mer ti mo, qe kur na qeke bo nostalgjik.........????????

 Cfar kujtese ka, llahtar fare!

 Ej, i forte qe, jo qe i duro keto farfallat, po i jep 'ne xhevap!! smiley

 

 Mroklle duhet me sqaru popllin smiley

 

 emigranto, kam nje ide qe do ta jap pa leke. pra s'ka nevoje per pagese, eshte falas. 

pse nuk perpiqesh ta kthesh ne skenar filmi televiziv  me seri kete histori shqiptaresh. besoj do dali nje film i shkelqyer. nuk kemi nje film te tille, i mungon botes shqiptare ky lloj filmi qe nga kohrat e turqise deri sot ( duke marre parasysh qe do e vazhdosh deri ne ditet moderne).

 provoje se do jete nje kontribut i madh per brezat e ardhshem. te dine kush kemi qene dhe si kemi jetuar. 

s'ka aspak komplekse ''myslymane-arnaute'' si duan ta paraqisin dicka. gjithe bota keshtu ka qene shume shume vite perpara. greket me keq se ne (pastaj ata, edhe sot mendjembyllur jane), po le t'i leme greket e stergreket menjane. beje emigranto, po duhet te dish qe skenari ka rregulla ndryshe. si fillim duhet te gjesh ca skenare dhe t'i lexosh. mund te besh edhe nje bashkpunim me nje skenarist persembari.

smiley 

Po kom pune mer plak, kom pune smiley

asiçik kohe me e lexu smiley

i hope later, meqe shof qe te pasken sajdis me llafe te mira per shkrimin smiley

 @emo si gjithnje i mrekullueshem. jane pikerisht keto gjanat e vogla, te vendosme ne hapesina te vogla, grykave te lumenjve me syte nga cukat, neper hije lisash qe bejne letersi te madhe. sepse kane te bejne me njeriun acik fare. dhe kjo mrekulli ne te treguar. me duket sikur kam qene ne skrapar. me duket sikur i njoh keto personazhet. 

@lizander, mos e vra mendjen, he burre. ka me pase gjithnje njerez prej ketyne. nje merak i madh qe me pat zene me letersine shqiptare ishte tehujezimi i emrave te personazheve neper libra. bilez me kujtohet nje liber i zija celes qe e deklaronte qe ne fillim qe libri i tij ishte bere per audience franceze. por besoj se francezet dhe e gjithe bota do te ishin shume me te interesuar te njihnin shqiperine si eshte se sa nje vend qe s'egziston. 

a emrat e genratave para meje jane xhemali, bajram, shaqir, islam... si mundem te mos i dua ata emra?!!!

bilez me kujtohet nje liber i zija celes qe e deklaronte qe ne fillim qe libri i tij ishte bere per audience franceze

Ne fakt ne France nji ne tre veta e ke tu lexu Zija Celen. lol

Si gjithmone, e mrekullueshme! Por bashkohem me mendimin e shumices per shkurt (me hile, smiley) per pjesen femerore te familjes krahasuar me pjeset e tjera. Per nostalgjine qe na ngjall e ka shprehur xheni shume bukur me lart. Rrofsh!

p.s. me keta qe bejne verejtje me lart habitem... se le qe ja futin kodra mbas bregut, por si nuk kane fryke se i ha emigranti...i ka dale nam i keq se i kullufit peshqit pa pertypur hic smiley

Emo kshu sa per sugjerim,me kujtohen rrefimet e nenes me vajza fshati,duke qendisur pajen,duke dredhur ndonje cigare nen ndonje hije rrapi e duke pare njecik filxhan e pajat e cupave qe do iknin nuse.

kaq di une dmth ;P

 

Faleminderit Cimi. Ti e di qe une kam shume gjera per te thene ne lidhje me shkrimin dhe formati i ketushem nuk eshte as i mjaftueshem dhe as i pershtatshem. Mbase na bie rasti te shihemi se shpejti. 

Jam i sigurte qe do na bjere. Nuk di si eshte US per ty, por per mu Anglia (dhe Franca) jane ne liste per "soon". Sa te qetesohet pak deti ketej... smiley

S'e ke idene sa me ke nderu me ket koment, te pakten qe nuk ndjej ndonje fryme mosaprovimi nga ty.

Cycket do e mbaroj se shpejti. Biles them edhe ti botoj te lidhura me nje tjeter novele... te shohim, sidoqofte.

Perqafime!!!

C

Keto lloj shkrimesh jane mbi te gjitha kronike e nje copeze Shqiperie te harruar. Eshte nje deshmi e cmueshme e asaj kohe. Do doja te lexoja sa me shume gjera te tilla me histori te lokalizuara edhe ne cepa te tjere te Shqiperise. 

NY e kam ne plan per vitin qe vjen. Me te pare me te bere. 

E lexova se kisha parë .Shumë e bukur ashtu si dhe pjesët e tjera.Histori nga e kaluara sikur e jeton  sot sidomos për atë që i vogël a më i madh i ka njohur a jetuar të tilla. Përgëzime !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).